Tag: Vaksina

  • Befason Edi Rama me numrin e vaksinave për Kosovë

    Befason Edi Rama me numrin e vaksinave për Kosovë

    Gjatë javës së tretë të janarit, Shqipëria do të furnizohet me një kontingjent me vaksina anti-Covid. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se një pjesë të tyre do ta dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët. Express mëson se janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor në Kosovë të cilët do të vaksinohen

    Burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë mëson se institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë tashmë kanë shkëmbyer informatat rreth numrit të mjekëve që do të marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë.

    “Tashmë kanë ndarë sasinë e nevojshme të vaksinës anti-Covid për mantelbardhët të cilët janë të inkuadruar drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Kosovë”, ka thënë ky burim.

    Siç thuhet, janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor të cilët do ta marrin vaksinën anti-Covid si ndihmë nga Shqipëria.

    “Në tërë vendin, në kuadër të ShSKUK-së janë 1,900 mjekë që do të vaksinohen me këto vaksina që do të na vijnë si ndihmë”, thonë nga MSh.

    Ndërkohë, se Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës vaksina kundër koronavirusit e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para pak ditësh në një konferencë për media.

    “Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, ka deklaruar Rama.

    Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbërrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, tha Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar para pak ditësh se një kontingjent i vaksinave anti-Covid do të vije në Kosovë gjatë muajit shkurt.

    “Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

    Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian ka nisur fundjavën e kaluar.

    Ndërkohë, më 7 dhjetor Kosova ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

    Në një intervistë, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pati thënë se kjo aleancë ku bëjnë pjesë OBSH, UNICEF, Banka Botërore, fondacione të ndryshme, shoqëri civile dhe industria e vaksinave, ka listuar Kosovën në mesin e 92 vendeve që vaksinat për 20% të popullatës do t’i marrin falas.

  • VIDEO/ Çfarë i ndodhi pacientes pasi mori vaksinën kundër COVID-19

    VIDEO/ Çfarë i ndodhi pacientes pasi mori vaksinën kundër COVID-19

    Një kanal televiziv ‘News channel abc’ në Amerikë, ka publikuar një storie ku shihet një infermiere e cila ka pranuar që ta vaksinohet.

    Mirëpo, reagimet nuk ishin ato që priteshin.

    Infermierja filloi të kishte marramendje dhe dhimbje koke, të cilat më pas u shoqëruan me alivanosje.

    Pasi u këndell, ajo filloi të jepte intervistë për ndjesinë që i shkaktoi vaksina, mirëpo, nuk mund t’i lidhte dy fjalë.

    Infermierja ndaloi përsëri, pasi, përsëri e kapi kokëdhimbja dhe u alivanos sërish.

  • Kur vjen vaksina në Shqipëri? Mira Rakacolli optimiste: Vjen në muajt e parë të 2021-it

    Kur vjen vaksina në Shqipëri? Mira Rakacolli optimiste: Vjen në muajt e parë të 2021-it

    Një harta e The Economist tregon se vaksina do vijë në vendin tonë në prill 2022.

    Por Mira Rakacolli, kreu i komitetit teknik tha në open se vaksina do të vijë në Shqipëri në fillim të viti 2021.
    “Kjo hartë është bërë mbi bazë parashikimesh. Nuk e di kush ka qenë burimi informacioneve që përcaktojnë këtë hark kohor. Por qeveria ka lëvizuar që vaksina të jetë në muajt e parë të viti 2021.
    Ne kemi punuar në disa drejtimi, i pari me Covax. varet se cila vaksinë do jetë e para, covax ka në portofolin e saj shumë vaksina. këtu përsh është e Astra zenecas. është në tratativa dhe me Modernan”, tha ajo./TCH

  • Rama: Vaksinën e blejmë me çdo çmim/ Të parët vaksinohen mjekët, mësuesit, policët

    Rama: Vaksinën e blejmë me çdo çmim/ Të parët vaksinohen mjekët, mësuesit, policët

    Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria nuk do të kursehet në blerjen e vaksinës anti covid në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht çmimit.

    Në konferencën për shtyp kryeministri kritikoi ashpër pjesëmarrjen në në ditëlindjen e një aktori,  të presidentit Meta dhe shefes së LSI Kryemadhi.

    “Shembull skandaloz presidenti, zonja e parë dhe ceta e tyre. Është e qartë për të gjithë. Nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut me ligjin dhe shëndetin e të tjerëve. Na duhet të reduktojmë aktivitetet në 10 veta”.

    Pretendimin e opozitës se mësuesit nuk deklarojnë të qënurit pozitiv me covid pasi mund të humbim vendin e punës,  kreu i qeverisë e quajti skandaloz dhe lajm të rremë.

    “Është absurditet kush thotë se është me kovid humb vendin e punës. Teatër absurd i Lulzim Bashës me aktorë. Rreth tij vinë si fanatik të partisë. Nuk ndodh. Kush mund ta konceptojë se mësuesi humb vend pune kur sëmuret”.

    Duke u ndalur në procesin e rindërtimit kryeministri tha se do të ndërtohen 155 objekte arsimorë  në 11 bashki me një vlerë investimi 185 milion dollarë. Ndërsa Evis Kushi ministre e arsimit deklaroi se vitin 2021 paga e mësuesve do të rritet me 15% ndërsa  250 mijë nxënës të klasave të gjashta dhe të shtata do të përfshihen në marrjen e librave falas.

  • Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    Çfarë do të ndodhë me botën në vitin 2021? 10 parashikimet e ‘The Economist’

    A ndiheni me fat? Numri 21 është i lidhur me fatin, rrezikun, shfrytëzimin e shanseve dhe hedhjen e zareve. Është mosha minimale në të cilën mund të hyni në një kazino në Amerikë dhe emri i një loje të njohur me letra, Blackjack.

    Të gjitha këto duken çuditërisht të përshtatshme për një vit me një nivel pasigurie të pazakontë. “Çmimi i madh” që ofrohet është shansi për të vendosur nën kontroll pandeminë e koronavirusit. Por ndërkohë, rreziqet janë të shumta, mbi shëndetin, rimëkëmbjen ekonomike dhe stabilitetin shoqëror. Ndërsa afrohet viti 2021, ja cilat janë 10 tendencat që duhen pasur në vëmendje vitin e ardhshëm.

    1. Lufta mbi vaksinat

    Ndërsa vaksinat e para bëhen të disponueshme në sasi të mëdha, fokusi do të zhvendoset nga përpjekja heroike në zhvillimin e tyre, te përpjekja e madhe që duhet për shpërndarjen e shpejtë të tyre, transmeton bota.al. “Diplomacia e vaksinave”, do të shoqërojë përplasjet brenda dhe midis vendeve, mbi atë se kush duhet t’i marrë ato dhe kur.null

    2. Një rimëkëmbje ekonomike e luhatshme

    Ndërsa ekonomitë dalin nga pandemia, rimëkëmbja do të jetë e vështirë, teksa shpërthimet epidemike lokale vijnë e ikin, ndërsa qeveritë nuk mund të ndihmojnë pafundësisht sipërmarrjet private që të ndihmojnë punëtorët që kanë humbur vendet e tyre të punës. Hendeku midis kompanive të forta dhe atyre të dobëta do të zgjerohet.

    3. Dalja nga kaosi i ri botëror

    Sa do të jetë në gjendje Joe Biden, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, që të rregullojë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla? Traktati i Klimës i Parisit dhe marrëveshja bërthamore e Iranit, janë pikat nga duhet filluar kjo punë. Por dëmet e këtij rendi që para Donald Trumpit, do ta zgjasin përtej presidencës së tij.

    4. Më shumë tensione SHBA-Kinë

    Mos prisni që zoti Biden ta anulojë luftën tregtare me Kinën. Përkundrazi, ai do të dëshirojë të rregullojë marrëdhëniet me aleatët, për t’i zhvilluar ato në një mënyrë më efektive. Shumë vende nga Afrika në Azinë Juglindore, po bëjnë çmos për të shmangur rreshtimin me njërën palë kur të rriten tensionet.

    5. Kompanitë e vijës së frontit

    Një front tjetër për konfliktin SHBA-Kinë janë kompanitë dhe jo vetëm Huauei dhe TikTok, pasi biznesi po bëhet edhe më shumë një fushëbetejë gjeopolitike. Veç presionit nga lart, bosët e këtyre kompanive po përballen me presion nga poshtë, pasi punonjësit dhe klientët kërkojnë që ata të marrin një qasje ndaj ndryshimeve klimatike dhe drejtësisë sociale, ku politikanët kanë bërë shumë pak.

    6. Pas zhvillimit të përshpejtuar të teknologjisë

    Në vitin 2020, pandemia përshpejtoi përvetësimin e shumë sjelljeve teknologjike, nga video-konferencat te blerjet në internet, puna dhe mësimi në distancë. Në vitin 2021, do të bëhet më e qartë shkalla në të cilën këto ndryshime do të mbeten ose do të kthehen pas.

    7. Një botë ku do lëvizet më pak

    Sektori i turizmit do të tkurret dhe do të ndryshojë formë, duke pasur më shumë theks tek udhëtimet brenda vendit. Linjat ajrore, zinxhirët e rrjeteve hoteliere dhe prodhuesit e avionëve do të hasin shumë vështirësi, ashtu si universitetet që mbështeten shumë te studentët e huaj. Edhe shkëmbimi kulturor do të vuajë pasojat e pandemisë.

    8. Një mundësi për ndryshimin e klimës

    Kjo krizë shihet si një shans i artë për të ndërmarrë veprime energjike kundër ndryshimit të klimës, teksa qeveritë po investojnë gjithnjë e më shumë planet e gjelbra të rimëkëmbjes, për të krijuar vende të reja pune dhe për të ulur emetimet e gazrave të dëmshëm në atmosferë. Sa ambicioze do të jenë premtimet në këtë fushë në konferencën e OKB për klimën, që u shty këtë vit?

    9. Viti i një déjà vu-je

    Ky është vetëm një shembull se si mund të jetë viti i ardhshëm në shumë aspekte, si një kapitull i dytë i vitit 2020, pasi ngjarjet përfshirë Olimpiadën, Dubai Expo dhe shumë aktivitete të tjera politike, sportive dhe tregtare do të çelen një vit më vonë sesa ishin planifikuar. Por jo të gjitha ato do të kenë sukses.

    10. Një këmbanë alarmi për rreziqe të tjera

    Akademikët dhe analistët, shumë prej të cilëve e kanë paralajmëruar prej vitesh rrezikun e një pandemie, do të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për t’i bindur politikë-bërësit t’i marrin më seriozisht rreziqe të tjera të neglizhuara më herët, të tilla si rezistenca ndaj antibiotikëve dhe terrorizmi bërthamor. Urojuni atyre fat./Bota.al