Sherr me thikë në shkollën “Fan Noli” në Podujevë, merr lëndime një nxënës

Policia e Kosovës njofton se dje në shkollën “Fan S Noli” në Podujevë pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK.

“Podujevë 05.03.3035-10:10. Raportohet se në shkollën “Fan S Noli” pas një mosmarrëveshje tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, kanë sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.