‘Burrë’, reagimi i Edi Ramës pasi Hashim Thaçi erdhi për vizitë në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sot qëndroi në Kosovë për të vizituar babanë e tij që po trajtohet në QKUK.

“Burrë”, ka shkruar shkurt Rama për Thaçin.

Vizita e Thaçit në QKUK u shoqërua me masa të rrepta të sigurisë nga Gjykata Speciale.