Vdekja e 3 punëtorëve, Inspektorati me apel për “ndërgjegjësim publik dhe institucional”

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas rastit të vdekjes së dy punëtorëve gjatë së hënës në vendin e punës në Gjakovë dhe një tjetri i cili ishte lënduar në një aksident tjetër në vendin e punës në Pejë.

Ky institucion ka bërë apel për “ndërgjegjësim publik dhe institucional”.

“Duke qenë se aksidentet në vendin e punës përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve, bëjmë thirrje publike për të gjithë punëdhënësit, subjektet afariste dhe institucionet relevante që të ndërmarrin masa konkrete dhe të menjëhershme për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës, në përputhje me Ligjin për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe aktet nënligjore në fuqi.