Grand Blue Fafa Resort & Spa sjell super ofertën All Inclusive për pushuesit

Një ndër resortet më të njohura në bregdetin shqiptar, Grand Blue Fafa Resort & Spa, ka publikuar një ofertë speciale për të gjithë ata që kërkojnë një eksperiencë relaksi dhe luksi gjatë verës. Me një çmim prej vetëm 540 euro për person, pushuesit mund të shijojnë 5 netë dhe 6 ditë akomodim në dhoma luksoze me shërbimin All Inclusive.

Oferta përfshin ushqim dhe pije pa limit, akses të plotë në qendrën SPA (pishinë e brendshme, sauna, hammam, jacuzzi, dhomë relaksi me kripë etj.), aktivitete argëtuese për fëmijë dhe të rritur, Aqua Park, muzikë live, plazh privat, fitness dhe shërbime të tjera që garantojnë një qëndrim të rehatshëm dhe të paharrueshëm.

Ky destinacion është ideal për familje, çifte apo grupe miqsh që kërkojnë të shijojnë detin, relaksin dhe argëtimin në një nga resortet më moderne të zonës.

📞 Për rezervime dhe më shumë informacion, kontaktoni në numrat:
+355 69 708 6352 / +355 69 706 7501