“Bac u kry” – Futbollistët e Shqipërisë i këndojnë Adem Jasharit në aeroplan pas fitores në Leskovc

“bac-u-kry”-–-futbollistet-e-shqiperise-i-kendojne-adem-jasharit-ne-aeroplan-pas-fitores-ne-leskovc

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në Leskovc ndaj Serbisë me rezultat minimal 0-1.

Heroi i ndeshjes ishte Rey Manaj që realizoi një gol spektakolar në minutën e 45+1.

Festa ka qenë e madhe në çdo qytet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut e kudo që janë shqiptarët edhe në diasporë.

Atmosfera në kampin kuqezi ka qenë e jashtëzakonshme, derisa nuk kanë munguar këngët patriotike edhe në dhomat e zhveshjes.

Deputeti Taulant Balla ka publikuar pamjet nga aeroplani i Shqipërisë ku po ktheheshit futbollistët në Tiranë, teksa të gjithë duke kënduar këngën legjendare të Shkurte Fejzës ‘Mora Fjalë’, këngë që i dedikohet komandantit legjendar Adem Jashari

“Bac Adem Jashari, u kry”, ka shkruar Balla teksa shihen futbollistët e Kombëtares duke kënduar këngën për të.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *