Rast jo i zakonshëm në komunën e Kamenicës/ Fshati nderon plakën e katundit me prerje të shiritit të rrugës së asfaltuar

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur në komunën e Kamenicës. Pas përfundimit të një rruge në Hogosht, qytetarët e këtij fshati e kanë prerë vetë shiritin dhe kanë përuruar rrugën e asfaltuar.

E këtë nder e pati “plaka e katudnit”, e cila e preu me gërshërë shiritin, të cilin po e mbanin së bashku dy familje të këtij fshati.
“Sot e bëmë përurimin e asfaltimit të rrugës ‘Babaniku’ nga familja Shabanaj dhe Balaj me gjatësi 260 metra. Jemi më se të lumtur me kualitetin e asfaltit që ka një trashësi prej 11 cm dhe gjerësi 4 metra…”, ka shkruar njëri nga fshatarët.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *