Kastrati për lajmin vdekjes së 5 anëtarëve: Është tejet e dhimbshme për Kamenicën!

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se ka marrë lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19.

Ai thotë se është tejet e dhimbshme për të gjithë qytetin.

“Numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31. Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e sigurisë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar ai.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *