Një grup i senatorëve amerikanë kanë thënë se do të refuzojnë ta certifikojnë fitoren e Joe Bidenit në zgjedhje, në rast se nuk krijohet një komision për të hetuar pretendimet për mashtrim, raporton BBC.
11 senatorët dhe senatorët e zgjedhur, të udhëhequr nga Ted Cruz, duan një shtyrje dhjetëditore për të hetuar pretendimet për kurdisje të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Mirëpo, kjo lëvizje nuk pritet të ketë sukses, pasi shumica e senatorëve pritet të jenë për Bidenin në votimin më 6 janar.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar ta pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke përsëritur vazhdimisht pretendimet se ka pasur kurdisje të zgjedhjeve, ndonëse ka bërë këto pretendime pa fakte.
Përpjekjet ligjore të tij për të përmbysur rezultatin kanë dështuar.
Kolegji Elektoral i SHBA-së muajin e kaluar ka çimentuar fitoren e Bidenit ndaj Trumpit me 306:232, në vota elektorale.
Këto vota duhet të konfirmohen edhe nga Kongresi më 6 janar. Dita e inaugurimit, kur presidenti i ri i SHBA-së, demokrati Joe Biden, pritet të betohet, do të jetë më 20 janar.
Në deklaratën e lëshuar sot, senatori i Teksasit, Ted Cruz, ka thënë se zgjedhjet e nëntorit janë përcjellë “me pretendimeve të paprecedent për mashtrim të votuesve, thyerje të ligjit të zgjedhjeve dhe parregullësi në votime”.
Ai i ka kërkuar Kongresit ta caktojë një komision për një auditim dhjetëditor emergjent të rezultatit të zgjedhjeve në shtetet diskutabile.
Mirëpo, tentimi i Cruzit dhe senatorëve tjerë nuk pritet të ketë sukses.
Është ndër ata liqene që fshihen në vendet përrallore, por është njëkohësisht dhe liqeni që merr jetë njerëzish.
Liqeni Karachay, në Rusi është shpallur zyrtarisht si vendi më i ndotur në planet. Afër këtij liqeni ka funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 është mbyllur dhe pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.
Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore, kishte mbetur prapa me zhvillimin e arsenalit bërthamor krahasuar me Shtetet e Bashkuara, dhe kështu centrali bërthamor në Ozersk, është ndërtuar me nxitim në mes të viteve 1945 dhe 1948.
Problemet ekologjike nuk janë marrë parasysh në veçanti në këto faza të zhvillimeve të programeve bërthamore. Që të gjashtë reaktorët bërthamorë ishin ndërtuar pranë liqenit të cilët kishin përdorur sistem të hapur të ftohjes, duke e derdhur ujin e kontaminuar sërish në liqen.
Fillimisht mbeturinat e radioaktivitetit janë hedhur në një lumë afër tij. Më vonë liqeni Karachay është përdorur si një depo e hapur.
Mirëpo, pas shpërthimit fatal të centralit bërthamor, banorët e qytetit të Ozerskut i cili asokohe quhej Majak janë evakuuar, kurse rrezatimi i lëshuar ishte vdekjeprurës.
E pavarësisht evakuimit, një numër i madh i banorëve nuk dëshironin të zhvendoseshin, dhe kështu edhe sot thithin pluhur dhe ajër të kontaminuar, edhe pse mundohen ta shmangin kontaktin me liqenin. Gazetarët dhe reporterët lejohen të vizitojnë këtë zonë, por për të gjitha këto vendos FSB-ja ruse. Liqeni Karachay sot është i varrosur nën beton me qëllim që të mbajnë të mbyllura mbetjet radioaktive.
Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit më 20 janarit.
Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqohet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?
Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti.
Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.
Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në Neë York, Cyrus Vancepo heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”, transmeton Telegrafi.
Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trumpi e bleu “heshtjen”e tij.
Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?
Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.
Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme./TCH
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombetare.
“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.
Njoftimin e ka bërë ambasadori Grenell përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të prosperuar. Kontributet e Ambasadorit Grenell në arritjen e këtij përparimi historik diplomatik në Serbi dhe Kosovë do të çojnë në një të ardhme më të ndritur për miliona njerëz”, është thënë në vendim.
Grenell u emërua i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi në tetor të vitit 2019, derisa po shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Zvicra ka shtuar 11 shtete dhe disa rajone në Itali e Austri në listën e karantinës.
Nga 14 dhjetori, shtetasit e 11 shteteve të reja do të duhet të jenë në izolim për 10 ditë kur të hyjnë në Zvicër.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), SHBA, Portugalia, Polonia, Hungaria, Gjeorgjia, si dhe shtetet e Ballkanit Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut e kanë të detyruar karantinën.
Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet e vetme të paprekura në Ballkan.
Kolegji Zgjedhor do të mblidhet ditën e sotme për të votuar zyrtarisht Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Secili prej anëtarëve do të ketë të drejtën e një vote.
Biden ka planifikuar t’i drejtohet kombit të hënën në mbrëmje, pasi anëtarët e Kolegjit të kenë votuar.
Votat këtë vit kanë tërhequr më tepër vëmendjen pasi presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë zgjedhjet dhe ka vazhduar të ngrejë akuza kundrejt Bidenit.
“Unë shqetësohem nëse vendi do të ketë një president të paligjshëm, kjo është ajo për të cilën shqetësohem, ” tha Trump në një intervistë për Fox News, transmeton Shqiptarja. Pas disa javësh sfida ligjore, Trump nuk arriti të bindte gjykatësit në katër shtete, të cilat mund ta kishin vënë në dyshim rezultatin. Gjykatësit refuzuan përpjekjen e Trump të premten. Biden fitoi 306 vota elektorale kundrejt 232 vota të Trumpit në zgjedhjet presidenciale.
Termi njeri i famshëm sjell shumë gjëra në mendje: bukurinë, famën, skandalin e paratë.
Një gjë që nuk është shpesh sinonim i një ylli është një sens i zgjuar i biznesit.
Sidoqoftë, disa kanë përdorur famën dhe pasurinë si një platformë për të filluar ndërmarrjet e tyre të ndryshme të biznesit. Sipas Luke Anderson, disa zhvendosen nga qendra e vëmendjes për t’u përqëndruar në biznes ndërsa të tjerët gjejnë një mënyrë për t’i bërë të dyja me sukses.
Luke Anderson, një sipërmarrës i suksesshëm me interesa biznesi në të gjithë botën, tashmë është përfshirë në mbi 40 biznese. Disa patën sukses, të tjerët dështuan, por të gjitha i dhanë mësime të ndryshme në ndërmarrësi.
Si një sipërmarrës, ai shpesh shikon përreth për të parë se çfarë po bëjnë sipërmarrësit e tjerë. Shpesh është i interesuar edhe për të famshmit që kanë arritur të ekuilibrojnë karrierën e tyre me biznesin dhe beson se disa, të tillë si ata që renditen më poshtë, kanë arritur të jenë të suksesshëm në të dy fushat.
Drew Barrymore
Drew Barrymore (Foto: Getty Images)
Barrymore, e cila ka qenë në industrinë e filmit që nga fëmijëria, filloi kompaninë e saj filmike – “Flower Films” – në 1995. Kompania ka prodhuar shumë prej projekteve të saj gjatë viteve. Ajo më vonë zgjeroi markën“Flower” për të përfshirë bukurinë, modën dhe sendet shtëpiake. Linja “Flower Beauty” përfshin aromë, përbërje dhe pajisje bukurie që janë të pajisura në Walmart dhe Ulta me çmime të volitshme. Linja e saj e syzeve, “Flower Eyewear”, shet syze leximi, lente dhe syze dielli.
“Flower Home’, linja e saj e mallrave në shtëpi në bashkëpunim me Walmart, përmban orendi, pajisje dhe enë të ndryshme. Bizneset e saj vlerësohet të jenë rreth 125 milionë dollarë.null
Jessica Alba
Jessica Alba (Foto: Raily News)
Në vitin 2012, Alba nisi kompaninë “The Honest” për të siguruar konsumatorët me produkte organike, të sigurta dhe jo toksike për fëmijë dhe shtëpiake. Kompania prodhon produkte të ndryshme vetëm me përbërës natyralë. Kompania e saj u vlerësua në 756 milionë dollarë në tetor të vitit 2017.
Robert De Niro
Robert De Niro (Foto: The Guardian)
Aktori, i cili ka zbukuruar ekranet tona për më shumë se pesë dekada, është një investitor në industrinë e ushqimit. Ai është bashkëthemelues i ‘Nobu’, një zinxhir restorantesh japonez-peruan, pronar i një restoranti në Manhattan i njohur si Tribeca Grill dhe drejtori menaxhues i Ago, një lokal i shijshëm italian. Ai është gjithashtu bashkëthemeluesi i ‘Nobu Hospitality’, një markë jetese që zotëron hotele në të gjithë Spanjën dhe Londrën.
‘Nobu Residences’, sipërmarrja e tij e pasurive të patundshme, po zhvillon një linjë po ashtu mjaft luksoze në Toronto.
David Beckham
David Beckham (Hello Magazine)
Përkundër se David Beckham u bë i famshëm si një lojtar futbolli për klubin anglez Manchester United, sipërmarrjet e tij të biznesit ishin ato që e katapultuan atë në pasuri. Ai është i njohur globalisht si një ikonë mode dhe është shfaqur në reklamat e markave të ndryshme si Adidas dhe Armani.
Ai ka bashkëpunuar me markën e veshjeve H&M për të hartuar një linjë të brendshme dhe rroba banjo dhe ka linjën e tij të aromave. Në 2018, Beckham nisi një linjë bukurie për meshkuj “House 99” në bashkëpunim me L’Oreal. I vërtetë për rrënjët e tij të futbollit, Beckham është një aksioner në klubin anglez Salford City dhe zotëron klubin e MLS, Inter Miami CF.
Jessica Simpson
Jessica Simpson (Foto: Variety)
Suksesi i Simpson si aktore dhe këngëtare është pothuajse i parëndësishëm krahasuar me suksesin e saj si pronare biznesi. Në vitin 2016, ajo filloi biznesin e saj – “The Jessica Simpson Collection”. Biondja nisi me çanta dore, këpucë dhe çizme para se të zgjerohej më vonë për të përfshirë aromat, orët dhe rrobat. Kompania, e cila është rritur në një ndërmarrje miliarda dollarëshe, konsiderohet si një nga markat më të suksesshme të famshmëve.
Suksesi i këtyre personave në ndërmarrësi tregon se ata nuk po i përmbahen më tregtisë që i bëri ata të famshëm por po investojnë në ndërmarrje të tjera për të diversifikuar rrjedhat e tyre të të ardhurave.
Legjenda të futbollit italian dhe adhurues të futbollit janë mbledhur të shtunën në Vicenza për t’i bërë homazhe njërit prej lojtarëve më të mirë të shtetit, Paolo Rossit.
Heshtja u thye jashtë katedrales së qytetit kur tifozët e futbollit duartrokitën në momentin kur e panë arkivolin e Rossit. Rossi ishte heroi i Italisë kur shënoi në kampanjën triumfuese të Botërorit 1982. Ai realizoi edhe hat-trick kundër Brazilit, në njërën prej ndeshjeve më interesante në gjithë historinë e garës.
Arkivoli është mbajtur nga disa ish-bashkëlojtarë të Rossit gjatë Botërorit 1982, si Bruno Conti, Giancarlo Antognoni, Fulvio Collovati dhe Alessandro “Spillo” Altobelli.
Rossi do të njihet si një sulmues i shpejtë, i shkathët dhe inteligjent. I fitoi dy tituj të Serisë A, Kupën Evropiane dhe Kupën e Italisë me Juventusin, por do të kujtohet për Botërorin e ’82-ës në Spanjë kur shënoi gjashtë gola.
I lindur në Prato të Toskanës, Rossi luajti në gjithë karrierën e tij në Itali. U dënua për tri vjet në vitin 1980 si pjesë e skandalit “Totonero” që kishte të bënte me kurdisjen e ndeshjeve, megjithatë, ai gjithmonë e mohoi një gjë të tillë.
Dënimi më vonë iu ul në dy vjet, dhe kjo i lejoi atij të shkruante historinë në Kupën e Botës.
Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kapiteni Paolo Maldini ka qenë vetëm 14-vjeçar kur Italia e fitoi Kupën e Botës 1982, por tri vjet më vonë, iu bashkua Milanit nga Rossi.
Rossi e fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë dhe “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i garës, kampanjë kjo që vlerësohet si paraqitja më e mirë individuale në një Botëror.
Rossi e fitoi edhe “Topin e Artë” në vitin 1982 si lojtari më i mirë i Evropës dhe me totalin e nëntë golave, mbetet golashënuesi më i mirë i Italisë në një Botëror, bashkë me Roberto Baggion dhe Christian Vierin.
Ishte i përfshirë dhe në Botërorin e 1986-s, por nuk luajti.
Karrierën e mbylli një vit më vonë te Verona, në moshën 30-vjeçare.
Të gjithë sytë ishin nga Jennifer Lopez gjatë mbrëmjes së American Music Awards që u zhvillua në Los Angeles.
Diva e muzikës bëri një performancë të jashtëzakonshme që ngacmoi imagjinatën gjatë interpretimit të hitit të saj “Pa’ Ti + Lonely” në bashkëpunim me Maluman.
Por shumë prej fansave e kanë krahasuar 51-vjeçaren me interpretimin e Beyonce Knowles.
Fansat e Beyonce kanë pohuar se që nga stili i flokëve, vallëzimi, karrigia dhe lëvizjet tjera, performanca e J.Lo ngjante shumë me atë që kishte bërë Beyonce në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy kur interpretoi “Drunk In Love”.