Category: BOTA

  • Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe veten në Itali

    Shqiptari vret ish-gruan, partnerin e saj e më pas edhe veten në Itali

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur Cossombraton në Itali, ku një shqiptar 59-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë, duke vrarë ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas ka bere vetvrasje.

    Sipas mediave italiane, Astrit Koni, 59-vjeç, ka kryer krimet me thikë, ndërsa shkaku i vrasjes ka qenë xhelozia.

    Vrasësi, Astrit Koni, ishte origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar në Itali për shumë vite. Gruaja e tij, Drita Koni, gjithashtu shqiptare, kishte kaluar 20 vjet në Itali.

    Alarmi ishte dhënë nga vëllai i Dritës, i cili kishte shqetësime sepse nuk kishte mundur të kontaktonte me motrën e tij. Gjatë hetimeve, karabinierët gjetën gjithashtu një mjet bujqësor, të cilin dyshohet se është përdorur për të rrahur dhe vrarë partnerin e Dritës.

    Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të zbuluar më shumë detaje rreth krimit.

  • Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Hormuzit

    Të paktën dy anije tregtare kanë raportuar se janë qëlluar me armë zjarri ndërsa përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit të shtunën, kanë thënë tre burime të sigurisë detare dhe të anijeve, raporton Reuters.

    Ndikimi i incidentit nuk dihet menjëherë, thotë ky medium.

    Sot Irani ka njoftuar se ka kthyer kontrollin siç ishte më parë në Ngushticën e Hormuzit, pas lajmërimit të djeshëm për hapje të plotë.

    Irani tha se këtë e ka bërë si përgjigje ndaj bllokadës së SHBA-së për anijet iraniane që shkojnë ose nisen nga portet iraniane.

  • Çmimet e naftës bien me 10% pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit

    Çmimi i naftës ra ndjeshëm dhe indekset e aksioneve amerikane u hapën në nivele të reja rekord pasi ministri i jashtëm iranian tha se Ngushtica e Hormuzit ishte e hapur për anijet tregtare.

    Çmimi i naftës bruto amerikane ra me 10% në gati 85 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi ndërkombëtar i naftës bruto Brent gjithashtu ra me më shumë se 8% në rreth 90 dollarë për fuçi, shkruan NBC News.

    Kontratat e ardhshme të naftës për ngrohje, të cilat janë një përfaqësim për karburantin e avionëve, ranë me 13%. Kontratat e ardhshme të gazit me shumicë RBOB gjithashtu ranë me 7%.

    Në hapjen e bursës, indeksi S&P 500 u rrit me 0.6% dhe indeksi Nasdaq Composite u rrit me 1%. Si rezultat, të dy vendosën nivele rekord në tregtimin e hershëm.

  • Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

    Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.

    Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Libani.

    “Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.

  • Tanker nafte kalon për herë të parë përmes Detit të Kuq pas bllokimit të Hormuzit

    Një tanker me naftë nga Koreja e Jugut ka kaluar përmes Detit të Kuq, duke shmangur Ngushticën e Hormuzit, në një zhvillim të parë pas bllokimeve në këtë rrugë strategjike detare.

    Autoritetet në Seul njoftuan se ky devijim vjen pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së aksesit në Ngushticën e Hormuzit, duke detyruar vendin të kërkojë itinerare alternative për furnizimin me energji.

    Presidenti koreanojugor e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme, ndërsa autoritetet theksuan se vendi ka siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë për muajt në vijim përmes rrugëve të reja detare.

  • Gjykata ndalon ndërtimin e sallës së vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Gjykata ndalon ndërtimin e sallës së vallëzimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

    Një gjykatës në SHBA ka vendosur të ndalojë ndërtimin e sallës së vallëzimit të planifikuar nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

    Sipas vendimit të gjyqtarit Richard Leon, të gjitha punimet mbi tokë në projektin rreth 400 milionë dollarësh duhet të ndërpriten menjëherë, ndërsa punimet nëntokësore për struktura sigurie mund të vazhdojnë.

    Projekti ka ngjallur debate të shumta, ndërsa pala qeveritare argumentoi se përfshin elemente të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Megjithatë, gjykata nuk e pranoi këtë arsyetim.

    Administrata Trump ka bërë të ditur se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit të SHBA-së.

  • Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për tentimvrasje në Augsburg

    Policia në Augsburg të Gjermanisë ka identifikuar dy persona të dyshuar për të shtënat që kanë ndodhur rreth 1 vit më parë në një bar.

    Sipas mediave gjermane, dy të dyshuarit janë nga Kosova dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në restorantin “Loco” në rrugën Donauworther të Augsburgut.

    Ky veprim është klasifikuar si tentim vrasje.

    Një grup special hetues i quajtur “Hettenbach” është krijuar për të sqaruar rastin.

    Si pjesë e hetimeve, një bastisje ka ndodhur tetorin e vitit 2025, e cila rezultoi me arrestimin e disa personave për trafikim ilegal të drogës.

    “Të dyshuarit janë në Kosovë, dhe zyra e prokurorit publik ka lëshuar kërkesë për ekstradim”, ka raportuar “RadioFatansy” e Gjermanisë.

    Policia nuk ka ofruar informacione nëse të dyshuarit janë ndaluar në Kosovë.

    Një gjykim i menjëhershëm në Gjermani nuk pritet të ndodhë për shkak të kompeksitetit të procedurave të ekstradimit.

    Hetimet mbi motivet e rastit janë duke vazhduar.

    Ndërkaq, “Augsburger Allgemeine” ka dhënë detaje mbi rastin e ndodhur në majin e vitit 2025.

    “Një shpërthim u dëgjua teksa raketat e fishekzjarrëve ngriheshin në ajër aty pranë. Në zonën e Urës Wertach në Oberhausen, fishekzjarrët tradicionalë të festës Plarrer dëgjohen gjithmonë me zhurmë të madhe. Por zhurmat që kalimtarët dëgjuan në një mbrëmje të majit 2025 nuk vinin vetëm prej tyre”.

    “Në atë kohë, dy burra qëlluan me armë drejt një lokali në rrugën Donauworther. Predhat goditën fasadën dhe pjesën ballore me xhama. Brenda në ‘Loco Bar’ kishte mysafirë, ndërsa edhe jashtë, në trotuar, ndodheshin njerëz, por fatmirësisht askush nuk u lëndua”.

    “Tani, Prokuroria dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale në Augsburg thonë se kanë identifikuar personat që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje, të cilën hetuesit e cilësojnë si tentim vrasjeje”.

    Ky medium thotë se ka shumë gjasë që rasti të jetë konflikt mes bandave.

  • NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

    NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

    Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka bërë të ditur se shkencëtarët presin që një asteroid me madhësinë e tri fushave të futbollit të kalojë pranë Tokës pas tre vjetësh, duke u dhënë mundësi studiuesve ta analizojnë nga afër këtë trup gjigant hapësinor.

    Asteroidi Apophis, i emërtuar sipas perëndisë së lashtë egjiptiane të njohur si “Zoti i kaosit”, do të kalojë pranë planetit më 13 prill të vitit 2029. Agjencia hapësinore tha se asteroidi do të kalojë rreth 20 mijë milje mbi sipërfaqen e Tokës, duke qenë më afër se shumë satelitë që orbitojnë planetin.

    Satelitët më të lartë orbitojnë në një lartësi rreth 22 mijë milje nga ekuatori. Edhe pse shkencëtarët e konsiderojnë “Zotin e kaosit” si “një asteroid potencialisht të rrezikshëm”, NASA siguroi publikun se ai nuk do të paraqesë kërcënim për Tokën gjatë kalimit të tij në vitin 2029.

    Pas viteve të monitorimit të vazhdueshëm, shkencëtarët thonë se janë të sigurt se objekti nuk paraqet rrezik për Tokën për të paktën 100 vjetët e ardhshëm.

    “Nuk ka asnjë rrezik për Tokën, për askënd apo asgjë që jeton në të apo për astronautët dhe satelitët në hapësirë. Por, ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe krejtësisht i paprecedentë për të mësuar shumë më tepër rreth Apophis dhe asteroidëve të ngjashëm pranë Tokës”, tha agjencia.

    Sipas NASA-s, njerëzit që jetojnë në hemisferën lindore do të kenë mundësi ta shohin asteroidin me sy të lirë, në varësi të kushteve të motit.

  • Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

    Zyrtare: Lionel Messi bëhet pronar i klubit të famshëm

    Futbollisti argjentinas dhe fituesi i tetëfishtë i “Topit të Artë”, Lionel Messi, ka njoftuar zyrtarisht se ka blerë klubin katalanas UE Cornellà, i cili aktualisht garon në Tercera RFEF.

    Me këtë lëvizje, Messi bëhet pronari i ri i klubit nga rajoni Baix Llobregat, duke forcuar edhe më shumë lidhjen e tij të hershme me Barcelonën dhe futbollin katalanas.

     

    Ky investim shihet si një hap i rëndësishëm në përkushtimin e tij për zhvillimin e sportit dhe promovimin e talenteve të reja në këtë zonë.

    Lidhja e Messit me Katalonjën daton që nga periudha kur ai ishte pjesë e FC Barcelona, një raport që ka mbetur i fortë ndër vite edhe pas largimit të tij nga klubi.

    UE Cornellà, i themeluar në vitin 1951, konsiderohet një nga klubet me traditë në futbollin katalanas dhe spanjoll. Klubi është i njohur për punën e tij të shkëlqyer me akademinë dhe zhvillimin e futbollistëve të rinj, duke u shndërruar në një pikë referimi në futbollin gjysmë-profesional në Spanjë.

  • Evropa ka vajguri të mjaftueshëm vetëm për 6 javë!

    Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), paralajmëron për një mungesë akute të karburantit në Evropë. Në një intervistë me Associated Press, Birol thotë se vajguri mund të mbarojë brenda vetëm gjashtë javësh.

    Shkaku për “krizën më të madhe energjetike që kemi përjetuar ndonjëherë” ishte ndërprerja e furnizimit me naftë, gaz dhe mallra të tjera jetësore përmes Ngushticës së Hormuzit.

    “Sa më gjatë të zgjasë, aq më keq do të jetë për rritjen ekonomike dhe inflacionin në mbarë botën”, tha Birol. Vendet aziatike që mbështeten në energjinë nga Lindja e Mesme janë veçanërisht të prekura nga kriza.