Category: BOTA

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Një aksident i rëndë është regjistrur në komunën e Cormons në Itali.

    Mësohet se për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 48-vjeçar dhe është plagosur rëndë një shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës përgjatë Variante 306 në Mariano del Friuli.

    Rreth orës 13:00, një furgon frigorifer që udhëtonte nga Gradisca d’Isonzo për në Cormons u përplas ballë për ballë me një kamion që transportonte zhavorr, raportojne mediat italiane.

    Përplasja ishte jashtëzakonisht e forte dhe shoferi i furgonit frigorifer vdiq menjëherë nga plagët e rënda që mori në përplasje.

    Shoferi tjetër, që drejtonte automjetin e ngarkuar me zhavorr, u plagos rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin Cattinara ku mbetet në gjendje të rëndë.

  • Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit 11.5 miliardë dollarë deri tani

    Lufta e Izraelit me Iranin i ka kushtuar deri tani shtetit hebre rreth 11.5 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi të publikuar nga Ministria izraelite e Financave.

    Sipas raportimit, kostoja totale e konfliktit arrin në 35 miliardë shekelë, ndërsa autoritetet financiare izraelite vlerësojnë se buxheti aktual mund ta përballojë këtë barrë nëse përshkallëzimi nuk zgjerohet më tej.

    Megjithatë, sipas Haaretz, Ministria e Mbrojtjes kundërshton këtë përllogaritje, duke argumentuar se vetëm fushata kundër Iranit ka kushtuar rreth 39 miliardë shekelë, pa përfshirë operacionet në Liban dhe kostot afatgjata të rikuperimit.

    Zyrtarët e mbrojtjes pritet të kërkojnë rreth 9 miliardë dollarë shtesë, për të mbuluar operacionet ushtarake dhe rindërtimin pas konfliktit.

    Sipas Ministrisë së Financave, nga shuma totale e përllogaritur:

    -22 miliardë shekelë lidhen me shpenzime të drejtpërdrejta ushtarake;

    -12 miliardë shekelë me kompensimin e bizneseve dhe familjeve;

    -dhe 1 miliard shekelë me shpenzime civile shtesë, shkruan Gazeta Express.

    Raporti nënvizon gjithashtu se në kosto janë përfshirë edhe aktivitetet e ushtrisë izraelite në Liban, përfshirë mobilizimin e deri në 120 mijë rezervistëve.

  • Dështoi Pakistani, hynë në lojë Kina për negociatat ShBA-Iran

    Pas bllokadës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën në Ngushticën e Hormuzit, një anije cisternë kineze nafte tentoi të kalonte në atë ngushticë.

    Sipas faqës MarineTraffic, anija ka arritur thuajse në fund të kalimit të ngushticës dhe destinacion ka Kinën.

    Sipas New York Time Presidenti kinez Xi Jinping ka prezantuar një plan të ri për të nxitur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

    Ky plan, që përbëhet nga katër pika kryesore, i është paraqitur Princit të Kurorës Khaled Bin Mohamed Bin Zayed Al Nahyan të Abu Dhabit, Emiratet e Bashkuara Arabe, gjatë një takimi të zhvilluar në Pekin.

  • Gjermania ul taksën e karburanteve për dy muaj

    Gjermania ka vendosur të ulë përkohësisht taksat e karburanteve për naftën dhe benzinën, pas rritjes së çmimeve në treg.

    Kancelari Friedrich Merz ka njoftuar se ulja do të jetë rreth 17 cent për litër dhe do të vlejë për dy muajt e ardhshëm.

    Sipas tij, kjo masë synon të lehtësojë menjëherë barrën për qytetarët dhe bizneset, të cilat janë përballur me rritje të çmimeve në javët e fundit.
  • Britania nuk mbështet vendimin për bllokimin e porteve iraniane

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka deklaruar se Britania nuk e mbështet bllokadën e porteve iraniane.

    Sipas BBC, Starmer theksoi se qëndrimi i Londrës është i fokusuar në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e konsideruar këtë si mënyrën më të shpejtë për të ulur çmimet e energjisë.

    “Ne nuk po mbështesim një bllokadë të porteve iraniane”, u shpreh ai, duke shtuar se prioritet mbetet de-përshkallëzimi i situatës dhe sigurimi i lëvizjes së lirë të anijeve në këtë rrugë strategjike detare.

    I pyetur nëse e konsideron presidentin amerikan Donald Trump përgjegjës për ndikimin në faturat e energjisë në Britani, Starmer nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë. Ai tha se prioriteti kryesor i tij është bashkimi i vendeve për të bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe hapjen e ngushticës.

    Sipas tij, përgjegjës për kufizimet në Gjirin Persik është Irani, ndërsa Britania nuk po përfshihet në luftë dhe nuk po tërhiqet në konflikt.

  • Ky është vendi që Trump paralajmëroi tarifë prej 50%

    Ky është vendi që Trump paralajmëroi tarifë prej 50%

    Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me një tarifë prej 50% nëse transferon armë në Iran. Ai shtoi se dyshonte se Pekini do ta bënte këtë, pavarësisht se inteligjenca amerikane tregonte se kishte plane të tilla.

    “Dëgjoj lajme se Kina po jep raketat supore, të cilat quhen raketa supore, raketa anti-ajrore. Dyshoj se do ta bënin këtë, sepse unë kam një lidhje dhe mendoj se nuk do ta bënin këtë”, tha ai për Fox News në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo”.

    Ai u shpreh se ndoshta Kina e ka bërë në fillim, por theksoi se nuk mendon se do ta bëjnë më.

    “Por nëse i kapim duke bërë këtë, ata marrin një tarifë prej 50%, që është një shumë marramendëse”, tha Trump.

    Inteligjenca amerikane tregon se Kina po përgatitet t’i dorëzojë Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda pak javësh të ardhshme, sipas tre personave të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.

  • Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

    Juventusi merr fitore të madhe ndaj Atalantas, Zhegrova vetëm në bankën rezervë

    Juventus ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në transfertë ndaj Atalantas, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në Bergamo.

    Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, por bardhezinjtë arritën të marrin tre pikë të arta në garën për zonën e UEFA Champions League.

    Golin e vetëm të takimit e realizoi Boga, i cili rezultoi vendimtar në këtë përballje, duke i dhënë Juventusit një fitore që mund të peshojë shumë në fund të sezonit.

    Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në tabelë, duke forcuar pozitat në garën për një biletë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë, vëmendje tërheq fakti se sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk u aktivizua asnjë minutë edhe në këtë takim, duke vazhduar të mbetet jashtë planeve të trajnerit Spalletti.

  • SHBA njofton se dy anije luftarake amerikane kanë hyrë në Ngushticën e Hormuzit

    Ushtria amerikane ka njoftuar se dy nga anijet e saj luftarake kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe operuan në Gjirin Persik.

    Dërgimi i anijeve përmes ngushticës kishte për qëllim “krijimin e kushteve për pastrimin e minave”, tha Komanda Qendrore e SHBA-së, raporton SkyNews.

    Irani më herët kishte deklaruar se i kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se anijet e tyre do të sulmoheshin nëse lundronin përmes kësaj ngushtice.

  • Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet

    Ky është vetëm një nga disa raste që tregojnë një rritje shqetësuese të sulmeve nga qentë endacakë në Shkup.

    Në të shumtën e rasteve, viktimat shpesh janë kalimtarë rasti, përfshirë të moshuar edhe fëmijë. Sulmet zakonisht ndodhin në lagje të banuara dhe në afërsi të shkollave, çka e bën situatën edhe më alarmante.

    Qytetarët raportojnë incidente të shpeshta në zona të ndryshme të qytetit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë publike.

    “Qentë, të them të drejtën ka nga dy a tre, ja ku janë dy a tre atje tek çajtorja përballë, tha një qytetar.”Duhet të grumbullohen, pra duhet gjetur mënyrë të grumbullohen por jo të eliminohen apo të vriten,” tha një tjetër qytetar.

    Sipas të dhënave të Qytetit të Shkupit, nga muaji janari i vitit 2025 deri në janar të vitit 2026, janë ngritur gjithsej 440 padi për kompensim të dëmit jo material për shkak të sulmeve nga qentë endacak në Shkup. Në vitin 2025, për 383 vendime gjyqësore, Qyteti i Shkupit ka paguar mbi 45.973.353 denarë ndaj qytetarëve të dëmtuar.