Category: DIASPORA

  • E trishtë: I ri kosovar humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

    E trishtë: I ri kosovar humb jetën në një aksident tragjik në Gjermani

    Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani.

    Viktima, Besnik Fana, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksident, i cili ndodhi të enjten.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen.

    Në një njoftim në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se ai do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura më vonë.

    “Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.

  • Mali i Zi në progres në rrugën drejt anëtarësimit, Costa: Hap i madh, BE-ja fillon procesin e zgjerimit

    Mali i Zi në progres në rrugën drejt anëtarësimit, Costa: Hap i madh, BE-ja fillon procesin e zgjerimit

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një reagim në platformën X ka përgëzuar Malin e Zi për hapat e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Në reagimin e tij, Costa thekson se vendimi i vendeve anëtare për të krijuar Grupin e Punës për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit është një moment kyç.

    “Urime Malit të Zi – sot bëmë një hap të madh drejt anëtarësimit tuaj në Bashkimin Evropian. Vendimi për të krijuar Grupin e Punës për të hartuar Traktatin e ri të Anëtarësimit është një moment kyç. Për herë të parë që nga viti 2013, BE-ja fillon procesin e zgjerimit të ardhshëm”, ka shkruar Costa.

  • Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

    Një i vdekur, të tjerë të lënduar – pasi një autobus u përplas me një supermarket në Salzburg të Austrisë

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mëngjes në Salzburg të Austrisë.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident kur një autobus i transportit publik u përplas në hyrje të një supermarketi në lagjen Itzling.

    Sipas mediave, dyshohet se shoferi pësoi një urgjencë mjekësore, duke humbur kontrollin e mjetit.

    – YouTube  www.youtube.com

    Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

    Ndërkohë, raportohet se shoferi është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni urgjent.

    Veç këtyre, raportohet se ka edhe të tjerë të lënduar, me disa rëndë dhe të tjerë më lehtë.

    Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimit, policia dhe zjarrfikësit, të cilët po trajtojnë të lënduarit dhe menaxhojnë situatën.

    Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në fasadën e ndërtesës, ndërsa zona është rrethuar dhe trafiku është bllokuar.

    Operatori Salzburg Linien ka shprehur ngushëllimet për viktimën dhe ka bërë të ditur se shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një person – shoferi shqiptar në gjendje kritike në spital

    Një aksident i rëndë është regjistrur në komunën e Cormons në Itali.

    Mësohet se për shkak të aksidentit ka humbur jetën një 48-vjeçar dhe është plagosur rëndë një shqiptar. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës përgjatë Variante 306 në Mariano del Friuli.

    Rreth orës 13:00, një furgon frigorifer që udhëtonte nga Gradisca d’Isonzo për në Cormons u përplas ballë për ballë me një kamion që transportonte zhavorr, raportojne mediat italiane.

    Përplasja ishte jashtëzakonisht e forte dhe shoferi i furgonit frigorifer vdiq menjëherë nga plagët e rënda që mori në përplasje.

    Shoferi tjetër, që drejtonte automjetin e ngarkuar me zhavorr, u plagos rëndë. Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin Cattinara ku mbetet në gjendje të rëndë.

  • Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca/FOTO

    Alarmon Mozzik: Na kanë sulmuar rëndë, janë një bandë nga Franca/FOTO

    Reperi Mozzik, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka njoftuar se biznesi i tij ka qenë cak i një sulmi.

    Ai ka shkruar se garazhi i tij është sulmuar me benzinë nga disa persona që ai i ka cilësuar si bandë franceze. Tutje ai ka thënë se edhe disa prej veturave janë dëmtuar.

  • Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

    Tragjike: Vdes 19-vjeçari kosovar në një aksident fatal në Austri

    Një 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit sot në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë.

    Sipas mediave lokale, ai ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ishte aq e madhe sa që shoferi mbeti brenda në veturë dhe është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë atë.

    2999565_bigpicture_1160080_20260411_laumatat_998a6482-1024x682.jpg

    2999575_bigpicture_1160077_20260411_laumatat_998a6490-1024x682.jpg

    2999573_bigpicture_1160078_20260411_laumatat_998a6447-1024x682.jpg

    2999577_bigpicture_1160069_20260411_laumatat_998a6416-1024x682.jpg

    2999579_bigpicture_1160067_20260411_laumatat_998a6408-1024x682.jpg

    Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij për rastin e rëndë.

    Si erdhi deri te ky aksident?

    Media austriake “orf” njoftoi se i riu nga Kosova, që jetonte në Eferding, ishte duke rrugët për në punë pak pas orës 7:00 mëngjesin e së shtunës.

     

    Për arsye ende të panjohura, ai ka dalë në shiritin e kundërt të rrugës, siç kanë thënë shoferët tjerë.

    Kamioni me të cilin u ndesh i riu nga Kosova po drejtohej nga një 63-vjeçar. Makinat u ndeshën përballë me njëra-tjetrën dhe u rrokullisën.

    Goditja ishte aq e madhe sa shoferi i ri mbeti i ngujuar në makinën e shkatërruar dhe pësoi lëndime të rënda.

     

    Një mjek rastisi aty pranë dhe menjëherë ofroi ndihmën e parë. Më pas erdhën edhe zjarrfikësit e Brigadës Polsing dhe Alkoven. Ata e nxorën kosovarin e lënduar rëndë nga rrënojat. Megjithatë, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në vend të ngjarjes.

    Një kushëri i viktimës nga aksidenti fatal arriti me shpejtësi në vend të ngjarjes, i cili edhe e informoi babanë e 19-vjeçarit për rastin tragjik.

    Anëtarët e familjes pranuan kujdes psikologjik.

    Shoferi i kamionit përjetoi tronditje.

  • Zviceranët mbledhin 5 mijë nënshkrime – ndalohet investimi i shqiptarëve për xhaminë 15 milionë franga

    Zviceranët mbledhin 5 mijë nënshkrime – ndalohet investimi i shqiptarëve për xhaminë 15 milionë franga

    Një projekt për shndërrimin e një shtëpie historike në qendër të fshatit Siebnen në një qendër kulturore islamike nuk do të realizohet, të paktën për momentin, pasi komuniteti musliman ka vendosur të tërhiqet nga planet.

    Projekti pritej të kushtonte me një kosto prej 15 milionë franga zvicerane.

    Sipas raportimeve të SRF, vendimi vjen pas një vale të gjerë kundërshtimesh nga një pjesë e banorëve lokalë, të cilët kishin shprehur rezerva ndaj projektit që përfshinte edhe ndërtimin e një xhamie.

    Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër ka bërë të ditur se ka vendosur të rishqyrtojë projektin, duke theksuar se nuk dëshiron të krijojë ndarje në mesin e popullsisë.

    “Ne nuk duam të përçajmë popullsinë,” ka deklaruar kryetari i komunitetit, Sinan Sadriu, për programin “Rundschau”, duke shtuar se komuniteti nuk dëshiron të përballet me tensione apo fyerje.

    Sipas raportimeve, rreth 5,000 nënshkrime janë mbledhur nga kundërshtarët e projektit, të organizuar kryesisht nga dega lokale e SVP-së, e cila ka argumentuar se një objekt i tillë “nuk i përket qendrës së fshatit”.

    Banorë dhe pronarë biznesesh lokale kanë shprehur gjithashtu rezerva, duke e konsideruar projektin të papërshtatshëm për zonën ku ishte planifikuar.

    Komuniteti musliman tani është duke shqyrtuar mundësi të tjera për vendosjen e qendrës së re fetare dhe kulturore në një lokacion tjetër.

    Debati në Siebnen vjen në një kontekst më të gjerë të diskutimeve në disa pjesë të Zvicrës lidhur me ndërtimin e objekteve fetare, përfshirë raste të ngjashme në periferi të Bernës dhe në St. Gallen.

  • Vrasja e gruas nga kosovari në Zvicër, arrestohet edhe shitësi i armës – “pistoleta u ble për 900 euro”

    Vrasja e gruas nga kosovari në Zvicër, arrestohet edhe shitësi i armës – “pistoleta u ble për 900 euro”

    Zhvillime të reja kanë dalë në dritë për rastin e Zoja O., nënës së vrarë të katër fëmijëve, e cila u qëllua dhe u ther brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj.

    Siç ka mësuar oe24, një tjetër shqiptar – ish-i dënuar për raste delikte, i cili dyshohet se ia ka shitur armën e zjarrit të dyshuarit për vrasje, është arrestuar, transmeton albinfo.at.

    Gjatë ditës së sotme mediat austriake kanë raportuar për rezultatet paraprake të autopsisë së kryer ndaj Zoja O. (38), e cila u vra në qytetin Sooß, komuna e Baden, në Austrinë e Ulët. Rezultatet e autopsisë kanë treguar se, viktima kishte tre plagë me armë zjarri dhe më shumë se 40 plagë me thikë. Këto të fundit iu shkaktuan me goditje tepër të forta duke përdorur një kaçavidë, të cilën ish-bashkëshorti e kishte sjellë me vete së bashku me pistoletën.

    Pistoleta u ble për 900 euro nga një ish-i dënuar.

    Pistoleta me të cilën David O. – i mbrojtur nga avokati Manfred Arbacher-Stöger – qëlloi (ish)gruan e tij, është një Beretta 9 mm, të cilën 47-vjeçari e bleu nga një bashkatdhetar në Wiener Neustadt për 900 euro. Tregtari i armëve (44), i cili dyshohet se i ofroi vrasësit të dyshuar më vonë tre pistoleta të tjera në takimin e tyre – përfshirë një Zastava dhe një pistoletë belge – nuk është i panjohur me ligjin. Ai është një shkelës i dhunshëm i përsëritur që kreu 16 vjet burg në Stein dhe madje iu desh të vuante dy vjet të tjera për sjelljen e tij të dyshuar të pahijshme pas hekurave. Ai ka qenë i lirë vetëm për një vit e gjysmë – dhe menjëherë është përfshirë përsëri në aktivitete të paligjshme.

    Sipas mediave austriake, i arrestuari për shitjen e armëve është A.M. i njohur për policinë e Austrisë i cili në vitin 2007 kishte qëlluar dhe plagosur një puntor të sigurimit në një diskotekë në Baden, përcjell albinfo.at

    Shitësi i armes i arrestuar të martën do të duhet të përgjigjet përsëri për rolin e tij si bashkëpunëtor në vrasje ose tentativë vrasjeje. Ai dyshohet se e dinte saktësisht se çfarë kishte ndërmend të bënte blerësi me armët dhe se kishte qenë “plotësisht indiferent” ndaj faktit se shitja e armës do të çonte në një vrasje të një gruaje.

  • Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë dasmë intime

    Dua Lipa dhe Callum Turner po planifikojnë dasmë intime

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe aktori, Callum Turner, janë duke përgatitur në fshehtësi dasmën e tyre, pasi shpallën fejesën vitin e kaluar.

    Sipas një burimi për rubrikën Bizarre të The Sun, përgatitjet janë në kulm, por gjithçka po mbahet larg vëmendjes së publikut.

    “Planet janë në zhvillim të plotë për dasmën e Duas dhe Callumit, por gjithçka po mbahet shumë diskrete. Dasma do të zhvillohet këtë verë, ajo do të jetë e martuar para se të mbushë 31 vjeç në muajin gusht”, ka thënë burimi.

    Çifti thuhet se dëshiron një ceremoni të vogël dhe të ngrohtë, vetëm me njerëzit më të afërt.

    “Ata duan të kenë pranë vetëm njerëzit e tyre më të dashur, ndaj nuk do të jetë një ngjarje e madhe apo luksoze”, ka shtuar burimi.

    Ani pse Lipa është mike me emra të njohur si Elton John, Olivia Dean dhe Mark Ronson, dasma nuk pritet të jetë e mbushur me yje.

    “Do të jenë njerëzit e tyre të preferuar, por mund të ketë mungesa të befasishme. Disa persona që mendonin se do të merrnin ftesë plus një, janë njoftuar se nuk do të jetë e mundur”, u shpreh burimi.

    Lipa dhe Turner konfirmuan zyrtarisht fejesën e tyre në një intervistë për British Vogue, pas shumë spekulimeve për lidhjen.

    “Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Vendimi për t’u plakur bashkë, për të ndërtuar një jetë dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë shumë e veçantë”, ka thënë ajo në atë kohë.

    Më vonë, në një intervistë për Harper’s Bazaar, këngëtarja u shpreh se është “më e lumtur se kurrë”.

    “E dua dashurinë. Është diçka shumë e bukur dhe frymëzuese. E ndjen veten duke rënë në dashuri vazhdimisht, në mënyrën më të bukur të mundshme. Kjo ndjeshmëri është e frikshme, por ndihem me fat që e përjetoj. Kam kaluar shumë kohë duke mbrojtur veten, por tani po e lë veten të lirë dhe po e pranoj dashurinë”, pati thënë ajo.

  • Aksident i rëndë trafiku në Austri, dyshohet se ka vdekur një i ri nga Kosova

    Aksident i rëndë trafiku në Austri, dyshohet se ka vdekur një i ri nga Kosova

    Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.

    Ngjarja ka ndodhur në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung.

    Medait austriake duke cituar policinë lokale, raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën B126, kur dy automjetet janë përplasur në një kthesë të djathtë.

    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i veturës, që dyshohet të jetë kosovar ka mbetur i vdekur në vend, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta rikthyer në jetë.