Category: DIASPORA

  • Shoferi kosovar që plagosi rëndë nënën dhe fëmijën në Zvicër arratiset nga drejtësia

    Shoferi kosovar që plagosi rëndë nënën dhe fëmijën në Zvicër arratiset nga drejtësia

    Një shtetas kosovar, i dënuar me rreth katër vite burg për një aksident të rëndë në Dietikon, nuk ka nisur ende vuajtjen e dënimit dhe aktualisht është në arrati.

    Ai kishte plagosur rëndë një grua dhe vajzën e saj 4-vjeçare pasi humbi kontrollin e veturës në vitin 2019.

    Autoritetet zvicerane konfirmojnë se i dënuari po kërkohet, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime për rritjen e aksidenteve të rënda dhe shkeljeve të shpejtësisë në vend.

  • Vdes në Gjermani një 3-vjeçar nga Peja, dyshohet se ra në lum

    Vdes në Gjermani një 3-vjeçar nga Peja, dyshohet se ra në lum

    Një fëmijë 3-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë në një lum disa ditë më parë.

    Bëhet fjalë për Zef Krasniqin, i cili, siç shkruan ‘Peja në Fokus’, kishte rënë në lumin “Sieg”, në qytetin Siegen gjatë një aktiviteti me fëmijë të tjerë nën mbikëqyrje.

    Rasti është raportuar edhe nga mediat gjermane, përfshirë RTL West, të cilat kishin njoftuar se fëmija ishte gjetur në ujë, ishte reanimuar dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.

    Sipas informacioneve të siguruara nga familja, për portalin ‘Peja në Fokus’, vogëlushi kishte qëndruar për disa ditë në gjendje kome, për të ndërruar jetë sot.

    Familja e tij ka prejardhje nga Nepolja e Pejës, ndërsa për ceremoninë e varrimit ende nuk janë dhënë detaje.

  • Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

    Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

    Vjena u trondit mbrëmë nga një aksident tragjik në një kantier ndërtimi, ku katër punëtorë humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar rëndë.

    Ngjarja ka prekur edhe Kosovën, pasi Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka konfirmuar se tri nga katër viktimat janë shtetas të Kosovës.

    Ngjarja ndodhi të martën pasdite në distriktin Alsergrund të Vjenës dhe, sipas dëshmitarëve, dukej si një skenë nga një film katastrofash.

    Ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund të Vjenës. Në kantierin e ndërtimit u shemb një pjesë e konstruksionit. Sipas mediave austriake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

    Siç ka shkruar “Krone Zeitung”, gjatë punimeve të betonimit në kuadër të ndërtimit në kulmin e një ndërtese, konstruksioni u shemb papritur dhe e gjithë skela së bashku me konstruksionin ranë, pikërisht në momentin kur pesë punëtorët ndodheshin në skelë.

    “Punëtorët e ndërtimit, që ndodheshin mbi këtë konstruksion të sapo betonuar, kanë rënë bashkë me skelën”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Martin Hofbauer.

    Dëshmitarët okularë përshkruan sekonda dramatike në vendngjarje.

    “Ishte një zhurmë jashtëzakonisht e madhe, pastaj dëgjova vetëm se si punëtorët po bërtisnin me të madhe. Më pas filluan edhe sirenat,“ tregoi një banor i zonës.

    Ambasada e Kosovës në Vjenë konfirmoi se tre nga viktimat janë shtetas kosovarë.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju informon se sipas konfirmimeve të fundit edhe viktima e tretë nga katër viktimat e këtij aksidenti tragjik është shtetas i Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për qytetarin: Istref Zekaj. Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së nevojshme dhe koordinimit të mëtejmë për të gjitha procedurat përkatëse,” thuhet në njoftimin e ambasadës, ku shprehen ngushëllime për familjet e viktimave.

    “Në këto momente të rënda, shprehim edhe njëherë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast,” theksohet në njoftim.

    Paraprakisht, ambasada kishte njoftuar se në këtë aksident kanë humbur jetën edhe Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu.

  • Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë.

    Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës.

    Të njëjtit, sipas familjarëve ishin kosovarë, transmeton Klankosova.tv.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

  • “Ishte tronditëse”, rrëfimi i dëshmitarit shqiptar për tragjedinë me autobus në Zvicër

    “Ishte tronditëse”, rrëfimi i dëshmitarit shqiptar për tragjedinë me autobus në Zvicër

    Kur një autobus shpërtheu në flakë në Kerzers, kantoni Fribourg, rreth orës 18:25 të mbrëmjes së të martës, banorët dhe kalimtarët u përballën me një skenë të tmerrshme.

    Gjashtë persona humbën jetën, ndërsa të paktën pesë të tjerë u plagosën.

    Pronari i garazhit, Astrit B. (40), i cili ka punishten pranë vendit të zjarrit, përshkroi minutat dramatike në të cilat gjithçka ndodhi për Blick.

    Fatmirësisht, oficerët e policisë ishin në shtëpinë e tij sepse ajo ishte plaçkitur.

    “Atëherë një nga oficerët papritmas tha: ‘Ju lutem, qetësohuni për një moment’ – ai po dëgjonte komunikimin në radio. Pak më vonë tha: ‘Duhet të largohemi menjëherë, është një emergjencë”, ka treguar ai.

    “Çfarë pashë më pas ishte tronditëse”

    Pak më vonë, pronari i garazhit pa tym të zi. “Oficerët e policisë hipën në makinë dhe ishin aty brenda 30 sekondash. Unë i ndjeka menjëherë  ajo që pashë ishte tronditëse”.

    Autobusi po digjej në mes të qendrës së fshatit.

    “Nxehtësia shkaktoi madje edhe shpërthimin e gomave, të cilat fluturonin deri në 200 metra”, kujton dëshmitari. Dy oficerë policie, një burrë dhe një grua ishin të parët që mbërritën dhe u përpoqën të koordinonin operacionin e shpëtimit.

    Zjarrfikësit, të cilëve stacioni u ndodhet direkt përballë garazhit, arritën pas disa minutash.

    “Gjithçka ndodhi kaq shpejt dhe më pas gjithçka u përfshi nga flakët brenda pak çastesh”, përmbledh pronari i garazhit.

    “Gruaja ime zakonisht udhëtonte me këtë autobus”

    Burri i saj shpjegon se ajo zakonisht merr këtë linjë për të shkuar në punë çdo ditë.

    “Ishim me fat – gruaja ime zakonisht udhëton me këtë autobus. Fatmirësisht, sot mund ta merrja vetë”, shtoi dëshmitari.

  • Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

    Bie numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën

    Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën ka rënë në janar të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit praprak.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tek vizitorët e huaj është vërejtur një rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në janar 2026 janë regjistruar 39 603 vizitorë të huaj, që paraqet rënie prej 4,4 % krahasuar me janarin e vitit 2025.

    “Në janar të vititi 2025 numri i vizitorëve të huaj ishte 41 mijë e 47. Por ky numër kishte rënë një vit më vonë, pasi që në janar të vitit 2026 numri i vizitorëve të jashtëm ishte 39 mijë e 603 vizitorë”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin janar 2026 numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotelet e Kosovës ishte 66 980. Prej tyre, 27 377 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 39 603 vizitorë të huaj.

    Krahasuar me janarin e vitit 2025, kur numri i vizitorëve ishte 69 227, është shënuar një rënie prej 3,2 % në numrin total të vizitorëve që kanë qëndruar në hotele.

    Sa i përket net-qëndrimeve, gjatë janarit 2026 janë regjistruar gjithsej 126 838 net-qëndrime. Nga ky numër, 71 197 ose 56,1 % janë realizuar nga vizitorët e huaj, ndërsa 55 641 ose 43,8 % nga vizitorët vendorë.

    Në nivel rajonal, numrin më të madh të vizitorëve vendorë në hotele e ka pasur Rajoni i Pejës, me 10 868 vizitorë dhe gjithsej 32 372 net-qëndrime.

    Sipas statistikave, pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj që kanë qëndruar në hotelet e Kosovës kanë ardhur nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve ne dalje të Jarinjes

    Bllokohet qarkullimi i automjeteve ne dalje të Jarinjes

    Sot në orën 10-10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve ne dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të levizë.

    Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK në numrat 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095.
  • Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

    Goditet rrjeti i trafikut të kokainës nga Meksika në Zvicër, 4 shqiptarë mes të arrestuarve

    Autoritetet zvicerane kanë zbuluar një rast të trafikut të drogës, ku një bandë shqiptare me ndihmën e stafit të korruptuar të një aeroporti në Meksikë, kanë arritur të kontrabandojnë pothuajse 44 kilogramë kokainë nga Cancuni në Zvicër.

    Sipas mediave të huaja, Gjykata e Qarkut Bülach dha vendimin ditën e djeshme për rastin e 4 shqiptarëve, të moshës 27 deri në 36 vjeç, të cilët kishin kontrabanduar kokainë nga Meksika në Zvicër, konkretisht nga qyteti i Cancunit në Cyrih, raporton TCH.

    Tre nga katër shqiptarët udhëtuan nga Frankfurti në Cyrih në korrik të vitit 2024 dhe së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë që kishin udhëtuar nga Amsterdami në Cyrih, shkuan në karuselin ku po dorëzoheshin valixhet nga një aeroplan që mbërrinte nga Cancúni i Meksikës.

  • Tragjike: Shqiptari vdes në një aksident në Itali

    Tragjike: Shqiptari vdes në një aksident në Itali

    Mediat italiane kanë raportuar se një person me origjinë shqiptare ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën 410 në Naro, në provincën e Agrigentos, derisa ende nuk është zbuluar identiteti i tij.

    Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion që transportonte fruta dhe perime.

    Ngjarja kishte ndodhur pranë kthesës për një Agrigento, duke lënë edhe gjashtë të plagosur.

    Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e rrugës në të dyja drejtimet ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

  • Për herë të parë, Belgjika ndriçon rrugët për muajin e Ramazanit

    Për herë të parë, Belgjika ndriçon rrugët për muajin e Ramazanit

    Për herë të parë, qyteti i Ghentit në Belgjikë ka ndriçuar dy nga rrugët e tij më të ngarkuara tregtare me drita festive të Ramazanit, duke hedhur një shkëlqim të ngrohtë mbi muajin e agjërimit.

    Iniciativa, e udhëhequr nga Shoqata e Xhamive të Ghentit (VGM) në bashkëpunim me shitësit vendas, ka transformuar Bevrijdingslaan-Phoenixstraat në lagjen Brugse Poort dhe Wondelgemstraat në lagjen Rabot në korridore ndriçuese që shënojnë Ramazanin.

    Të vendosura në ditët para muajit të shenjtë, dritat do të qëndrojnë në vend deri në festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e Ramazanit.

    “Kjo është një iniciativë që është e para e këtij lloji në të gjithë Belgjikën, askund tjetër nuk janë varur dritat në Belgjikë”, tha Mohamed Abd El Motleb Omar, kryetar i VGM.

    Koncepti mori formë katër vjet më parë pasi dekorime të ngjashme të Ramazanit u shfaqën në Londër.

    Tregtarët vendas më vonë i dhanë mandat shoqatës që të merrej me aspektet procedurale dhe operacionale të sjelljes së dritave në Belgjikë, përfshirë sigurimin e lejeve.

    “Nuk u financua nga këshilli bashkiak. U financua 100 për qind nga tregtarët vendas”, theksoi Omar.

    VGM përfaqëson 23 xhami në të gjithë Ghentin dhe punon për të mbështetur komunitetin mysliman, duke nxitur bashkëpunimin midis kongregacioneve të ndryshme, përfshirë ato me origjinë turke, marokene, afgane dhe pakistaneze.