Category: DIASPORA

  • “Shkolla shqipe në Belgjikë” – Ademi: Kemi hapur shkollë, ku në të janë 105 nxënës

    “Shkolla shqipe në Belgjikë” – Ademi: Kemi hapur shkollë, ku në të janë 105 nxënës

    Shoqata “Iliriada” në Belgjikë ka hapur shkollën e parë shqipe përkatësisht në Antwerp, ku shumë shqiptar janë bashkuar për të ruajtur kulturat.

    Këtë e tha për televisionin Kanal10, kryetari i shoqatës “Iliriada”, Ismet Ademi.

    Ai shtoi se stafi i kësaj shkolle punon me përkushtim dhe në mënyrë vullnetare në këtë shkollë.

    “Sa i përket shkollës jemi mirë të organizuar dhe kemi një ekip të përkushtuar në krye të saj qëndron drejtori i shkollës, ndërsa stafi ynë përbëhet nga tre mësues dhe dy asistente, të gjitha këto zonja në shkollën tonë janë duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe janë duke punuar vullnetarisht në shkollë”, tha ai.

  • Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues

    Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues

    Nga 29 gushti kur ka filluar aplikimi për regjistrimin e votuesve nga diaspora, deri më 11 dhjetor janë bërë mbi 30 mijë aplikime ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

    Në fillim të mbledhjes së KQZ-së u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Ndërsa, është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    “Në bazë të të dhënave, deri më 11 dhjetor, në orën 09:00, pas aplikimit përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org) janë aprovuar 30,656 kërkesa për regjistrim, ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.

    Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    Në bazë të të dhënave, deri më 11 dhjetor 2024, në orën 09:00, janë pranuar 3,208 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (2,528 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 680 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 3,090 kërkesa, ndërsa 115 të tjera janë refuzuar.

    Po ashtu ë htë duke vazhduar edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024.

    “Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, përfshirë edhe rastet kur pretendon se ndonjë emër i votuesit nuk duhet të figurojë në këtë listë, qoftë edhe rastet kur figuron emri i ndonjë personi të vdekur, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Deri më tani, nuk është pranuar ndonjë kërkesë për kundërshtim”, thuhet në raportin e KQZ-së.

  • Në Antwerpen të Belgjikës flitet shqip

    Në Antwerpen të Belgjikës flitet shqip

    Në Antwerp të Belgjikës është shkruar historia. Më 8 dhjetor 2024, është hapur shkolla e parë shqipe,

    Kemi arritur të bëhemi një shembull i shkëlqyer për komunitetin shqiptar, duke treguar vlera, unitet dhe profesionalizëm. Interesimi i portaleve, televizioneve dhe gazetave shqiptare është një tregues i qartë i ndikimit dhe punës sonë të palodhshme.

    Ne , kemi lavdata të pafundme për hapjen e shkollës shqipe. Ky është një emocion i papërshkrueshëm! Sot është një ditë historike që na mbush të gjithëve me krenari.

    Ky hap i madh që kemi ndërmarrë nuk do të ndalet deri në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të komunitetit shqiptar në Antwerpen

    Hapja e kësaj shkolle është një gur themeli në historinë tonë, një dhuratë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

    Image

    Belgjikë

    Foto galeri

    Jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur së bashku dhe për rolin tonë si forcë bashkuese dhe frymëzuese për të gjithë shqiptarët kudo që janë.

  • Një jetë për atdheun, larg atdheut

    Një jetë për atdheun, larg atdheut

    E nderuar ambasadore Shkëndije Geci-Sherifi dhe diplomat

    Dren Zeka nga ambasada e Kosovës,

    E nderuar diplomate Elda Lezaj nga ambasada shqiptare

    E nderuar eurodeputete zonja Arba Kokalari,

    Të dashur bashkëatdhetarë,

    Ju përshëndesim dhe falenderojmë që keni ardhur në këtë aktivitet të vecantë dhe shumë të rëndësishëm për të nderuar jetën dhe veprën e një atdhetari, intelektuali dhe njeriu të urtë e të mirë, të zotëri Adil Bicakut.

    Tre shoqata u bashkuan rreth kësaj ideje për të organizuar këtë aktivitet kulturor dhe autobiografik , për të dëshmuar se shqiptarët organizohen dhe punojnë së bashku për të nderuar atdhetarët dhe vlerat tona dhe për të shprehur mirënjohjen e tyre për gjithë kontributin e   jashtzakonshëm të  z. Bicaku që ka dhënë për komunitetin shqiptarë në Suedi për rreth 6 dekada të tëra (ka ardhur nga Shqipëria në Suedi më 24 korrik 1964) e vazhdon ta bëjë edhe sot.

    Historia e zotëri Bicakut është sa e vështirë, me përpjekje titane në rrugën drejt lirisë, poashtu edhe me krenari, me arritje të mëdha,  dhe me kontribut për shqiptarët dhe shoqërinë suedeze.

    Shkrimtari nga Librazhdi, Ali Buzra ka shkruar një libër mjaft interesant autobiografik për z. Bicakun që doli nga shtypi në gusht të këtij viti (2024). Dhe një pjesë të të dhënave do t¨i kem referencë nga ky libër objektiv dhe burime të tjera.

    Z. Adil Bicaku u lind në Qarrishtë të Librazhdit më 14 dhjetor 1938 sipas librit në një familje me tradita patriotike e liridashëse, e cila përbëhej nga rreth 70 anëtarë. Sipas Kadri Bicakut (xhaxhait të Z. Adilit) origjina e fisit Bicaku ishte nga Mati dhe ishin fis me Zogollët. Gjyshi i Adilit quhej Emin dhe ai ishte një burrë i matur, besnik, trim, bujar dhe fisnik.

    Në vitin 1937 familja kishte hapur një dyqan në Librazhd, atje kishin prona dhe bagëti dhe një ekonomi goxha të konsoliduar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e gjyshit të Z. Adilit kishte mbrojtur hebrenjtë. Por, dhuna e sistemit dhe regjimit diktatorial do të prekte familjen e tij qysh në moshën 7 vjeçare, në vitin 1945, atëherë kur komunistët konfiskuan dyqanin e familjes Bicaku. Pastaj regjimi iu mori mall e bagëti dhe sasi monedhash ari si dhe e dogjën shtëpinë e tyre. Komunistët pastaj arrestuan gjyshin e z. Adilit, i cili ishte në moshën 75 vjeçare dhe ai u akuzua se kishte ndihmuar disa nacionalistë shqiptarë. Në vitin 1946 u arrestua dhe vëllai i gjyshit Kapoja. Në vitin 1951, kur z. Adili ishte 12 vjeç, iu arrestua edhe babai i tij Nexhipi, të cilin fatkeqsisht nuk do ta shihte më.

    Në vitin 1945 Z. Adili do të shkonte në shkollë në Gizavesh për 2-3 muaj, tek dajat e tij. Atje vazhdoi shkollën dhe përfundoi klasën e katërt.  Z. Adili vazhdoi klasën e pestë në shkollën “Naim Frashëri” në Elbasan (shkollë 7 vjecare). Po në Elbasan ai mbaroj shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në vitet 1954-58, dhe atë kohë ai ndjekej dhe mbikqyrej nga regjimi komunist.  Z. Adili shërbeu si mësues në Fier për 5 vite, por e lëviznin çdo vit në fshatra të ndryshme. Së fundi në vitet 1962-63.

    Në verë të vitit 1962, regjimi komunist i arrestoi xhaxhain e tij Veliun, kur z. Adili nuk ishte në shtëpi. Gjersa i bastisej shtëpia Z. Adili erdhi aty dhe një oficer i thotë: “ së shpejti kjo të pret edhe ty”.  Për t”i ikur fatit të gjyshit, të babait dhe xhaxhait, z. Adili vendosi të largohej nga Shqipëria. Kjo ishte një protestë, një sfidë dhe një kundërshtim ndaj diktaturës por edhe një mënyrë për t”ikur dhunës, shtypjes dhe për të kërkuar lirinë e munguar.

    Ai u nis së bashku me Mustafa Lleshanakun më 8 gusht 1963 për Maqedoni ku qëndruan disa muaj në burg dhe pastaj pas disa muajsh (dhjetor 1963) ikën për në Greqi.  Më 24 korrik 1964, së bashku me Pjetër Marashin dhe Mustafa Lleshanakun udhëtojnë nga Greqia për Malmö, Suedi. Në Suedi kishte pastërti dhe rregull në krahasim me Greqine dhe z. Adil do të gjente punë në një fabrikë vidash pas 3 muajsh. Ai shkonte tre ore në ditë në shkollë. Nga rroga e parë kishte dërguar 50 dollarë në shtëpi.

    Në Trelleborg të Suedisë do të gjejë vetveten politikisht dhe shpirtërisht mbështetur në tabanin familjar me traditë legaliste. Aty inkuadrohet ne Partinë e Legalitetit.  Më 22 prill 1965 vjen në Stokholm (kishte dëgjuar për një mik Islam Karaj nga Librazhdi).

    Z. Adili u martua me Julita Gil më 17 maj 1968 në Madrid të Spanjës. Nexhipi lindi më 1969, Teuta më 1972 dhe Iliri më 1976. Më 1974 shkuan me familjen në Spanjë, në darkë te Mbreti Leka I.

    Në Stokholm, z. Adili u angazhua në aktivitetin patriotik, u shkollua, u bë njeriu i letrave, u martua dhe u bë një familjar i dashur dhe i respektuar. Ai u shkollua në Institutin e Lartë Teknik të Stokholmit, duke qenë i pari shqiptar të dipllomohet si inxhinier i elektronikës dhe duke vendosur Flamurin Shqiptar në Bashkinë e Stokholmit, aty ku ndahet cmimi Nobel.

    Në vitin 1974 filloi punën në fabriken e telefonave Eriksson. Gjersa punoi në fabrikën e gomës, letrat për Shqipëri nuk shkonin, dhe ai filloi të shkruante poezi duke shprehur ndjenjat dhe mendimet e tij për vendlindjen. Punoi si mësues i gjuhës shqipe (në vitet 1970-ta)  dhe përkthyes (nga viti 1968, pra plot 56 vite) në Suedi. Ai dhe sot vazhdon të përkthej dhe të ndihmoj shqiptarët të integrohen në Suedi.

    Adil Bicaku arriti të kthehet në Shqipëri pas 28 vitesh, pra në tetor 1991, kur atje erdhi demokracia. Ai ka shkruar edhe shkrime dhe  shumë analiza politike në shtypin shqiptar.

    Atdhetari , miku, modeli i njeriut të mirë dhe fisnik, z. Adil Bicaku nuk është lodhur asnjëherë nga kontributi për atdheun e dashur Shqipërinë, prandaj meriton respektin dhe vlerësimin më të madh dhe prandaj jemi mbledhur ne sot këtu që të nderojmë veprën e tij.

    Ju faleminderit.

  • Gashi: Diaspora, një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës

    Gashi: Diaspora, një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit të Diasporës” në Hagë, organizuar nga “Business Match Kosova” (BMK), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë. Kjo ngjarje shërbeu si platformë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Holandës, duke promovuar potencialin ekonomik të vendit tonë dhe krijimin e lidhjeve të reja me mërgatën tonë.

    Sipas njoftimit nga MPJD, në fjalimin e saj, zëvendësministrja Gashi i falënderoi organizatorët, Artan Djemajlji dhe Miftar Maksutaj, për angazhimin e tyre, si dhe ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli, për përkrahjen në forcimin e bashkëpunimit me diasporën. Ajo theksoi rëndësinë e platformave të tilla për krijimin e mundësive të reja për investime dhe rrjetëzim.

    “Dita e Biznesit të Diasporës” nuk është vetëm një mundësi për të informuar për potencialin ekonomik të Kosovës, por edhe një hapësirë për t’i bashkuar bizneset, investitorët dhe sipërmarrësit e diasporës me vendin tonë. Ky është një festim i krijimtarisë dhe bashkëpunimit që karakterizon popullin tonë“, tha Gashi.

    Zëvendësministrja Gashi, gjithashtu, prezantoi platformën “Made in Kosova” (MiK), e cila promovon Kosovën si një destinacion tërheqës për investime, duke përfshirë sektorët strategjikë, si: teknologjia, bujqësia, përpunimi i ushqimit, turizmi dhe energjia. Sipas zëvendësministres Gashi, MiK është një iniciativë që kombinon diplomacinë ekonomike dhe kulturore, për ta përfaqësuar Kosovën si një vend inovativ dhe të hapur ndaj bashkëpunimeve ndërkombëtare.

    “Diaspora jonë ka një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përmes takimeve dhe platformave si kjo, ne krijojmë ura që forcojnë lidhjet mes Kosovës, Diasporës dhe komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ajo.

    Në përmbyllje, zëvendësministrja vlerësoi rëndësinë e këtij formati, duke e cilësuar si mekanizma që fuqizon jo vetëm bashkëpunimin ekonomik, por edhe përforcon rrjetëzimin e diasporës sonë në Holandë. “Këto platforma janë më shumë se mundësi ekonomike: ato pasqyrojnë se kush jemi ne dhe vizionin tonë për të ardhmen, të komunitetit tonë dhe bashkëkrijimin me vendin e origjinës”, përfundoi ajo.

    Pjesa e dytë e ngjarjes u fokusua në diskutimin dhe prezantimet individuale të Rens Gerritsen, Buckaroo,  Shpend Lila, ICK Kosovë, Sytrime Dervisholli, “Prefab” Kosovë, Vjollca Zabërgja,drejtoreshë për projekte strategjike, “GEA Group Holandë”, Artan Djemajli, “Business Match Kosovo”, Holandë, dhe Miftar Maksuti, “Dardania Advice”, Holandë. Ekspertët u fokusuan në eksperiencat e të bërit biznes në Kosovë, mundësitë e financimit dhe inovacionit, karakteristikat e tregut të punës, sfidat, si dhe përparësitë e Kosovës në raport me vendet e rajonit.

  • Luiza Duraku dhe Habibe Duraki: Gratë shqiptaret shkëlqejnë në politikën ndërkombëtare

    Luiza Duraku dhe Habibe Duraki: Gratë shqiptaret shkëlqejnë në politikën ndërkombëtare

    Luiza Duraku dhe Habibe Duraki janë dy gra shqiptare që kanë arritur të hyjnë në pozita të rëndësishme në administratat lokale të Belgjikës dhe Zvicrës, duke dëshmuar se përkushtimi dhe vizioni mund të sjellin ndryshime domethënëse për komunitetet që ato përfaqësojnë.

    Luiza Duraku ka bërë betimin si nënkryetare (Échevine) në komunën e Anderlechtit në Belgjikë, një nga komunat më të mëdha të Brukselit. Përmes një postimi në Facebook, ajo ndau emocionet dhe angazhimet që e presin në këtë rol të ri.

    Duraku do të drejtojë fusha të rëndësishme si mësimdhënia, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat, duke vendosur arsimin dhe kulturën në qendër të prioriteteve të saj. Në mesazhin e saj të parë për mbështetësit, ajo tha:

    “Aftësitë e mia do të përfshijnë mësimdhënien, shkollat, çerdhet dhe bibliotekat. Këto janë çështje të rëndësishme për fëmijët tanë. Jam e emocionuar për mundësinë që kam për të kontribuar në zhvillimin e arsimimit dhe kulturës në komunitetin tonë.” Ky rol i jep mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e brezit të ri, duke u fokusuar në cilësinë e arsimit dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

    Nga ana tjetër, Habibe Duraki vazhdon të shkëlqejë si nënkryetare e komunës së Evere në Zvicër, ku ka fituar besimin e qytetarëve për herë të dytë radhazi. Me 753 vota, ajo ishte gruaja më e votuar në këtë komunë, duke dëshmuar respektin dhe mbështetjen e madhe që gëzon.

    Duraki, e cila mban këtë post prej 6 vitesh, është e njohur për angazhimin dhe lidershipin e saj efektiv në zgjidhjen e çështjeve komunitare. Në një mesazh falënderimi për qytetarët, ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj politik:

    “Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni mbështetur dhe falë jush jam këtu ku jam sot!”

  • Osmani pritet me nderime në Kolumbi: Diskuton për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

    Osmani pritet me nderime në Kolumbi: Diskuton për fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga presidentit i Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

    Osmani ka shkruar se me Cepedan kanë diskutuar për rëndësinë e paqes dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.

    Shkrimi i saj:

    Gjatë vizitës në Kolumbi, u mirëprita në Senatin e Kolumbisë nga Presidenti i Senatit dhe Kongresit, z. Efraín Cepeda, si dhe nga zëvendës Presidenti e kryetarë të Komisioneve.

    Diskutuam për rëndësinë e paqes dhe promovimin e vlerave që na përbashkojnë, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës. Falënderuese për mikpritjen, mbështetjen dhe bisedën e përzemërt.

  • Hapet muzeu i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

    Hapet muzeu i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

    Muzeu i ri kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë ka hapur zyrtarisht dyert e tij.

    Muzeu i të mbijetuarve të dhunës seksuale synon të hedhë dritë mbi historitë e të mbijetuarve, të dokumentuara përmes tregimeve te shkruara personale dhe artefakteve që pasqyrojnë përvojat e individëve dhe komuniteteve të prekura, si dhe instalacionet artistike edukative dhe ndërgjegjësuese, për të promovuar kuptimin e dhunës seksuale dhe efektet e saj afatgjata mbi individët dhe shoqërinë, transmeton Klan Kosova.

    Përurimi i muzeut u bë përmes një bashkëpunimi mes Fondacionit Jahjaga dhe Ambasadës Gjermane. Hajrrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Jörhn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë, ishin të pranishëm gjatë ceremonisë hapëse.