Category: DIASPORA

  • Rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

    Rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

    Gjermania nuk e ka në shkallën e duhur aftësinë mbrojtëse si vend, tani po diskutohet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Një hap jo i lehtë.

    Shoqata e Rezervistëve të Bundeswehr-it bën thirrje për një rikthim të shpejtë të shërbimit ushtarak në Gjermani.

    Trupat kanë nevojë për 20.000 ushtarë të rinj këtë vit, tha presidenti i shoqatës Patrick Sensburg për mediat gjermane.

    Të martën, Unioni CDU/CSU dhe SPD ranë dakord për një paketë të madhe financiare me vlerë disa qindra miliardë euro gjatë bisedimeve të tyre parapërgatitore për koalicionin.

    Kju u bë e nevojshme tani kur SHBA jep shenjat e tërheqjes nga mbështetja ushtarake për Ukrainën.

    A është e mundur vendosja e shpejtë e shërbimit ushtarak?

    Ministri i Mbrojtjes nga SPD, Boris Pistorius duket skeptik për një rikthim të shpejtë të rekrutimit të përgjithshëm.

    “Nuk kemi kazerma të përmasave ku të mund të strehojmë të gjithë rekrutët e një viti”, theksoi ministri.

    Pistorius sugjeron “t’u ofrojmë perspektivë atyre që vërtet e duan shërbimin dhe që mund të duhen më shumë”.

    Shërbimin e detyrueshëm ushtarak e kërkon edhe Unioni CDU/CSU.

    Politikani i CSU-së, Florian Hahn, kishte kërkuar më parë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak brenda këtij viti. Politikani i mbrojtjes i CSU-së, Thomas Silberhorn u ankua në gazetën “Welt” se me 180. 000 ushtarë, Bundeswehr aktualisht është nën kapacitetin prej 185.000 që ishte vendosur kur shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në 2011. Ne do të na nevojiteshin 270.000 ushtarë, tha ai. /DW/

  • Sozia e Gjestit ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

    Sozia e Gjestit ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

    19-vjeçari nga Gjakova, Flori Kastrati tregoi se si ka nisur ta imitojë Gjestin për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike, me disa video në rrjetin social “TikTok”.

    Floriani mbante në kokë një fjongo rozë, për t’i dhënë performancës së tij imituese notën 10. I ngacmuar nga Bieta nëse e do Eglin apo jo, sozia e Gjestit u përgjigj se po, ndonëse kjo mbetet vetëm një shaka.

    Floriani u shpreh se nuk do të ishte çudi që si sozia e Gjestit ta shikonin në ‘Portokalli’ në një të ardhme.

  • Fushata zgjedhore drejt fundit, ku pritet t’i mbajnë partitë politike tubimet përmbyllëse – Rilindja Shqiptare

    Fushata zgjedhore drejt fundit, ku pritet t’i mbajnë partitë politike tubimet përmbyllëse – Rilindja Shqiptare

    Fushatës zgjedhore në Kosovë po i vjen fundi. Partitë politike për rreth një muaj shpalosën para qytetarëve planprogramet qeverisëse, e kjo fushatë u karakterizua me një garë për të mbushur sallat e sheshet.

    Fushata pёr zgjedhjet parlamentare nё Kosovё ka filluar zyrtarisht më 11 janar, ndërsa sot dhe nesër partitë politike pritet të mbajnë tubimet e tyre përmbyllëse, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje fushatën pritet ta përmbyllë sot, me një tubim në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në ora 19:00.

    Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës, fushatën do ta përmbyllë nesër, me një tubim në kryeqytet, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 18:00.

    Fushatën nesër do ta përmbyllë edhe Partia Demokratike e Kosovës. PDK do të mbajë tubim në sheshin “Zahir Pajaziti”, në ora 16:00.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur se ku do ta mbajë tubimin përmbyllës.

    Koalicioni për Familjen  tubimin përmbyllës do ta mbajë sot në Klan Arena, në Prishtinë, ora 19:00.

    Fushata zgjedhore e këtij viti u karakterizua me gjuhë të ashpër, ndërsa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar mijëra euro gjoba për partitë politike. Partia në pushtet aktualisht ka numrin më të madh të gjobave nga Paneli për Ankesa dhe Parashtresa.

    Me gjithë përdorimin e gjuhës së ashpër nga partitë politike gjatë tubimeve elektorale, nuk është shënuar ndonjë incident.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. Prej tyre, 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve rreth 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës.

    Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit – në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit.

    Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008

  • Na ke bërë krenarë, të presim me fitore” – Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

    Na ke bërë krenarë, të presim me fitore” – Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

    Banorët në natën e sotme (e enjte) kanë marrë mesazhe të ndryshme përmes ‘Big Love’.

    Gjesti përveç nga fansat mori një mesazh edhe nga familja, përkatësisht nga babai i tij, Jetoni.

    Të fala nga babai, mami, motra dhe vëllai. Je më i miri, veç vazhdo përpara, familjen, shoqërinë i ke pas për çdo gjë, jemi shumë të lumtur me ty, na ke bërë krenar të presim me fitore. Babi Jetoni”, thuhej në mesazh.

    Këngëtari pejan u prek nga kjo befasi, derisa iu drejtua familjarëve që ‘i do shumë’.

    I njëjti edhe pak ditë bën muaj që i është bashkuar një formati si Big Brother, fillimisht në Kosovë e tani në Shqipëri.

    Gjesti ka arritur të rrëmbejë zemrat e fansave dhe të gjithë popullit shqiptar me lojën që po bën.

  • Për çfarë po e akuzon kryetarin e komunës së Obiliqit Sami Ahmeti.

    Për çfarë po e akuzon kryetarin e komunës së Obiliqit Sami Ahmeti.

    Së fundmi aktivisti nga rradhet e LVV Sami Ahmeti akuzon kryetarin e komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi!

     

    Kërkoj publikisht nga kryetari i komunës së Obiliqit, njëherazi kandidat për deputet nga LDK-ja, që të informojë qytetarët se çfarë borxhi i ka Sllavisha Jakovljeviçit, i cili po bashkëpunon me strukturat paralele të Serbisë dhe nuk po shkarkohet nga pozita e nënkryetarit të Komunës?!

    Qytetarët që nga dje po kërkojnë ta dinë këtë të vërtetë?!

  • Zvicër, konflikti për një mur në Kosovë përfundon me vrasje

    Zvicër, konflikti për një mur në Kosovë përfundon me vrasje

    Një konflikt i vjetër për një mur në Kosovë u shndërrua në tragjedi në Zvicër, ku një i ri humbi jetën nga dora e kushëririt të babait të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 dhjetor 2022 dhe po zhvillohet procesi gjyqësor.

     

    Sipas hetimeve, mosmarrëveshja kishte filluar në Kosovë, ku dy kushërinjtë ishin grindur për një mur që ndante pronat e tyre. Konflikti, i cili filloi si një mosmarrëveshje e thjeshtë, u përshkallëzua deri në atë pikë saqë njëri prej tyre, 57-vjeçari, e goditi me thikë të riun, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

    Familjarët dhe miqtë e të ndjerit e përshkruajnë atë si një njeri të mirë dhe të sjellshëm. Megjithatë, hetimet e policisë kanë zbuluar se ai kishte një të kaluar problematike, duke përfshirë një denoncim për kërcënim me vdekje. Kjo ka bërë që familja dhe të afërmit e tij të dyshojnë se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer me paramendim.

    Prokurorja e çështjes ka kërkuar dënimin e 57-vjeçarit me 7 vjet burg dhe dëbimin nga Zvicra. Vendimi i gjykatës pritet të jepet të enjten, duke i dhënë fund kësaj çështjeje komplekse dhe të dhimbshme.

    Kjo ngjarje tragjike thekson se si mosmarrëveshjet e vogla mund të përshkallëzohen në konflikte të mëdha dhe të shkaktojnë pasoja të rënda. Ajo gjithashtu shërben si një kujtesë për rëndësinë e komunikimit të hapur dhe të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.

  • Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

    Gjesti tregon detajin e pazakontë që vuri re në dasmën e Loredanës dhe Jozit

    Gjesti ka komentuar ngjarjet e ndodhura në dasmën e Jozit dhe Loredanës, që ndodhi brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Ai ka treguar se nuk sheh aspak dashuri mes çiftit, duke shtuar se mendon se Loredana u tremb për dasmën, pasi nuk prano që unazën ta vendoste në gishtin e majtë.

    “Duhet të shkonin të gjithë në dasmë. Jozi e kishte mendjen të zihej me Rozanën jo të përgatitej për dasmë. Unë vura re se ndryshe nga zakoni që kur martohesh, unaza vendoset në anën e majtë, Loredana i ka kërkuar që të vendoset në anë ne djathtë. Ajo u tremb se mos martoheshin vërtet. Nuk shoh pikë dashurie. Nuk ka puls”, tha Gjesti.

  • Ndodh për të dytin vit radhazi, ekonomia gjermane pëson sërish rënie

    Ndodh për të dytin vit radhazi, ekonomia gjermane pëson sërish rënie

    Ekonomia e Gjermanisë është tkurrur për të dytin vit radhazi për herë të parë në më shumë se dy dekada, duke nënvizuar sfidat me të cilat do të përballet qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve të parakohshme në shkurt.

    Ndërsa votuesit përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit mes pasigurisë së shtuar politike në ekonominë më të madhe të Evropës, shifrat zyrtare treguan se produkti i brendshëm bruto ra me 0.2% vitin e kaluar, pasi ra me 0.3% në 2023.

    Shifrat tregojnë tkurrjen e dytë dyvjeçare në ekonominë gjermane që nga vitet 1950, pasi ajo u tkurr në 2002 dhe 2003.

    Ekonomia gjermane është vënë nën presion të madh pasi kompanitë industriale të vendit shkurtuan prodhimin përballë kërkesës së brendshme të ndrydhur, rritjes së çmimeve të energjisë dhe rritjes së konkurrencës nga importet kineze.

    Shifrat e fundit treguan se prodhimi u ul ndjeshëm në vitin 2024, me vlerën e shtuar bruto që ra me 3% krahasuar me një vit më parë.

  • Vjollca Hajdari: Diaspora ka një ndikim të madh në procesin zgjedhor

    Vjollca Hajdari: Diaspora ka një ndikim të madh në procesin zgjedhor

    Vjollca Hajdari, njohëse e zhvillimeve politike, ka theksuar rëndësinë e diasporës kosovare në procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si një faktor të fuqishëm në politikën e Kosovës.

    Në një intervistë me Skype për “Lajmet e fundit” në RTK, Hajdari ka shpjeguar ndryshimet që kanë ndodhur në perspektivën e diasporës, e cila, sipas saj, nuk është më “diaspora klasike”.

    “Ky proces është i rëndësishëm sepse diaspora nuk është më ajo diaspora klasike, sepse kjo perspektivë ka ndryshuar. Tani mërgata është aktive, është pjesëmarrëse dhe kontribuon në zhvillimet politike, si në vendin ku jeton, ashtu edhe në veçanti në vendin e origjinës,” ka thënë Hajdari.

    Ajo ka theksuar lidhjet e forta që diaspora ka me Kosovën dhe ndikimin që ka kjo lidhje në pjesëmarrjen e mërgatës në zgjedhje.

    “Ata kanë lidhjet e tyre familjare, janë të lidhur emocionalisht me vendin e tyre, dhe kanë krijuar edhe perspektiva të reja. Ata janë bërë faktorë të rëndësishëm ekonomikë,” ka shtuar Hajdari.

    Ajo gjithashtu ka theksuar se interesimi i diasporës për të marrë pjesë në zgjedhje është rritur.

    “Interesimi është shumë i madh nga mërgata që të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor,” ka thënë Hajdari, duke vënë në dukje se lehtësimet e bëra në krahasim me vitet e kaluara kanë mundësuar një pjesëmarrje më të madhe të mërgatës, jo vetëm përmes rrugës postale, por edhe me udhëtime drejt Kosovës për të votuar.

    “Përpos rrugës postale, pritet që edhe këtë herë mërgata të marrë pjesë në zgjedhjet e drejtpërdrejta,” ka thënë ajo.

    Hajdari ka përmendur edhe rolin e rëndësishëm të ambasadave dhe konsullatave, si dhe përparimin në digjitalizimin e procesit zgjedhor.

    “Digjitalizimi ka luajtur një rol shumë të madh, ku mërgata ka pasur mundësinë të aplikojë përmes sistemit digjital. Janë krijuar pika të caktuara ku ata mund të votojnë, dhe kjo bën që diaspora të jetë më e mobilizuar,” ka shtuar ajo.

    Sipas Hajdarit, kjo është një dëshmi e lidhjes së fortë që ka krijuar diaspora me vendin e lindjes, dhe dëshirës së saj për t’u angazhuar aktivisht në proceset politike të Kosovës.

    “Kjo tregon se mërgata dëshiron të angazhohet dhe të jetë aktive në çdo proces. Është me rëndësi që mërgata të jetë më e involvuar në këto procese,” ka theksuar ajo.

    Megjithatë, Hajdari ka përmendur edhe dyshimet e ngritura për mundësinë e manipulimeve gjatë procesit zgjedhor.

    “Po është dëgjuar për dyshime mbi manipulimet. Megjithatë, kanë qenë raste të izoluara. Siç kam dëgjuar nga mërgata, gjithçka ka shkuar në rregull. Ka pasur ankesa, dhe kanë pasur prononcime edhe disa kandidatë politikë që kanë shprehur vërejtjet e tyre për parregullsi të vogla, por që për këto raste është raportuar,” ka thënë Hajdari.

    Ajo ka shtuar se mekanizmat politikë janë të angazhuar në mënyrë të intensifikuar për të garantuar transparencë në këtë proces.

  • Sot nis periudha e votimit jashtë Kosovës

    Sot nis periudha e votimit jashtë Kosovës

    Sot nis votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    “Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit: duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”.