Category: DIASPORA

  • Sllovenia shihet si vend i mundësisë, mbi 5 mijë kosovarë morën vizë sllovene brenda vitit

    Sllovenia shihet si vend i mundësisë, mbi 5 mijë kosovarë morën vizë sllovene brenda vitit

    Mërgimi vazhdon të mbetet një nga opsionet e para të qytetarëve të Kosovës, e sidomos moshave të reja në Kosovë.

    Duke “mos“ e zgjedhur shumë vendin se ku do të jetojnë, e duke shpresuar për një jetë më të mirë ata largohen nga Kosova drejt vendeve evropiane, cilado qoftë mundësia vetëm e vetëm sipas tyre për t’ia lehtësuar jetën vetës dhe familjes.

    Pagat e ulëta- çmimet e larta , shkollimi jo adekuat pa sigurime shëndetësore e shëndetësi me shumë probleme janë veç disa nga problemet e shumta me të cilat përballen qytetarët e që ndikon në ikjen e tyre nga Kosova.

    Gjermania, Zvicra e Sllovenia mbesin nga vendet më të shpeshta ku drejtohen kosovarët e ku rinisin jetën e tyre me punë, bashkim familjar apo edhe vizë turistike që më pas vazhdohet me ndonjë kërkesë tjetër.

    E pikërisht nga Ambasada e Sllovenisë në Kosovë, për lajmi.net kanë treguar se që nga 1 janari i vitit 2024 deri më 13 dhjetor të po këtij viti janë lëshuar gjithsej 1 mijë 791 leje të para të përkohshme të qëndrimit për arsye të punës, ndërkaq të tilla për bashkim familjar janë lëshuar gjithsej 3 mijë e 695 sosh.

    Kjo Ambasadë gjithashtu ka thënë se këtë vit ka një rënie të mëtejshme të lejeve të cilat janë lëshuar duke u krahasuar me vitet e kaluara, saktësisht më 2023, 2022 e 2021.

    “Trendi i dhënies së lejeve të para të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e Kosovës tregon se në vitin 2021, 2022 ka pasur rritje të lejeve të para të përkohshme të lëshuara, ndërsa në vitin 2023 janë lëshuar 21% më pak leje qëndrimi të përkohshme krahasuar me vitin 2022. (në vitin 202 deri më 13/12) janë lëshuar gjithsej 3695 leje të para për qëndrim të përkohshëm, që tregon një rënie të mëtejshme”,thuhet nga kjo ambasadë.

    Liberalizimi i vizave për Kosovën më 1 janar të këtij viti, ka bërë që askush të mos aplikoj për viza turistike për në Slloveni.

    Ambasada sllovene ka thënë për lajmi.net se Ligji për masat për optimizimin e procedurave të caktuara në njësitë administrative (ZUOPUE) zbatohet në Republikën e Sllovenisë që nga data 25 korrik 2024.

    Ky ligj ndër të tjera, përcakton se njësia administrative ndaj një të huaji që banon ligjërisht në Republikën e Sllovenisë dhe ka paraqitur kërkesë për lëshimin e banesës dhe punës së parë të unifikuar. Leje me qëllim të punësimit me kërkesën e tij, lëshon vërtetimin e kërkesës së paraqitur për lëshimin e lejes së parë të unifikuar, i mundësohet qëndrimi në Republikën e Sllovenisë deri në vendimin përfundimtar për kërkesën.

    Raporti mes Kosovës dhe Sllovenisë vazhdon të mbetet i mirë dhe bashkëpunues, prandaj edhe numri i qytetarëve që shkojnë atje për të punuar kalon numrin një mijë.

    Brenda vitit kosovarët zgjedhin Slloveninë si vend i mundësisë së jetesës e punësimit.

  • “Kaos është tash për tash” – Anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Prishtinës, shkak mjegulla

    “Kaos është tash për tash” – Anulohen disa fluturime nga Aeroporti i Prishtinës, shkak mjegulla

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” në faqen zyrtare ka njoftuar për plot fluturime të anuluara nga ky aeroport dhe drejt aeroportit, si rezultat i mjegullës së madhe, raporton Gazeta Sinjali.

    Fillimisht, një aeroplan që po udhëtonte nga Shtutgarti për në Prishtinë është detyruar të ulet në Aeroportin e Shkupit, ndërsa arritjet e tjera tash për tash nuk mund të zhvillohen.

    Ndërsa te nisjet nga Aeroporti i Prishtinës, bëhet e ditur se gjashtë fluturime janë anuluar.

    Edhe një sinjalizues i Sinjalit ka thënë se është krijuar kaos në aeroport, duke treguar se së paku 5 orë kanë qëndruar në aeroplan.

    “Tani për tani është kaos në airoport, që 5 orë kemi qëndru në airoplan,17:30 kemi pasë mu nisë për Cyrih, tek tani morëm info që nuk do fluturojë.”

    Nisjet:

    Arritjet:

  • ​Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë

    ​Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë

    Muaji nëntor i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm për shqiptarët e Anglisë, pasi që në Manchester është hapur shkolla e parë shqipe, për të gjithë mërgimtarët e për ata që duan të mësojnë në shqip.

    Iniciatore e hapjes së kësaj shkolle është shqiptarja Erisa Isufaj që pati këtë ide qysh nga viti 2018, por gjashtë vite punë rezultuan me hapjen e shkollës “28 Nëntori”, më 30 nëntor.

    Isufaj: Shumë shqiptarë në Manchester e kanë dashur shokllën shqipe

    “Si fillim dua të them që vendosëm datën 30 nëntor, pasi emri i shkollës që kemi është “28 Nëntori”…Organizimi shkoi shumë mirë, ishin të pranishëm shumë shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre të cilët më kanë mbështetur. Gjithashtu, ishin të ftuar disa vendas të cilët kanë vendosur të na mbështesin…Ideja për të pasur një shkollë shqipe në Manchester, mendoj që është brenda shumë shqiptarëve që jetojnë këtu, nuk është se unë jam personi i vetëm që e kam pasur dëshirë. Shqiptarët kanë ardhur në Manchester minimumi para 25 vitesh ose më tepërt dhe nga ai moment ka pasur njerëz që kanë pasur dëshirë të hapin një shkollë shqipe”, tha Isufaj.

    Ajo tregon se ka shumë mërgimtarë që dëshirojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhën shqipe, duke mos harruar gjuhën dhe traditat e Kosovës dhe Shqipërisë. Nxënësit do mund të fillojnë mësimin nga data 11 janar i vitit 2025.

    Isufaj: Është një shkollë alternative

    “Kjo është një shkollë alternative, do të thotë që janë shkolla që nuk janë nga e hëna në të premte, janë vetëm një herë në javë. Do të jetë çdo të shtunë nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do mundohemi që fëmijët duke qenë të moshave të ndryshme të këtë një mësues, disa nxënës në tri grupe të ndryshme. Do të jetë 1 orë e gjysmë mësim të shkruajmë, të lexojmë, të ndihmojmë fëmijët të flasin shqip. Do flasim për historinë e Shqipërisë, të Kosovës që ata të njihen me vendin e tyre dhe normalisht gjysmë orëshi i fundit do i kushtohet kulturës, ku do e përfshijmë me arte, me veshje, me kërcime tradicionale”, tha ai.

    Isufaj tregon për sfidat që kaloi gjatë procedurës së hapjes së shkollës. Ajo tregon se shpresa e të mësuarit në shqip për fëmijët e saj e të komunitetit shqiptar në Manchester, nuk e kanë ndaluar atë në këtë rrugëtim.

    Isufaj: T’i mësosh gjuhën shqipe është një detyrë ekstra

    “Ne kemi zgjedhur t’i lindim fëmijët këtu ose t’i sjellim në një moshë të caktuar. Unë mendoj që ne duke i sjell këtu e kemi detyrim që minimumi t’u mësojmë gjuhën shqipe, por normalisht prindërit kanë angazhime. Jeta nuk është e thjeshtë dhe t’i mësosh gjuhën shqipe është një detyrë ekstra dhe jo të gjithë e kanë kohën, mundësinë apo durimin. Unë mendoj që duke pasur një shkollë shqipe të gjithë e gjejnë kohën që një herë në javë e kanë mundësinë që t’i sjellin fëmijët aty…Fëmijët janë të emocionuar… Të gjithë fëmijët këtu e kanë një komunitet të vet ku mblidhen fëmijët apo të rriturit, kurse fëmijët shqiptar që jetojnë në Manchester nuk e kanë një komunitet ku mund të bëhen bashkë, ku mund të mësojnë gjuhën shqipe sepse ne do të flasim për historinë tonë, ne do flasim për traditat, do mësojmë vallet tona, pra ata do kenë një lloj identiteti”, tha ajo

    Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë, interesimet e aplikimet e nxënësve vetëm se kanë ardhur. Ajo tregon se si munden prindërit ti regjistrojnë fëmijët e tyre.

    Isufaj: Ka interesim për t’i regjistruar fëmijët në shkollën shqipe

    “Ka pasur interesim, normalisht ky është viti i parë dhe unë prisja të ishte më pak numri i nxënësve. Për momentin kemi krijuar një klasë me 20 nxënës, të cilët janë të grup-moshave të ndryshme nga 5 deri në 15 vjet. Normalisht unë kam një staf, nuk do jem vetëm, janë disa mësuese që do më ndihmojnë për shkollën dhe do i ndajmë në grupe të ndryshme. Ne gjithashtu e kemi mundësinë kur fëmijët nuk mund të vijnë në shkollë fizikisht, kemi ofruar mundësinë që ta kryejnë mësimin online dhe online jemi nga e hëna në të premte nga ora 17:00 deri në 20:00. Është faqja në Facebook ku munden të më shkruajnë, jemi në përpunim të ueb faqes të shkollës dhe besoj se për një muaj do jetë aktive, numri im është aty”, tha ajo.

    Ani pse është shkollë shqipe, librat që do t’i përdorin nuk do jenë librat që përdorin në Kosovë dhe Shqipëri.

    Isufaj: Ambasada e Kosovës na kanë ofruar librat

    “Nga pjesa e shtetit kosovar ajo që kam pasur mundësi të kem është që Ambasada e Kosovës na kanë ofruar librat. Librat që janë për fëmijët në diasporë, janë libra dhe pako të cilat janë vetëm për librat e diasporës”, tha ajo

    Isufaj pret që ta fillojnë vitin sa më mbarë dhe të rriten me vite si shkolla e parë shqipe në Manchester.

  • “Nga Kosova 200 mijë qytetarë kanë ik prej zorit”

    “Nga Kosova 200 mijë qytetarë kanë ik prej zorit”

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova.

    Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të punës është shkaku kryesor i këtij fenomeni.

    “Dhe emigracioni pse bëhet pyetja themelore, është kjo: sepse nuk ka vend në të reja të punës”, deklaroi Kastrati.

    Duke përdorur të dhëna statistikore për të ilustruar shkallën e problemit, ai tha se Kosova ka pësuar një rënie të konsiderueshme të popullsisë në vitet e fundit.

    “Po të gjykojmë nga njëqind e tridhjetë e sa mijë banorë më pak, mirëpo nëse merret lindja, trendi lindjeve minus vdekjet, atëherë do të kishte pasë mundësi të ishin 2 milionë […] ti sot i ke potencialisht katërqind mijë më pak”, shtoi ai në ATV.

    Kastrati ka lidhur emigrimin direkt me keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive ekonomike në vend.

    “Këto së bashku me këtë 200 mijë afërsisht që kanë emigru dhe kanë emigru shumë si është shumë qartë për shkak të keqqeverisjes në rastin e parë apo të mos qeverisjes hiç në rastin e dytë”, tha deputeti Kastrati.

  • Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen

    Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen

    Mustafa Nanto duke falënderuar komunitetin shqiptarë ne Zvicër dhe gazetarët për bashkëpunimin, ka thëne se “kjo dorëheqja ime, është diçka e natyrës personale…”.

    Me dorëheqjen e tij, Zvicra mbetet pa ambasador shqiptare dhe ende nuk dihet se kush do te zëvendësoj Nanon.

  • Shpërndanin drogë në Greqi/ Arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    Shpërndanin drogë në Greqi/ Arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga antidroga e Patras. Sipas Policisë, janë arrestuar katër persona dhe janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuane.

    Sipas informacioneve, katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia.

    Mirëpo, ata nuk i kanë shpëtuar radarit të efektivëve të Departamentit të Drogës në Policinë e Patrës, të cilët i kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre për më shumë se 4 muaj.

    Kontrollet në banesat e 4 trafikantëve dhanë rezultat, pasi u sekuestrua një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë. Spiralja duket se ka tregtuar drogë në të paktën 100 raste.

  • Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës, u bë promovimi i dy veprave të rëndësishme letrare

    Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës, u bë promovimi i dy veprave të rëndësishme letrare

    Mbrëmë në sallën qendrore të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës, u bë promovimi i librit në vargje “ Të fluturosh atje ku nuk ishe” i autores Miradije Kurtishi – Maliqi dhe i romanit “ Hanna” i krijueses së re Fatmire Zeneli Sopa.

    Fillimisht mbi 50- të, vetave dashamirës të zjarrtë të fjalës së shkruar artistike u është drejtuar zonja Shukrije Ramadani, zëvendësamasadore e Republikës së Kosovës në Bern.

    Zonja , Ramadani duke i dëshiruar secilit mirëseardhje pahumbur kohë ka prezantuar të gjithë krijuesit që ishin të paraparë për leximin e vargjeve të tyre, apo vlerësimin kritik të veprave në fjalë.

    Pastaj, fjala i është dhënë zonjës , Monika Zguro, aktualisht ushtruese e detyrës së Ambasadorit fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bern të Zvicrës.

    Zonja, Zguro të gjitha ngjarjet që janë në funksion të gjuhës dhe kulturës sonë i çmon lartë. Ndër të tjera ajo uron që kjo traditë e promovimit të letërsisë dhe kulturës sonë të vazhdohet edhe në të ardhmen, jo vetëm në Zvicër, por në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët .

    Image

    Foto nga vendi i ngjarjes

    Foto galeri

    Ndërkaq ,zonja Shqipe Bytyqi veprimtare e dalluar dhe autore e disa librave me poezi nëpërmjet dhembjes dhe emocioneve të pa përshkruara ka folur mbi jetën dhe krijimtarinë letrare të autores së njohur Miradije Kurtishi- Maliqi,e cila vdiq më 24 maj të vitit 2023.

    Meqenëse, zonja Maliqi ka lënë pas vetes 14 – të, libra në poezi dhe prozë, si dhe disa dokumentar, ku ajo ka qenë bashkautore dhe skenariste e tyre, ishte e pamundur që në këtë mbrëmje me kohë të kufizuar t’u bëhet analizë veç e veç.

    Maliqi deri në çastet kur u nda nga jeta nuk pushoi s’ shkruari . Ajo prozën dhe poezinë i kishte ushqimin më të preferuar të shpirtit të saj.

    Duke e njohur përkushtimin e pashoq të Miradijes, në avancimin e letërsisë shqipe, krahas letërsive tjera evropiane , kolegët e saj po ashtu krijues të suksesshëm në Zvicër, përkatësisht në Kosovë, zonja, Shqipe Bytyçi dhe Dan Ibrahimi ,kanë përzgjedhur disa prej poezive të saj, të lëna në dorëshkrim, të cilat janë përmbledhur në librin me titull “Të fluturosh atje ku nuk ishe”

    Libri dritën e botimit e pa falë ndihmës materiale të bashkëshortit të Miradijes, Rexhepit dhe dy çunave të saj të mrekullueshëm Fisnikut dhe Rilindit.

    Me punime kushtuar zonjës, Miradije Maliqi ,sonte janë paraqitur: Shukrije Ramadani, Shqipe Bytyçi, Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Isuf Sherifi, Hyrije Jusufi etj.

    Këta autorë gjatë leximit të tyre i kanë shoqëruar tingujt e butë dhe tërheqës të kitarës, ekzekutuar me mjeshtri të rrallë nga Jela Berisha, nxënëse e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, në Ostermundigen të Bernës.

    Kurse një vështrim të gjerë kritik dhe me përmbajtje të pasur mbi biografinë dhe veprat e zonjës Miradije Maliqi, e ka bërë poeti dhe studiuesi i njohur i letërsisë sonë z. Shefqet Dibrani .

  • Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me 12 kilogramë kokainë

    Arrestohet shqiptari në Austri, kapet me 12 kilogramë kokainë

    Një shqiptar raportohet se ka rënë në prangat e policisë austriake.

    36-vjeçari u kap me një sasi prej 12 kilogramë kokainë në vlerë prej 1.2 milionë eurosh.

    Mediat atje njoftojnë se arrestimi u bë të dielën, pas një kontrolli të kryer, ku në veturën e tij me targa gjermane u gjet kjo sasi e drogës.

    Dhe, sipas drejtorit të policisë së Tirolit, Helmut Tomac, droga e kapur është më e madhja në këtë zonë.

    Thuhet se burri shqiptar jetonte në Itali, por po udhëtonte drejt veriut.

    Dyshimet ndaj tij u shtuan pasi që ai ishte kontradiktor në shpjegimet e tij për destinacionin e udhëtimit dhe qëllimin.

    Vetura e të dyshuarit u dërgua në Komisionariatin e Policisë, ku u çmontua plotësisht për të gjetur sasinë e kokainës.

    Deri më tani thuhet se 36 vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë për autoritetet austriake, të cilët kanë nisur një hetim për të zbuluar se kush qëndron pas kësaj sasie kokaine.

  • Norvegji, nga janari 2025 mund të regjistrohen vetëm automjetet elektrike

    Norvegji, nga janari 2025 mund të regjistrohen vetëm automjetet elektrike

    Duke filluar nga viti 2025, në Norvegji nuk do të regjistrohen më makina me motorë benzinë apo naftë, duke i hapur rrugën një të ardhmeje me emetime zero.

    Norvegjia ka qenë një lider global në promovimin e elektromobilitetit. Të dhënat tregojnë një rritje të vazhdueshme të përdorimit të makinave elektrike në këtë vend skandinav:

    • Në vitin 2022, 80% e regjistrimeve të reja ishin makina elektrike.
    • Në vitin 2024, kjo shifër arriti në 95%.
    • Në shtator 2024, numri i makinave elektrike në rrugët e Norvegjisë tejkaloi për herë të parë numrin e makinave me motorë me djegie të brendshme.

    Si ia Doli Norvegjia?

    Qeveritë norvegjeze kanë zbatuar një sërë masash stimuluese dhe ndëshkuese që kanë favorizuar makinat elektrike

    • Taksa mbi emetimet: Kostot për blerjen e makinave me motorë të brendshëm janë rritur në mënyrë të vazhdueshme për shkak të taksave të larta të bazuara në emetimet e gazrave të dëmshëm.
    • Përjashtimi nga taksat: Deri në vitin 2022, blerja e makinave elektrike ishte pa taksa dhe pa TVSH.
    • Tarifa të reduktuara: Shoferët e makinave elektrike paguajnë vetëm 70% të tarifave të rrugës që nga viti 2023.

    Infrastrukturë Moderne për Karikim

    Një nga elementet kyçe të suksesit të Norvegjisë është infrastruktura e avancuar për karikimin e makinave elektrike:

    • Stacionet e karikimit të shpejtë janë instaluar në të gjitha rrugët kryesore.
    • Stimujt për karikimin në shtëpi dhe karikimin publik janë ndihmuar me subvencione, edhe pse karikimi në stacionet publike mbetet më i shtrenjtë.

    Ndërsa vendet e BE-së vazhdojnë të diskutojnë mbi ndalimin e motorëve me djegie të brendshme deri në vitin 2035, Norvegjia ofron një model të suksesshëm se si politika e qëndrueshme dhe masat stimuluese mund të transformojnë tregun e automjeteve. Kalimi në makina elektrike nuk ka ndodhur brenda natës: Norvegjia filloi të vendosë bazat për këtë ndryshim që në vitin 1990, me taksa të para që favorizonin elektromobilitetin.

    Me këtë ritëm, Norvegjia do të arrijë një tranzicion të plotë nga motorët me djegie të brendshme një dekadë para objektivave të BE-së, duke vendosur një standard për vendet e tjera.

  • Mërgimtarit i kërkohet leje nga Serbia për t’u martuar në Gjermani, kërkon ndihmën e shtetit të Kosovës

    Mërgimtarit i kërkohet leje nga Serbia për t’u martuar në Gjermani, kërkon ndihmën e shtetit të Kosovës

    Endrit Elmazi, qytetari nga Kosova që disa vite jeton dhe punon në Gejrmani.Së fundi, Endriti është përballuar me një ngjarje absurde pasi në dokumentet në shtetin gjerman figuron me dy kombësi: shqiptar dhe serb.

    Në një letër publike drejtuar ministrës Donika Gërvalla, Elmiu shpreh mllefin për këtë situatë që e bën të ndjehet i fyer, andaj kërkon ndërhyrje që kjo gjë mos të ndodh më.

    Gjithashtu, Endritit i është kërkuar që të merr leje nga Serbia për tu martuar. Ja letra e plotë e mërgimtarit Endrit Elmazi dërguar ministrës Gërvalla.

    Letër e hapur për Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës

    E nderuar Ministre,

    Me dhimbje dhe indinjatë të thellë po ju drejtohem sot për t’ju informuar për një situatë absurde dhe ofenduese me të cilën jam përballur në Gjermani.

    Familja ime është detyruar të largohet nga trojet tona për shkak të represionit dhe dhunës së regjimit serb. Sot jetojmë në Gjermani, por edhe këtu, pas kaq shumë vitesh, trashëgimia e një padrejtësie vazhdon të na ndjekë. Në regjistrat e Gjermanisë, unë dhe shqiptarë të tjerë nga Kosova figurojmë si qytetarë me dy kombësi: shqiptare dhe “serbe.”

    Kohët e fundit, u detyrova të deklaroj me shkrim se nuk ndihem serb dhe nuk jam serb. Për më tepër, më është kërkuar që të marr leje nga Serbia për t’u martuar – një kërkesë që është jashtëzakonisht fyese për dinjitetin tim dhe për identitetin tim si shqiptar nga Kosova.

    Është e papranueshme që unë, një qytetar i Kosovës, vend që ka shpallur pavarësinë e tij dhe është njohur nga shumë vende të botës, të trajtohem ende si një qytetar i Serbisë në dokumentet ndërkombëtare. As unë, as familja ime nuk kemi pasur kurrë ndonjë lidhje me Serbinë. Ne jemi shqiptarë nga Kosova dhe asgjë tjetër.

    Ju bëj thirrje që ta ngrini këtë çështje në mënyrë urgjente me autoritetet ndërkombëtare. Është detyrë e institucioneve tona që të mbrojnë qytetarët e Kosovës dhe të sigurojnë që ne të mos përballemi më me këto lloj padrejtësish dhe poshtërimesh.

    Pavarësia e Kosovës nuk është vetëm një çështje juridike, por edhe një çështje dinjiteti për secilin prej nesh. Si mund të lejojmë që, 16 vite pas shpalljes së pavarësisë, shqiptarët e Kosovës të trajtohen ende si shtetas të Serbisë?

    E lus Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës të ndërmarrë hapa konkretë për t’i dhënë fund kësaj situate absurde dhe për të mbrojtur të drejtat tona si qytetarë të një shteti të pavarur.

    Me respekt,

    Endrit Elmazi