Category: DIASPORA

  • Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

    Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

    Sipas Indeksit të Progresit Njerëzor 2025 (HPI), të publikuar nga revista prestigjioze CEOWORLD, Zvicra është renditur e para ndër 196 shtete për cilësinë e jetës.

    Kjo renditje merr parasysh faktorë të ndryshëm si jetëgjatësia, cilësia e arsimit, stabiliteti politik, të ardhurat për frymë, infrastruktura, sistemi shëndetësor dhe të drejtat civile. Kombinimi i këtyre elementeve e ka pozicionuar Zvicrën si vendin më të avancuar në aspektin e mirëqenies dhe zhvillimit njerëzor.

     

    Më herët, Zvicra u shpall gjithashtu “vendi më i mirë në botë” në një sondazh tjetër të realizuar nga US News & World Report, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e saj si një nga vendet më tërheqëse për jetë dhe punë në nivel global.

  • Fakulteti i Bujqësisë në Itali përfshihet nga flakët– studentët largohen me urgjencë

    Fakulteti i Bujqësisë në Itali përfshihet nga flakët– studentët largohen me urgjencë

    Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo.

    Flakët, që filluan nga çatia gjatë punimeve, u përhapën shpejt, duke rrezikuar laboratorët e kimisë dhe gjenetikës ku ruheshin substanca shumë të ndezshme, përfshirë 500 litra cilindra me etanol dhe azot.

    Si pasojë, studentët, mësuesit dhe stafi u evakuan menjëherë nga ambientet e universitetit, ndërsa u krijua një kordon sigurie me rreze 500 metrash, duke përfshirë edhe një hotel pranë zonës së zjarrit. Njësitë e zjarrfikësve, me ndihmën e forcave të specializuara të ushtrisë, po punojnë intensivisht për fikjen e flakëve.

    Bashkia e Viterbos i ka bërë apel banorëve të mos i afrohen zonës së operacioneve dhe të mbajnë dritaret e shtëpive të mbyllura në një rreze prej një kilometri për shkak të tymit të dendur që është i dukshëm nga shumë pika të qytetit. Policia lokale ka bllokuar rrugët hyrëse në vendin e ngjarjes për të siguruar mbarëvajtjen e ndërhyrjeve.

    Situata vijon të monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.

  • Kapet në kufi me 11 kallashnikovë – Doganierët kroatë ndalojnë një kosovar

    Kapet në kufi me 11 kallashnikovë – Doganierët kroatë ndalojnë një kosovar

    11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova.

    Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.

    Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës.

    Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.

    Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, policia kroate do të dorëzojë kallëzim penal kundër shoferit dhe bashkëudhëtarit.

  • Rumani: Taksisti vret ish të dashurën shtatzënë në sy të vajzës së saj të vogël

    Rumani: Taksisti vret ish të dashurën shtatzënë në sy të vajzës së saj të vogël

    Një personazh televiziv është qëlluar për vdekje përpara vajzës së saj të vogël pas një sulmi të tmerrshëm në një rrugë të Rumanisë.

    Teodora Marcu, 23-vjeçare, u qëllua katër herë ndërsa po ecte me vajzën e saj të vogël dhe kushërirën në periferi të Bukureshtit rreth orës 19:00 të së shtunës mbrëma.

    E reja, e cila në atë kohë ishte 26-javëshe shtatzënë, u vra nga ish-partneri Robert Lupu.

    Teodora Marcu was walking with her young child when she was shot dead

    Taksisti 49-vjeçar, dyshohet se e kishte qëlluar me pistoletë Marcun përpara se të qëllonte veten me një pistoletë tjetër disa orë më vonë, thanë burimet gjyqësore për Libertatea.

    Dëshmitarët thanë për mediat lokale se i dyshuari kishte ndjekur ish-partneren e tij, duke iu afruar me qetësi para se të nxirrte një armë dhe ta qëllonte nga një distancë e afërt.

    Marcu u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën t’ia shpëtonin jetën.

    23-vjeçarja u bë e famshme si një konkurrente në versionin rumun të “Love Island” të transmetuar në vitin 2022.

    Ajo kishte folur për marrëdhëniet e saj të tensionuara me Lupun dhe mori një urdhër mbrojtjeje kundër tij në vitin 2021.

    She was 26 weeks pregnant with her second child when she was attacked

    Police found her ex-partner Robert Lupu at a residential complex soon after. He shot himself as officers surrounded him, local media reports.

  • Ishin nisur për në punë, detaje nga tragjedia e mërgimtarëve në Itali: Viktima e dytë dyshohet të jetë nga Malisheva

    Ishin nisur për në punë, detaje nga tragjedia e mërgimtarëve në Itali: Viktima e dytë dyshohet të jetë nga Malisheva

    Një mëngjes i kombshëm është shënuar sot për tri familje nga Kosova, pasi fëmijët e tyre u aksidentuan rëndë në Itali, atje ku jetonin e vepronin.

     

    Siç merr vesh GazetaDemos nga burimet e veta, dy nga tre mërgimtarët e aksidentuar, kanë humbur jetë si pasojë e plagëve të marra.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se viktima e identifikuar tashmë, është nga komuna e Deçanit, fshati Dashinoc, i riu 22-vjeçar, Driton Sadikaj.

    Ndërsa, për viktimën e dytë, për Demos familjarët e viktimës Sadikaj bëjnë me dije se është nga komuna e Malishevës.

    Personi i tretë i lënduar ng ky aksident momenalisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa ende nuk dihen të dhënat tjera për të.

    Aksidenti tragjik ndodhi teksa të lartëcekurit ishin nisur për në punë.

     

  • Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot për fëmijët në Gaza

    Ambasadori palestinez në OKB shpërthen në lot për fëmijët në Gaza

    Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, ka shpërthyer në lot gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme, teksa foli për tragjedinë që po ndodh në Gaza.

    Duke folur me një zë të dridhur dhe me sy të mbushur me lot, Mansour përshkroi realitetin tronditës që po përjetojnë fëmijët palestinezë, veçanërisht ata që po vuajnë nga uria dhe pasojat e bombardimeve.

    “Dhjetëra fëmijë po vdesin nga uria. Imazhet e nënave që përqafojnë trupat e tyre të palëvizshëm, ua përkëdhelin flokët, u flasin, u kërkojnë falje. Është e padurueshme. Si mund ta bëjë dikush? Më falni, z. President. Kam nipër e mbesa. E di çfarë nënkuptojnë ata për familjet e tyre, dhe të shohësh këtë situatë mbi palestinezët pa pasur zemër për të bërë diçka, është përtej aftësisë së çdo qenieje normale njerëzore për ta toleruar”, tha ai.

    Gjatë fjalimit, Mansour përmendi edhe rastin tragjik të mjekes palestineze, Dr. Alaa al-Najjar, e cila humbi nëntë nga dhjetë fëmijët e saj, të cilët mbërritën të vdekur dhe të djegur në spitalin ku ajo punonte.

    Momenti kulmoi kur ai u përlot dhe u detyrua ta ndërpresë për pak çaste fjalën e tij, duke lënë një sallë të tërë në heshtje dhe tronditje.

  • Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

    Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

    Günter Krings, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU në Gjermani, ka bërë thirrje për një zgjerim të fluturimeve të tilla në lidhje me fluturimin e fundit të dëbimit të kosovarëve dhe shqiptarëve nga Hanoveri.

    “Ky është më shumë se një simbol”, i tha ai televizionit “Welt”.

    “Këto fluturime duhet të intensifikohen. Ne kemi nevojë për më shumë fluturime të tilla dëbimi dhe masa dëbimi, sepse ligji i azilit ka dy anë: Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për të – por edhe të dëbojmë ata që nuk kanë nevojë për të ose që e kanë humbur atë duke kryer akte të dhunshme”, shtoi Krings.

    Kjo ka të bëjë gjithashtu me “t’ua bëjmë të qartë njerëzve: Ata që duhet dhe mund të largohen nga vendi nuk mund të presin të vazhdojnë të marrin të njëjtin nivel mbështetjeje nga shteti gjerman”.

     

    Në lidhje me fluturimet e dëbimit, Krings gjithashtu mbështeti “sistemin e paraburgimit në pritje të largimit për kriminelët, në veçanti, dhe uljen e përfitimeve për të gjithë ata që duhet dhe mund të largohen nga vendi”.

    Një aeroplan i cili u nis nga aeroporti Hannover-Langenhagen të hënën drejt Prishtinës dhe Tiranës, thuhet se mbante rreth 70 persona që duhej të largoheshin nga vendi, përfshirë kriminelë të dënuar.

  • Ministrat e BE-së miratojnë fondin e ri të armëve prej 150 miliardë eurosh

    Ministrat e BE-së miratojnë fondin e ri të armëve prej 150 miliardë eurosh

    Bashkimi Evropian miratoi të martën krijimin e një fondi të BE-së për armët prej 150 miliardë eurosh.

    Kjo nismë u nxit nga frika e një sulmi rus në vitet e ardhshme dhe dyshimet rreth angazhimeve të sigurisë së SHBA-së ndaj kontinentit, raporton Reuters.

    Miratimi, nga ministrat e vendeve të BE-së që u takuan në Bruksel, ishte hapi i fundit ligjor në krijimin e skemës së Veprimit të Sigurisë për Evropën (SAFE), duke përdorur huamarrjen e përbashkët të BE-së për t’u dhënë kredi vendeve evropiane për projekte të përbashkëta mbrojtës.

  • Kadeti Arlind Sadiku diplomon në Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point

    Kadeti Arlind Sadiku diplomon në Akademinë Ushtarake prestigjioze West Point

    Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses studimet në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara – West Point, një ndër institucionet më prestigjioze ushtarake në botë.

    Në ceremoninë solemne të diplomimit, ku morën pjesë kadetë nga vende të ndryshme të botës demokratike, i pranishëm ishte edhe Presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump.

    Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi rëndësinë e edukimit në këtë akademi elitare dhe përgjegjësitë që mbartin liderët e rinj në karrierën e tyre ushtarake. Presidenti Trump përgëzoi kadetët për përkushtimin, punën dhe suksesin e arritur.

    Pas diplomimit, Kadeti Sadiku do të vazhdojë kontributin e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ndarë përvojat dhe njohuritë e fituara me pjesëtarët e tjerë të FSK-së.

    Angazhimi i tij synon forcimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të vendeve partnere.

  • Sekretari i NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

    Sekretari i NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi, pashmangshëm do të diskutohet në Samitin e Tiranës

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.

    Rutte tha se KFOR-i është në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnjë e Hercegovinë për të ofruar siguri dhe se për këtë çështje ka folur edhe dje në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, që u mbajt në Antalia të Turqisë.

    Rutte e ritheksoi edhe bisedën shumë të rëndësishme, që sipas tij, e ka pasur me presidentin serb Vuçiq.