Category: DIASPORA

  • Deri në 20 minuta, shkurtohet koha e pritjes për të dalë nga Kosova

    Deri në 20 minuta, shkurtohet koha e pritjes për të dalë nga Kosova

    Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se është shkurtuar koha e pritjes për hyrje/daljet e Kosovës.

    Në përditësimin e fundit të kësaj qendre, deri në 20 minuta është regjistruar koha e pritjes për të dalë nga pika kufitare e Merdarës.

    Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, pritjet janë edhe më të vogla e që arrijnë deri në 10 minuta.

     

  • Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

    Pesë të vdekur në një aksident në Luksemburg, dyshohet se tre prej tyre janë shqiptarë

    Të hënën në mbrëmje ndodhi një aksident i rëndë midis një veture dhe një furgoni në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg.

    Bilanci, sipas medias infos.rtl.lu është shumë i rëndë: pesë personat që ndodheshin në të dyja mjetet kanë humbur jetën.

    Nga ky aksident raportohet se të vdekur kanë mbetur tre shqiptarë, fotografitë e të cilëve janë publikuar ne grupe të shqiptarëve që jetojnë në Luksemburg.

    Por, identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar as nga autoritetet në Luksemburg dhe as nga ato shqiptare, apo kosovare.

    Sipas mediave në Luksemburg, të dy automjetet u përplasën ballë për ballë, pas së cilës morën flakë. Të dy mjetet u shkatërruan plotësisht nga zjarri.

  • Të paktën 16 palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza

    Të paktën 16 palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza

    Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 16 palestinezë në të gjithë Gazën të enjten dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë në jug të enklavës, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, ndërsa banorët raportuan bombardime të përforcuara në periferi të qytetit të Gazës.

    Ushtria izraelite po përgatitet të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, qendrën më të madhe urbane të enklavës, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për ta rishqyrtuar operacionin, nga frika se një sulm i tillë do të shkaktonte viktima të shumta dhe do të detyronte rreth një milion palestinezë të braktisnin shtëpitë e tyre.

    Banorët e Qytetit të Gazës kanë raportuar se shumë familje po largohen nga shtëpitë, duke u drejtuar kryesisht drejt bregdetit, ndërkohë që forcat izraelite bombarduan periferitë lindore të Shejaia, Zeitoun dhe Sabra.

    Vdekjet e së enjtes e çuan në 71 numrin e palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

  • Qetësi në pikat kufitare, kolona vetëm në dalje të Merdarës deri në 40 minuta

    Qetësi në pikat kufitare, kolona vetëm në dalje të Merdarës deri në 40 minuta

    Në pikat kufitare të vendit mëngjesi ka nisur i qetë me kolona të pakta në numër.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona ka vetëm në dalje të Merdarës deri në 40 minuta.

    Në hyrjet dhe daljet në pikat tjera kufitare kolona nuk ka aspak.

  • Vdes edhe gazetari i pestë nga sulmi izraelit në Spitalin Nasser

    Vdes edhe gazetari i pestë nga sulmi izraelit në Spitalin Nasser

    Një tjetër gazetar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga sulmi izraelit mbi Spitalin Nasser në Gazën jugore, raporton BBC.

    Ahmad Abu Aziz është konfirmuar si viktima e pestë në mesin e gazetarëve të vrarë nga ky sulm ajror i së hënës. Më herët, ishte raportuar për katër gazetarë të vrarë në të njëjtin incident.

    Sipas raportimeve, një nga gazetarët e vrarë dhe një nga të plagosurit ishin kontraktorë për agjencinë Reuters, ndërsa një tjetër ishte i lidhur me Associated Press. Një gazetar tjetër punonte për agjencinë Al Jazeera, me seli në Katar.

    Zyrtarët në Gaza kanë thënë se Spitali Nasser u godit dy herë të hënën, me një bilanc prej të paktën 20 të vdekur, përfshirë punonjës shpëtimi dhe civilë.

  • Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

    Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

    Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot vetëm se kanë filluar të ndodhin në dalje.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

    Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta.

    Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

  • Incident në aeroport/ Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

    Incident në aeroport/ Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

    Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në pezullimin e përkohshëm të fluturimeve. Sipas mediave të huaja incidenti ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit kur dy aeroplanët, me destinacion Parisin dhe Gjibraltarin, prekën krahët ndërsa po shkonin drejt pistës. Më pas ata u kthyen në vendet e tyre të parkimit, ku pasagjerët zbritën pa lëndime.

    Një pasagjere në fluturimin për në Gjibraltar e përshkroi incidentin si ndjenjën e të gjithë aeroplanit duke u dridhur, duke e krahasuar përplasjen me një aksident me makinë. Ajo tha se zjarrfikësit dhe ekipet e sigurisë ishin në vendngjarje, ndërsa pasagjerët prisnin brenda derisa të përfundonin kontrollet e nevojshme.

     

    EasyJet tha se kishte nisur një hetim të menjëhershëm për incidentin. Kompania tha se pasagjerët zbritën në mënyrë të sigurt, u morën kuponë për pije freskuese dhe se avionë të tjerë ishin planifikuar të operonin fluturimet.

     

  • Shkaktoi aksident të rëndë, i riu nga Kosova dënohet me gati 4 vjet burgim dhe dëbim nga Zvicra

    Shkaktoi aksident të rëndë, i riu nga Kosova dënohet me gati 4 vjet burgim dhe dëbim nga Zvicra

    Një kosovar është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet.

    Kështu mori vendim Gjykata Federale e Zurichut.

    Kjo pasi që në vitin 2019, asokohe si 19 vjeçar, i riu nga Kosova kishte shkaktuar aksident të rëndë.

    Siç raporton gazeta 24 heuers.ch, ai ishte i specializuar dhe punonte si mekanik.

    I njëjti e kishte huazuar një veturë BMW, me 600 kuajfuqi të cilit ia kishte ndërruar edhe performancat pa ndonjë autorizim paraprak.

    Kosovari në Dietikon kishte bërë vozitje të rrezikshme, ku në zonën 60 km/h kishte lëvizur me shpejtësi prej 74 kilometrash në orë.

    Në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kishte pësuar një vajzë 4 vjeçare, e cila ishte në rrezik për jetën.

    Pos, dëbimit i riu duhet të vuajë burgimin prej afro 4 vjetësh (46 muajsh) dhe duhet të paguajë kompensimin për dëmet morale dhe materiale.

  • Varroset sot në Fortesë të Rahovecit 4-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër

    Varroset sot në Fortesë të Rahovecit 4-vjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër

    Katërvjeçari Lean Popaj, i cili vdiq të hënën pasi u godit nga një veturë në Zvicër, do të varroset sot në Kosovë.

    Fshati Fortesë i Rahovecit njoftoi se ai do të varroset në vendin prej nga vjen familja e tij.

    “Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 14 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Fortesë”, thuhet në njoftim.

    “Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

    Vogëlushi vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, e përplasi 4-vjeçarin nga Kosova, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, siç kanë shkruar mediat në Zvicër.

  • Tragjike në Greqi! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza

    Tragjike në Greqi! 55-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza

    Një 55-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Greqi, ditën e sotme, më 4 gusht.

    Ai ishte raportuar i zhdukur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa disa orë më pas u zbulua pa shenja jete në një rezervuar të ujërave të zeza në zonën Dafnes, Heraklion.

    Sipas mediave greke, trupi i pajetë u nxor nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendin e ngjarjes. Operacioni i pompimit të ujërave të zeza u ndërmor pas dyshimeve se një shtetas shqiptar mund të kishte rënë në rezervuar.

    Abcnewsal, raporton se 55-vjeçari ishte raportuar i zhdukur në mëngjes, çka mobilizoi autoritetet për kërkime intensive në zonë.

    Shkaqet e sakta të vdekjes janë ende nën hetim, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike. Autoritetet kompetente po vijojnë hetimet paraprake.