Category: DIASPORA

  • Prindërit e “braktisin” djalin e tyre në aeroportin e Barcelonës për të mos humbur fluturimin

    Prindërit e “braktisin” djalin e tyre në aeroportin e Barcelonës për të mos humbur fluturimin

    Një situatë sa e rrallë, aq edhe komike ka ndodhur në fund të korrikut në aeroportin El Prat të Barcelonës.

    Dhe pikërisht aty ishte vendi ku një çift prindërish vendosi t’i thotë “mirupafshim” djalit të tyre 10-vjeçar – duke e lënë vetëm.

    Arsyeja? Pasaporta e tij kishte skaduar dhe kërkohej vizë.

    Zgjidhja e prindërve? Të hipnin vetë në aeroplan me fëmijën tjetër dhe të linin të voglin në mes të terminalit.

    Sipas mediave spanjolle dhe një videoje virale në TikTok nga një koordinatore fluturimi, situata ishte “komplet surreale”.

    Djaloshi i vetëm mes portave të kontrollit shpjegonte qetësisht se “mami e babi janë në aeroplan, unë jam këtu… se më mungon një vizë”.

    Çifti justifikoi veprimin duke thënë se nuk donin të humbnin biletat dhe se kishin njoftuar një të afërm për të marrë djalin.

    Por Guardia Civil nuk e pa me të njëjtin humor – fluturimi u ndalua, prindërit u zbarkuan dhe përfunduan në polici, së bashku me djalin që i kishin “harruar”.

  • Kosovari në Gjermani gjobitet me 7 mijë e 200 euro për vetëpunësim të rremë

    Kosovari në Gjermani gjobitet me 7 mijë e 200 euro për vetëpunësim të rremë

    Punëtori kosovar i ndërtimit punonte njëkohësisht si punonjës dhe “i vetëpunësuar” për të njëjtën kompani. Gjobitet nga Dogana e Regensburgut

    Dogana në Regensburg ka zbuluar një rast tjetër të vetëpunësimit të rremë: Një shtetas kosovar u dënua së fundmi nga Gjykata e Landit të Regensburgut me një gjobë prej 7,200 €. Arsyeja ishte pjesëmarrja e tij në një skemë në të cilën ai ishte regjistruar si person i vetëpunësuar në letër, por në realitet punonte si punonjës i rregullt, transmeton albinfo.ch.

    Ai, fillimisht ishte punësuar nga një kompani ndërtimi në rrethin Kelheim, i nënshtruar kontributeve të sigurimeve shoqërore. Më vonë, i përmenduri ka themeluar biznesin e tij, por ka vazhduar të punonte për të njëjtën kompani: tre ditë në javë si punonjës, dy ditë si një kontraktor gjoja i vetëpunësuar. Ai e vazhdoi këtë model për më shumë se një vit.

    Kontrolli Financiar i Punës së Paligjshme i Zyrës Kryesore të Doganës së Regensburgut zbuloi se vetëpunësimi i tij ishte vetëm një pretendim, shkruan presseportal.de.

    “I përmenduri përdorte mjetet e kompanisë, nuk kishte makineri të vetat, asnjë reklamë të vetën dhe asnjë klient tjetër”, thonë në Drejtorinë e Kontrollit Financiar të Punës së Paligjshme të Zyrës Kryesore të Doganës së Regensburgut.

    Orari i tij i punës vazhdoi gjithashtu të bazohej në orarin e kompanisë së ndërtimit.

    Faturat që ai paraqiti ishin madje edhe të shkruara nga vetë kompania.

    Kjo praktikë rezultoi në humbje prej mbi 100,000 eurosh për sigurimet shoqërore.

  • Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare

    Nuk ka pritje të gjata në asnjërën nga pikat kufitare

    Mërgimtarët këtë mëngjes të së mërkurës nuk po presin gjatë për të hyrë në Kosovë.

    Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare, përpos te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova pritjet shkojnë deri në 10 minuta.

    Gjendja është e njëjtë në të gjitha pikat kufitare.

  • Francezi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar foshnjat nga kulla që po digjej në Paris

    Francezi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar foshnjat nga kulla që po digjej në Paris

    Një kujdestar hero ndihmoi në shpëtimin e dy foshnjave nga kati i gjashtë i një pallati që po digjej në Paris.

    Fousseynou Cissé, 39 vjeç, tha se ‘nuk mendoi dy herë’ për rrezikun ndërsa qëndronte në një prag jashtë dritares së ndërtesës, për të ndihmuar ata që ishin brenda.

    Pamjet e tregojnë atë duke qëndruar pranë dritares së mbushur me tym të zi, duke u sinjalizuar atyre që ishin brenda t’ia kalonin fëmijët e tyre.

    Ai së pari ndihmon një foshnjë pesëmuajshe dhe ia jep foshnjën një burri në ndërtesën tjetër, përpara se të bënte të njëjtën gjë me një fëmijë njëvjeçar.

    Kujdestari i shkollës shpëtoi gjithashtu dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur nga ndërtesa që po digjej në skajin verior të qytetit të premten.

    Duke folur për Le Parisien, një gazetë franceze, ai tha: ‘Duke pasur parasysh sasinë e tymit, ata dhe fëmijët e tyre mund të ishin mbytur’.

    ‘Shpresa e tyre e fundit ishte të hidheshin nga dritarja. Nuk ia bëra vetes këtë pyetje. Jeta e tyre ishte në rrezik. Nuk mendova dy herë’, shtoi ai.

    Cisse ishte shtrirë në divan pasi ishte kthyer në shtëpi nga puna kur ndjeu tymin nga ndërtesa aty pranë, dhe pa një nënë që mbante fëmijën e saj jashtë dritares.

    Pasi i tha gruas së tij të evakuohej me fëmijën e tyre dyvjeçar, ai filloi të ndihmonte fqinjët e tij.

    “Mendova se do të vdisja me fëmijët e mi”, tha Naomi, një nga nënat e shpëtuara, pas zjarrit.

    Mediat lokale raportojnë se dhjetë banorë janë dërguar në spital për thithje tymi.

    Duke folur për X (ish Tëitter), Rémi Féraud, një senator, shkroi: “Kurajo mbresëlënëse që shpëtoi jetë. Fousseynou Cissé është një hero që meriton admirimin tonë dhe njohjen e Parisit”.

    Eurodeputeti francez Matthieu Valet shkroi: “Duke u përballur me vdekjen, i armatosur vetëm me trimërinë e tij, ai shpëtoi Naomie, dy fëmijët e saj, foshnjën pesëmuajshe të një fqinji dhe fëmijën e saj tjetër një vjeç e gjysmë. Pa armë. Pa helmetë. Vetëm guximi i tij”.

  • Një maroken ia përplas kokën për muri polices në Zagreb

    Një maroken ia përplas kokën për muri polices në Zagreb

    Policia e Zagrebit ka paraqitur kallëzim penal ndaj një shtetasi 32-vjeçar të Marokut me status të mbrojtjes ndërkombëtare, i dyshuar se të dielën në Stacionin e Autobusëve e ka sulmuar fizikisht një police, dhe për shkak të rrezikut për rendin publik, mund t’i anulohet mbrojtja dhe të deportohet.

    Pas hetimit penal, i dyshuari është dorëzuar në mbajtje, ndërsa kallëzimi penal për dyshimin për kryerjen e veprës penale të përdorimit të forcës ndaj personit zyrtar është dorëzuar në Prokurorinë kompetente, njoftoi policia e Zagrebit.

    I dëbuar më parë nga disa shtete europiane

    Policia thekson se për këtë rast e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme për rrethanat që paraqesin rrezik për rendin publik. Si rrjedhojë, mund të merret vendim për anulimin e statusit të mbrojtjes ndërkombëtare, që i ishte dhënë shtetasit të Marokut në vitin 2015, dhe në fund ai mund të dëbohet nga Republika e Kroacisë. Përndryshe, marokeni ishte dëbuar më parë nga disa shtete europiane, përfshirë Gjermaninë dhe Danimarkën, për shkak të përsëritjes së veprave penale dhe kundërvajtjeve.

    Detaje të sulmit dhe arrestimit

    Ai u arrestua në orët e vona të së hënës në zonën e Trnjës, ku ishte fshehur pas sulmit. Incidenti ndodhi rreth orës 18:15, kur policja tentoi ta legjitimonte marokenin në hapësirat e stacionit të autobusëve. Gjatë këtij procesi, ai papritur e goditi atë me grusht dhe më pas ia përplasi kokën për muri. Policja ra në tokë, ndërsa i dyshuari u arratis kur në vendngjarje kaloi një punëtore e pastrimit, shkruan Jutarnji.

    Pas lokalizimit nga ana e policisë, ai tentoi të ikte sërish dhe kundërshtoi arrestimin, ndaj ndaj tij u përdorën mjete të detyrimit. Policja u trajtua në Qendrën Klinike “Sestara milosrdnica”.

    Sindikata e Policisë së Kroacisë (SPH) shprehu të hënën shqetësim të thellë për sulmin ndaj polices në Zagreb, duke theksuar se ky nuk është një incident i izoluar dhe kërkoi dënime më të rënda për sulmet ndaj zyrtarëve policorë.

     

  • Shpërthime dhe zjarr në qendër të Berlinit, mbyllen rrugët përreth

    Shpërthime dhe zjarr në qendër të Berlinit, mbyllen rrugët përreth

    Një zjarr i madh ka përfshirë katin e sipërm të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim e sipër në Berlin, vetëm 250 metra larg selisë së partisë Union Kristian Demokrat (CDU), duke shkaktuar shqetësim dhe panik në zonë.

    Sipas raportimeve të agjencisë Anadolu, mbi 100 zjarrfikës u angazhuan menjëherë për të përballuar flakët në ndërtesën që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Kurfürsten” me rrugën “Schill”. Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, u dëgjuan tri shpërthime të fuqishme, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga cilindrat e gazit të përdorur gjatë punimeve ndërtimore.

    Si pasojë, autoritetet mbyllën rrugët përreth duke krijuar bllokime të mëdha në trafik, ndërkohë që hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka të lënduar apo viktima.

  • Ishulli grek në flakë, banorët ikin nga shtëpitë mes tymit dhe panikut

    Ishulli grek në flakë, banorët ikin nga shtëpitë mes tymit dhe panikut

    Dhjetëra zjarrfikës po përpiqen për të dytën ditë radhazi, që nga e hëna, të kontrollojnë një zjarr të madh në ishullin grek të Kiosit, ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhra të rinj evakuimi për banorët.

    Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, 190 efektivë janë angazhuar në përballjen me flakët në këtë ishull lindor të Egjeut.

    Ata mbështeten nga 35 automjete, pesë helikopterë dhe dy aeroplanë që kryejnë hedhje uji nga ajri. Përpjekjet janë vështirësuar nga erërat e forta që fryjnë që prej së dielës.

    Objektivi kryesor i zjarrfikësve është të pengojnë përhapjen e zjarrit në zonat e banuara dhe në rajonet jetësore për prodhimin e mastihas – një rrëshirë natyrale që mblidhet nga pemët e mastikës dhe ka rëndësi ekonomike për ishullin.

    Autoritetet kanë dërguar alarme emergjente në telefonat celularë, duke u bërë thirrje banorëve të evakuojnë 16 fshatra, lagje dhe vendbanime në periferi të qytetit të Kiosit, që kur flakët shpërthyen të dielën në mesditë.

    Departamenti i Zjarrfikësve ka njoftuar gjithashtu për tri vatra të ndara zjarri, të cilat shpërthyen të dielën në mëngjes dhe mesditë, pranë qytetit të Kiosit.

    Një ekip i specializuar për hetimin e zjarrvënieve është dërguar në ishull për të përcaktuar shkaqet e mundshme të zjarrit. Shkalla e përhapjes së flakëve është konsideruar aq serioze, sa qeveria greke ka dërguar përforcime dhe pajisje nga pjesë të tjera të vendit, si përmes rrugëve ajrore, ashtu edhe detare.

    Raportimet e mediave lokale flasin për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me furnizimin me ujë, që kanë prekur jetën e përditshme të banorëve dhe kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarreve.

    Zjarret në pyje janë të shpeshta gjatë verës në Greqi, për shkak të kushteve të nxehta dhe të thata.

    Megjithatë, autoritetet thonë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto zjarre gjithnjë e më të mëdha dhe më të shpeshta.

    Një nga fatkeqësitë më të rënda ndodhi në vitin 2018, kur një zjarr masiv përfshiu qytetin bregdetar të Matit, në lindje të Athinës, duke vrarë mbi 100 persona, përfshirë edhe ata që u mbytën duke u përpjekur të shpëtonin nga flakët.

    Përballë rreziqeve të shtuara, qeveria greke ka deklaruar se këtë verë do të dislokojë një numër rekord zjarrfikësish dhe do të dyfishojë flotën e dronëve për monitorim dhe ndërhyrje.

    Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile, rreth 18,000 pjesëtarë të personelit të përhershëm dhe sezonal do të mobilizohen, të mbështetur nga mijëra vullnetarë.

  • Pasagjerja alarmon stafin, pasi sheh se një pjesë e aeroplanit “po hiqej” pak para ngritjes

    Pasagjerja alarmon stafin, pasi sheh se një pjesë e aeroplanit “po hiqej” pak para ngritjes

    Një pasagjere e një aeroplani të “American Airlines” nga Dallas për në Los Angeles është alarmuar kur pa punonjësit në pistë duke hequr një pjesë nga krahu i aeroplanit dhe duke u larguar me të.

    E shqetësuar, ajo njoftoi stafin duke thënë: “Një pjesë e aeroplanit nuk është e ngjitur”.

    Incidenti thuhet se shkaktoi frikë te disa pasagjerë, ndërsa ekuipazhi kërkoi verifikim nga teknika.

    Megjithatë, siç është thënë më tej, pjesa e hequr ishte një panel i jashtëm dhe nuk përbënte rrezik për fluturimin.

    Çështja “u rregullua” dhe aeroplani vazhdoi udhëtimin pa vonesa të mëdha.

  • Ky është vrasësi 21-vjeçar që dje bëri masakër në një shkollë në Graz

    Ky është vrasësi 21-vjeçar që dje bëri masakër në një shkollë në Graz

    Deri më tani nuk dihet shumë për vrasësin e masakrës së Grazit në Austri, një 21-vjeçari vrau nxënës dhe më pas veten në një shkollë të mesme.

    Ajo që dihet, siç shkruajnë mediat austriake, është se Artur A. jetonte ende me nënën e tij në zonën e Grazit, ishte i vetmuar dhe kishte braktisur shkollën.

    Në një foto, i riu shihet në një fotografi me një mace.

    21-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij në Karlsdorf, pranë Grazit. Babai i tij thuhet se ishte armen dhe prindërit e tij ishin të divorcuar. Fqinjët e përshkruajnë Artur A. si një djalë të qetë, “introvert” që nuk përshëndeti kurrë askënd.

    Artur A., pasi vrau dhjetë veta me armë zjarri të martën në një shkollë në Graz të Austrisë, vrau edhe veten.

    Në mesin e viktimave ishte Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçe nga Kosova. Ajo jetonte në Graz dhe vijonte mësimet në shkollën që ishte vendi i ngjarjes së masakrës.

  • Flet gjyshi i vajzës nga Kosova që humbi jetën në Austri, tregon si e kuptuan lajmin

    Flet gjyshi i vajzës nga Kosova që humbi jetën në Austri, tregon si e kuptuan lajmin

    Vajza nga Kosova, Lea Bajrami është në mesin e dhjetë viktimave të sulmit me armë që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Graz të Austrisë.

    Gjyshi i të ndjerës, Muhabi Bajrami ka dhënë detaje si e morën vesh dhe si e pritën lajmin për vdekjen e saj.

    “Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes”.

    “Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’”, ka rrëfyer ai për TËVË1.

    Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, mëngjesin e së martës janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë.