Category: DIASPORA

  • Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij

    Aksident me fatalitet në Itali: Humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij

    Një aksident tragjik ndodhi të mërkurën mbrëma në Bolonja, përpara një karburanti, ku pas përplasjes së dy makinave ka ndërruar jetë një djalë 7-vjeçar me origjinë shqiptare.

    Makinat në Granarolo u përplasën ndërsa po përpiqeshin të shmangnin një skuter elektrik të drejtuar nga një 46-vjeçar dhe babai i të miturit shqiptar, ashtu si edhe shoferi tjetër mbetën të plagosur dhe ndodhen në spital.

    Mediat italiane raportojnë se ishte ora 8  e mbrëmjes kur djali i vogël, në makinë me të atin, u përfshi në përplasjen “kokë më kokë” të makinës së tyre tip Volkswagen me një Renault Clio.

    Nga përplasja, fëmija, i cili sipas gjetjeve fillestare nga karabinierët nuk kishte vendosur rripin e sigurimit  pësoi lëndime shumë serioze, të cilat nuk i lanë asnjë shans për mbijetesë.

    Babai, 34 vjeç me origjinë shqiptare, banues në Minerbio, dhe shoferi tjetër, një njëzetvjeçar nga Bentivoglio, u ndihmuan nga mjekët dhe u transportuan me lëndime të rënda në spitalin e Maggiores.

    Kryetari i bashkisë së Granarolos, Alessandro Riçi shprehu zemërimin e tij për infrastrukturën rrugore, sapo mësoi lajmin.

    Do të kontaktoj Anasin (kompaninë që menaxhon rrugën) dhe Prefekturën duke filluar nga sot. Është më thelbësore se kurrë që të instalohet një kamerë shpejtësie në atë vend, siç është kërkuar disa herë. Ky është një vend ku kanë ndodhur aksidente shumë të rënda kohët e fundit“, tha ai për mediat.

  • Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku shqiptar

    Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku shqiptar

    Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.

    Lajmin e ka konfirmuar vetë Ambasada e Shqipërisë në Kanada, teksa ambasadorja Artemis Kosta Malo, ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit.

    Agron Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios, njofton tch.

    Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme.

    Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London, në provincën e Ontarios.

    Humbja e tij la një boshllëk të madh jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që patën fatin ta njihnin e ta vlerësonin. Në këto momente të vështira, shpreh gjithë mbështetjen time dhe uroj forcë dhe durim familjes së Dr. Alija për të përballuar këtë humbje. U prehsh në paqe, Dr. Alija. Kujtimi për ty do të qëndrojë përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona, me respekt, mirënjohje dhe mall të thellë për njeriun fisnik, mjekun e përkushtuar dhe mikun e dashur që ishe”, shkruan ambasadorja shqiptare.

  • U ther me thikë në fyt, si erdhi deri te vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali?

    U ther me thikë në fyt, si erdhi deri te vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Itali?

    23-vjeçari, Hekuran Cunami, me prindër shqiptarë, ka vdekur javën që lamë pas, si pasojë e plagëve të marra nga një therje me thikë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në njërin prej parkingjeve të Universitetit të Peruxhias në Itali.

    Sipas mediumit italian La Repubblica, i ndjeri është therur me thikë në fyt.

    Alba Kepi,  tha se deri te vdekja e të riut shqiptar, erdhi si pasojë e një përleshje mes viktimës dhe miqëve të tij me disa persona të tjerë në një klub nate.

    Sipas Kepit, me thikë është sulmuar edhe vëllai i viktimës, Samuel Cunami.

    Ndryshe, katër persona janë nën hetim lidhur me rastin, por ende nuk është zbuluar i dyshuari kryesor.

  • Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

    Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

    Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur brenda një familje kosovare më 10 tetor në Gjermani, në qytetin e Siegenit.

    Atje një burrë nga Kosova dyshohet se ka mbytur gruan e tij e më pas edhe veten.

    Informacionet fillestare klankosova i  ka siguruar përmes lexuesve të vet, e më pas është interesuar dhe ka dërguar pyetje në Policinë e Siegenit.

    Autoritetet gjermane e kanë konfirmuar rastin përmes një përgjigje.

    Policia zbuloi detaje rrëqethëse për ngjarjen.

    “Në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 10 tetor, një operacion policor u zhvillua në një kompani në Siegen. Punonjësit kishin gjetur të varur në një sallë të kompanisë (Maccostrase në lagjen Eiserfeld). Viktima (39-vjeçar) ishte po ashtu punonjës i kompanisë”, deklaron policia për Klankosova.tv.

    Hetimet treguan se nuk kishte prova për ndonjë krim dhe se vdekja cilësohej si “Vetëvrasje”.

    Por, më vonë, po atë ditë, gruaja e viktimës raportohet se u gjet e vdekur në banesën e tyre në Siegen.

    Për shkak të ngjarjes, u krijua një skuadër e veçantë që do ta hetonte rastin. Pas autopsisë së bërë në trupin e 40-vjeçares, e cila konfirmohet të jetë shtetase gjermane, u konstatua se ajo është mbytur.

    Sipas policisë së Siegenit, nuk ka prova se dikush jashtë kësaj familje mund të jetë i përfshirë, dhe se i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj.

    “Në bazë të gjetjeve të deritanishme tregohet fuqishëm se bashkëshorti 39-vjeçar është përgjegjës për vdekjen e 40-vjeçares. Hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe ende janë duke vazhduar. Rezultate të mëtejshme priten”, thuhet tutje në përgjigjen e policisë.

    Bëhet e ditur se çifti bashkëshortor ka dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht janë nën kujdesin e Zyrës së Mirëqenies së të Rinjve.

    Interesant është fakti se për rastin nuk është raportuar ende nga asnjë media në Gjermani, dhe këtë e konfirmon edhe Policia.

    Prandaj, sipas përgjigjes, policia tha se meqë nuk ka pasur asnjë kërkesë nga mediat, është vendosur që, për të mbrojtur privatësinë e të mbijetuarve – veçanërisht të fëmijëve – të mos bëhet asnjë komunikim i qëllimshëm me shtypin.

  • Rregullat e reja për hyrje/dalje hyjnë në fuqi nga 12 tetori, Zyra e BE’së del me njoftim për kosovarët

    Rregullat e reja për hyrje/dalje hyjnë në fuqi nga 12 tetori, Zyra e BE’së del me njoftim për kosovarët

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë më njoftim lidhur me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi nga 12 tetori, për hyrje-daljet në BE.

    Nga kjo datë, Sistemi i Hyrjes/Daljes do të regjistrojë gradualisht të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e udhëtimit dhe të dhënat biometrike, shkruan Rilindjashqiptare.

    Këto rregulla vlejnë për shtetasit që nuk janë anëtarë të BE’së e që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në shtetet brenda unionit.

     

  • “Një zë për çlirimtarët”, veteranët e UÇK-së protestojnë edhe në Tiranë

    “Një zë për çlirimtarët”, veteranët e UÇK-së protestojnë edhe në Tiranë

    Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, në një konferencë për media të mbajtur në Tiranë, ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të mbahet pikërisht në kryeqytetin shqiptar, pas atyre të mbajtur në Prishtinë dhe Hagë.

    Kjo protestë do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’ më 17 tetor, me fillim nga ora 17:00, me moton “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”.

    “Arsyeja tashmë është e qartë. Padrejtësia që po ushtrohet nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne, bashkëluftëtarët dhe kategoritë e dala nga lufta shprehim mirënjohje të përhershme për shtetin shqiptar, për përkrahjen dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj kësaj çështje madhore kombëtare. Mesazhi ynë është i qartë: Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë që po iu bëhet atyre”, deklaroi Gucati në këtë konference.

    “Prandaj sot, nga kjo tryezë, iu drejtohemi të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë, partive politike shqiptare, sidomos në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni: bashkohuni me ne në këtë protestë paqësore në Tiranë. Kjo nuk është çështje e disa individëve, por çështje dinjiteti, sakrifice dhe e së vërtetës sonë historike. Le të ngrihemi të gjithë si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për t’iu kundërvënë padrejtësisë. Ju mirëpresim të gjithëve në Tiranë”, theksoi ai.

    ““Ne jemi shqiptarë dhe na bashkon një gjuhë e një flamur. Ai flamur është flamuri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në sheshin ‘Skënderbej’, më 17 tetor nga ora 17:00, bashkohemi të gjithë të protestojmë kundër padrejtësisë që po bëhet në Hagë”, tha Gucati.

  • Tragjike në Austri: Një serb vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

    Tragjike në Austri: Një serb vret gruan, plagos vajzën dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

    Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Vjenë, ku një burrë me origjinë serbe vrau bashkëshorten e tij, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, dhe më pas kreu vetëvrasje në veturën e tij.

    Sipas raportimeve nga Austria, krimi ndodhi në lagjen Leopoldstadt, pranë ndërtesës ku jetonte familja. Policia u mobilizua në të gjithë qytetin për të kapur autorin, i cili më pas u gjet pa shenja jete.

    Trupi i gruas u gjet para apartamentit, ndërsa në ndërtesë policia gjeti vajzën 24-vjeçare dhe një djalë 26-vjeçar, të dy të plagosur rëndë. Vajza është në gjendje kritike për jetën. Fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan të shtëna, raporton nova.rs.

    .

    Autori u përpoq të largohej me një veturë “Mercedes”, por u kap i plagosur rëndë, duke ndërruar jetë më pas. Hetimet kanë konfirmuar se nuk ka pasur ndërhyrje nga policia, dhe vdekja e tij konsiderohet vetëvrasje.

    Në apartament ishin edhe dy fëmijë të tjerë që panë ngjarjen, por nuk pësuan lëndime. Policia urdhëroi banorët të mos dilnin në rrugë, dhe disa rrugë u bllokuan për siguri.

    Motivi i krimit nuk është i qartë, por një prej mundësive që po hetohet është se çifti po përgatitej për shkurorëzim, i cili pritej të ndodhte së shpejti.

  • “Liria ka Emër”, përfundon protesta në Hagë

    “Liria ka Emër”, përfundon protesta në Hagë

    Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin special në Hagë, ku pjesëmarrës ishin qindra mijëra shqiptarë nga anë e kënd bota.

    Në këtë protestë paqësore u bë thirrje që të ndalen padrejtësitë në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të tjerë, transmeton Klankosova.tv.

    Para protestueseve performoi edhe Arif Vladi, duke i emocionuar me këngë atdhetare.

  • ”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

    ”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

    Përveç mërgatës nga Italia, edhe shqiptarët nga Gjermania po mobilizohen fuqishëm për protestën e 14 shtatorit në Hagë kundër Gjykatës Speciale.

    Në një prononcim për  Klan Kosova, mërgimtari Ferik Hasani nga Gjermania tha se interesimi është i madh dhe se shumë bashkatdhetarë janë të gatshëm të udhëtojnë për të ngritur zërin e tyre kundër padrejtësive që, sipas tij, po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së.

    “Jemi duke u përgatitur me autobusë drejt Hagës. Do të marrë pjesë një mërgatë shumë e madhe. Do të mblidhemi si mërgimtarë dhe do të ngremë zërin tonë përballë një padrejtësie që po ndodh tash gati pesë vjet. Komandantët tanë që dikur ishin udhëheqës të lirisë sot po gjykohen në Hagë, ndërsa bota po hesht ndaj sakrificës së tyre. Vetëm nga Shtutgarti janë dhjetë autobusë që do të nisen, por edhe shumë të tjerë me vetura private”, u shpreh Hasani.

     

  • Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë ngjallin shqetësime për aviacionin civil të Evropës

    Dronët rusë në hapësirën ajrore të Polonisë ngjallin shqetësime për aviacionin civil të Evropës

    Inkursioni i dronëve rusë në Poloni ka rigjallëruar shqetësimet për sigurinë në lidhje me cenueshmërinë e transportit ajror civil në Evropë, thanë ekspertët e aviacionit dhe sigurimeve, trazirat më të fundit me të cilat përballen linjat ajrore nga përshkallëzimi i konfliktit global.

    Të mërkurën në mëngjes, Polonia rrëzoi dronë në hapësirën e saj ajrore me mbështetjen e avionëve ushtarakë nga aleatët e saj të NATO-s, hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore dihet se ka qëlluar gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

    Aeroportet e Varshavës Chopin dhe Modlin, si dhe aeroportet e Rzeszoë dhe Lublin në lindje të vendit, u mbyllën përkohësisht para se të rifillonin operacionet.

    Vendet që kufizohen me Ukrainën kanë raportuar raketa ose dronë rusë që kanë hyrë herë pas here në hapësirën e tyre ajrore që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022, por jo në një shkallë kaq të madhe, dhe nuk dihet nëse i kanë rrëzuar ato.

    LIDHJET AJRORE ME MË PAK OPSIONE, KOSTOT MË TË LARTA

    Zonat e konfliktit në rritje në të gjithë botën kanë rritur barrën mbi operacionet dhe fitimprurësinë e linjave ajrore, duke shtuar shqetësimet për sigurinë dhe duke prishur udhëtimet, raporton Reuters.

    Me mbylljen e hapësirës ajrore rreth Rusisë dhe Ukrainës, në të gjithë Lindjen e Mesme, midis Indisë dhe Pakistanit dhe në pjesë të Afrikës, linjat ajrore mbeten me…

    Rrugët devijuese shtojnë kostot e karburantit të linjave ajrore dhe zgjasin kohëzgjatjen e udhëtimit. Eurocontrol, një agjenci koordinimi me 41 vende, ka thënë se hapësira ajrore e mbyllur e Ukrainës ka shtuar mbingarkesën në qiellin e rajonit.

    Që nga tetori i vitit 2023, shumë transportues ndërkombëtarë kanë pezulluar fluturimet në rajon për shkak të frikës nga ndërhyrjet me raketa dhe dronë.

    Incidenti i së mërkurës me dronë pasoi përpjekjen e Izraelit të martën për të vrarë udhëheqësit politikë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha.

    Ndërprerjet e fluturimit ishin relativisht të kufizuara sepse inkursioni me dron ndodhi herët në mëngjes, përpara se shumë linja ajrore të kishin filluar të fluturonin.

    Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian tha se nuk nevojitej asnjë këshillë për inkursionin me dron për shkak të natyrës së tij të përkohshme, duke shtuar se autoritetet e aviacionit të Polonisë ishin në gjendje ta trajtonin mjaftueshëm incidentin.

    LINJAT AJRORE SHQYROJNË RREZIQET

    Analistët e aviacionit thonë se linjat ajrore janë gjithnjë e më të kujdesshme ndaj rreziqeve që paraqesin inkursionet në zonat e fluturimit civil.

    “Kjo është një thirrje zgjimi, mendoj, për të gjithë në Evropë që mund ta presin këtë më shpesh”, tha Eric Schouten, kreu i konsulencës së sigurisë Dyami.

    Dy burime të larta të tregut të sigurimeve të aviacionit thanë se tregu po i ndiqte nga afër ngjarjet në Poloni dhe Katar.

    Autoriteti i aviacionit civil të Polonisë dhe shërbimi i navigimit ajror nuk iu përgjigjën një kërkese për koment mbi masat shtesë të marra për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore.

    SKENARI MË I KEQ

    Skenari më i keq për linjat ajrore që fluturojnë pranë një zone konflikti është një aeroplan që goditet  aksidentalisht ose qëllimisht  nga armë.

    Në një incident të tillë, në dhjetor, një fluturim i Azerbajxhanit Airlines u rrëzua në Kazakistan, duke vrarë 38 persona. Aeroplani u rrëzua aksidentalisht nga mbrojtja ajrore ruse, sipas presidentit të Azerbajxhanit dhe burimeve të Reuters.

    Në vitin 2020, një aeroplan pasagjerësh ukrainas u shënjestrua gabimisht dhe u shkatërrua nga operatorët iranianë të mbrojtjes ajrore.