Category: KURIOZITETE

  • Mos i mbillni këto bimë pranë domateve, mund ta ngadalësojnë rritjen e tyre

    Mos i mbillni këto bimë pranë domateve, mund ta ngadalësojnë rritjen e tyre

    Në kopshtari, zgjedhja e bimëve që mbillni së bashku mund të ketë një ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Disa bimë bashkëveprojnë në mënyrë të dobishme me njëra-tjetrën, ndërsa të tjerat mund të kenë një efekt të dëmshëm në shëndetin dhe rritjen e perimeve.

    Domatet janë ndër speciet më të njohura dhe më të kultivuara, por jo çdo bimë është e mirë për t’u mbjellë pranë tyre.

    Më poshtë paraqesim bimët që nuk rekomandohen të mbillen pranë domateve, me qëllim shmangien e problemeve të mundshme dhe sigurimin e kushteve më të mira për rritjen dhe rendimentin e tyre.

    Misër

    Misri tërheq dëmtues të tillë si “krimbat e misrit”, të cilët, përveç sulmit të misrit, mund të dëmtojnë seriozisht domatet. Këta dëmtues mund të zvogëlojnë zhvillimin dhe shëndetin e bimëve.

    Patëllxhan

    Edhe pse shumë njerëz mbjellin domate dhe patëllxhanë së bashku, kjo nuk rekomandohet. Të dyja bimët janë të ndjeshme ndaj njollave kafe, të cilat mund të përhapen lehtësisht nga një bimë në tjetrën, ku mund të shkatërrojnë të gjithë të korrat.

    Patate

    Patatet dhe domatet janë të prirura ndaj të njëjtave sëmundje, siç është plagja e tokës. Mbjellja e këtyre bimëve në afërsi të ngushtë rrit rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve që mund të shkatërrojnë të dyja bimët.

    Arre

    Edhe pse është e rrallë të mbillen arra pranë domateve, është e rëndësishme të dihet se arrat lëshojnë kimikate në tokë që ndërhyjnë në rritjen e bimëve të tjera. Edhe barërat e këqija kanë vështirësi të rriten pranë arrave, kështu që është mirë që të dy llojet të mbahen larg njëra-tjetrës.

    Lakër, lulelakër, brokoli dhe lakër brukseli

    Lakra është një nga armiqtë më të mëdhenj të domateve, pasi konsumon një sasi të madhe mineralesh nga toka, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e domateve. Të dyja bimët kërkojnë shumë burime për t’u rritur, dhe në “konkurrencë” me lakrën, domatet shpesh mbeten pa lëndët ushqyese të nevojshme.

  • Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

    Këto çajra ju qetësojnë dhimbjet e barkut

    Problemet me aparatin tretës dhe cikli menstrual mund të shkaktojnë jo pak dhimbje.

    Shikoni më poshtë disa kura natyrale si të qetësoni një stomak të trazuar.

    1. Kur përjetoni ndjesinë e të përzierave, rekomandohet që të përgatisni këtë përzierje: Pak ujë tonik, kanellë, kopër, nenexhik dhe xhinxher. Lëreni per disa minuta që të gjithë përbërësit të lëshojnë enzimat aktive dhe më pas konsumojeni esëll.

    2. Çaji i orizit nuk është asgjë më shumë sesa uji i orizit të zierë. Zieni gjysmë gote oriz në 6 gota ujë për 15 minuta , e më pas këtë ujë pijeni. Mund t’i shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

    3. Çaj xhenxhefili dhe mente
    Shtoni gjysmë luge xhinxher dhe disa gjete mente në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 deri në 10 minuta. Pasi të jetë ftohur pak konsumojeni, dhe do të shihni se sa shpejt do të qetësoheni nga dhimbja e barkut.

  • Horoskopi ditor, e shtunë 25 prill 2026

    Horoskopi ditor, e shtunë 25 prill 2026

    Dashi

    Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ju realizohet sipas planeve. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do jene gati te hedhin çdo lloj hapi ne mënyrë qe te ndryshojnë sa me shpejt statusin. Ne planin financiar do ju duhet shume mund dhe sakrifica për te ruajtur një gjendje sa me te qëndrueshme.

    Demi

    Do bini dakord për gjithçka sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do mbetet e mire. Ne shume momente do ndiheni si ne ëndërr. Beqaret do kalojnë shume vështirësi për ta bere për vete personin qe pëlqejnë, por ne fund do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar do hasni goxha probleme dhe vështirësi. Do jete e vështirë te mund te ruani ekuilibrin.

    Binjaket

    Dite e begate kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne disa momente do u duket sikur jeni ne ëndërr dhe gjithçka qe ndjeni nuk është e vërtete. Ja qe edhe ne realistet mund te ndodhin gjera te jashtëzakonshme. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sesa te hidhen ne “sulm” dhe te mos arrijnë atë qe duan. Ne planin financiar duhen marre gjerat me seriozisht.

    Gaforrja

    Mos bëni gabim te filloni aventura me persona te tjerë sot nëse jeni ne një lidhje. Jo vetëm qe do shkatërroni gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot, por nga ana tjetër do lëndoheni tej mase. Beqaret do kenë tërheqje fizike ndaj disa personave, por nuk do kenë guxim t’iu shprehin. Ne planin financiar do kryeni shpenzime te pamenduara dhe gjendja do mbetet delikate.

    Luani

    Nëse kohet e fundit keni pasur probleme serioze ne jetën tuaj ne çift, sot qielli i dashurisë do jete i kaltër dhe me diell. Gjithçka do filloje te zgjidhet dalëngadalë. Beqaret do jene te turpshëm dhe te rezervuar, prandaj nuk do e ndryshojnë dot statusin. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini ta stabilizoni gjendjen me shpejt nga sa mendonit.

    Virgjeresha

    Do ketë disa debate te vogla sot ne jetën tuaj ne çift, por gjithçka do zgjidhet me shpejt nga sa mendonit. Do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Beqaret me ne fund do fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme dhe plot emocione. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me katastrofa nëse nuk bëni kujdes dhe nuk shpenzoni pa mbarim.

    Peshorja

    Dite mjaft e qete dhe pa as problemin me te vogël kjo e sotmja. Beni atë qe ndjeni pa menduar për te nesërmen. Beqaret sado qe do mundohen nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Me financat mos bëni asnjë çmenduri nëse nuk doni qe gjendja te përkeqësohet se tepërmi. Tregohuni te arsyeshëm.

    Akrepi

    Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar ne mënyrë te menjëhershme për ta. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një lidhje. Financat do jene shume me te qëndrueshme dhe me pozitive se me pare. Do keni mundësi te hiqni edhe disa para mënjane.

    Shigjetari

    Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa delikate dhe te mbushur me mosmarrëveshje. Kujdes! Beqaret do realizojnë një takim vendimtar qe ne pret e para te mëngjesit dhe shume gjera do ju ndryshojnë. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Edhe ne planin financiar do jeni me fat dhe do i kryeni me qetësi shpenzimet e nevojshme.

    Bricjapi

    Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën tuaj ne çift. Do e zgjidhni gjithçka me kujdes dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do jene sensuale dhe joshës, por te pavendosur për te filluar një lidhje. Edhe për disa kohe do mbeteni vetëm. Te ardhurat do vijnë duke u rritur fale një shume parash qe do merrni nga një pune e kryer se fundmi.

    Ujori

    Marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme sot. Shume gjera do sqarohen njëherë e përgjithmonë dhe do e shihni te ardhmen me një sy tjetër. Beqaret do lodhen pak se kërkuari, por ne fund do e gjejnë personin i cili do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do e kaloni periudhën delikate ne te cilën ishit futur.

    Peshqit

    Tregohuni te matur sot kur te flisni me partneri tuaj sepse ne te kundërt mund te bëni gabime te cilat ai nuk do mund t’ua fale dot. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan, por ne fakt mundësitë për te krijuar një lidhje serioze do jene te pakta. Fale ndikimit te planetëve, perspektivat financiare do jene goxha te mira. Do ndiheni te qete.

  • ChatGPT jashtë funksionit

    ChatGPT jashtë funksionit

    ChatGPT është i paarritshëm për shumë njerëz në mbarë botën.

     

    Aplikacioni nuk po u përgjigjet kërkesave të përdoruesve dhe, për disa, vetë faqja nuk po hapet.

    Aktualisht nuk dihet se sa do të zgjasë ndërprerja, por shërbimi është kryesisht i padisponueshëm ose funksionon me vështirësi të mëdha.

  • Era e gatimit nuk po del nga shtëpia? Ky truk e zhduk për 10 minuta pa hapur dritaret

    Era e gatimit nuk po del nga shtëpia? Ky truk e zhduk për 10 minuta pa hapur dritaret

    Qepa, fërgesa dhe ushqimet e rënda lënë aromë për orë të tëra. Me vetëm dy përbërës që i keni në kuzhinë, ajri mund të freskohet shpejt dhe pa kimikate.

    Gatimi në shtëpi mund të jetë kënaqësi, por ekziston një moment që e prish gjithë përvojën. Nuk janë enët, as koha, por ajo aromë që mbetet për orë të tëra, ndonjëherë edhe ditë, dhe përhapet kudo, në perde, mobilie dhe rroba.

  • Horoskopi Ditor, 18 Prill 2026

    Horoskopi Ditor, 18 Prill 2026

    Dashi
    Energjia e Marsit në aspekt të favorshëm me Diellin ju jep shtysë për të vepruar me guxim dhe vendosmëri. Është një ditë ku intuita dhe instinkti ju udhëheqin drejt zgjedhjeve të duhura.
    Dashuria: Venusi ju bën më tërheqës dhe më të hapur ndaj ndjenjave, duke sjellë afrimitet në marrëdhënie. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur mund të zgjojë emocione të forta.
    Shëndeti: Energjia fizike është e lartë, por shmangni lodhjen e tepërt dhe stresin impulsiv. Kujdesuni për balancën mes aktivitetit dhe pushimit.
    Financat: Një mundësi e re financiare mund të shfaqet, por kërkon vendime të shpejta dhe të mençura. Mos u nxitoni pa analizuar çdo detaj.
    Familja: Komunikimi me familjarët është i ngrohtë dhe mbështetës. Një bisedë e sinqertë sjell qartësi dhe afrim.

    Demi
    Hëna në një pozicion harmonik ju fton të reflektoni dhe të stabilizoni planet tuaja. Ndjeni nevojën për siguri dhe rehati emocionale.
    Dashuria: Marrëdhëniet kërkojnë më shumë përkushtim dhe butësi sot. Një gjest i vogël dashurie mund të ketë ndikim të madh.
    Shëndeti: Kujdesuni për ushqimin dhe shmangni teprimet që mund të ndikojnë në mirëqenien tuaj. Një shëtitje në natyrë do ju qetësojë.
    Financat: Stabiliteti është i pranishëm, por nuk është momenti për rreziqe të mëdha. Planifikimi i kujdesshëm është çelësi.
    Familja: Një moment i këndshëm familjar do ju mbushë me qetësi dhe dashuri. Jepni më shumë kohë njerëzve të dashur.

    Binjakët
    Merkuri aktivizon mendjen tuaj dhe ju bën më komunikues se zakonisht. Idetë rrjedhin lirshëm dhe mund të gjeni zgjidhje kreative.
    Dashuria: Bisedat e hapura forcojnë lidhjen me partnerin. Për beqarët, flirtet janë të shumta dhe interesante.
    Shëndeti: Energjia mendore është e lartë, por mos neglizhoni pushimin. Stresi mund të shfaqet nëse mbingarkoheni.
    Financat: Një ide e re mund të sjellë përfitime në të ardhmen. Mendoni afatgjatë dhe mos veproni me impuls.
    Familja: Një diskutim i rëndësishëm me familjen kërkon durim dhe mirëkuptim. Fjalët kanë peshë sot.

    Gaforrja
    Ndikimi i Hënës ju bën më emocionalë dhe të ndjeshëm ndaj energjive përreth. Është një ditë për introspeksion dhe kujdes ndaj vetes.
    Dashuria: Ndjenjat thellohen dhe kërkojnë siguri emocionale. Partneri juaj do vlerësojë hapjen tuaj.
    Shëndeti: Kujdesuni për gjumin dhe qetësinë shpirtërore. Meditimi ose një moment i qetë do bëjë mrekulli.
    Financat: Mos merrni vendime të rëndësishme financiare nën ndikimin e emocioneve. Qëndroni racionalë.
    Familja: Familja është burimi juaj më i madh i forcës sot. Një përqafim mund të thotë shumë.

    Luani
    Dielli ju jep vetëbesim dhe dëshirë për të qenë në qendër të vëmendjes. Është momenti për të shkëlqyer dhe për të marrë iniciativa.
    Dashuria: Pasioni ndizet dhe marrëdhëniet bëhen më dinamike. Një surprizë romantike do sjellë buzëqeshje.
    Shëndeti: Energjia është e mirë, por shmangni dramatizimin e situatave që ju lodhin emocionalisht.
    Financat: Një mundësi për të rritur të ardhurat është afër. Vlerësoni mirë rreziqet përpara se të veproni.
    Familja: Një rol udhëheqës në familje ju vendos në qendër të vendimeve. Tregoni mirëkuptim dhe durim.

    Virgjëresha
    Planeti juaj sundues, Merkuri, ju ndihmon të jeni të organizuar dhe të fokusuar në detaje. Sot është dita për të rregulluar çështje të mbetura pezull.
    Dashuria: Një qasje më praktike ndaj marrëdhënieve sjell stabilitet. Partneri vlerëson përkushtimin tuaj.
    Shëndeti: Kujdesuni për sistemin nervor dhe shmangni stresin e tepërt. Një rutinë e qetë do ju ndihmojë.
    Financat: Menaxhimi i kujdesshëm sjell rezultate pozitive. Shmangni shpenzimet e panevojshme.
    Familja: Një çështje familjare kërkon vëmendjen tuaj. Me qetësi dhe logjikë, gjithçka zgjidhet.

    Peshorja
    Venusi sjell harmoni dhe dëshirë për ekuilibër në çdo aspekt të jetës. Është një ditë e favorshme për marrëdhënie dhe bashkëpunime.
    Dashuria: Romanca është në ajër dhe ndjenjat shprehen më lehtë. Një moment i bukur forcon lidhjen.
    Shëndeti: Gjendja emocionale është e mirë, por ruani ekuilibrin fizik. Aktivitetet e lehta janë ideale.
    Financat: Një marrëveshje mund të sjellë përfitime, por lexoni me kujdes detajet. Mos u nxitoni.
    Familja: Harmonia në familje është e dukshme. Një aktivitet i përbashkët sjell gëzim.

    Akrepi
    Plutoni ju shtyn drejt transformimeve të brendshme dhe reflektimit të thellë. Sot mund të zbuloni të vërteta të rëndësishme.
    Dashuria: Intensiteti emocional rritet dhe kërkon sinqeritet. Mos fshihni ndjenjat tuaja.
    Shëndeti: Kujdesuni për energjinë tuaj dhe shmangni situatat që ju lodhin psikologjikisht.
    Financat: Një vendim i rëndësishëm financiar kërkon analizë të thellë. Mos veproni në nxitim.
    Familja: Një çështje e vjetër familjare mund të rikthehet për zgjidhje. Qasuni me maturi.

    Shigjetari
    Jupiteri ju jep optimizëm dhe dëshirë për aventura të reja. Është një ditë për të zgjeruar horizontet dhe për të menduar pozitivisht.
    Dashuria: Marrëdhëniet bëhen më të hapura dhe të sinqerta. Një udhëtim i vogël romantik është i favorshëm.
    Shëndeti: Energjia është e mirë, por shmangni teprimet në aktivitet. Ruani balancën.
    Financat: Një mundësi për rritje financiare shfaqet, por kërkon strategji të mirë.
    Familja: Një lajm i mirë nga familja ju gëzon. Ndani këtë energji pozitive me të gjithë.

    Bricjapi
    Saturni ju kërkon disiplinë dhe përgjegjësi në çdo hap. Është një ditë për të ndërtuar baza të forta për të ardhmen.
    Dashuria: Marrëdhëniet kërkojnë seriozitet dhe përkushtim. Një bisedë e rëndësishme sjell qartësi.
    Shëndeti: Kujdesuni për trupin dhe shmangni lodhjen e tepërt. Pushimi është i domosdoshëm.
    Financat: Stabiliteti financiar është i mundur përmes punës së palodhur. Shmangni rreziqet e panevojshme.
    Familja: Një përgjegjësi familjare kërkon vëmendjen tuaj. Do e menaxhoni me sukses.

    Ujori
    Urani sjell ide të reja dhe ndryshime të papritura në rutinë. Është një ditë për të menduar jashtë kornizave.
    Dashuria: Marrëdhëniet bëhen më interesante dhe të paparashikueshme. Një surprizë ju pret.
    Shëndeti: Energjia është e lartë, por ruani stabilitetin emocional. Shmangni impulsivitetin.
    Financat: Një ide inovative mund të sjellë përfitime. Mos kini frikë të eksperimentoni.
    Familja: Një situatë e papritur në familje kërkon fleksibilitet. Do përshtateni shpejt.

    Peshqit
    Neptuni rrit intuitën dhe ndjeshmërinë tuaj shpirtërore. Është një ditë për të ndjekur zemrën dhe për të besuar në ndjesitë tuaja.
    Dashuria: Romanca thellohet dhe ndjenjat bëhen më të buta. Një moment i veçantë ju lidh më fort me partnerin.
    Shëndeti: Kujdesuni për mirëqenien emocionale dhe shmangni energjitë negative. Qetësia është çelësi.
    Financat: Mos u bazoni vetëm në intuitë për vendime financiare. Kombinoni ndjenjën me arsyen.
    Familja: Një lidhje e fortë emocionale me familjen ju jep siguri. Ndani dashurinë pa hezitim.

  • NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

    NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

    Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka bërë të ditur se shkencëtarët presin që një asteroid me madhësinë e tri fushave të futbollit të kalojë pranë Tokës pas tre vjetësh, duke u dhënë mundësi studiuesve ta analizojnë nga afër këtë trup gjigant hapësinor.

    Asteroidi Apophis, i emërtuar sipas perëndisë së lashtë egjiptiane të njohur si “Zoti i kaosit”, do të kalojë pranë planetit më 13 prill të vitit 2029. Agjencia hapësinore tha se asteroidi do të kalojë rreth 20 mijë milje mbi sipërfaqen e Tokës, duke qenë më afër se shumë satelitë që orbitojnë planetin.

    Satelitët më të lartë orbitojnë në një lartësi rreth 22 mijë milje nga ekuatori. Edhe pse shkencëtarët e konsiderojnë “Zotin e kaosit” si “një asteroid potencialisht të rrezikshëm”, NASA siguroi publikun se ai nuk do të paraqesë kërcënim për Tokën gjatë kalimit të tij në vitin 2029.

    Pas viteve të monitorimit të vazhdueshëm, shkencëtarët thonë se janë të sigurt se objekti nuk paraqet rrezik për Tokën për të paktën 100 vjetët e ardhshëm.

    “Nuk ka asnjë rrezik për Tokën, për askënd apo asgjë që jeton në të apo për astronautët dhe satelitët në hapësirë. Por, ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe krejtësisht i paprecedentë për të mësuar shumë më tepër rreth Apophis dhe asteroidëve të ngjashëm pranë Tokës”, tha agjencia.

    Sipas NASA-s, njerëzit që jetojnë në hemisferën lindore do të kenë mundësi ta shohin asteroidin me sy të lirë, në varësi të kushteve të motit.

  • Këto janë truket më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

    Këto janë truket më të thjeshta për pastrimin e atleteve të bardha, përgatitini ato për mot të ngrohtë

    Atletet e bardha janë një klasik mode që shkon me pothuajse të gjitha kombinimet, por edhe artikulli që humbet shkëlqimin më shpejt. Për fat të mirë, ekzistojnë metoda të thjeshta dhe natyrale pastrimi që rikthejnë freskinë pa kimikate të ashpra.

    Para së gjithash, është shumë e rëndësishme të dini se larja e ashpër në lavatriçe shpesh mund të dëmtojë materialin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e atleteve. Pastrimi me dorë në përgjithësi rekomandohet si një opsion më i sigurt, veçanërisht kur përdoren agjentë natyralë si soda e bukës ose uthulla.

    Një nga metodat më të njohura është një pastë me sodë buke dhe ujë. Thjesht përzieni këta përbërës dhe aplikojeni në sipërfaqen e atleteve me një furçë, duke i fërkuar butësisht me lëvizje rrethore.

    Soda e bukës vepron si një gërryes i butë për të hequr papastërtinë, por është mjaftueshëm i butë për shumicën e materialeve, duke përfshirë lëkurën dhe kanavacën. Pas kësaj, atletet fshihen me një leckë të lagur dhe lihen të thahen natyrshëm.

    Një tjetër mundësi efektive është përdorimi i uthullës së bardhë. Është një përbërës natyral dezinfektues që ndihmon në heqjen e njollave dhe aromave të pakëndshme.

    Thjesht lagni një leckë në uthull dhe trajtoni lehtë zonat e ndotura, pastaj thajeni lagështinë e tepërt. Kjo metodë është veçanërisht e dobishme për pastrimin dhe freskimin e plotë të pjesës së brendshme të atleteve.

    Një kombinim i sodës së bukës dhe uthullës përdoret shpesh për njollat më kokëforta. Kur përzihen së bashku, ato krijojnë një shkumë që ndihmon në zbërthimin e papastërtisë, dhe përzierja më pas aplikohet me një furçë dhe lihet të veprojë për afërsisht 20 deri në 30 minuta para se të shpëlahet.

    Megjithatë, këto dy substanca mund të përdoren veçmas për një efekt edhe më të mirë, sepse së bashku ato neutralizojnë pjesërisht njëra-tjetrën.

    Nuk duhet të harrojmë metodën më të thjeshtë, e cila është uji i vakët dhe sapuni i butë. Ky kombinim është shpesh i mjaftueshëm për mirëmbajtjen e përditshme dhe parandalimin e akumulimit të papastërtisë. Pastrimi i rregullt dhe tharja në ajër do të ndihmojnë që atletet tuaja të bardha të duken si të reja për sa më gjatë të jetë e mundur.

  • 6 mënyra për të djegur kalori shtesë pa shkuar në palestër

    6 mënyra për të djegur kalori shtesë pa shkuar në palestër

    Teksa stërvitja dhe ushqimi i shëndetshëm me siguri do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë, ka mënyra të tjera, më të pazakonta për të djegur kalori. Shumica e tyre nuk do t’ju marrin shumë kohë, dhe kur bëhen rregullisht do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë pa kaluar orë të tëra në palestër.

    Ne ishim kuriozë të zbulonim se ka disa mënyra të thjeshta dhe “dembele” për të djegur kalori dhe disa prej tyre janë po aq efektive sa edhe ushtrimet.

    rja e dusheve të nxehta

    Një dush i nxehtë është mënyrë e mirë për t’u çlodhur në mbrëmje dhe për ta larguar stresin. Por siç rezulton, kalimi deri në një orë në një dush ose banjë të nxehtë mund të largojë edhe kilogramët e tepërt. Kur bëni dush me ujë të nxehtë, trupi duhet të punojë më shumë për të ruajtur temperaturën e tij normale, e cila, nga ana tjetër, ju ndihmon të digjni më shumë kalori. Studimet kanë treguar se bërja e një dushi të nxehtë për një orë, mund t’i djegë 130 kalori dhe mund të jetë një strategji e mirë për humbje peshe.

    Pirja e ujit të ftohtë

    Qëndrimi i hidratuar është absolutisht thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme, por mënyra se si e pini ujin në fakt mund ta rrisë djegien e kalorive. Nëse e preferoni ujin me temperaturë të dhomës ose të ngrohtë, duke shtuar disa kuba akulli në të mund t’ju ndihmojë të humbni disa kilogramë. Kur pini ujë të ftohtë, trupi duhet ta ngrohë atë deri në temperaturën e trupit, gjë që rrit përkohësisht metabolizmin tuaj.

    Duke nuhatur aromën e vaniljes

    Nëse keni ndjerë ndonjëherë sikur vetë aroma e biskotave me çokollatë të sapopjekur mund t’ju        bëjë të shtoni peshë, do të lehtësoheni kur zbuloni se disa aroma mund të kontribuojnë në humbjen e peshës. Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit mbipeshë që mbanin letra me aromë vanilje, ndjenin më pak dëshirë për ëmbëlsirat. Nëse nuk ju pëlqen ideja e mbajtjes së një letre, zgjidhni një parfum me aromë vanilje që do t’ju bëjë të keni një aromë të këndshme dhe, si një bonus shtesë, mund ta shtyjë oreksin tuaj.

    Bërja e punëve

    Larja e dyshemeve dhe larja e enëve mund të jetë e bezdisshme, por aktivitetet e vogla shtëpiake në fakt mund të shtohen dhe t’ju ndihmojnë të humbni peshë e ta mbani shtëpinë tuaj të pastër. Shpenzimi i një ore duke larë dhe tharë një lavaman të plotë të enëve mund t’ju ndihmojë të digjni 100 kalori, dhe pastrimi i banjës tuaj për 35 minuta djeg po aq kalori sa një shëtitje 35-minutëshe në rutine.

    Pirja e çajit jeshil

    Çaji jeshil është plot me antioksidantë dhe përveç që e bën lëkurën tuaj të duket më e re, ai gjithashtu mund të djegë në mënyrë efektive kalori. Për shkak se përmban kafeinë dhe katekina, mund ta nxisë metabolizmin tuaj dhe ta ndihmojë trupin të shpërbëjë yndyrën më lehtë. Por vetëm një filxhan çaj jeshil në ditë nuk do ta bëjë këtë, studimet kanë treguar se ju nevojiten 3 deri në 5 gota në ditë për të parë rezultatet.

    Ulja e temperaturës

    Ndërsa jashtë bëhet më ftohtë, ne duam natyrshëm të ndezim ngrohësin, por mbajtja e dhomës tuaj të freskët në fakt mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Ashtu si pirja e ujit të ftohtë, të qenit në një dhomë të ftohtë mund të ketë përfitime për djegien e kalorive. Studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të shkaktojë djegien e kalorive dhe të kontribuojë në humbjen e peshës.

  • Vlen 1 milion euro, llotaria bamirëse jep mundësinë e blerjes së pikturës së Picasso-s për 100 euro

    Vlen 1 milion euro, llotaria bamirëse jep mundësinë e blerjes së pikturës së Picasso-s për 100 euro

    Një llotari në Francë do t’i jape mundësinë një personi për të fituar një portret të Pablo Picasso me çmimin e një bilete prej 100 eurosh. Të ardhurat nga biletat do të shkojnë për kërkim mbi sëmundjen e Alzheimerit.

    Picasso pikturoi veprën “Koka e një Gruaje” të punuar me guache në letër në vitin 1941. Platforma e shitjeve online e organizatorëve të llotarisë thotë se numri i biletave do të kufizohet në 120,000, që do të thotë se shorteu mund të sjellë 12 milionë euro nëse shiten të gjitha.

    Nga të ardhurat, 1 milion euro do t’i paguhen Galerisë së Operas, një shitës ndërkombëtar arti që zotëron pikturën. Llotaria do të shkojë në dobi të Fondacionit të Kërkimeve për Alzheimerin, me seli në një nga spitalet kryesore publike të Parisit.

    Organizatorët thonë se dy llotari të mëparshme të Picasso-s mblodhën më shumë se 10 milionë euro për punë kulturore në Liban dhe programe për ujin dhe higjienën në Afrikë.

    Në llotarinë e parë “1 Picasso për 100 €”, në vitin 2013, një punëtor i spërkatjes së zjarrit në Pensilvani fitoi pikturën “Burri me Kapelen e Operës”, të cilën mjeshtri spanjoll e pikturoi në vitin 1914 gjatë periudhës së tij kubiste.

    Një vepër e dytë e Picasso-s, vepra me vaj në kanavacë Nature Morte, u hodh në llotari në vitin 2020 dhe i shkoi një kontabilisteje në Itali, djali i së cilës i kishte blerë biletën si dhuratë për Krishtlindje.

    Ajo natyrë e qetë, e pikturuar në vitin 1921, u ble për llotari nga koleksionisti miliarder i artit David Nahmad, i cili argumentoi në një intervistë se Picasso do ta kishte miratuar llotarinë e veprave të tij. Picasso vdiq në vitin 1973.

    “Tête de Femme” do të jetë në ekspozitë në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Paris nga e hëna dhe shorti do të mbahet atje në orën 6 të mbrëmjes sipas orës lokale të martën.