Category: KURIOZITETE

  • Ja kush është 91 vjeçarja që “ lë shtatzënë” gratë!

    Ja kush është 91 vjeçarja që “ lë shtatzënë” gratë!

    Nënë Halime Krasniqi, 91-vjeçe nga fshati Drenicë i Kosovës, prej dekadash tashmë ndihmon gratë gjatë procesit të shtatzënisë. Nëna e njohur në zonën e saj por edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë për shkak të “mrekullisë” që bën, ishte e ftuar përmes një lidhje “Skype”, në emisionin “Shqipëria Live”.

    Në bisedë, ndihmoi djali i nënë Halimes i cili shpjegoi të gjithë trajtimin popullor të nënës. Ai tha se nënë Halimeja është në gjendje të kuptojë vetëm me prekjen e barkut me duar, nëse një femër ka vezore ose jo.

    Ai theksoi se pothuajse 95% e grave kanë parë rezultate nga nëna. Djali i nënë Halimesë tha se e gjitha është një mrekulli e Zotit dhe as ata vetë nuk munden ta shpjegojnë, ndërsa shtoi se për trajtimin 91-vjeçarja përdor vetëm duart dhe sapun me ujë të valuar.

    “Ka ndihmuar qindra mijëra gra shqiptare dhe I ka bërë me fëmijë. Nëna i rregullon gratë dhe ka pasur shumë rezultat. Nëna kur ia vendos duart në bark gruas e shikon nëse ka vezore apo jo, kjo shikohet vetëm në laboratorët e sofistikuara. Ajo e ka bërë dorën si një sensor.

    Ka edhe një element që prej 60 vitesh e ka praktikuar, edhe kur shkenca ka pasur pak njohuri. Ata që kanë shumë vajza, ia vendos anën në anën e djathtë dhe ata bëjnë djem. Vijnë nga çdo trevë shqiptare, vijnë nga Maqedonia, Vlora e Shkodra.

    Në referencat e vetme janë që po ndodh mrekullia e Zotit që po i rregullon të gjitha gratë, pothuajse 95% e grave kanë parë rezultat nga nëna. Ajo e ka trashëguar nga nëna e vet, brez pras brezi është trashëguar kjo dhunti e sajë. I vetmi mjet kryesor janë duart dhe sapun me ujë të valuar në mënyrë që të bëj fërkimin e lëkurës të mos ketë ndonjë komplikacion. Është një terapi specifike”, tha djali i nënë Halimesë./TCh

  • 10 vende që nuk i shpjegon dot shkenca, por që në fakt ekzistojnë

    10 vende që nuk i shpjegon dot shkenca, por që në fakt ekzistojnë

    Ka shumë vende në planetin tonë për të cilat shkenca nuk ka një shpjegim. Vende që duken magjike apo sikur i përkasin një bote tjetër.

    Më poshtë, sipas “Brightside” po iu rendisim vendet për të cilat nuk dihen ende se si janë formuar.

    Një rrjedhë e ujit në këtë vend të Minesotas nuk dihet se ku shkon
    Shpella movile në Rumani, e cila duket si një pjesë e planetit Mars
    Liqeni Karachay, Rusi, nëse rrini më shumë se 1 orë aty ju do të vdisni nga rrezatimi
    Pemë mbi pemë në Piemonte
    Qyteti i Kachi në Kazakistan ku të gjithë njerëzit bien në gjumë dhe nuk dihet nga çfarë
    Shkretëtira e Namibisë ka disa hapësira në cilat ka bar dhe në të tjera jo. Nuk dihet shkaku i këtij fenomeni
    Në qytetin e Taos, Meksikë dëgjohen vazhdimisht zhurma që nuk dihet nga vijnë
    Stuhia që nuk pushon kurrë në Venezuelë
    Lumi që zien në Arizona
  • Tetë lloje komplimentesh që më mirë të mos i bëni fare

    Tetë lloje komplimentesh që më mirë të mos i bëni fare

    “Sa bukur dukesh sot! Grimi bën magji tek të gjithë ëë!” Shembulli konkret i një komplimenti skandaloz që mund të të fyejë brenda sekondash. Çfarë do të thotë kjo? Që vetëm falë grimit personi përballë jush duket bukur?

    Pavarësisht qëllimit të mirë që mund të keni, duhet të tregoni shumë kujdes me fjalët që zgjidhni.

    Është një detaj i vogël që e kthen komplimentin, prandaj studiojini me kujdes çfarë shkruhet më poshtë dhe mos i thoni kurrë. S’do të bëni askënd të lumtur.

    1. Hej ti dukesh mrekulli për moshën që ke!

    Sapo i the dikujt që duket mirë, pavarësisht se është “i/e vjetër”. Nuk është kompliment është ngushëllim i panevojshëm.

    2. Sa foto e bukur kjo! S’duket fare sikur je ti!

    Që do të thotë se fotoja është e bukur vetëm se s’duket si ai/ajo?

    3. Sa bukur i ke prerë flokët! Fytyra të duket më e hollë me këtë prerje.”

    Për disa njerëz ky mund të jetë një kompliment sepse besojë se një fytyrë më e hollë është më tërheqëse, ndërsa të tjerë mund të ndihen keq. Mund ta lini komplimentin vetëm me pjesën e parë të fjalisë. S’ka nevojë për shtesa të tjera.

    4. Urime për diplomën, s’ma merrte mendja që do t’ia dilje?

    Absolutisht ky nuk është një kompliment!

    5. Kjo bluzë duket më bukur tek ty se mua më rri shumë e madhe

    Ndoshta ky është një fakt, por duke qenë se krahasimi i përmasave shpesh merr konotacion negativ, mund personi mund të mendojë se është i qëllimshëm. Mos e bëni!

    6. Sikur të isha dhe unë kaq i pasur sa ty do ta kisha më të thjeshtë!

    Jeni duke fyer nëse flisni në këtë mënyrë pasi po nënvlerësoni vlerat e dikujt duke i përmendur vetëm statusin ekonomik, këshillon Anabel.

    7. Sa i bukur është bebi yt! S’të ngjaka fare!

    Se i bere qejfin për bebushen, s’do të thotë ta mërzisësh duke i thënë të tilla gjëra të panevojshme. Aq më tepër një nëne të re!

    8. Sa king është i dashuri jot! Si ja dole moj që e bëre për vete?

    Nëse tregohen kaq pa takt dhe ju thonë diçka si kjo, buzëqeshni dhe lëreni të mendojë se vërtet ke metodat e tua, që i sheh vetëm ai!

  • A e dini çfarë i bëjnë gjethet makinës, nëse e lini gjithë ditën me to?

    A e dini çfarë i bëjnë gjethet makinës, nëse e lini gjithë ditën me to?

    Të gjithë shoferët kanë vështirësi kur bie bora e parë. Por çfarë ndodh kur vjen vjeshta? Këto ditë, shoferët janë të munduar nga një problem i ri – gjethet.

    Gjethet e rëna mund të duken bukur, por ato mund të jenë burim nervozizmi i madh, veçanërisht për shoferët. Gjethet e grumbulluara te xhami dhe mbi kapakun e motorit mund të krijojnë një problem serioz për pronarët e makinave.

    Mos pastrimi i gjetheve mbi xhamin e përparmë mund të bllokojë furnizimin e ajrit në filtrin e kabinës, duke zvogëluar furnizimin me ajër të pastër. Një problem tjetër që sjellin ditët e ftohta me vete është xhami me mjegull.

    Për dukshmëri më të mirë në rrugë, është e nevojshme ta zgjidhni atë në mënyrën të sigurt para se të vozisni. Vjeshta konsiderohet të jetë një nga stinët më romantike, por ashtu nuk janë edhe gjethet për veturën tuaj, sepse nga shumë përdorues të makinave, ato konsiderohen si problem mjaft i madh. Dhe nëse vëreni gjethe mbi kapakun e veturës tuaj, atëherë largoni ato menjëherë, para se të shkaktojnë një defekt serioz.

  • Qyteti që nuk do ta shohë diellin për më shumë se dy muaj

    Qyteti që nuk do ta shohë diellin për më shumë se dy muaj

    Një qytet në Alaska i ka thënë lamtumirë dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm.

    Sipas CNN, përcjell Telegrafi, dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i njohur më parë si Barrow, për herë të fundit të enjten për një periudhë mbi 60 ditë.

    Kështu, qyteti i vogël i vendosur në veri të Rrethit Arktik ka hyrë në fazën e tij vjetore të errësirës, e njohur si nata polare.

    “Nata polare është një fenomen normal që ndodh çdo dimër për Barrow (Utqiagvik) dhe çdo qytet tjetër brenda rrethit Arktik”, ka thënë meteorologu i CNN, Allison Chinchar.

    Por kjo nuk do të thotë që qyteti do të jetë plotësisht i errët. Shumica e orëve të ditës do të kalojnë nëpër periudha të një “muzgu të butë”.

    “Mendoni se si duket qielli pak para lindjes së diellit, ose menjëherë pas perëndimit të diellit”, tha Chinchar. “Kjo është ajo që ata shohin për disa orë në ditë, nga tani deri më 22 janar, kur dielli ‘do të dalë zyrtarisht përsëri’”.

    Qyteti nuk është i vetmi në Alaskë që përjeton këtë fenomen, por është i pari në listën e vendndodhjeve të natës polare për shkak të largësisë në veri.