Category: KURIOZITETE

  • Tmerrohen durrsakët, zhurma të çuditshme në qiell gjatë natës

    Tmerrohen durrsakët, zhurma të çuditshme në qiell gjatë natës

    Një fenomen i çuditshëm është shënuar në qytetin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Në një video të dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një qytetar ka regjistruar disa zhurma nga qielli.

    Nuk dihet me saktësi se çfarë mund të jetë, pasi në qiell nuk dallohen “gjurmë”. Ndërkohë zhurmat kanë një ngjashmëri të madhe me ato që lëshojnë avionët. Gjithsesi mbetet enigmë.

  • Sinjali i ndihmës “SOS” nuk është shkurtesë siç mendojnë shumica e njerëzve!

    Sinjali i ndihmës “SOS” nuk është shkurtesë siç mendojnë shumica e njerëzve!

    Të gjithë e kanë gabim

    Në vitin 1906, në Konferencën e Radios në Berlin, SOS u krijua si një sinjal ndërkombëtar për ndihmë, në vend të sinjalit më të përdorur më parë CQD.

    Fjala “SOS” nuk është një akronim (shkurtesë) siç mendojnë shumica e njerëzve, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse ka teori që sinjali do të thotë “Save Our Ship” (“Shpëtoni anijen tonë”),“Save Our Souls” (“Shpëtoni shpirtrat tanë”) dhe madje edhe “Send Out Succour” (“Dërgoni ndihmë”), e vërteta është se kjo fjalë nuk do të thotë asgjë në të vërtetë!

    Kombinimi SOS u zgjodh për shkak të mënyrës së thjeshtë të dërgimit të sinjalit në kodin Morse, tre të shkurtër, tre të gjatë, tre të shkurtër, p.sh. • • • — — — • • •, dhe nuk i përfaqëson shkronjat SOS.

    Është fjala më e shkurtër dhe më e thjeshtë në kodin Morse dhe zgjedhja është bërë pikërisht sepse nuk do të thotë asgjë, ndaj ka mundur të pranohej ndërkombëtarisht.

    Titaniku dërgoi SOS
    Gjithashtu u vu re se anija e parë që e përdori, duke kërkuar ndihmë, ishte “Sylvania” e kompanisë “Cunard”, kur pësoi një mbytje në Ishujt Azore, më 10 qershor të vitit pasardhës.

    Përveç historisë, duhet shtuar fakti që SOS është në fakt vetëm një nga shenjat që marinarët përdornin për të dërguar një sinjal për ndihmë.

    Titaniku i famshëm, i cili goditi ajsbergun në vitin 1912, dërgoi në mënyrë alternative sinjale SOS dhe CQD përmes radios.

    Me kalimin e kohës, sinjali CQD u zhduk dhe SOS u pranua në mënyrë universale.

  • Përse në disa raste kur takojmë dikë “na zë rryma”

    Përse në disa raste kur takojmë dikë “na zë rryma”


    Kush e di sa herë do të keni marrë një lloj rrufeje pasi prekni një person.

    A keni menduar ndonjëherë pse? Epo, mund të ndodhë dhe jo aq rrallë që trupi i njeriut të shfaqë rryma të energjisë elektrike statike, të padukshme për syrin të cilat janë rezultat i një ndryshimi potencial që ekziston.

    Çfarë do të thotë kjo? Për ta kuptuar këtë shumë mirë, shkenca duhet të ‘vemë’ në punë shkencën. Sipas studimeve, trupat tanë, të cilët e kalojnë energjinë, ndonjëherë e akumulojnë atë.

    Rrjedhimisht, kur prekim dikë që është pak a shumë i ngarkuar sa ne nga pikëpamja elektrostatike, në momentin e kontaktit ndodh një transferim i ngarkesave elektrike, që synojnë pikërisht balancimin e ngarkesës ndërmjet dy trupave.

    Pse disa njerëz janë më “elektrikë” se të tjerët?

    Por pse disa njerëz kanë energji elektrike statike më shumë se të tjerët? Pra, le të themi se kjo është e lidhur me një sërë faktorësh, para së gjithash ndaj zakoneve.

    Nëse, për shembull, personi në fjalë ka qilima në shtëpi ose nëse lëkura e tij është më e thatë, do të ketë më shumë gjasa që ato të jenë shkak për krijimin e shkëndijave më të forta elektrike.

    Nëse një person është më elektrik se tjetri varet nga veshja: rrobat prej najloni dhe poliestër favorizojnë këtë fenomen të bezdisshëm, kështu që do të ishte më mirë të zgjidhni fibra natyrale. Çfarë tjetër?

    Ah, edhe dietën, si dhe djersën dhe aciditetin e pH, të cilat mund të kontribuojnë në akumulimin e energjisë, rezultat i një dehje të qelizave dhe indeve.

    Ekspertët këshillojnë të konsumojnë fruta dhe perime dhe të reduktojnë konsumin e produkteve të qumështit.

  • A vozisni Volkswagen? – studimet thonë se keni inteligjencë më të lartë se të tjerët

    A vozisni Volkswagen? – studimet thonë se keni inteligjencë më të lartë se të tjerët

    Natyrisht, është e qartë që shoferët e Volkswagen janë të fiksuar me makinat e tyre.

    Së fundmi është bërë një hulumtim në lidhje se si njerëzit i shikojnë ata persona të cilët kanë vetura të markës Volswagen.

    Sipas këtij studimi këta njerëz vlerësoheshin si të matur dhe me inteligjencë të lartë.

    Në një studim të bërë në Britani, shumica e shoferëve të Volkswagen janë përgjigjur me saktësi të plotë në pyetjet që u janë bërë.

  • Pamje: Dy bletë bashkojnë forcat për ta larguar kapakun e shishes

    Pamje: Dy bletë bashkojnë forcat për ta larguar kapakun e shishes

    Bashkimi bën fuqinë. Këto fjalë i kemi dëgjuar shumë herë, ndërsa ato i dëshmuan edhe dy bletë.

    Në një video të publikuar në internet, dy bletë shihen duke u përpjekur së bashku që ta largojnë kapakun e një shisheje me pije të ëmbël.


    Ngjarja është incizuar në Sao Paulo të Brazilit dhe videoja është shikuar miliona herë në rrjetet sociale, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.

    Një grua dëgjohet duke thënë: “Bletët u bënë ekip për të ma vjedhur pijen dhe ato do ta bëjnë këtë.”

    Një komentues shkroi: “Kujt i duhet pajisja për hapjen e pijeve, kur mund t’i marrësh dy bletë që të ta kryejnë këtë punë?”

    Ndryshe, sipas një hulumtimi të publikuar në vitin 2016, bletët e mësojnë zgjidhjen e problemeve duke e shikuar njëra-tjetrën.

  • Drejt Tokës është nisur asteroidi që mund të na bëjë të gjithëve miliarderë

    Drejt Tokës është nisur asteroidi që mund të na bëjë të gjithëve miliarderë

    NASA po fillon një mision për të studiuar një asteroid që besohet se përmban kaq shumë metale të çmuara saqë të gjithë në Tokë do të ishin miliarderë.

    Pasuria që ky trup qiellor “mbart” vlerësohet në rreth 10,000 miliardë dollarë.

    Zbuluar në Mars të vitit 1852, 16 Psyche, është 200 kilometra i gjerë. Një shekull e gjysmë pas zbulimit, asteroidi do të jetë fokusi i projektit të NASA -s, i cili pritet të fillojë në gusht 2022.

    Anija kozmike e Agjencisë Amerikane të Hapësirës duhet të mbërrijë në destinacion katër vjet më vonë, në fillim të vitit 2026. Ky do të jetë eksplorimi i parë i metaleve në vend të gurit dhe akullit, gjë që është praktikë e zakonshme në misionet në trupat qiellorë.

    “Ndryshe nga shumica e asteroidëve të tjerë që janë trupa shkëmbi ose akulli, shkencëtarët mendojnë se asteroidi 16 Psyche tipi M përbëhet kryesisht nga hekuri dhe nikeli të ngjashëm me ato që gjenden në Tokë,” njofton NASA.

    Asteroidi ndodhet midis Marsit dhe Jupiterit.

    Ata zbuluan se sipërfaqja e asteroidit është të paktën 30 për qind metal, dhe shkëmbinjtë në sipërfaqe gjithashtu përmbajnë pjesë më të vogla metali.

    Bazuar në imazhet e bëra nga teleskopi Hubble, vlerësohet se vlera e metaleve të çmuar në asteroid është rreth 10.000.000.000.000 dollarë.

  • Fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

    Fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

    Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.

    Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.

    Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.

    Edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.

    Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë.

  • Trondit me deklaratën teologu shqiptar: Në Shqipëri ka shumë magjistarë që merren me…..

    Trondit me deklaratën teologu shqiptar: Në Shqipëri ka shumë magjistarë që merren me…..

    Vdekja misterioze e Evgjeni Baxhos, në trupin e së cilës u gjetën shenja të pashpjegueshme, ka vendosur në pikëpyetje veprimtarinë e shumë sekteve fetare, në vendin tonë.

    Sipas të dhënave paraprake, ekspertiza shpjegon se vdekja është shkaktuar nga tromboza. Megjithatë, ngrihen dyshime se e reja ishte pjesë e një riti okult dhe mund të jetë bërë pjesë e një rituali sakrifice.

    Por, ky nuk është rasti i vetëm në vendin tonë.

    Gazetarja Anila Hoxha raportoi mbrëmë, në emisionin “Open” se një i ri është gjetur i vdekur në pyll dhe trupi i tij ishte në pozicionin e lutjes.

    Teologu, Miron Çako, i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live” ngre alarmin për sektet fetare që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë:

    “Në Shqipëri gëlojnë magjistarët. Manipulojnë njerëzit, shpërndajnë nuska, ujëra, elementë që sipas tyre transportojnë energji. Në këtë rast, kemi magji të zezë dhe kryhet nga grupe satanike. Madje, kemi lilteraturë që del hapur, në librari ka literaturë që flet si bëhet magjike”.

    Sipas teologut, këta persona besojnë vërtetë se “Djalli vërtet ekziston, besojnë se merren me të”.

    Ai thotë se shumë të rinj kanë hyrë në këto grupe, nga ku është e vështirë të dalin: “Shumë fëmijë, adoleshentë, kanë hyrë në këto grupe nga kurioziteti për të mësuar të vërtetën, por më pas manipulohen. Këto grupe i çojnë hap pas hapi drejt një rituali vetëflijimi apo flijimi. Ka shumë grupe satanësh dhe magjistarësh”.

    Më tej shton se “vendet ku ka lutje të fshehta, grupime të fshehta, ato duhen parë”, ndërkohë që kujton shprehjen: “Mos u ngatërro me Djallin! Po hyre në folenë e Djallit, humbet”, duke iu referuar rastit konkret të Evgjeni Baxhos. /TCH/

  • Një burrë pretendon se ka ‘prova’ se ka UFO që fluturojnë përreth në Australi – pasi një ‘objekt me madhësi makine’ goditi dronin e tij

    Një burrë pretendon se ka ‘prova’ se ka UFO që fluturojnë përreth në Australi – pasi një ‘objekt me madhësi makine’ goditi dronin e tij

    Një pronar i një droni ka pohuar se ka prova se jashtëtokësorët po jetojnë mes nesh në Australi.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, George Csere po “fluturonte” me dronin e tij ngjitur me shkurret në Nerang në Gold Coast në janar të vitit të kaluar kur ai pretendoi se rruga e tij e fluturimit ishte ‘goditur’ nga një objekt i panjohur i madh.

    Pas shqyrtimit gjithëpërfshirës të pamjeve, Csere arriti në vlerësimin se droni i tij, një DJI Mavic Pro, kishte një “takim të ngushtë” me atë që ai beson se ishte një UFO.

    “Droni ishte vetëm mbi kokën time dhe dëgjova një përplasje të madhe, sikur të kishte goditur një mur”, tha ai për news.com.au.

    “Kam kontrolluar videon dhe gjeta objektin e rrumbullakët që fluturonte larg”.

    https://youtube.com/watch?v=WuRioNVfKS0%3Ffeature%3Doembed

    Csere postoi një video në YouTube në gusht të vitit 2020 pas gjetjes së tij – por e cila u prit me shumë skepticizëm në internet.

    Ai shpjegoi në video – e cila ka pasur mijëra shikime – ‘diçka e çuditshme ndodhi’ kur ai po fluturonte me dronin e tij në pothuajse 100 metra.null

    “Duke u kthyer nëpër video, mund të shihet një objekt i madhësisë së makinës”, tha ai.

    Shumica e njerëzve që morën pjesë në diskutimin në videon Youse Tube të Csere ishin të bindur që droni u fut në shtegun e një zogu.

    Megjithatë disa morën anën e Cesre, me një të tillë që deklaroi se kishte ‘diçka të tillë’.

    Sipas Dr Roger Stankoviq, drejtori i Rrjetit rreth UFO-ve të Australisë dhe Zelandës së Re, një organizatë amerikane që hulumton vëzhgimet e UFO-ve, tha në rreth 5 deri në 10 për qind të ekspertëve të shikimit ‘nuk janë në gjendje të vlerësojnë atë që po shohin’.

  • Shkencëtarët Amerikano-Kinez: Njerëzit mund të jetojnë deri në 500 vjet!

    Shkencëtarët Amerikano-Kinez: Njerëzit mund të jetojnë deri në 500 vjet!

    Raca njerëzore mund të jetojë më gjatë, madje edhe tepër më gjatë. Tingëllon si trillim shkencor, por studimi i fundit amerikano-kinez sugjeron që jetëgjatësia e njeriut mund të jetë midis 400 dhe 500 vjet. Shkencëtarët nga laboratori biologjik ‘Mount Desert Island’ në SHBA dhe Universiteti i Nanjing në Kinë kanë përcaktuar se ekzistojnë dy rrugë qelizash tek njerëzit që përcaktojnë jetëgjatësinë dhe këto rrugë kanë një efekt të zgjeruar kur punojnë së bashku.

    Kinezët kanë zbuluar rrugën qelizore të jetëgjatësisë

    Studiuesit ekzaminuan rrugën e qelizave 115 (sinjalizimi i insulinës) dhe TOR (ndjeshmëria e lëndës ushqyese) dhe llogaritën që një efekt i vetëm ishte një përmirësim prej 130 për qind i jetëgjatësisë, ndërsa veprimi i tyre i kombinuar tregoi që jetëgjatësia mund të përmirësohej me 500 për qind.

    Është kjo rritje që do të thotë që jetëgjatësia e njeriut mund të zgjasë midis 400 dhe 500 vjet, por akoma vetëm – në teori.