Category: KURIOZITETE

  • “The Simpsons” do të tregojnë në sezonin e ri se si arrijnë t’i parashikojnë ngjarjet e së ardhmes

    “The Simpsons” do të tregojnë në sezonin e ri se si arrijnë t’i parashikojnë ngjarjet e së ardhmes

    Gjatë gjithë ecurisë së tij 33-sezonale në kanalin Fox, “The Simpsons” janë bërë mjaft të njohur për aftësinë e tyre të çuditshme për të parashikuar të ardhmen, me sezonin e ardhshëm të 34-të që do të ofrojë disa njohuri për mënyrën se si ata arrijnë ta bëjnë këtë.

    Shfaqja ka parashikuar gjëra të tilla si kandidimin e Donald Trumpit për president, madje edhe pandeminë COVID-19 gjatë gjithë viteve, shkruan DailyMail.

    Skenaristi i serialit ikonik, Matt Selman ngacmoi shikuesit në një intervistë për “Deadline” ku tha se do të ketë një episod në sezonin e 34-të që ofron disi një shpjegim se si ata mund të parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi.

    “Ne kemi një tjetër episod konceptual të çmendur që shpjegon se si ‘The Simpsons’ e dinë të ardhmen”, shpjegoi Selman.

    “Është një episod konceptual me shumë gjëra të çmendura në të, por bën një shpjegim se si ‘The Simpsons’ mund të parashikojnë të ardhmen”, shtoi ai.

    Selman, i cili iu bashkua stafit të shkrimit të skenarit të “The Simpsons” në vitin 1997, tha gjithashtu me shaka: “Ndoshta sezoni i 34-të më i mirë i çdo shfaqjeje që keni parë ndonjëherë”.

    The Simpsons” ka vazhduar të shënojë rekorde si seriali më i gjatë në transmetim direkt me 728 episode deri më sot, megjithëse ky sezon do të jetë unik në disa mënyra.

    “Kemi dy episode të Halloweenit këtë vit, dy episode të ‘Treehouse of Horror’. Njëra është tri histori të frikshme si ne gjithmonë, por shumë e frikshme dhe e çuditshme”, tha Selman.

    Ai shtoi se një pjesë e ‘Treehouse of Horror’ është, “një parodi e Death Note”, seriali me ndikim japonez i shkruar nga Tsugumi Ohba dhe e ilustruar nga Takeshi Obata, për të cilën Selman tha: “Jam shumë i emocionuar”.

    Fox njoftoi në qershor se premiera e sezonit të 34-të do të transmetohet të dielën, më 25 shtator, me Selmanin duke ngacmuar detaje të reja rreth episodit.

    “Ne kemi premierën tonë të sezonit ku Homeri futet në një kabale konspirative ndërsa gjuan një breshkë të zhdukur”, tha ai.

    Aktorja Melissa McCarthy do të jetë gjithashtu e ftuar si një “fëmijë që është rivali i Homerit për dashurinë nga gjyshi”.

    Ajo luan një lloj fëmije të çuditshëm që ka dashurinë e gjyshit dhe atë të Homerit.

  • Studim- A kanë nevojë për gjumë më shumë burrat apo gratë?

    Studim- A kanë nevojë për gjumë më shumë burrat apo gratë?

    Sipas një studimi të fundit, i cili mori në shqyrtim 210 burra dhe gra të moshës së mesme, gratë zyrtarisht kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat dhe se mungesa e gjumit çon në probleme më të mëdha shëndetësore tek gratë sesa tek burrat.

    Profesor Jim Horne, drejtor i ‘Sleep Research Center’ në Universitetin e Loughborough-it: “Ne kemi gjetur se për gratë, një gjumë i dobët është i lidhur fort me nivele të larta të shqetësimit psikologjik dhe ndjenja më të mëdha të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit”.

    Duke shpjeguar se pse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat, ai shtoi: “Kjo vjen për shkak se truri i grave është i ndryshëm nga ai i meshkujve dhe është më kompleks, kështu që nevoja e tyre për gjumë do të jetë mesatarisht 20 minuta më shumë…”.

  • Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

    Gjendet origjina e pandemisë më të rëndë që ka kaluar njerëzimi

    Një ekip shkencëtarësh ka arritur të gjejë origjinën e Murtajës së Zezë, pandemisë më të rëndë në historinë e njerëzimit.

    Origjina e saj është në rajonin e maleve Tian Shan (Kirgizistani i sotëm), të Azisë Qendrore, në gjysmën e parë të shekullit XIV. Në studimin e botuar në revistën “Nature”, thuhet se Murtaja e Zezë arriti në Mesdhe në mesin e shekullit XIV nëpërmjet anijeve tregtare që udhëtonin në Rrugën e Mëndafshit nga Deti i Zi dhe u përhap në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në një shpërthim në shkallë të gjerë.

    Murtaja e Zezë, që zgjati si pandemi deri në fillim të shekullit XIX, shkaktoi vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë evropiane.

    Philip Slavin, historian i ekonomisë mjedisore nga Stirling (Mbretëri e Bashkuar) dhe autori kryesor i studimit, gjeti rekorde të larta vdekjesh në disa varreza në Kirgizistan për vitet 1338 dhe 1339. Studimi sugjeron se në një moment në shekullin XIV, pati një ngjarje që studiuesit e quajnë “Big Bang”, një diversifikim masiv i llojeve të murtajës, të cilin ata e lidhin me gjenezën e valës së parë të madhe të Vdekjes së Zezë në Evropë, midis 1346 dhe 1353.

    Shumë teori e vendosën origjinën e kësaj pandemie në vende të Azisë si Kina apo Mongolia, por në këtë studim, studiuesit treguan se shpërthimi fillestar ndodhi në këtë rajon të Azisë Qendrore, një zonë e përshkuar nga rrugë të rëndësishme tregtare në Mesjetë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se lloji i lashtë i Azisë Qendrore që shkaktoi epideminë e murtajës 1338-1339 në Kirgizistan kaloi te njerëzit nga marmotat në këtë rajon./A2CNN

  • A e dini pse në kamionët e zjarrëfikseve dominon ngjyra e kuqe?

    A e dini pse në kamionët e zjarrëfikseve dominon ngjyra e kuqe?

    Sa herë i shohim në rrugë me sirena të ndezura, shkaktohet panik.

    Zjarrfikësit, sidomos vitet e fundit, krijojnë ndjenja frike. Me dhjetëra zjarre, por edhe shumë aksidente në strukturën urbane. Kur shohim një makinë zjarrfikëse thjesht lutemi që diçka shumë e rëndë të mos ketë ndodhur.


    Por a keni menduar ndonjëherë pse kamionët e zjarrfikësve e kanë këtë ngjyrë? Pse janë të kuqe në të gjithë botën?

    Ka shumë teori pas përgjigjes dhe e vetmja gjë e sigurt është se ngjyra e kuqe tërheq vëmendjen dhe nuk kalon kurrë pa u vënë re.

    Për historinë, para se të motorizoheshin, zjarrfikësit erdhën në shpëtim me karroca me kuaj. Këto karroca shpesh lyheshin me të kuqe, sepse e kuqja ishte një ngjyrë e lirë dhe njëkohësisht fshihte pluhurin që shkaktonte rruga. Kur u zëvendësuan me mjete motorike, automjetet e reja morën gjithashtu ngjyrën.

    Një teori tjetër thotë se në fillim të shekullit të 20-të, Ford Model T ishte automjeti më popullor në rrugë. Midis 1914 dhe 1925, T ishte në dispozicion në një ngjyrë të zezë. Kur makinat e zjarrfikësve dolën në rrugë, kishte kuptim që ato të lyheshin me ngjyrë të kuqe për të dalluar nga flota e automjeteve të kompanisë për pasagjerë.

  • Kjo grua po kërkohet nga policia, vodhi zemrat e shumë burrave falë fotografisë së saj

    Kjo grua po kërkohet nga policia, vodhi zemrat e shumë burrave falë fotografisë së saj

    Një grua nga Sidnei e kërkuar nga policia ka rrëmbyer zemrat e australianëve pasi fotografia e saj magjepsëse u shpërnda në rrjetet sociale.

    Komanda e Zonës së Plazheve Veriore postoi një foto të Jocelyn Laird, 44 vjeçare, dhe tha se ajo kërkohej.

    Policia tha se po apelonte për ndihmë publike për gjetjen e 44-vjeçares dhe se dihej se ajo frekuentonte zonën e Manly.

    Postimi u ‘përmbyt’ shpejt me komente nga përdoruesit e mediave sociale, me disa që shfrytëzonin rastin për të lavdëruar pamjen e saj fizike.

    Komentet e çuditshme detyruan policinë të kufizonte komentet në postimin në Facebook.

    Publikimi lokal Manly Observer gjithashtu fshiu dhe më pas çaktivizoi komentet në një postim të ngjashëm dhe shpjegoi pse në komente.

    “Faleminderit të gjithëve për komentet tuaja – komentet janë fshirë dhe çaktivizuar. Dëshirojmë të kujtojmë ata që kanë kritikuar se ky është absolutisht një postim i përshtatshëm për këtë faqe”, thuhet në botimet.

    Një grua mbrojti gruan e kërkuar dhe u kërkoi përdoruesve të mos ishin aq gjykues.

    “Do të ishte mirë nëse njerëzit do të mund të ndalonin së qeni kaq gjykues vizualisht dhe duke viktimizuar verbalisht thirrjet e komunitetit për ndihmë”, shkroi ajo.

    Kushdo që sheh ose di për vendndodhjen e Jocelyn Laird, i është kërkuar të kontaktojë Dee Why Police ose Crime Stoppers

  • Shkencëtari zbulon vendin ku ekzistojnë alienët në galaktikën tonë

    Shkencëtari zbulon vendin ku ekzistojnë alienët në galaktikën tonë

    Një shkencëtar i hapësirës ka pohuar se ai i njeh pikat më të mira për të kërkuar jetë aliene.

    Universe Toray raporton se Benjamin Zuckerman, një astrofizikan amerikan tashmë në pension, beson se yjet e vegjël dhe të dendur, të quajtur Xhuxhët e Bardhë mund të jenë shtëpia e qytetërimeve të përparuara.

    Në një artikull muajin e kaluar, ai argumentoi se përmirësimet e fundit në teknologjinë e teleskopit nënkuptojnë se tani mund të identifikojmë lehtësisht vendet e alienëve.

    Teoria e diskutueshme e Prof. Zuckerman supozon ekzistencën e Dyson Spheres, për të cilat ekspertët kanë kërkuar për dekada.

    Janë struktura teorike që mund të ndërtohen nga jashtëtokësorët rreth një ylli në mënyrë që të korrin energjinë e tij.

    Natyrisht, një sferë Dyson nuk është gjetur kurrë dhe nuk ka asnjë provë që ekziston.

    Megjithatë, nëse e bëjnë këtë, strukturat do të ishin një karakteristikë dalluese e një qytetërimi inteligjent në gjendje të shfrytëzojë burimet e një sistemi planetar.

    Zuckerman, një ish-profesor i UCLA, i cili ka botuar qindra letra dhe libra, beson se Xhuxhët e Bardhë përfaqësojnë shansin më të mirë për të gjetur një të tillë.

    Xhuxhët e Bardhë janë mjaft të kudondodhur në galaktikën tonë, tha Prof. Zuckerman, dhe lëshojnë shumë nxehtësi.

    Ajo nxehtësi potencialisht mund të absorbohet nga një strukturë e sferës Dyson dhe të fuqizojë një qytetërim alien, pohoi ai.

    Astronomi argumenton se të dhënat infra të kuqe të mbledhura tashmë nga satelitët e fundit mund të skanohen për shenja të jetës aliene.

    Këta satelitë përfshijnë teleskopët Spitzer, WISE, TESS dhe Kepler, shkruan The Sun. 

    “Është ngritur hipoteza se qytetërimet e avancuara teknologjike do të ndërtojnë koloni gjigante hapësinore dhe infrastruktura mbështetëse për të orbituar rreth yjeve të tyre,” shkroi Prof. Zuckerman./abcnews.al/

  • A është martuar Besim Dina?

    A është martuar Besim Dina?


    Për beqarët, zakonisht ka shumë fjalë e thashetheme që lidhen kryesisht me jetën e tyre private.

    Njerëzit, prihen ti fejojnë e martojnë shpesh.

    E, kështu ka ndodhur e vazhdon të ndodh edhe me humoristin Besom Dina, i cili ani pse në të 50-tat ende është beqar.

    Së fundi u tha se ai po bashkjeton me një femër, por fjalët mbesin veç thashetheme pasi vetë humoristi nuk ka konfirmuar asnjë ndryshim të jetës sentimentale ose statusit të tij privat.

  • Rrjedh dokumenti i Pentagonit: Alienët kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

    Rrjedh dokumenti i Pentagonit: Alienët kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

    Në një dokument të ri të Pentagonit të parë nga e përditshmja britanike ‘The Sun’, thuhet se “UFO-t kanë pasur episode seksuale me subjekte njerëzorë dhe në të paktën një rast kanë lënë gra shtatzënë, sipas dëshmitarëve”.

    Raporti i titulluar “Efekte fushash akute ose nën-akute në indet biologjike njerëzore” pretendon se studion lëndimet e pësuara nga subjektet njerëzore prej “avancimeve të sistemeve të huaja aerospaciale”, që i referohet pasojave në shëndetin e njerëzve që kanë pasur eksperienca “paranormale”.

    Sipas britanikes The Sun dokumenti është “një burim i dobishëm të dhënash që liston efektet e episodeve me UFO-t dhe të frekuencave të tyre te njerëzit”, i hartuar nga agjencia amerikane e kërkimeve civile MUFON.

    Mes episodeve përfshihen “rrëmbimet e dukshme”, “shtatzëni të padokumentueshme”, episode seksuale, eksperienca telepatie dhe eksperienca tele-transportimi të perceptuar ose real.

    Studimi thotë se janë të paktën pesë eksperienca të raportuara seksuale mes alienëve dhe njerëzve.

    Në të shtohet se episodet kanë lënë dëshmitarët e tyre me djegie radiacioni, probleme në tru dhe dëmtime nervash.

    Njerëzit raportohet se janë plagosur nga “ekspozimi ndaj mjeteve anomalike fluturuese, ose kur kanë qenë në afërsi të tyre”, thuhet në raport.

    Aty shtohet se plagët kanë lidhje me radiacion elektromagnetik ose “sisteme energjie të lidhura me motorët shtytës të mjetit alien”.

    “Janë raportuar ‘aksidente’ të mjaftueshme për të mbështetur teorinë se sisteme shumë të avancuara janë dislokuar, që janë të panjohura për botëkuptimin e SHBA”, thuhet në raport, sipas The Sun.

    Më tej thuhet: “Analizat mjekësore nuk kërkojnë teori alternative bio-fizike për të treguar përdorimin e sistemeve të avancuara dhe jo-konvencionale të energjisë”.

    Në raport thuhet se janë 42 raste dosjesh mjekësore dhe 300 raste të ngjashme “të papublikuara” ku njerëzit ishin plagosur në këto “episode anomalike”.

    Një tjetër dokument interesant i përfshirë në dosje fliste për “kategorizimin e sjelljes së kafshëve” me anë të takime të pashpjeguara me “fantazma, shpirtra, jetis, xuxhmaxhuxhë apo entitete të tjera mitologjike apo legjendare”, që për efekt studimi klasifikoheshin si “AN3”, si dhe “ndërveprim i dëshmitarëve me entitete AN3 “, ku ata kishin provuar eksperienca ‘prag-vdekjeje’ apo ‘mrekulli fetare’ që klasifikoheshin si AN4.

    Në një tjetër koment interesant për ekzistencën e jetës aliene, raporti thoshte : “Ekzistojnë informacione të klasifikuara që janë shumë domethënëse për këtë subjekt, por vetëm një pjesë e vogël e literaturës është publikuar”.

    Raporti ishte pjesë e 1,500 faqeve të programit sekret të Pentagonit për UFO-t, i quajtur Advanced Aviation Threat Identification Program të cilin e përditshmja britanike thotë se e zotëron.

    “The Sun” kishte kërkuar të gjitha dokumentet e programit si pjesë e “Ligjit të Lirisë së Informacionit” më 18 dhjetor, 2017.

    Dhe më në fund pas katër viteve, SHBA dorëzoi 1,500 faqe dokumente dhe raporte shkencore të Pentagonit, të lidhura me programin.

    AATIP ishte programi sekret i Pentagonit që u zhvillua nga viti 2007 deri në 2012 për studimin e UFO-ve.

    Publikimi i tij u bë nga studiuesi i kthyer me pas në ‘dhënës-alarmi’ Luis Elizondo, i cili drejtonte programin në vitin 2017.

    Videot bombastike të fenomeneve të pashpjeguara të pikasjeve të objekteve aliene fluturuese, u publikuan për herë të parë asokohe.

    Në një intervistë me revistën GQ magazine, Elizondo u pyet për efektet që mund të kenë pilotët në takimet me UFO-t.

    Ai u përgjigj: “Nuk mund të flas në mënyrë specifike por ju mund ta imagjinoni kur një pilot kthehet nga fluturimi e të thotë se ‘ishte e shumë e çuditshme, fluturova afër kësaj gjësë dhe kur u ktheva isha si i djegur nga dielli për katër ditë”.

    “Kjo pra është një shenjë e radiacionit, nuk është e djegur nga dielli, është djegie nga radiacioni. Ata kishin simptomat e dëmeve prej mikrovalëve, pra dëmtime të brendshme, edhe në tru i kishin lënë gjurmë”.

    Ai vazhdon më tej: “Ndërsa dikush që kishte shkuar më afër tha se ‘dukej se qëndrova aty vetëm për pesë minuta por kur pashë orën kishin kaluar 30 minuta, dhe në fakt kisha harxhuar vetëm pesë minuta karburant. Si është e mundur kjo?’”

    “Ne mendojmë se një arsue mund të jetë harkimi i shtresës kohë-hapësirë, që ata mund ta bëjnë”.

    Në një letër të vitit 2009, Senatori Reid se ku program kishte identifikuar “disa teknologji të veçanta, jo-konvencionale aeronautike”.

    Raporti i publikuar në faqen e internetit të “Office of the Director for National Intelligence”, ekzaminon 144 raportime të episodeve që qeveria e SHBA quan “fenomene të paidentifikuara ajrore.”

    Zhvillimi vjen në një kohë kur Pentagoni po hap një agjenci të re për “investigimin e UFO-ve, origjinë e tyre apo kapjen e mundshme të mjeteve të tyre”.

    Për këtë të fundit komentuesit thonë se është një objektiv “tepër ambicioz”.

  • Pse 22 shkurti konsiderohet një ditë me fat?

    Pse 22 shkurti konsiderohet një ditë me fat?

    Shkurti i vitit 2022 është plot me data interesante. E para ishte dita e tij e dytë dhe tjetra dita e 22-të, pra sot. Në numerologji, numri 2 lidhet me rritjen e intuitës, ndjeshmërisë dhe fuqisë që vjen nga lidhja dhe bashkëpunimi.


    Kjo është arsyeja pse një datë që përmban shumë numra 2 konsiderohet shumë me fat. Në fakt, shumë prindër duan që fëmijët e tyre të lindin sot. , ndërsa shumë çifte kanë organizuar dasmën e tyre më 22/2/22.

    Për më tepër, sërish për numerologjinë, 22 konsiderohet një numër shumë i rëndësishëm, madje më i rëndësishëm se 2-shi i thjeshtë, pasi dallohet për përsosmërinë dhe pozitivitetin e tij.

    Numrat që shfaqen në rend, veçanërisht të njëpasnjëshëm, si 111 ose 222, quhen “numra engjëllorë”. Data tjetër do të përsëritet pas 11 vitesh, kur do të kemi 3/3/33 dhe më 4/4/44. Numrat e dyfishtë janë po aq të rëndësishëm për astrologjinë, megjithëse mënyra se si e përdorni këtë ngjarje universale varet tërësisht nga ju.

    Pra, dita e sotme kur dy dysha janë bashkë konsiderohet veçanërisht e favorshme. Intuita jonë do jetë e lartë, ndërsa fytyrat e planetëve janë shumë pozitive, përveç asaj të Hënës që ndodhet në Akrep dhe shkakton pak tension në psikologjinë tonë.

    Si të shfrytëzoni sa më shumë ditën

    Mos lejoni që energjia pozitive e ditës të shkojë dëm. Përqendrohuni në atë që dëshironi dhe përdorni instinktin tuaj. Kërkoni dëshirat tuaja më të thella dhe sot përpiquni t’i realizoni ato.

  • Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25 vjeçares i ndodhi mrekullia pasi e kaloi COVID – in

    Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25 vjeçares i ndodhi mrekullia pasi e kaloi COVID – in

    Nancy Simpson i kishte humbur nuhatja që kur ishte fëmijë. 25-vjeçarja, nga Londra, u rrit pa shqisën e nuhatjes por mbeti e habitur kur pas rikuperimit nga Covid, ajo rifitoi nuhatjen.


    Ajo tha për The Sun: “Kam qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve, duke u izoluar në dhomën time dhe një ditë kuptova se isha në gjendje të nuhasja gjithçka.

    “Gjërat që më pëlqejnë t’i ndjej aromën më shumë janë frutat, qirinjtë dhe përdorimi i erëzave në gatime të ndryshme, tha ajo.

    Jane Parker, një eksperte e shijeve dhe nuhajtjes tha se infeksionet virale mund të dëmtojnë qelizat nervore në hundë, gjë që i ndalon ata të dërgojnë sinjalet e duhura në tru.

    Shumicës së personave iu rikthehet nuhatja por disa prej tyre vuajnë nga këto ndryshime për periudha të gjata.