Category: KURIOZITETE

  • Udhëtari në kohë’ mban një foto ‘drithëruese’ – ai pretendon se kështu do të duket Toka në vitin 2118

    Udhëtari në kohë’ mban një foto ‘drithëruese’ – ai pretendon se kështu do të duket Toka në vitin 2118

    Një i moshuar ka pretenduar se është një nga udhëtarët e parë në botë dhe se ka vizituar Tokën e vitit 2118 – dhe si dëshmi e ka edhe një foto.

    Alexander Smith thotë se ai ishte i përfshirë në një eksperiment sekret të CIA-s, dhe se po e rrezikon jetën e tij duke folur për të ardhmen. Në një video në YouTube, ai pretendon se CIA është duke e kërkuar atë dhe se ai është duke jetuar i fshehur. Tutje ai shton se ka udhëtuar nga viti 1981 në vitin 2118 dhe pastaj është kthyer përsëri.

    Ai tha: “E kam vizituar vitin 2118 si pjesë e një misioni top sekret të CIA. Sa i përket dijenisë time, ishte hera e parë që një udhëtim në kohë ka qenë udhëtimi i parë në kohë i cili ka përfunduar me sukses. Kam udhëtuar në të ardhmen dhe pastaj jam kthyer në të kaluarën. E gjitha kjo ndodhi në vitin 1981”, raporton Mirror.

    Gjatë videos ai ofron prova për udhëtimin e tij në kohë, dhe pastaj nxjerr një fotografi për të cilën ai pretendon se e konfirmon historinë e tij. Smith shton: “Kam diçka për t’iu treguar sot. Kjo fotografi është bërë në vitin 2118, dhe brenda saj është qyteti në të cilin kam shkuar. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e bëra atë fotografi”.

    Fotografia e mjegullt duket se shfaq një numër të ndërtesave të gjata me ngjyrë të gjelbër dhe me forma të çuditshme. Nuk përngjan me asnjë qytet të sotëm në botë.

    Duke detajuar se si do të duket bota në shekullin e ardhshëm, Alexander shpjegoi gjithashtu se si njerëzit do të jenë vizituar nga alienët, do të flasin një gjuhë të re dhe ndryshimet klimatike do të përkeqësohen edhe më tepër.

    Udhëtari në kohë tha: “Alienët na vizitojnë, ka jashtëtokësorë inteligjentë që vijnë në tokë. Vizita e tyre e parë do bëhet në mesin e shekullit të 21-të”.

  • Ka një orë ideale, për të pirë kafenë e mëngjesit

    Ka një orë ideale, për të pirë kafenë e mëngjesit

    Të gjithë preferojmë të zgjohemi me një filxhan kafe në mëngjes, duke menduar se është zgjidhja e duhur për një ditë me energji.

    Por nëse ju konsumoni esëll kafenë, trupi juaj do të fillojë të prodhojë më shumë kortizol, i cili shton stresin, që në nisje të ditës.

    Sipas ekspertëve mjekësorë, nuk ka nevojë të pini kafe në kohën kur trupi zgjohet vetë në mënyrë natyrale. Më vonë pasi të keni ngrënë diçka të shpejt për mëngjes, mund të pini kafe, por jo më parë.

    Ora ideale për ta pirë një filxhan kafe është ora 08:30-9:00.Edhe nëse e dëshironi vërtet shumë ta pini me stomakun bosh, nuk ua sugjerojmë, pasi nuk i bëni mirë shëndetit tuaj. Me kalimin e kohës do ta kuptoni se është normale ta pish kafenë, pasi të kesh ngrënë pak mëngjes.

  • Sonte në mesnatë ndërrohet ora, zgjatet dita

    Sonte në mesnatë ndërrohet ora, zgjatet dita

    Natën nga e shtuna në të diele, më saktë më 26 mars në orën dy pas mesnate, mbaron ora dimërore dhe fillon koha e verës dhe akrepat duhet lëvizur një orë para.

    Ideja kryesore e ndryshimit të orës është përdorimi më i mirë i dritës natyrale të ditës. Lëvizja e orës një orë përpara në pranverë do të thotë që do të kemi më shumë dritë të ditës gjatë mbrëmjeve të verës.

    Ora verore fillon të dielën e fundit të marsit dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit. Sonte akrepat e orës do të lëvizin nga ora dy në tre.

    Në Evropën Perëndimore, “lëvizja e orës” u krijua në fillim të viteve 1970, me shpjegimin se “zgjat” ditën, kursen energjinë, rrit produktivitetin, përmirëson përshtatjen e njerëzve dhe e bën ditën e punës më efikase.

    Megjithatë, në kundërshtim me besimet e mëparshme, argumentet kundër një praktike të tillë citohen gjithnjë e më shumë, si për shembull fakti që ajo nuk rezulton në kursime të energjisë dhe prish modelet e vendosura të gjumit, të cilat, sipas shkencëtarëve, mund të kenë pasoja të rëndësishme.

    Qyteti i parë që prezantoi praktikën e orës verore ishte Thunder Bay në Kanada në vitin 1908 për të ruajtur dritën e ditës në muajt e dimrit, ndërsa vendi i parë që prezantoi orën e verës ishte Gjermania më 1916.

  • Në këtë datë ndryshon ora

    Në këtë datë ndryshon ora

    Prej të dielës do të fillojë llogaritja verore e kohës.

    Natën mes të shtunës dhe të dielës (26 mars), akrepat e orës do të lëvizin për një orë përpara, që do të thotë se ora 2, do të jetë ora 3.

    Llogaritja verore e kohës fillon fundjavën e fundit të marsit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të tetorit, kur fillon llogaritja e kohës dimërore.

    Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë deri më 29 tetor në orën 3 të mëngjesit.

    Ajo që është e mirë në llogaritjen e kohës verore është se dita zgjat më shumë. Tashmë mund të vërehet se errësohet rreth orës 18:00, që do të thotë se para fundit të muajit, mbrëmja do të vijë diku pas orës 19:00, ndërsa në muajt e verës, diell do të kemi edhe pas orës 20:00.

    Kalimi nga koha verore në atë dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916 në vendet e veriut të Evropë.

  • Ndoshta nuk e keni ditur origjinën e emrit “Kosova”

    Ndoshta nuk e keni ditur origjinën e emrit “Kosova”

    Nga të gjitha të dhënat rreth emrit “Kosova”, mund të kuptojmë se ky emër ka origjinë ilire.

    Që nga koha antike gjejmë burime të shkruara, të cilat na mundësojnë për të vërtetuar se, fjala “Kas”, është shumë e pranishme si emër në gjithë vendbanimet, apo trojet ku jetonin ilirët.
    Interpretimin e parë të emrit “Kosova” e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë: “E tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Ilirik janë të gjuhës ilire”, duke ardhur dhe në përfundim që, terminologjia e emrit gjeografik “Kosova”, i takon gjuhës ilire, shkruan IndeksOnline.

    Po ashtu interpretimin gjeografik të emrit e shpjegon dhe M. Carrabregu, i cili thotë se termi “kas-a” përmban kuptimet e një kodre, mali apo shkëmbi. Variantet e shpeshta të emrit që ndërkohë paraqiten si, “Kasova”, “Kasava” dhe “Kosova” na japin “kas-a” dhe “va”, që të dy terma gjeografikë.
    Ndër interpretimet e para për emrin e vendit i gjejm në dokumentet e fillim shekullit XV, kur Ishpekvi i Ulqinit Martino Segano i lindur në Novobërdë të Kosovës në një shkrim të vetin kushtuar vendlindjes përmend një luginë të quajtur “Kosovitza”.

    Gjithashtu po me të njëjtën frazë e quan edhe tregtari dubrovnikas Michael de Luchari, në librin e tij “Libri i borxhlinjëve” në vitin 1438 ku përmend katundin ““Chosouiza”.

    Pra hartografia tregon se, që nga shek. XV e deri në fillimin e shek. XIX, baza e emrit është shkruar dhe paraqitet gjithnjë me fjalën “Kas”. Gjatë këtyre shekujve, emri kryesisht do të ekzistoj në variantin ’’Kasova’’.

    Vetëm kah fundi i shek. XVIII dhe gjatë shek. të XIX, fjala “Kas’” fillon të shkruhet dhe të paraqitet në trajtën “Kos”, që na jep versionin dhe formën e emrit të sotëm të vendit “Kosova”.

    Veçojmë që historiografia serbe mundohet që emrin “Kosova” ta konsideroj që rrjedhë nga gjuhët sllave të jugut, ku fjala “kos”, “kosov”, “kosovac” e “kosoviq”, kanë kuptimin e shpendit (zogut) “mëllenjë” (merula), përkatësisht “zogu i mëllenjës” apo “zogu i zi”, por që ky konstatim nuk pranohet as nga historiografia ndërkombëtare.

    Nga të gjitha të dhënat rreth emrit “Kasova”-”Kosova”, është me interes ta paraqesim dhe qëndrimin e Enciklopedisë Britanike, që lidhet drejtpërsëdrejti me këtë çështje.
    Sipas Enciklopedisë në fjalë, alternativa e shqiptimit të emrit “Kosova” frekuenton nga fillimi i shekullit XX, nga shqiptimi i mëhershëm “Cassova” ose “Cassoua”, emër i italianizuar (“Encyclopedia Britanica, Kossova”, volume 15, 1911, fq. 916).

  • A ju vijnë ide të shkëlqyera sa herë që bëni dush?

    A ju vijnë ide të shkëlqyera sa herë që bëni dush?

    Mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim

    Ekspertët tashmë me vite debatojnë për të ashtuquajturin “efekt i dushit” dhe përse shfaqet.

    Eksperimentet e fundit të udhëhequra nga Zachary Irving, i cili ligjëron filozofinë e shkencës kognitive në Universitetin Virginia, sugjerojnë se përqendrimi i tepërt në një detyrë mund të jetë armiku i krijimtarisë, shkruan Science Alert, përcjell Telegrafi.

    Në vend që të mendoni për problemin derisa të zgjidhet, rezultatet e tij sugjerojnë që më mirë është të bëni një pauzë dhe të bëni diçka ndryshe që nuk kërkon ndonjë përqendrim të madh, siç është dushi. Kështu mendja mund të endet lirisht, pa ndonjë qëllim ose drejtim.

    Hulumtuesit konsiderojnë që keni më shumë gjasa të zbuloni diçka të mençur derisa mendimet enden.

    Detyra plotësisht monotone, nga ana tjetër, duket që nuk i pengon mendimet që të gjenerojnë ide kreative.

    Nëse keni problem për të cilin nuk mund të gjeni zgjidhje, bëni diçka që do t’ju preokupojë si p.sh. shëtitja, puna në kopsht apo të bëni një dush.

    Të gjitha këto aktivitete janë angazhime të moderuara, përkatësisht nuk kërkojnë përpjekje të mëdha, , pra lëvizja e lirë e mendimeve lehtëson krijimin e ideve të reja.

    Historikisht, eksperimentet mbi efektin e dushit kanë prodhuar rezultate jokonsistente, por Irving mendon se kjo është për shkak të gabimeve në dizajnin eksperimental.

    Ekspertët thonë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të hetuar efektin e ‘efektit të dushit’, por këto rezultate të reja ofrojnë një pasqyrë sesi detyrat e lehta, të tilla si dushi, mund të ndihmojnë në gjenerimin e mendimeve krijuese në botën reale, shkruan ai.

  • Për gjumë më të mirë, në ç’orë duhet të ndërprejmë pijet?

    Për gjumë më të mirë, në ç’orë duhet të ndërprejmë pijet?

    Pirja e mjaftueshëm e lëngjeve është çelësi për të qëndruar të hidratuar. Megjithatë, duhet treguar kujdes për kohën kur merren këto pije. “Pirja e tepërt e çdo lloj lëngu para gjumit mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.”, thotë Amy Braganini, zëdhënëse e Akademisë së Ushqyerjes dhe Dietologjisë.

    Një gjumë i mirë i natës është çelësi për të reduktuar rrezikun e obezitetit, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, depresionit dhe disponimit të përgjithshëm dhe aftësisë për të funksionuar çdo ditë. Bragannini u kërkon pacientëve të saj të ndalojnë pirjen e shumicës së lëngjeve të paktën dy orë para gjumit.

    Megjithatë, koha më e mirë varet nga ajo që po pini:

    Pije me kafeinë

    Mund të jetë joshëse të pini kafe ose një pije tjetër me kafeinë për t’ju kaluar një pasdite të përgjumur, por sa më vonë të pini kafeinë, aq më shumë mund të ndikojë në gjumin tuaj. Konsumimi i më shumë se 400 mg kafeinë në ditë – e barabartë me katër filxhanë – mund të shkaktojë dehidrim, ankth dhe pagjumësi.

    Për të pasur një gjumë të mirë gjatë natës, hulumtimet sugjerojnë se është një ide e mirë të ndaloni së piri kafeinë të paktën gjashtë orë para gjumit”, tha Chris Winter, një ekspert i gjumit dhe neurolog.

    Pije alkoolike

    Një gotë verë ose birrë para gjumit mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur, por në fakt mund t’ju prishë gjumin. Kjo është për shkak se alkooli mund të ketë një efekt qetësues dhe stimulues në trup. Është mirë që të mos pini alkool katër deri në gjashtë orë para se të shkoni në shtrat.

    Kjo është koha që u duhet shumicës së njerëzve për të metabolizuar alkoolin, e cila gjithashtu varet nga madhësia dhe pesha juaj dhe sa shpesh pini.

    Lëngje dhe pije të tjera të ëmbla

    Nuk rekomandohet të konsumoni shumë pije të ëmbla para se të shkoni në shtrat. Konsumimi i pijeve me sheqer në mbrëmje do të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, gjë që e shtyn pankreasin tuaj të lëshojë insulinë, një hormon që lejon glukozën të hyjë në qelizat tuaja për energji.

    Kjo rritje e sheqerit mund t’ju mbajë zgjuar natën. Prandaj, është mirë të shmangni pijet me sheqer të paktën dy orë para se të shkoni në shtrat, shkruan HuffPost.

    Uji

    Pirja e ujit gjatë gjithë ditës ju ndihmon të shmangni dehidratimin para gjumit. Uji ju mban të hidratuar dhe rregullon temperaturën e trupit gjatë natës, gjë që ju ndihmon të flini më mirë. Sugjerohet të pini ujë menjëherë pas zgjimit në mëngjes për të rihidratuar trupin pas gjumit. Megjithatë, rreth një orë para se të flini, do të ishte mirë të mos merrni sasi të mëdha uji.

  • NASA publikon pamje satelitore nga Ballkani: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtit në botë

    NASA publikon pamje satelitore nga Ballkani: Liqeni i Ohrit dhe i Prespës, më të lashtit në botë

    NASA ka publikuar sot pamje satelitore nga liqeni i Ohrit dhe ai i Prespës, teksa i cilëson si dy nga liqenet më të lashta në botë, me karakteristika dhe veçori unike.

    Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të lashta në Evropë, shtrihen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë.

    Sumica e miliona liqeneve në botë janë më pak se 18,000 vjet të vjetra dhe u formuan kur akullnajat u shkrinë në fund të Epokës së fundit të Akullnajave.Ohri është më i madhi dhe më i thelli nga të dy, me një thellësi mesatare prej 155 metrash. Prespa ka një thellësi mesatare prej 14 metrash.

    Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.

    Gjeologët klasifikojnë 30 liqene në botë si më të lashta, në këtë kategori bëjnë pjesë Ohri dhe Prespa.

    Pjesa më e madhe e ujit të liqenit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, shkruan NASA.

    Në një studim të fundit, bazuar në afro katër dekada të vëzhgimeve të Landsat, shkencëtarët raportuan se Liqeni i Prespës humbi 7 për qind të sipërfaqes dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020, me shumë mundësi për shkak të rritjes së tërheqjes së ujit për bujqësinë.

    Në liqenin e Ohrit ndodhen 200 lloje speciesh që nuk gjenden askund tjetër, këtu bëjnë pjesë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe trofta.

    Liqeni i Ohrit mbrohet nga UNESCO-s dhe në disa raste është quajtur “Galapagos Evropian” ose një muze i fosileve të gjalla për shkak të biodiversitetit të tij të jashtëzakonshëm.

    <blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Lake Ohrid and Lake Prespa, two of Europe’s oldest lakes, lie in mountains along the borders of North Macedonia, Albania, and Greece. The lakes have persisted for at least 1 million years, possibly longer. Ohrid has a mean depth of 155m to Prespa&#39;s 14m. <a href=”https://t.co/Cp95gCKVGv”>https://t.co/Cp95gCKVGv</a> <a href=”https://t.co/JsTkPVS3Hd”>pic.twitter.com/JsTkPVS3Hd</a></p>&mdash; NASA Earth (@NASAEarth) <a href=”https://twitter.com/NASAEarth/status/1571138661420306433?ref_src=twsrc%5Etfw”>September 17, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

  • Shkronja ‘M’ në pëllëmbë të dorës: Çfarë tregon?

    Shkronja ‘M’ në pëllëmbë të dorës: Çfarë tregon?

    Leximi i dorës është i lashtë sa vetë jeta.

    Njerëzit, gjithnjë janë intriguar të dinë çfarë fshihet pas atyre vijëzimeve në duart e tyre.

    Nuk mund ta themi me saktësi çfarë shohin fallxhoret kur kërkojnë të na “analizojnë” pëllëmbën e dorës, por ndryshon puna nëse në dorën tuaj formohet gërma “M”.

    Secili prej nesh ka një ndërthurje të veçantë të vijave në pëllëmbën e vet, të cilat formojnë forma të ndryshme tek çdo njeri, si tek shenjat e gishtërinjve.

    Vijat kryesore të pëllëmbës, që mendohet se përfaqësojnë zemrën, mendjen dhe vijën e jetës, janë më të rëndësishmet për lexuesit e dorës.

    Jon Saint-Germain, autori i ‘Karma në Pëllëmbë’, kur këto vija formojnë gërmën ‘M’, është një ndërthurje e rrallë.
    Duke u bazuar tek ‘Arti i të Lexuarit të Dorës’, një praktikë që ka rrënjë të lashta në Indi dhe Kinë, ky vijëzim i rrallë nënkupton një fat të mirë. Nëse një lexues dore e gjen këtë formë në vijat e dorës tuaj, ai do t’ju thotë se jeni ‘njeri pozitiv, i palodhur, i zellshëm’.

  • E dini sa duhet të zgjasë një puthje?

    E dini sa duhet të zgjasë një puthje?

    E keni pyetur ndonjëherë veten nëse puthja juaj zgjati mjaftueshëm?

    Me siguri nuk keni qenë duke matur kohën teksa putheshit, por ndoshta keni dashur të zgjaste edhe më shumë.

    Po sa duhet të zgjasë një puthje?

    Sipas ekspertëve, 6 sekonda është koha që mund të krijojë një lidhje më të ngushtë rreth teje dhe partnerit që po shkëmben puthjen. Në fakt, ai u rekomandon çifteve të puthen minimalisht 6 sekonda çdo ditë duke e quajtur këtë si “puthje me potencial”.

    Të ruash një lidhje intime përmes puthjeve dhe prekjeve me partnerin është pjesë shumë e rëndësishme e lidhjes. Përmes këtij lloj intimiteti ne arrimë t’i shohim më pozitivisht dhe fokusohemi më shumë tek cilësitë e tyre pozitive. Po çfarë avantazhesh të tjera kanë puthjet 6 sekondëshe çdo ditë?

    1. Jeni fizikisht më të lidhur me njëri-tjetrin.

    2. Eshtë një ftesë e hapur për më shumë afrimitet .

    3. Reduktoni stresin.

    4. E bëni lidhjen fizike prioritet .

    5. Vlen si një eksperiencë pozitive e shkëmbyer bashkë.

    6. Eshtë një mënyrë për të kaluar mirë.

    7. Të jep ndjesi kënaqësie të shpeshta .

    E mira është ta ktheni në “traditë” të lidhjes puthjen e përditshme prej 6 sekondash. Nëse harroni për një arsye a një tjetër, vendosni alarmin dhe tërhiqni pas vetes partnerin. Pastaj provoni sa gjatë mund të shkojë puthja juaj!

    Burimi: Psychology Today