Category: KURIOZITETE

  • Gratë janë më të lumtura kur plaken dhe u vdes burri

    Gratë janë më të lumtura kur plaken dhe u vdes burri

    Meshkujt në përgjithësi janë më të lumtur sesa gratë – por kjo ndodh vetëm derisa gratë t’i mbushin 85 vjet

    Sipas psikiatërve, kjo mund të jetë për shkak se shumica e grave, në moshën 85 vjeçare janë të veja.

    Kjo mund të zvogëlohet në pleqëri pasi fëmijët e tyre bëhen të rritur dhe ata nuk ndiejnë më të njëjtën detyrë të kujdesit.

    Sipas Kate Lovett, dekane në Royal College of Psychiatrists, gratë mund të jenë përgjithësisht më të pakënaqura se burrat sepse ndihen të ngarkuara nga përgjegjësitë shtëpiake.

    Anketimi me 8.000 britanikë gjithashtu ka zbuluar se gratë janë më të prira sesa meshkujt të raportojnë për probleme shëndetësore gjatë jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

    Kjo mospërputhje ka qenë më e përhapur sa i përket shëndetit mendor, ku 28 për qind e grave të moshës 16-24 vjet kanë raportuar për probleme të shëndetit mendor, krahasuar me vetëm 16 për qind të meshkujve.

    Por kjo shifër është 18 për qind, kur dy gjinitë janë mes moshave 25 dhe 34 vjet.

    Në kohën kur gratë arrijnë moshën e mesme, lumturia e tyre prapë luhatet, sepse 24 për qind të tyre klasifikohen si të sëmura mendore mes moshës 45 dhe 54 vjet.

    Anketimi në fjalë i ka pasur 12 pyetje, të cilat janë krijuar me qëllim që ta vlerësojnë nivelin e vetëbesimit të anketuesit, nivelin e shqetësimit dhe problemet me gjumë.

    Pra, statistikisht, gratë janë më të prira të zhvillojnë depresion, ndonëse Lovett shpjegon se janë burrat ata që janë më të prekshëm nga kjo gjendje, veçanërisht ata që janë mbi moshën 85 vjeç dhe nuk kanë partner romantik.

  • Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin gjatë natës kur jeni në gjumë

    Paralajmërim serioz se pse nuk duhet të karikoni telefonin gjatë natës kur jeni në gjumë

    Shumica e njerëzve preferojnë të karikojnë telefonin gjatë natës.

    Por, zjarrfikësit e Montrealit janë ende duke menduar për një zjarr shkatërrues që luftuan në fund të muajit të kaluar, kur u dogj një kontejner me bateri duke rezultuar në një zjarr të madh.

    Tymi dhe era e kimikateve të djegura qëndruan në ajër për orë të tëra.

    Shqetësimi që ata kanë është me bateritë e litium-jonit që përdoren për të fuqizuar telefonat inteligjentë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Këto mund të marrin flakë ndërsa telefoni juaj është duke u karikuar dhe ju jeni në gjumë të thellë.

    Zjarret e tilla janë të vështira për t’u shuar dhe për ta bërë këtë kërkon shumë kohë dhe shumë ujë.

    Meqenëse numri i produkteve që mbështeten në përdorimin e baterive me jon litium po rritet, numri i zjarreve që përfshijnë një teknologji të tillë rritet çdo vit.

    Andaj, preferohet që telefoni të karikohet kur të jeni zgjuar dhe vigjilent.

  • Në këto vende është kategorikisht e ndaluar të festosh Halloween

    Në këto vende është kategorikisht e ndaluar të festosh Halloween

    Halloween është një fjalë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. I referohet shprehjes “All Hallows’ Eve” ose “All Saints’ Eve”, të cilën tradita katolike e feston më 1 Nëntor, Ditën e të Gjithë Shenjtorëve, si një nderim për familjen dhe miqtë që nuk janë më me ne, shkruan A2 CNN.

    Me globalizimin, ky emër është transformuar për të marrë formën e tij aktuale, që njihet në mbarë botën në një mënyrë të thjeshtë, Halloween. Kjo festë shenjon fundin e sezonit të korrjes dhe fillimin e dimrit.

    Nata e 31 tetorit ka filluar të konsiderohet një festë me kostume jo vetëm për fëmijë, por edhe për të rritur. Korrja është diçka që nuk festohet më si më parë, puna në fusha është gjithnjë e më e largët nga realiteti i pothuajse të gjithëve.

    Por, ka disa vende që nuk e lejojnë këtë festë. Që nga viti 2011, festa e Halloween-it është ndaluar plotësisht në Uzbekistan me një dekret presidencial për arsye fetare, pasi në atë shtet thonë se kjo traditë lartëson djallin dhe konsiderohet një festë ideologjikisht e pasaktë.

  • Psikologët: Fëmijët me intelegjencë të lartë kanë këto karakteristika

    Psikologët: Fëmijët me intelegjencë të lartë kanë këto karakteristika

    Shumica e prindërve kanë dëshirë të mendojnë se fëmija i tyre është inteligjent.

    Por, çfarë thonë psikologët për fëmijët tuaj të talentuar? Hulumtimet tregojnë se fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe ato shfaqen që në moshe të vogël. Njihuni me to:

    1.Ka talent për ruajtjen e informacionit

    Fëmijët e talentuar kanë aftësi të jashtëzakonshme të kujtesës. Ata përvetësojnë më shumë informacione sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Kjo nënkupton se fëmija mëson më shpejtë; kur ia prezantoni një fëmije gjeni një ide apo teori komplekse, ju duhet ta bëni këtë vetëm një herë sepse e kupton menjëherë.

    2.Aftësitë e shkrimit dhe leximit janë dukshëm më të mira sesa të fëmijëve të moshës së njëjtë

    Fëmijët me inteligjencë të lartë zakonisht mësojnë të lexojnë para moshës 4-vjeçare. Në krahasim me ta, shumica e fëmijëve nuk e kanë këtë aftësi deri në moshën 6 apo 7-vjeçare. Fëmijëve inteligjentë u pëlqen të lexojnë, pasi kjo u mundëson të zgjerojnë njohurit dhe të ndjekin interesat që kanë.

    3.Kanë sens të mirë humori

    Aftësia për të kuptuar dhe krijuar shakatë zakonisht kërkon një kuptim më të madh të gjuhës, ndërveprimit social, etj. Prandaj, fëmijët që shfaqin sens të mirë humori që në moshë të vogël zakonisht kanë inteligjencë shumë të lartë.

    4.Bëjnë shumë pyetje

    Shumica e fëmijëve janë kureshtarë për botën që i rrethon, por fëmijët e talentuar zakonisht janë të interesuar të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave u mundësojnë atyre të eksplorojnë idetë e reja. Ata kanë ‘oreks’ të pashtershëm për të mësuar, si dhe i shijojnë diskutimet e gjata për konceptet e reja me të cilat ballafaqohen.

    5.Fëmijëve me inteligjencë të lartë u pëlqen të flasin më shumë me të rriturit sesa me fëmijët e tjerë

    Fëmija i talentuar shpeshherë frustrohet nga limitet e tjerëve në grupin e moshatarëve. Si rezultat i kësaj, preferon më shumë të flasë me njerëz më të rritur. Fëmijët me inteligjencë të lartë shpeshherë përshkruhen si të vetmuar nga mësuesit e tyre, por nga ana tjetër i shijojnë bisedat me njerëz që janë të aftë t’i kuptojnë ata.

    6.Kanë talent për muzikë

    Disa hulumtime shkencore sugjerojnë se ka një lidhje mes IQ-së dhe talentit muzikor. Veç kësaj, kurset muzikore i ndihmojnë ata të përmirësojnë funksionin njohës.

    Fëmijët e lindur gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19 kanë ulur ndjeshëm performancën verbale, motorike dhe aftësitë njohëse në krahasim me fëmijët e lindur më parë, sugjeron një studim amerikan. Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se COVID-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të barazpeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

  • E thotë studimi: Ky është muaji ku lindin njerëzit më të zgjuar

    E thotë studimi: Ky është muaji ku lindin njerëzit më të zgjuar

    Ju mendoni se jeni të zgjuar por a jeni më shumë sesa ata që kanë lindur në shtator?

    Të lindurit në këtë muaj, me sa duket, janë më të zgjuar se të tjerët.

    Një studim që u publikua në Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike zbuloi se ekziston një korrelacion midis muajit kur keni lindur dhe sa i zgjuar jeni.

    Studimi i Universitetit të Torontos, Floridës dhe Northwestern analizoi zhvillimin kognitiv të 1.2 milionë nxënësve në SHBA për të përcaktuar se cili muaj duket se prodhon njerëzit më të zgjuar.

    Studimi zbuloi se nxënësit të lindur në shtator kishin më shumë gjasa të kishin një mesatare notash më të lartë se të tjerët.

    Por gjithashtu, studimi zbuloi se të lindurit në shtator kishin më pak gjasa për të shkuar në burg. Pra, në fund të fundit mund të ketë diçka magjike në muajin e nëntë.

  • Sonte pasmesnatës ndërrohet ora- Ja si do të lëvizin akrepat

    Sonte pasmesnatës ndërrohet ora- Ja si do të lëvizin akrepat

    Nesër është e diela e fundit e muajit mars.

    Me ardhjen e kësaj dite do të behët edhe ndryshimi i orës.

    Sonte në mesnatë akrepat e orës do të lëvizin për 60 minuta para.

    Kjo zhvendosje bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit. Si pasojë, nata do të jetë më e shkurtër dhe dita më e gjatë.

     Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor 2024, kur akrepat do të kthehen në orën dimërore.

     Vendimi për ndryshimin e orës u mor në vitin 1981 me synim minimizimin e konsumimit të energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e energjisë diellore.

  • Inteligjenca artificiale po ”përkthen” edhe gjuhën e shpendëve

    Inteligjenca artificiale po ”përkthen” edhe gjuhën e shpendëve

    Një softuer i ri i inteligjencës artificiale është në gjendje të kuptojë se çfarë i thonë pulat njëra-tjetrës, sipas ”The Sun”.

    Studiuesit në Japoni kanë testuar inteligjencën artificiale edhe për këtë fenomen.

    Në këtë studim novator, ne paraqesim një qasje të re për komunikimin ndërspecial duke u fokusuar në kuptimin e vokalizimit të pulave”, thanë ata.

    ”Duke shfrytëzuar modelet e avancuara matematikore të inteligjencës artificiale, ne kemi zhvilluar një sistem të aftë për të interpretuar gjendje të ndryshme emocionale te pulat, duke përfshirë urinë, frikën, zemërimin, kënaqësinë, eksitimin dhe shqetësimin”, shkruajnë studiuesit.

    Profesori i Universitetit të Tokios, Adrian David Cheok udhëhoqi kërkimin.

    Ai përfshinte dëgjimin e ndryshimit të modeleve vokale te pulat.

    Softueri i IA u përdor për të kuptuar dhe dalluar këto modele.

    Janë analizuar regjistrime nga 80 pula.

    Një ekip prej tetë psikologë kafshësh dhe kirurgësh veterinarë u përdor më pas për të përcaktuar gjendjen mendore të pulave bazuar në zhurmat që bënin.

    Thuhej se ata ishin në gjendje ta bënin këtë ishte një saktësi e lartë.

    Cheok tha në një deklaratë se ky “është një hap i madh për shkencën”!.

    “Dhe ky është vetëm fillimi. Shpresojmë të jemi në gjendje t’i përshtatim këto teknika me kafshët e tjera dhe të hedhim bazat për inteligjencë të jashtëzakonshme në industri të ndryshme të lidhura me kafshët”, tha ai.

    Ai shpjegoi se të kuptuarit e kafshëve mund të na ndihmojë të krijojmë një botë më të mirë për to.

    Studiuesit vunë re kufizimet e mundshme të studimit.

    Ata mendojnë se procesi mund të mos jetë lehtësisht i transferueshëm tek racat e tjera dhe se kërkohet më shumë kërkime në këtë fushë.

  • Parashikimet e frikshme që ka dhënë Nostradamus për vitin 2024

    Parashikimet e frikshme që ka dhënë Nostradamus për vitin 2024

    Nostradamus, një astrolog francez i shekullit të 16-të, thuhet se ka bërë parashikime për eventet që do të mund të ndodhin në vitin 2024 në librin e tij “Les Prophetis”.

    Megjithëse shkrimet e tij janë poetike dhe disi të paqarta, ai besohet se ka parashikuar ngjarje historike në dukje sikurse ngritjen e Adolf Hitlerit, vrasjen e John F.Kennedy, sulmet e 11 shtatorit dhe pandeminë e COVID-19.

    Parashikimet e tij për të ardhmen janë paraqitur në qindra vargje poetike të cilat zbërthehen nga ekspertët për eventet që mund të ndodhin në kohën e sotme, përfshirë edhe për vitin 2024.

    Në njërin prej pasazheve ai ka parashikuar se Mbreti Charles III do të rrëzohet nga froni dhe në vendin e tij do të vendoset Princi Harry, transmeton Telegrafi.

    Nostradamus parashikoi gjithashtu se Kina mund të nxisë një luftë të re (me shumë gjasa me Tajvanin), situata në planet për shkak të ndryshimeve klimatike do të përkeqësohet, dhe Papa Françesku do të zëvendësohet nga dikush tjetër.

  • Ky është rrjeti social më mashtrues sipas hulumtimeve të BE-së

    Ky është rrjeti social më mashtrues sipas hulumtimeve të BE-së

    Platforma X, dikur Twitter, është rrjeti social në të cilin shpërndahen më së shumti dezinformata dhe gënjeshtra për sa i përket numrit të postimeve, siç tregohet, ndër të tjera, nga hulumtimi i Komisionit Evropian i kryer me të anketuarit në disa vende anëtare të BE-së.

    Praktikisht, siç shkruan shërbimi britanik BBC, hulumtimi është kryer në 6000 postime unike në rrjetet sociale Facebook, Instagram, Linkedin, TikTok, Ix dhe YouTube, dhe gjetjet e studimit tregojnë se rrjetet sociale globalisht transmetojnë përmbajtje të ndjeshme dhe të verifikuar në mënyrë të pamjaftueshme, pra manipuluese.

    Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende të konsideruara veçanërisht në rrezik të dezinformimit, Spanjë, Poloni dhe Sllovaki.

    Ndërkohë, BE-ja lëshoi ​​një paralajmërim për Elon Musk që të respektojë ligjet e reja për lajmet e rreme dhe propagandën ruse pasi u zbulua se X kishte më shumë dezinformata nga platformat e tjera kryesore të mediave sociale, raportoi Guardian.

    Raporti analizoi shkallën e dezinformimit në një raport të ri, i cili zbuloi për herë të parë shkallën e lajmeve të rreme në mediat sociale në të gjithë BE-në, me miliona llogari të rreme të hequra nga TikTok dhe Linkedin. Është interesante se Facebook u emërua shkelësi i dytë më i keq kur bëhet fjalë për dezinformimin, sipas raportit, i cili gjithashtu thekson se nëse rrjetet sociale nuk përputhen me rregullat evropiane të shkëmbimit të të dhënave, Brukseli në të ardhmen e afërt mund t’i shpallë ato të paligjshme sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, (DSA), e cila hyri në fuqi në gusht.

    Ndërkohë, Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, duke përfshirë Google, TikTok dhe Microsoft, janë nënshkruar në një kod praktike të hartuar nga BE për të siguruar që ata mund të përgatiten në kohë për të vepruar sipas ligjeve të reja. Twitter ka braktisur kodin e praktikës, por sipas ligjit të ri kërkohet të ndjekë rregullat ose të përballet me një ndalim në mbarë BE-në./abcnews.al

  • Këtu mund ta shikoni sa persona në Kosovë e mbajnë emrin tuaj

    Këtu mund ta shikoni sa persona në Kosovë e mbajnë emrin tuaj

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), mundëson një mënyrë për të parë sesa persona në Kosovë e kanë emrin tuaj.

    Gjithashtu, është edhe e dhëna e saktë për secilën komunë veç e veç.

    Krejt çfarë duhet të bëni është të klikon në këtë link dhe ta shkruani emrin tuaj.

    Më pas do të publikohet numri i saktë, sipas ASK-së.