Category: KURIOZITETE

  • Heshtje në PS, Rama mbërrin në Kryeqytet, mblidhet grupi parlamentar

    Heshtje në PS, Rama mbërrin në Kryeqytet, mblidhet grupi parlamentar

    Më pak se një orë pasi njoftoi anulimin e të gjitha takimeve me strukturat në Shkodër dhe u nis me urgjencë për në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeministri.

    Rama kishte planifikuar inspektimin e aksit rrugor Shirokë-Zogaj, një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS si dhe takimin me strukturat në qarkun verior të vendit, por i anuloi vetëm pak minuta pasi agjentët e BKH arrestuan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në zyrën e tij.

    Mësohet se në PS ka pllakosur heshtja, ndërsa shefi i qeverisë gjatë rrugës nga Shkodra për në kryeqytet nuk ka komunikuar me askënd.

    Në orën 16:00 do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

    Kjo mbledhje është e përjavshme dhe ishte vendosur më herët por sot do të ketë një rëndësi të veçantë dhe pritet një adresim i mundshëm i situatës së krijuar pas arrestimit të Veliajt nga kryeministri Rama, raporton A2 CNN.

    Arrestimi i Veliajt ndodh vetëm tre muaj para zgjedhjeve, me kryebashkiaku e kryeqytetit që ishte edhe një nga tre drejtuesit politik të qarkut të Tiranës.

  • Policia e Kosovës identifikon dhe shpëton një të mitur të zhdukur, arreston tre persona

    Policia e Kosovës identifikon dhe shpëton një të mitur të zhdukur, arreston tre persona

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi të përpiktë ka arritur të identifikojë një vajzë të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.

    Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “trafikim me njerëz” dhe “armëmbajtje pa leje/dhunim”.

    Sektori Qendror i Hetimeve, pas një pune operative hetimore, ka arritur të identifikojë viktimën femër kosovare (të mitur), e cila ishte raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, janë gjetur një armë, 5 fishekë dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin, në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura.

    Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Ky rast i suksesshëm nga Policia e Kosovës tregon përkushtimin e tyre në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe veprave të tjera të rënda penale.

  • Vrapimi mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj

    Vrapimi mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj

    Si vrapimi mund të rrisë jetëgjatësinë tuaj

    Aktiviteti aerobik, siç është vrapimi, është thelbësor për qarkullimin e gjakut tuaj dhe për rrahjet e zemrës. Vrapimi nuk është vetëm një aktivitet fizik, por gjithashtu një mjet për përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe për të rritur jetëgjatësinë. Nëse keni ndonjëherë menduar se si mund të zgjatni jetën tuaj, atëherë duhet t’i jepni rëndësi këtij aktiviteti fizik.

    Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se një orë vrapimi shton shtatë orë në jetën tuaj. Kjo është një statistikë mahnitëse që nxjerr në pah fuqinë e aktivitetit fizik. Të paktën katër orë vrapimi në javë janë të rekomanduara për të arritur këtë përfitim të shëndetshëm.

    Më tej, studimi konstaton se individët që ushtrojnë rregullisht kanë një mundësi për të jetuar më gjatë deri në 40% në krahasim me ata që nuk angazhohen në aktivitete sportive. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të përmirësojnë shëndetin e tyre dhe të ndihen më energjikë gjatë gjithë ditës.
    Vrapimi ka përfitime të shumta shëndetësore përveç rritjes së jetëgjatësisë. Ai ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, rrit kapacitetin e mushkërive, zvogëlon stresin dhe rrit densitetin e kockave. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të gjatë.
    Përveç përfitimeve fizike, vrapimi gjithashtu ndihmon në përmirësimin e mirëqenies psikologjike. Ai rrit prodhimin e endorfinës, që shpesh njihet si hormoni i lumturisë. Një sesion i shkurtër vrapimi mund të ndihmojë në uljen e nivelit të ankthit dhe të stresit, duke sjellë një ndjenjë të qetësisë dhe përmbushjes.

    Për ata që janë të rinj në vrapim, mund të jetë e dobishme të filloni ngadalë dhe të rritni gradualisht distancën dhe intensitetin. Një plan i strukturuar trajtimi mund të ndihmojë në shmangien e lëndimeve dhe do t’ju motivejë të qëndroni të angazhuar në këtë aktivitet të shëndetshëm.

    Pra, vrapimi është më shumë sesa një thjeshtë një mënyrë për të humbur peshë; ai mund të jetë një mënyrë jetese që siguron shëndet dhe jetëgjatësi. Duke përfshirë vrapimin në rutinën tuaj ditore, ju mund të përmirësoni cilësinë e jetës suaj dhe të bëni përfitime të mëdha për shëndetin tuaj në tërësi.
  • Sozia e Gjestit ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

    Sozia e Gjestit ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

    19-vjeçari nga Gjakova, Flori Kastrati tregoi se si ka nisur ta imitojë Gjestin për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike, me disa video në rrjetin social “TikTok”.

    Floriani mbante në kokë një fjongo rozë, për t’i dhënë performancës së tij imituese notën 10. I ngacmuar nga Bieta nëse e do Eglin apo jo, sozia e Gjestit u përgjigj se po, ndonëse kjo mbetet vetëm një shaka.

    Floriani u shpreh se nuk do të ishte çudi që si sozia e Gjestit ta shikonin në ‘Portokalli’ në një të ardhme.

  • Qfar pritet të ndodh sonte në Big Brother vip 4?

    Qfar pritet të ndodh sonte në Big Brother vip 4?

    Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP 4” pritet të jetë një spektakël me zhvillime të rëndësishme, pas anulimit të televotimit për shkak të sjelljeve bullizuese dhe denigruese ndaj Gjestit. “Vëllai i Madh” ka njoftuar se masat ndëshkuese do të komunikohen gjatë spektaklit të sotëm.

    Diskutime mbi sjelljet e papërshtatshme në shtëpi dhe ndikimin e tyre në dinamikën e lojës.• Komunikimi i masave ndëshkuese për banorët e përfshirë në këto sjellje.

    Ndryshime në rregullat e lojës ose në strukturën e nominimeve, për të adresuar situatën e krijuar.

    Për të ndjekur këto zhvillime dhe për të mësuar më shumë detaje, ju ftojmë të ndiqni spektaklin .

  • Plagët kurrë nuk duhet shpëlarë me alkool dhe raki: Mjekët zbulojnë përse nuk bën

    Plagët kurrë nuk duhet shpëlarë me alkool dhe raki: Mjekët zbulojnë përse nuk bën

    Prerjet apo plagët nuk do të infektohen nëse i trajtojmë drejt, thonë mjekët e praktikës së përgjithshme

    Kjo do të thotë që duhet shpëlarë me ujë të ftohtë dhe të pastër, kohë pas kohe të mbrohen me gazë dhe të mos irritohen me alkool dhe mjete kimike.

    .Shkaktari kryesor për infektimin e plagëve është moskujdesi higjienik dhe përdorimi i mjeteve joadekuate për dezinfektim.

    Nëse plaga nuk është e thellë dhe mjeku nuk ka konstatuar se duhet bërë lidhja, nuk duhet mbështjellë, as përdorur gazë, në mënyrë që të mos krijohen baktere.

    Plagën duhet mbrojtur me gazë vetëm nëse e mbulojmë me rroba, kur punojmë punë shtëpie apo gjendemi në ambient në të cilin ka shumë pluhur, transmeton Telegrafi

    Plaga e cila rrjedh gjak nuk duhet shpëlarë me alkool, raki as nuk duhet shëruar me kurrfarë “metodash shtëpiake”, sepse jo vetëm që irritojnë lëkurën, por mund të jenë edhe të rrezikshme.

    Kur vëmë alkool në plagën e cila rrjedh gjak, enët e gjakut zgjerohen dhe mund të shkaktojnë kundërefekt. Alkoolin mund ta përdorim vetëm për të dezinfektuar lëkurën përreth plagës.

    Shpejtësia e shërimit të plagës varet nga organizmat dhe aftësia e saj që të shërohet.

    Nuk duhet të përdoren mjete për dregëzim të plagës ngarkim të lëkurës me mjete kimike krye në vete, por ekskluzivisht në rast se rekomandon mjeku.

  • Ku u ndërtua autostrada e parë në botë?

    Ku u ndërtua autostrada e parë në botë?

    Autostrada e parë në botë, një rrugë e destinuar ekskluzivisht për makina, d.m.th mjete motorike, u vu në qarkullim saktësisht njëqind vjet më parë, në shtator të vitit 1924, dhe lidhte Milanon dhe Varese në veri të Italisë.

    Rruga, e cila u hap nga mbreti italian Vittorio Emanuele III, është sot pjesë e rrjetit të autostradave italiane dhe mban emërtimin A8.

    Ajo u quajt Autostrada dei Laghi – “Autostrada e Liqeneve”, sepse lehtësoi shumë udhëtimin e turistëve në liqenin Maggiore, Lugano dhe Como.

    Ishte pjesa e parë e rrjetit të autostradave italiane, e cila u zgjerua shpejt dhe vazhdon në autostradën “kryesore” italiane, A1 – Milano-Romë-Napoli, e njohur më mirë si Autostrada del Sole.

    Personi më përgjegjës për ndërtimin e autostradës së parë në botë ishte inxhinieri milanez Piero Puricelli, i cili jo vetëm e konceptoi dhe projektoi me vizion rrugën ekskluzivisht për makinat, por edhe menaxhoi të gjitha aspektet burokratike dhe ligjore të ndërtimit.

    Autostrada e parë moderne u përfundua në 15 muaj. Kishte dy korsi në secilin drejtim, të ndara me një vijë të dyfishtë.

    Kabinat e pagesës u vendosën përgjatë rrugës – gjithashtu të parat në botë, dhe pagesa ishte 10 lira.

    Edhe pse Autostrada dei Laghi është padyshim autostrada e parë e ndërtuar në botë, një ide e ngjashme u realizua në Gjermani në vitin 1909, kur në Berlin u ndërtua një rrugë me korsi të ndara nga një brez i gjelbër midis Grunwald dhe Vannesi, por e destinuar vetëm për testimin e automjeteve.

    Autostrada e parë në Gjermani u hap në vitin 1932 – seksioni Këln-Bon.

    Danimarka mori autostradën e saj të parë në 1956, ndërsa Britania e Madhe hapi një seksion 13 km në 1958.

    Autostrada e parë automobilistike e Japonisë u hap në vitin 1965.

  • Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni

    Kjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni

    Avenyja e pestë e Nju- Jorkut u zëvendësua në fron nga Via Montenapoleone në Milano

    Rritja e çmimeve të qirave dhe forcimi i euros kundrejt dollarit kanë shtyrë një rrugë të njohur evropiane në krye të listës së rrugëve më të shtrenjta për herë të parë pas 34 vjetësh.

    Nëse emrat “Fendi”, “Dior” dhe “Valentino” do të hiqeshin nga dyqanet, Via Montenapoleone e Milanos mund të kalonte si një rrugë pak më e bukur se ajo mesatare në këtë qytet në veri të Italisë.

    Megjithatë, rruga 350 metra e gjatë e vendosur në qendër të kryeqytetit të modës italiane sapo është shpallur rruga më e shtrenjtë tregtare në botë, duke ia kaluar Avenue Fifth në Nju-Jork, New Bond Street të Londrës dhe Champs Elysees në Paris.

    Milanoja u bë kështu qyteti i parë evropian me rrugën më të shtrenjtë në krye të listës për 34 vjetët e fundit, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportit të fundit “Main Street across the world”, të përgatitur nga agjencia amerikane e pasurive të paluajtshme “Cushman & Wakefield”, ndryshimi “pasqyron një rritje të fortë të çmimeve të qirave në rrugën italiane, që i kalon 30 për qind në dy vjetët e fundit, e shtyrë më tej këtë vit nga forcimi i euros në raport me dollarin amerikan”.

    Marrja me qira e pronave të paluajtshme në këtë rrugë milaneze, e cila u rendit vitin e kaluar menjëherë pas Fifth Avenue, mund të arrijë deri në 20,000 euro për metër katror në vit.

    Edhe pse duket e shtrenjtë, biznesi po lulëzon. Në transaksionin më të madh të pasurive të paluajtshme në Evropë në dy vjet, konglomerati luksoz Kering, i cili zotëron shtëpinë e modës Gucci, siguroi një vend kryesor në rrugë në fillim të këtij viti.

  • Bredhi 22 metërsh që do të vendoset në New York, ka 50 mijë poça LED dhe yllin Swarovski me tre milionë kristale

    Bredhi 22 metërsh që do të vendoset në New York, ka 50 mijë poça LED dhe yllin Swarovski me tre milionë kristale

    Në qendrën ikonike Rockfeller ka arritur bredhi i Krishtlindjes në New York, duke sinjalizuar fillimin e sezonit të festave të fundvitit në “Mollën e Madhe”.

    Bredhi 22.5 metra i marrë në një zonë malore në Norvegji, është sjellë nga Massachusetts dhe është vendosur në Manhattan me ndihmën e një krani, transmeton Telegrafi.

    Për dekorimin e bredhit do të përdoren tetë kilometra drita me mbi 50 mijë poça LED me ngjyra të ndryshme. Në majën e bredhit si në formë kurore do të vendoset edhe ylli Swarovski me tre milionë kristale që do ta shndrisin.

    E ceremonia e ndezjes se bredhit është paraparë të mbahet më 4 dhjetor, ku mijëra qytetarë do të marrin pjesë në këtë ceremoni.

    Pas largimit të bredhit me përfundimin e festave të fundvitit, do të dërgohet në një fabrikë për përpunimin e drurit. /Telegrafi/

  • Çfarë të bëni nëse keni shumë projekte në të njëjtën kohë?

    Çfarë të bëni nëse keni shumë projekte në të njëjtën kohë?

    Projektet dhe detyrat në punë kërkojnë përqendrim dhe energji të madhe për t’i përfunduar me efikasitet dhe pa gabime. Kjo sfidë shtohet kur në të njëjtën kohë ju duhet të merreni me projekte të ndryshme. Aftësia për t’i organizuar dhe menaxhuar projektet e shumta në të njëjtën kohë është aset që është në dobi të secilit menaxher të projekteve.

    10 hapa që ju ndihmojnë në menaxhimin e projekteve

    Menaxhimi i projekteve është i vështirë kur ju duhet të ndiqni procedura të ndryshme të punës dhe afate të ndryshme të dorëzimeve. Për ta lehtësuar këtë mund t’i ndiqni këta hapa:

    Të planifikoni

    Krijimi i planit ju ndihmon të mos përballeni me rreziqe të shumta, për t’i menaxhuar burimet dhe për ta reduktuar mbingarkesën. Çfarë të bëni për të planifikuar? Ndani pakëz kohë për ta organizuar projektin;

    Caktoni kohën që i duhet secilës detyrë;

    Krijoni një afat real për secilin prej projekteve;

    Po ashtu, mund t’i përdorni edhe raportet javore për të organizuar dhe për t’i kujtuar detyrat e ardhshme.

    Përdorni mjete për t’ju ndihmuar

    Aplikacionet e menaxhimit të projekteve ju ndihmojnë të menaxhoni projekte të ndryshme, të caktoni takime, të delegoni detyra gjatë ditës së punës.

    Menaxhoni projektin në një vend

    Nëse keni qasje në të gjitha projektet në të njëjtën kohë do të keni rritje të produktivitetit të punës, do ta kurseni kohën si dhe do ta parandaloni stresin dhe konfuzionin. Si ta bëni këtë? Duke i vendosur të gjitha projektet në një platformë për të pasur qasje më të shpejtë.

    Mësoni të prioritizoni

    Aftësia e prioritizimit është sukses për t’i menaxhuar projekte të ndryshme në të njëjtën kohë. Në mënyrë që të mos humbni kohë në gjëra të parëndësishme, është mirë të përqendroheni në ato detyra të cilat kanë më shumë vlerë. Për ta arritur këtë bëjeni çdo ditë një listë me pesë gjërat më të rëndësishme, të cilat duhet t’i përfundoni brenda asaj dite. Kështu do të jeni gjithmonë në hap me kohën për të gjitha detyrat.

    Krijoni komunikim të qartë

    Ju e dini, projektet zhvillohen në grup dhe ju nuk jeni personi i vetëm që po merreni me to. Në të tilla raste kur nuk ka komunikim të shëndoshë do të shpenzoni më shumë kohë dhe para, në mënyrë të panevojshme. Andaj, përmbysni këtë në komunikim të shëndoshë duke i diskutuar të gjitha gjërat në mënyrë të qartë për të pasur sukses.

    Krijoni qasje për të gjithë

    Mund të përdorni sisteme si Google Drive apo Dropbox për t’i menaxhuar dokumentet dhe ndryshimet për çdo projekt. Përdorimi i tyre u ndihmon të gjithë anëtarëve të ekipit të qasen shpejt, kudo që janë dhe të bashkëpunojnë më lehtë. Kjo e ka edhe një anë tjetër të mirë, sepse nuk do të keni nevojë të dërgoni e-maile gjatë gjithë kohës.

    Delegoni detyra

    Duke qenë që jeni menaxher i projektit, gjatë punës me projekte të shumta do të keni aq shumë punë sa nuk është e nevojshme të përqendroheni në mikromenaxhim. Mund të mos i bëni të gjitha punët vetë e përsëri të dini se çfarë po bëhet. Kjo e nxit frymën e ekipit, i bën ata të ndihen të dobishëm, por edhe nuk ngarkoheni me punë. Kështu që e keni më të lehtë t’i plotësoni të gjitha afatet për të gjitha projektet.

    Edhe ndryshimet janë pjesë e punës

    Kur i menaxhoni projekte duhet t’i menaxhoni edhe ndyshimet. Mund t’ju duket e lodhshme, por ndryshimet duhet të ndodhin. Prandaj, është më mirë t’i bëni me kohë, sesa të përfundohen projektet pa ndryshimet e nevojshme dhe të kthehen mbrapa për shkak të gabimeve.

    Mbani takime me ekipin

    Rruga më e shkëlqyeshme për t’i mbërthyer projektet e ndryshme në të njëjtën kohë është të mbani takime të rregullta me anëtarët e ekipit. Takimet ju bëjnë t’i sqaroni pjesët e projekteve ku duhet të përqendroheni më shumë e ku më pak.

    Menaxhoni pritshmëritë

    Sinqeriteti me klientët është pjesë tjetër shumë e rëndësishme me klientët, për t’i diskutuar burimet dhe kufijtë e nevojave për përfundim të suksesshëm të projektit.