Category: EKONOMI

  • Ministria publikon çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës për sot

    Ministria publikon çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës për sot

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve të naftës për datën 29.04.2026.

    Çmimi i naftës është shtrenjëtuar për një cent.

     

  • Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

    Publikohen çmimet e reja të derivateve në vend

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.

    Sipas përditësimit, nafta shitet me 1.66 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.

  • MINTI vendos çmimet tavan për derivate në Kosovë

    MINTI vendos çmimet tavan për derivate në Kosovë

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 24 prill 2026.

    Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi nga ora 10:00, çmimet janë:

    • Nafta (dizel): 1.63 euro për litër
    • Benzina: 1.40 euro për litër
    • Gasi: 0.87 euro për litër

    MINTI ka bërë të ditur se këto janë çmime tavan dhe asnjë pikë shitjeje nuk lejohet të tejkalojë këto vlera. Masa, sipas ministrisë, synon mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet në tregun e karburanteve.

    Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo shkelje të mundshme në numrin 0800 11000 ose në email-in konsumatori@rks-gov.net.

  • Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Ulje e lehtë e çmimeve të derivateve në Kosovë

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivative për 24-orët e ardhshme.

    Nafta ka pësuar një rënie të lehtë dhe do të shitet me 1.65 euro/centë për një litër.

    Për dy centë ka rënë edhe çmimi i benzinës dhe do të shitet për 1.39 centë, ndërsa gazi me 0.88 centë për litër.

     

  • Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore parasheh ndërhyrje të drejtpërdrejtë në treg vetëm në raste të destabilizimit ekonomik, me synim kryesor mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Sipas draftit të publikuar, institucionet do të kenë të drejtë të vendosin çmime maksimale për produkte bazë, si dhe të përcaktojnë kufij të marzhës së fitimit për tregtarët me shumicë dhe pakicë, në mënyrë që të parandalohet rritja e paarsyeshme e çmimeve gjatë krizave.

    Projektligji parasheh që këto masa të mos jenë të përhershme, por të aplikohen vetëm në situata të jashtëzakonshme kur tregu pëson luhatje të mëdha apo mungesë furnizimi. Për zbatimin e tyre pritet të krijohet një organ i veçantë vendimmarrës, i cili do të analizojë gjendjen e tregut dhe do të rekomandojë masa konkrete, duke synuar një balancë mes mbrojtjes së konsumatorit dhe funksionimit të ekonomisë së lirë.

    Për qytetarët, përfitimi kryesor nga ky projektligj lidhet me mbrojtjen nga rritjet e menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve të produkteve esenciale, si ushqimet bazë dhe artikujt e domosdoshëm. Në situata krize, kjo nënkupton më shumë siguri për buxhetin familjar dhe qasje më të qëndrueshme në produkte të nevojshme.

    Në anën tjetër, për bizneset projektligji sjell një kornizë më të qartë rregullative në raste emergjente, duke vendosur rregulla të njëjta për të gjithë operatorët në treg dhe duke shmangur konkurrencën e pandershme. Megjithatë, ato mund të përballen me kufizime në fitim gjatë periudhave kur aktivizohen masat, pasi marzhet dhe çmimet do të kontrollohen nga shteti.

    Qeveria thekson se qëllimi i këtij ligji nuk është ndërhyrja e vazhdueshme në treg, por krijimi i një mekanizmi mbrojtës që aktivizohet vetëm kur ka rrezik për destabilizim ekonomik, duke tentuar të ruajë një ekuilibër mes interesit të qytetarëve dhe funksionimit normal të bizneseve.

  • Çmimi i naftës sot nën 1.80

    Çmimi i naftës sot nën 1.80

    1.78 euro do të shitet sot një litër naftë në Kosovë.

    Kështu thuhet në vendimin e publikuar nga MINTI.

    Në vendimin e publikuar shkruan se benzina do të shitet për 1.44 euro për litër, derisa gazi për 0.89 euro.

  • “Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

    “Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

    Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.

    Pas përfundimit të negociatave gjatë fundjavës pa një marrëveshje dhe paralajmërimit të presidentit Donald Trump për bllokimin e porteve iraniane, çmimi i naftës ka kapërcyer sërish nivelin prej 100 dollarësh për fuçi.

    Sipas mediave të huaja, nafta Brent, që shërben si referencë globale, ka shënuar rritje prej 7.3%, duke arritur në 102.30 dollarë për fuçi. Kjo luhatje në tregje lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet se dështimi i negociatave mund të thellojë krizën globale të energjisë.

    Vetëm disa ditë më parë, çmimet kishin rënë ndjeshëm nën pragun e 100 dollarëve, pasi Uashingtoni dhe Teherani kishin arritur një armëpushim të përkohshëm dyjavor, i cili përfshinte edhe hapjen e një prej rrugëve më të rëndësishme tregtare detare, Ngushticës së Hormuzit.

    Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve globale të energjisë, transmeton Klankosova.tv është shndërruar në një pikë kyçe të tensioneve, pasi Irani paralajmëroi se mund të sulmojë anijet që e përdorin atë, në përgjigje të veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

    Qarkullimi në këtë zonë ka qenë kryesisht i kufizuar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, megjithatë disa shtete, si India dhe Malajzia, kanë arritur të negociojnë kalim të sigurt për anijet e tyre.

    Ndërprerjet në këtë korridor strategjik kanë mjaftuar për të shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

  • ZRRE-ja propozon që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

    ZRRE-ja propozon që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që për sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

    Në një komunikatë për media, ZRRE-ja ka njoftuar për publikimin e raporteve konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal (KESCO).

    Në këtë njoftim është thënë se ZRRE-ja ka propozuar që të shmanget ndikimi i menjëhershëm dhe që kjo të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, nëpërmjet një mekanizmi të profilizimit të kostove.

    “Ky mekanizëm parasheh që një pjesë e kostove të rritura të furnizimit të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, me qëllim zbutjen e ndikimit në tarifa për një vit të vetëm. Ky trajtim nuk përfaqëson ulje reale të kostove, por një shpërndarje të tyre në kohë, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe përballueshmërinë për konsumatorët. Pra ZRRE propozon që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal”, thuhet në komunikatë.

  • Arben Mustafa pyet qeverinë: A do të ulen çmimet me ligjin për “çmimet tavan”?

    Arben Mustafa pyet qeverinë: A do të ulen çmimet me ligjin për “çmimet tavan”?

    Arben Mustafa, deputet i PDK-së, ka thënë se Qeveria është arsyetuar se inflacioni në vend po ndodh shkaku i mungesës së Ligjit për çmimet tavan.

    Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ai kërkoi nga qeveria t’i tregojë qytetarëve se a do të ulen çmimet kur të kalojë ky ligj.

    “Është shumë kohë e shkurtër për të diskutuar për këtë ligj shumë të rëndësishëm që ndikon në treg. Prej që ka fiolluar rritja e çmimeve në Kosovë, ju si qeveri jeni arsyetuar se në ungesë të ligjit për çmimet tavan po ndodh kjo.

    Tani kur e keni sjell në Kuvend këtë ligj, është mirë t’i tregoni qytetarëve se a do të ulen çmimet a jo. Arsyetimi juaj ka qenë se ka inflacion në Kosovë sepse s’ka ligj për çmimet tavan”, u shpreh Mustafa.
  • Rritja e çmimeve nuk ndalet, marsi sjell valë të re shtrenjtimi në treg

    Rritja e çmimeve nuk ndalet, marsi sjell valë të re shtrenjtimi në treg

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) shënoi rritje gjatë muajit mars 2026, duke reflektuar një trend të vazhdueshëm të shtrenjtimit të jetesës.

    Inflacioni mujor në mars 2026 arriti në 1.5% krahasuar me muajin shkurt 2026. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për pajisjet e transportit personal (25.8%), si dhe rritja e çmimeve të perimeve (3.7%), pemëve (1.5%) dhe mishit (0.3%). Këto kategori patën ndikim të përbashkët prej 1.7% në rritjen e indeksit. Në të njëjtën kohë, një lehtësim i lehtë u vërejt te energjia elektrike (-3.7%) dhe lëndët djegëse të ngurta (-2.2%), duke ndikuar negativisht me rreth -0.2% në IHÇK.

    Në aspektin vjetor, inflacioni në mars 2026 arriti në 6.7%, krahasuar me marsin e vitit 2025. Rritjet më të mëdha të çmimeve u regjistruan te shërbimet që lidhen me transportin personal (42.5%), biletat e fluturimeve (38.4%) dhe furnizimi me ujë së bashku me shërbimet e banimit (31.9%). Po ashtu, ndikim të konsiderueshëm patën edhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike (17.4%), karburanteve (17.4%), lëndëve djegëse (15.6%) dhe pushimeve të organizuara (13.2%).

    Produktet ushqimore gjithashtu kontribuan në rritjen e përgjithshme të çmimeve, përfshirë pemët (13.1%), mishin (12.4%), si dhe produkte të tjera si kafeja, çaji dhe kakao (7.8%). Rritje u shënuan edhe në shërbimet hoteliere, kujdesin personal, shërbimet shëndetësore dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake.

    Në përgjithësi, të dhënat tregojnë se inflacioni në Kosovë gjatë marsit 2026 është nxitur nga rritja e çmimeve në shumë sektorë kyç, duke reflektuar presione të vazhdueshme në koston e jetesës për qytetarët.