Category: EKONOMI

  • Pas Covid-19 vjen virusi  tjetër i quajtur “Pandemi e Borxhit”

    Pas Covid-19 vjen virusi tjetër i quajtur “Pandemi e Borxhit”

    Prodhimi i Brendshëm Bruto globale do të bjerë ndjeshëm. Të gjithë ekspertët bien dakord për këtë. Ka qasje të ndryshme vetëm në masën e tkurrjes ekonomike dhe perspektivat afatmesme për një kthim në rritje.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia botërore të tkurret deri në vitin 2020 në vitin e ardhshëm me 11 trilionë euro.

    “Ky është recesioni më i madh që nga përplasja financiare e vitit 1929,” tha një ekonomist kryesor i FMN, duke shtuar se “asnjë vend nuk do t’i mbijetojë krizës së padëmtuar.”

    Si rezultat i krizës ekonomike, deficitet buxhetore në raport me PBB-në do të arrijnë pikën më të lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
    Sipas Fondit, masat për mbështetjen e zhvillimit duhet të merren dhe vendet e pasura duhet të ndihmojnë edhe më të varfërit. Përveç kësaj, masa të rrepta shtrënguese duhet të merren pas përfundimit të pandemisë për të zvogëluar borxhin publik.

    FMN vendos recesionin global në 4.9%, ndërsa për 2021 parashikon një rimëkëmbje graduale prej 5.4%. Sidoqoftë, këto vlerësime janë të vlefshme vetëm me kusht që të mos ketë një valë tjetër pandemie me imponimin e bllokimeve të reja, të cilat do të forconin çdo kthim në zhvillim.

  • Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar t’i sigurojë votat për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar t’i sigurojë votat për votimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka deklaruar se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë, pasi po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë.

    “Ne tani ne një situatë tejet të rendë, dhe po e shohim çdo ditë rritjen enorme të të infektuarve dhe po e shohim që kapacitet tona spitalore dhe ato humane pra janë duke u reduktuar jashtë mase dhe veç në Prishtinë janë në mungesë 78 mjekë të cilët nuk janë zëvendësuar akoma”

    “Problemi është se kjo Qeveri nuk ka qenë e përgatitur për këtë situatë të tillë, dhe ministri nuk ka njohur bazike rreth situatës aktuale dhe krejt çka bënë është se merr vendime ku bënë mbyllje dhe hapje të pa bërë analizë të mirëfilltë, se si do ta ulë numrin e të infektuarve, dhe të gjitha masat që janë ndërmarr deri tani nuk kanë ndikuar në ulje të numrit të infeksionit, por kanë ndikuar në përhapje të infeksionit”

    Pacolli ka kritikuar Qeverinë edhe për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku është shprehur se partnerët e kolacionit nuk janë të interesuar që t’i sigurojë vota për votimin e këtij ligji.

    “Ne i kemi dhënë arsyet tona për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, dhe kjo Qeveri ka mijëra mundësi për me i ndihmuar edhe bizneseve edhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e Qeverisë mirëpo nuk është e interesime, përveç ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk ka asgjë aty përveç idenë që qytetarët t’i marrin kursimet e tyre pensionale, që t’i shfrytëzojnë ato, por ne jemi që Qeveria t’i ndihmojë qytetarët e jo ata me pare të veta të tentojnë të dalin nga kriza. Qeveria nuk është e interesuar për ta tejkaluar këtë ligj, por të ishte e interesuar ajo do ti bënte numrat e deputetëve”

    Pacolli ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit të cilin kjo parti e kishte iniciuar muaj më parë për rrëzimin e Qeverisë.

    Mes tjerash ajo ka thënë se nuk e kanë përkrahjen e PDK-së, pasi që sipas saj, ata janë duke diskutuar për hyrje në Qeveri.

    “Ne tani kemi ftuar partitë, të cilat kundërshtojnë këtë qeveri që të nënshkruajnë, kemi hezitimin e PDK-së, dhe siç duket ata janë në diskutim që të hyjnë në qeveri dhe nuk ka interesim prej tyre që të nënshkruhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

  • Çfarë po ndodhë në Trepçë? 75 punëtorë mbyllen në minierë

    Çfarë po ndodhë në Trepçë? 75 punëtorë mbyllen në minierë

    Punëtorët e minierës së “Trepçës”, janë mbyllur brenda qe tri orë për shkak se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.

    Drejtori i minierës “Trepça”, Xhafer Peci tha se në minierë gjenden 75 punëtorë.

    “Ata janë mbyllur që tri orë, numri i punëtorëve është 75, 17 prej tyre kanë qenë duke punuar ndërsa pjesa tjetër janë duke protestuar. Ata do të dalin nga miniera sapo të marrin pagën e tyre” , tha ai.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

    Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

    Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani edhe pse është ndarë kjo vlerë, punëtorët ende nuk janë paguar për pagën e mbetur.

  • Dardafon bënë  marrëveshja me Telekomin e Kosovës për zhbllokim llogarive bankare

    Dardafon bënë marrëveshja me Telekomin e Kosovës për zhbllokim llogarive bankare

    Telekomi i Kosovës dhe kompania “Dardafon.net.LLC” kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.

    FaktePlus ka siguruar dokumentin, ku thuet se sipas kësaj marrëveshjeje kompania Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.
    Mirëpo Telekomi prej 15 janarit të vitit të ardhshëm duhet t’ia kthejë borxhin Dardafonit për një periudhë prej 24 muajsh.

    Ky borxh i Telekomit ndaj kompanisë së Blerim Devollit vie pas vendimit të Gjykatë së Arbitrazhit që telekomi i detyrohet kompanisë “Dardafon.net.LLC” 25 milionë./FaktePlus/

    Kjo është marrëveshja:

    Angazhimi i bordit dhe manaxhmentit për zhbllokimin e llogarive sot u kurorëzua me sukses. Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit. Kjo marrëveshje për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore. Pas kësaj marrëveshje bordi dhe menaxhmenti me përkrahjen e qeverisë do të nisin implementimin e planit për rimëkëmbje të Telekomit ku brenda një afati tre vjeqar do të investohet në rrjet dhe çështje tjera me rëndësi të cilat ndikojnë në rritjen e vlerës së koorporatës dhe stabilitetin financiar e teknik të kompanisë.

  • Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Punëtorët e Telekomit të vendosur për të protestuar edhe pse leja është refuzuar nga policia

    Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e punëtorëve të Telekomit që të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, kjo pas vendimit të fundit qeveritar që ndalon grumbullimet masive për shkak të frikës së infektimit me COVID-19.

    Megjithatë, kjo nuk pritet të ndalojë punëtorët që thonë se protesta e paralajmëruar për ora 13:00 do të mbahet.

    Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se pagat nuk i kanë marrë ende dhe se do të jenë në shesh në kohën e paralajmëruar.

    Policia na ka refuzuar kërkesën, por ne do të protestojmë. Pagat nuk i kemi marrë, por në përgjithësi gjendja ne Telekom është shumë e rëndë”, deklaroi ai për KP.