Category: KRONIKË E ZEZË

  • Arrestohet hajni i kërkuar në Gjakovë

    Arrestohet hajni i kërkuar në Gjakovë

    Një person i kërkuar për tri raste të vjedhjeve është arrestuar të martën në Gjakovë.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku thotë se i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    I dyshuari me iniciale A.B., është i moshës madhore dhe ishte i përfshirë në vjedhjet e ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugën “Fan S.Noli”, “UÇK”, dhe “Marin Barleti”.

  • Mashtrim me identitet në Prizren, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

    Mashtrim me identitet në Prizren, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

    Janë arrestuar një grua dhe një burrë në Prizren, nën dyshimin se të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar t’i mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese.

    Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar dy letërnjoftima të Kosovës të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000, drejtori i policisë paralajmëron masa të forta

    Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000, drejtori i policisë paralajmëron masa të forta

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka përgëzuar drejtorin rajonal të Prishtinës, Basri Shabani, për punën dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025.

    Ai theksoi se suksesi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me drejtorët rajonalë dhe komandantët e stacioneve policore, duke vlerësuar angazhimin në terren dhe menaxhimin profesional të situatave të sigurisë.

    Sipas Hoxhës, nga raporti i prezantuar është vërejtur rënie e rasteve serioze penale. Ulje kanë shënuar vrasjet, grabitjet, vjedhjet si dhe dhuna në familje, çka sipas tij tregon një trend pozitiv dhe përmirësim të përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në vend.

    Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për rritjen e rasteve me fatalitet në trafikun rrugor gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të prezantuara, mbi 100 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vetëm gjatë vitit 2025.

    Hoxha bëri të ditur se që nga viti 2000, në aksidente trafiku në Kosovë kanë humbur jetën 3 111 persona, një shifër që ai e cilësoi shumë të lartë dhe alarmante.

    Ai theksoi se siguria në trafik do të jetë një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2026, me masa të shtuara parandaluese dhe kontrolle më të shpeshta në rrugë.