Category: KRONIKË E ZEZË

  • Konfiskohen vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bërnjak, rasti në hetime

    Konfiskohen vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bërnjak, rasti në hetime

    Policia e Kosovës ka raportuar për një rast kontrolli mbrëmjen e së mërkurës në Bërnjak.

    Siç thuhet në raportin 24-orësh, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar, policia ka gjetur një vulë me mbishkrim në gjuhën serbe, disa dokumente të tjera në gjuhën serbe, një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë si dhe dy kontrata po ashtu në gjuhën serbe.

    “Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thotë PK.

  • I dyshuari për plagosjen në Obiliq është i mitur, mosmarrëveshja në ‘facebook’ motiv

    I dyshuari për plagosjen në Obiliq është i mitur, mosmarrëveshja në ‘facebook’ motiv

    Një i mitur dyshohet se është autori i plagosjes në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

    Motiv i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje në rrjetin social “Facebook”.

    Po ashtu, policia ka bërë të ditur se dorasi është shpallur në kërkim dhe po bëhet gjithçka për kapjen e tij.

    “Është raportuar se një mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte i plagosur me armë zjarri. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në viktimën gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

  • Aksident trafiku në Grabovc, dy persona të lënduar pas përplasjes mes trenit dhe veturës

    Aksident trafiku në Grabovc, dy persona të lënduar pas përplasjes mes trenit dhe veturës

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm midis një veture dhe trenit në fshatin Grabovc, të komunës së Fushë Kosovës.

    Për gazetën Sinjali, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:15.

    “Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar”, ka thënë Ahmeti.

    Tutje bëhet e ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

  • Edhe një tjetër aksident sot në Veterrnik, përplasen katër vetura, shtatë të lënduar

    Edhe një tjetër aksident sot në Veterrnik, përplasen katër vetura, shtatë të lënduar

    Një aksident trafiku ndodhi sot rreth orës 09:00 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku u përfshinë katër automjete.

    Shtatë persona pësuan lëndime dhe iu ofrua trajtim mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut rajonal po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    “Sot  rreth orës 09:00 në rrugën  ” Jusuf Gërvalla në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona  janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë,  ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka konfirmuar zedhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    Ky nuk është aksidenti i parë i regjistruar gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

    news image

  • Aksident te nënkalimi afër Termokosit, bllokohet qarkullimi (Foto)

    Aksident te nënkalimi afër Termokosit, bllokohet qarkullimi (Foto)

    Një aksident trafiku ka ndodhur te nënkalimi afër Termokosit në Prishtinë.

    Rruga nga Veterniku në drejtim të stacionit të autobusëve është e bllokuar.

    Në vendin e aksidentit shihet edhe një autoambulancë.

    Deri tani nuk ka informacion për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.

     

  • Katër të lënduar nga një vetaksident në Dren të Zubin-Potokut

    Katër të lënduar nga një vetaksident në Dren të Zubin-Potokut

    Katër persona janë lënduar pas një vetaksdeti në fshatin Dren të Zubin- Potokut.

    Sipas policisë në aksidentin e ndodhur të enjten ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh.

    Raporti policor:

    Fsh. Dren, Mitrovicë- Veri 12.02.2026-09:45. Është raportuar për një vetaksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë udhëtarësh. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shoferja femër kosovare dhe tre pasagjerët (dy meshkuj dhe një femër kosovare), të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

  • Deklarohen të pafajshëm gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Deklarohen të pafajshëm gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamet Lika

    Në Gjykatën Themelore në Ferizaj po mbahet seanca në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, në Kaçanik, Muhamet Lika.

    6 të akuzuarit Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi janë deklaruar të pafajshëm.

    Prokurori i rastit Ismet Rrahmani, ka lexuar një pjesë të aktakuzës në të cilën tregohen detaje për natën kur u vra polici Lika.

    Në aktakuzë thuhet që polici Muhamet Lika, pasi e përfundoi orarin e punës, në mbrëmjen e 1 prillit, u përcoll deri te banesa e tij nga të akuzuarit ndërsa në hyrjen e banesës së tij për ta kryer veprën “Vrasje e Rëndë” hyri i mituri Rejhan Bela dhe e qëlloi policin Lika.

    “…i pandehuri Haki Bela pasi që kishte qëndruar në lokalin e tij “Aksa”, prej aty niset për në drejtim të Stacionit Policor, dhe e përcjellë viktimën Muhamet Lika, prej momentit të daljes nga Stacioni Policor e pastaj viktima vazhdon në drejtim të banesës ndërsa i pandehuri Haki vazhdon në drejtim të rrugës “UÇK” për 20 metra dhe më pastaj pas 30 sekondave kthehet në drejtim të viktimës, në vazhdim të pandehurit Shkëlqim Kuka dhe Edmond Lika në rrugë vëzhgojnë rrugëtimin e viktimës, pasi që kishin parkuar veturën “Opel Astra ”, ngjyrë e bardhë me targa 05-518-GH, me vozitës Shkëlqim Kuka dhe pasagjer Edmond Lika, afër stacionit policor dhe në momentin që kalon viktima për rreth veturës në drejtim të banesës së tij, nga vetura del pasagjeri Edmon Lika dhe hip në veturën e tij “Golf 2”, ngjyrë e kaltër duke vozitur të njëjtën me drita të fikura dhe duke vazhduar në rrugën një drejtimesh duke përcjellë viktimën në drejtim kah ka lëvizur, ndërsa i pandehuri Shkëlqim me veturën “Opel Astra” nga ky moment merr veprimin dhe vazhdon duke shkuar afër vendit të ngjarjes, viktima vazhdon rrugëtimin pastaj në rrugën “Idriz Seferi” afër hyrjes së banesës së tij i mituri Rejhan Bela vazhdon duke e përcjellë viktimën mbrapa, i cili hynë në hyrjen e banesës së tij dhe menjëherë pas viktimës i mituri Rejhan Bela hynë pas tij në hyrjen e objektit të banesës dhe me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, të kalibrit 9.19 mm, dhe kthehet me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit “”Dukagjini” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku me vrap largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ndërsa deri sa ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik””, thuhet në aktkauzën që e lexoi Rrahmani.

    Tutje thuhet që i pandehuri Diamant Gashi, e ka ndihmuar të miturin Rejhan Bala të arratiset pasi kreu vrasjen e policit Muhamet Lika, duke e strehuar në shtëpinë e tij, duke fshehur edhe prova materiale si dhe duke e ndihmuar në komunikim më vëllaun e tij po ashtu të akuzuar në këtë rast, Haki Belën.

  • 161 vjedhje në Zvicër, arrestohet grupi kriminal nga Kosova

    161 vjedhje në Zvicër, arrestohet grupi kriminal nga Kosova

    161 vjedhje në 11 kantone janë kryer në Zvicër dhe lidhur me këtë janë arrestuar gjashtë burra nga Kosova.

    Në fillim të shtatorit 2025, në Komunën Hochdorf u regjistruan disa vjedhje me thyerje në objekte afariste. Policia e Lucernit arriti të arrestonte personat e dyshuar.

    Në automjetin e tyre, forcat e rendit gjetën mallra të dyshuara të vjedhura si dhe mjete të përdorura për thyerje, raporton Blick.ch.

    Më pas, Prokuroria për Krime të Veçanta, në bashkëpunim me policinë e Lucernit, zhvilloi hetime të gjera. Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi kriminal që vepronte në nivel kombëtar. Të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, të moshës nga 26 deri në 57 vjeç.

    Dëmi total vlerësohet në rreth 705 mijë franga

    Gjashtë personat e dyshuar akuzohen se kanë kryer gjithsej 161 vjedhje me thyerje në të paktën njëmbëdhjetë kantone të Zvicrës.

    Objektivat kryesore të vjedhjeve kanë qenë bizneset dhe ndërmarrjet afariste, ku autorët synonin kryesisht paratë e gatshme.

    Shuma e përfituar nga veprat penale vlerësohet në rreth 590 mijë franga, ndërsa dëmi i përgjithshëm material arrin rreth 705 mijë franga.

    Hetimet ndaj autorëve të dyshuar janë ende në zhvillim pranë Prokurorisë për Krime të Veçanta.

  • Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren

    Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren

    Gjatë ditës së hënë, një grua u gjet pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.

    Sipas raportit zyrtar, njësitet relevante kishin dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur në banesën e saj pa shenja jete. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • Policia identifikon dhe interviston shoferin që shkaktoi aksident në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes

    Policia identifikon dhe interviston shoferin që shkaktoi aksident në Shtime dhe u largua nga vendi i ngjarjes

    Njësitet policore kanë identifikuar dhe intervistuar personin që më 4 shkurt 2026 shkaktoi një aksident trafiku në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, në fshatin Davidovc, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 18:25, ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori, një mashkulli 46-vjeçar, i cili fillimisht mori ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas u transferua në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I lënduari është liruar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë patrullat e Stacionit Policor Shtime, Njësia e Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve, ndërsa për identifikimin e shoferit janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

    Pas një pune intensive hetimore dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, më 8 shkurt 2026, rreth orës 18:30, u identifikua shoferi dhe automjeti i dyshuar: A.A., 41 vjeç, me automjet VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

    Më 9 shkurt 2026, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore” vazhdojnë.