Category: KRONIKË E ZEZË

  • Çanta me marihuanë e para aksidentalisht dhurohet për bamirësi

    Çanta me marihuanë e para aksidentalisht dhurohet për bamirësi

    Dy adoleshentë gabimisht kanë lënë një çantë me marihuanë dhe para në një vend ku mblidheshin donacione jashtë objektit të bamirësisë në Zelandën e Re.

    Ata janë rikthyer në panik për ta marrë çantën, por atë moment është lajmëruar policia, shkroi AP.
    Një vullnetar kishte vërejtur një aromë të çuditshme para se ta hapte çantën e më pas kishte gjetur në të qese me marihuanë dhe 3,700 dollarë, njoftoi Policia.

    Përdorimi i marihuanës dhe shitja e drogës është ilegale në Zelandën e Re. Por, ajo lejohet për përdorim mjekësor me përshkrim të mjekut.

  • U godit nga vetura, vdes 34 vjeçari në Prizren

    U godit nga vetura, vdes 34 vjeçari në Prizren

    Një person ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, të mërkurën rreth orës 19:12.

    Personi i pajetë është me iniciale I.O, 34-vjeçar.

    Ndërsa, i dyshuari si vozitës i kësaj makine është D.D, 24-vjeçar, i cili është ndaluar nga Policia.

    Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

    “Sot, më datë 18.03.2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Prizren është sjellë një person pa shenja jete, sipas mjekëve kujdestarë. Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren. Patrullat policore kanë dalë në spital, ku është konfirmuar se personi i pajetë është I.O., mashkull, rreth 34 vjeçar”.

    “Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se është goditur nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull, rreth 24 vjeçar. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jete është dërguar në IML për autopsi, ndërsa ngasesi ndalet për 48 orë”, ka thënë ai.

  • Policia e Kosovës shpall në kërkim këtë person

    Policia e Kosovës shpall në kërkim këtë person

    “Bazuar në autorizimin e prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, personi i dyshuar fotot e të cilit janë publikuar, shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet për kryerjen e veprave penale ,,Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 dhe ,, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Çdo informacion lidhur me personin në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999” thuhet në njoftim.
  • Aksidentohet për vdekje polici i burgut të Drenovës

    Aksidentohet për vdekje polici i burgut të Drenovës

    Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Lumalas, në aksin Korçë–Maliq.

    I vdekur ka mbetur 45-vjeçari Krenar Çekiçi, polic i burgut të Drenovës.

    Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte nga Korça drejt Maliqit ishte ndaluar në krahun e djathtë të rrugës për të kaluar në anën tjetër, me sinjalin e hapur. Në ato momente, një mjet tjetër që vinte në të njëjtin drejtim ka goditur fillimisht automjetin përpara tij dhe më pas edhe mjetin tip “Benz” të ndaluar, ku ndodhej 45-vjeçari.

  • Nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e 5-vjeçarit

    Nga një muaj paraburgim prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e 5-vjeçarit

    Nga një muaj paraburgim u është caktuar prindërve në Lipjan për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.

    Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, A.K. dhe V.P. dyshohet të kenë kryer veprat “Shkelje e detyrimeve familjare” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

    5-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve.  Sipas njoftimit të djeshëm të Klinikës së Pediatrisë, ku është duke u trajtuar fëmija, ai është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze. Në momentin e pranimit, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.

    Ndërkohë drejtoresha e Qendrës për punë sociale në Lipjan, Makfire Shamolli, ka thënë se i kanë marrë në përkujdesje edhe 6 fëmijë të tjerë të kësaj familjeje.

  • Vendparkimi bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Prizren

    Vendparkimi bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Prizren

    Një vendparkim për veturë është bërë shkak që dy persona në Prizren të përlesheshin ndërmjet vete.

    Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Kolonel Ahmet Krasniqi”.

    Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve është arrestuar, pasi e kishte sulmuar edhe fizikisht viktimën.

    Ky i fundit ka pranuar trajtim mjekësor.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

  • Katër të vdekur pas shembjes së skelave në Austri, dyshohet se njëri prej tyre është nga Kosova

    Katër të vdekur pas shembjes së skelave në Austri, dyshohet se njëri prej tyre është nga Kosova

    Një aksident i rëndë në vendin e punës ndodhi të martën pasdite në Porzellangasse në lagjen Alsergrund të Austrisë. Pjesë të një skele ndërtimi u shembën, duke i lënë të vdekur katër persona.

  • Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

    Incident në Zubin Potok, dy kunata rrahen mes vete

    Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Zubin Potok.

    Sipas raportit policor, dy kunata janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt derisa, i njëjtë po hetohet nga organet kompetente si “Lëndim i lehtë trupor”.

  • Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

    Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

    Reshat Maliqi, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se nga përvoja e tij, muajt mars, prill dhe maj janë muajt në të cilët ndodh numri  më i madh i vrasjeve.

    Të hënën në orët e para të mëngjesit një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur në Gjakovë.

    Për këtë rast Maliqi ka thënë se beson në profesionalizmin e ish-kolegëve dhe se i dyshuari  për këtë vrasje që është në arrati do të arrestohet.

    Maliqi në Tëvë1, ka thënë se pavarësisht rasteve që ndodhin , Kosova në aspektin e përgjithshëm të sigurisë është shumë më lartë se vendet e rajonit.

    “Nga përvoja ime shumë vjeçare ku i kam kaluar 50 vite në uniformë, muajt e pranverës janë muajt më të rrezikshëm kur ndodhin raste të tilla, ngatërresë të qytetarëve. Tani veç kemi një klimë ma të volitshme, zakonisht në muajin mars, prill dhe maj është numri më i lartë i vrasje, ndërsa muajt tjerë janë me të qetë. Besojmë se sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë, Kosova qëndron më së miri në rajon me numrin me të ulët në rajon sa i përket vrasjeve”, ka thënë ai.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka dhënë detaje për krejt atë se çfarë dihet deri më tash për vrasjen dhe plagosjen në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë.

    Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj para mediave tha se për rastin janë njoftuar në orët e para të mëngjesit.

    Në vendin e ngjarjes, Elezaj tha se akoma janë njësitet relevante policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rastit.

    Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës 38-vjeçare është dërguar për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë e i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor, i cili është në gjendje stabile.

    Ndërkohë, sipas autoriteteve, i dyshuari për këtë rast tashmë është identifikuar, pasi që është emër i njohur për Policinë, por vazhdon të jetë në kërkim.

    Ai bëri të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe për motivin e vrasjes janë të obliguar t’i mbajnë të rezervuara.

    “Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim”, tha zëdhënësi i Policisë.

  • Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

    Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

    I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

    Nexhdet Zymberajt, pronari i lokalit “My Place” në Gjakovë, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në këtë qytet.

    Sipas informacioneve nga terreni, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri Rasim Binakaj rreth 38 vjeç ka mbetur i vdekur.

    Nga të shtënat është plagosur edhe E. M rreth 29 vjeç, i cili ka pësuar plagë në kraharor dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.