Category: KRONIKË E ZEZË

  • Ky është personi që mbeti i vrarë në Gjakovë

    Ky është personi që mbeti i vrarë në Gjakovë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gjakovë.

    Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Klankosova.tv. mëson se personi i cili ka mbetur i vrarë është R.B, 38 vjeç.

  • Sulmohet një 20-vjeçare në Mitrovicën e Veriut – dy gra e godasin dhe largohen me veturë

    Sulmohet një 20-vjeçare në Mitrovicën e Veriut – dy gra e godasin dhe largohen me veturë

    Një rast sulmi fizik është raportuar mbrëmjen e 10 marsit 2026 në rrugën “Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut, ku një vajzë e re ka përfunduar në polici pasi u përball me dy persona të panjohur.

    Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, rreth orës 21:10 viktima S.M., rreth 20-vjeçare kishte telefonuar motrën e saj duke i kërkuar që të shkonte urgjentisht në stacionin e autobusëve, pasi kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me dy persona të gjinisë femërore dhe ishte mbyllur në tualet nga frika.

    Në momentin që policia ka arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarat nuk janë gjetur më në lokacion, pasi sipas informacioneve ato janë larguar me një veturë të zezë me targa KV-…-JF.

    Nga deklarimet e para është mësuar se të dyshuarat dyshohet të jenë nënë dhe bijë, të panjohura për viktimën. Njëra prej tyre e kishte shtyrë, ndërsa tjetra e kishte goditur me shuplakë në fytyrë.

    Viktima është intervistuar në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut dhe ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Sulm”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të përfshirë janë në zhvillim.

  • Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

    Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë të cilit i janë sekuestruar pesë copë elektroshokë.

     

     

     

    Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

    “Lidhur me rastin me vendim të prokurorit është kryer bastisja në lokalin e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë copë elektroshokë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

  • Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

    Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

    Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka bërë të ditur se në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person.

    Pasi është raportuar se viktima femër ndodhet e shtrirë në oborrin e saj, lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Pranuan 400 € ryshfet, arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj

    Pranuan 400 € ryshfet, arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it ditën e djeshme në Ferizaj.

    Sipas raportit 24-orësh, të njëjtit kanë pranuar 400 euro në formë ryshfeti nga një viktimë mashkull kosovar, me premtimin se do të zëvendësonin njehsorin elektrik brenda një kohe të shkurtër.

    “Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Arrestohen dy të rinj, në Prishtinë, të dyshuar për disa raste vjedhjesh

    Arrestohen dy të rinj, në Prishtinë, të dyshuar për disa raste vjedhjesh

    Njësitet e stacionit policor – jugu, në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda.

    Vjedhjet raportohet të kenë ndodhur në kryeqytet.

    Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, që bëri me dije se personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit.

    “Personat e dyshuar janë: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, deklaroi Pllana.

     

     

    Ai shtoi se, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, përfundoi Pllana.

  • Therje me thikë në Fushë Kosovë – 13-vjeçari plagos bashkëmoshatarin

    Therje me thikë në Fushë Kosovë – 13-vjeçari plagos bashkëmoshatarin

    Një incident i rëndë mes dy të miturve ka ndodhur më 24.02.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, afër Euro Store.

    Sipas informatave, viktima Sh.K. ishte duke ecur në atë zonë kur është takuar rastësisht me të dyshuarin O.X.. Në këtë moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë një mjet të mprehtë – thikë – dhe e ka goditur viktimën në dorën e majtë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

    Viktima ka pranuar menjëherë tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja për të mitur, Mimoza Shala, e cila ka udhëzuar që të iniciohen dy vepra penale: Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve

    Rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë nga Qendra për Punë Sociale, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

  • Gjakovë: Dorëzohet një person në polici, me vete kishte granatë dore

    Gjakovë: Dorëzohet një person në polici, me vete kishte granatë dore

    Një person është dorëzuar në polici në Gjakovë në lidhje me veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

    Rasti kishte ndodhur më 25 janar, kurse i njëjti u dorëzua të hënën.

    I dyshuari kishte me vete edhe një granatë dore. Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i deminimit të cilët kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti në Pikën Kufitare në Jarinjë

    Arrestohet një shtetas i Serbisë për dhënie ryshfeti në Pikën Kufitare në Jarinjë

    Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Pikë Kalim Kufitar Jarinjë nën dyshimin për dhënie ryshfeti ndaj zyrtarit policor, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 euro ryshfet zyrtarit policor”, thuhet në raport.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga autoritetet përkatëse.

  • Aksidentohet eskorta e kryeministrit të Malit të Zi

    Aksidentohet eskorta e kryeministrit të Malit të Zi

    Tre oficerë policie u plagosën në një aksident trafiku që ndodhi në qytetin Skrbushë në Mal të Zi, në rrugën Mateshevo-Kolashin, ndërsa po shoqëronin kryeministrin malazez Milojko Spajiç.

    Policia konfirmoi se kryeministri, si person i mbrojtur, nuk ndodhej në automjetin e përfshirë në aksident, por në një makinë tjetër eskorte.

    Sipas raportimeve të medias, oficerët e policisë pësuan lëndime të rënda, por jo kërcënuese për jetën. Pas aksidentit, ata u transportuan në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ku morën ndihmë mjekësore, shkruan Indeksonline.

    Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30. Mjeti tjetër, një BMW me targa të huaja, mbante në bord një shtetas ukrainas 21-vjeçar me inicialet VS.

    Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se drejtuesi i BMW-së, duke lëvizur përgjatë rrugës rajonale R-13 nga drejtimi i Podgoricës drejt Kolashinit, në pjesën ku ndalohet tejkalimi për shkak të vijës së plotë, për arsye të panjohura ka kaluar në korsinë e kundërt të trafikut dhe me pjesën e përparme të automjetit ka goditur Mercedesin zyrtar të shoqëruesit të Kryeministrit, i cili po vinte nga drejtimi i kundërt.

    Mjeti i parë nga shoqëruesit e Kryeministrit, i drejtuar nga oficeri i policisë MK , u përfshi në aksident, dhe në makinë ndodheshin dy policë të tjerë. Të tre u plagosën dhe u trajtuan në spital./