Category: KRONIKË E ZEZË

  • Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

    Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

    Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në Bypass-in e fshatit Babicë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur një vajzë dhe një djalë.

    E lënduara është një vajzë e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e kraharorit.

    Vajza ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa djali ka vetëm dëmtime në kraharor nga goditjet e përplasjes së dy makinave.

    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

     

  • Sulm me sëpatë në Pejë, tre të arrestuar

    Sulm me sëpatë në Pejë, tre të arrestuar

    Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar një tjetër.

    Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sëpatë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • 38 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba shoferëve brenda 24-orëve

    38 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba shoferëve brenda 24-orëve

    Në 24- orët e fundit në vendin tonë janë shkaktuar 38 aksidente trafiku ku prej tyre 17 me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

    Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë shqiptuar 2197 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    15 persona janë arrestuar, 9 janë dërguar në mbatje dhe 3 në vuatje të dënimit.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje për një ditë

    Gjashtë raste të dhunës në familje për një ditë

    Përgjatë ditës së diel, më 8 shkurt, janë raportuar gjithsej gjashtë raste të dhunës në familje.

    Bazuar në raportin zyrtar, rastet janë regjistruar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Dragash, Vushtrri, Mitrovicë e Leposaviq.

    Gjashtë burra janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

    Më poshtë gjeni rastet e ndara veç e veç:

    Fushë Kosovë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Prishtinë / Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar njëri tjetrin. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti në procedure hetimore.

    Dragash / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Vushtrri / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon te trajtohet ne procedure te rregullt.

    Mitrovicë Jugu / Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kanosur dy viktimat kosovarë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

    Leposaviq / Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.

    Ndërkohë, në raportin 24-orësh të policisë u raportua edhe një rast tjetër i dhunës në familje, i cili kishte ndodhur të premten e 6 shkurtit.

    Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.

  • Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për familjen Bajraktari nga Drenasi pas vdekjes së djalit të tyre Lirim Bajraktari humbi jetën në një aksident rrugor.

    “Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin e tij personal, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajraktari, miqtë dhe të afërmit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto çaste të vështira”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

    Lladrovci ka theksuar se humbja e një të riu është e rëndë për familjen dhe për gjithë qytetarët tanë, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje në këto momente të rënda.
  • Lajm i hidhur: Ndërron jetë pronari i Autopjesëve “Jehona”, Rasim Nimani nga Mitrovica

    Lajm i hidhur: Ndërron jetë pronari i Autopjesëve “Jehona”, Rasim Nimani nga Mitrovica

    Lajm i hidhur: Ndërron jetë pronari i Autopjesëve “Jehona”, Rasim Nimani nga Mitrovica

    Një lajm i trishtë ka prekur sot qytetin e Mitrovicës. Është ndarë nga jeta Rasim (Ibrahim) Nimani, pronar i Autopjesëve “Jehona”, nga fshati Rekë i Mitrovicës.

    Rasim Nimani ka ndërruar jetë sot, më 06.02.2026, në moshën 76-vjeçare. Ai ishte i njohur si një afarist i respektuar dhe kontribuues i çmuar në komunitet, duke lënë pas një emër të nderuar dhe kujtime të mira tek të gjithë ata që e njohën.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot, në varrezat e fshatit Rekë. Ceremonia mortore do të niset nga xhamia e Tunelit të Parë, pas namazit të ikindisë, në ora 14:39.

    Familjarë, miq, kolegë dhe bashkëqytetarë i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimani për humbjen e madhe.

    I ndjeri qoftë i mëshiruar nga Zoti. 🕊️

  • Rrahu gruan e pastaj sulmoi policët, i dyshuari dërgohet në psikiatri për trajtim

    Rrahu gruan e pastaj sulmoi policët, i dyshuari dërgohet në psikiatri për trajtim

    Një person është arrestuar në Malishevë për dhunë në familje. I dyshuari i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një femre, gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit, ai kishte shfaqur sjellje agresive, duke sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

    Zyrtarët policorë të lënduar kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e psikiatrisë, për trajtim mjekësor.

    “Malishevë / 05.02.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë i dhunshëm ku si pasojë dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman. Në lidhje me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

  • “Harron” që është i dënuar për vrasje, kosovari bie në prangat e policisë gjermane në aeroport

    “Harron” që është i dënuar për vrasje, kosovari bie në prangat e policisë gjermane në aeroport

    Zyrtarë të Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një shtetas të Kosovës të dënuar për vrasje.

    Siç raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve dpa, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me dymbëdhjetë vjet burgim dhe pesë vite më vonë ishte dëbuar në vendlindjen e tij, Kosovë.

    “Gjatë ri-hyrjes fundjavën e kaluar, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stamhajmit. Aty pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit”, u tha në raportimin e dpa-së.

    Sipas të dhënave, burri kishte ardhur me një fluturim nga Prishtina.

    Por, gjatë një kontrolli është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti për ekzekutimin e dënimit, shpjegoi një zëdhënës i Policisë Federale.

    Sipas të dhënave, 53-vjeçari duhet të vuajë edhe saktësisht 2.127 ditë burg.

    Po të mos kishte hyrë sërish në Gjermani, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar.

  • Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, këta janë dy të arrestuarit

    Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, këta janë dy të arrestuarit

    Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e të shtënave me armë zjarri, ku një 40-vjeçar mbeti i plagosur pranë një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë.

    Sipas burimeve të  gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj, personat e arrestuar janë Burim Xhimshiti dhe Fatmir Azemi, të dy nga Malisheva e Gjilanit.

    Sipas të njëjtave burime, njëri prej tyre ushtron profesionin e taksistit, ndërsa tjetri merret me tregti në Pazar.

    Njëherësh, Klan Kosova raportoi mbrëmë se i plagosuri është Arsim Krasniqi nga fshati Dajkoc i Kamenicës.

  • Ngjarje tragjike në Itali: Vëllai dyshohet se vrau motrën pas një konflikti për muzikën me zë të lartë

    Ngjarje tragjike në Itali: Vëllai dyshohet se vrau motrën pas një konflikti për muzikën me zë të lartë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 22-vjeçarja, Ylenia Musella, u vra me thikë nga vëllai i saj, Giuseppe, në qytetin e Napolit.

    Sipas raportimeve, Ylenia humbi jetën pas plagëve që mori gjatë një debati me vëllain e saj, i cili e goditi në shpinë.

    Pas ngjarjes, 28 vjeçari Giuseppe u dorëzua vetë në polici dhe në dëshminë e tij deklaroi se konflikti kishte lindur pasi Ylenia kishte ngritur shumë zërin e muzikës, duke mos e lënë atë të flinte.

    Mediat italiane kanë publikuar gjithashtu një video të postuar në llogarinë e TikTok-ut të 22-vjeçares, ku ajo shihet duke kërcyer nën ritmet e muzikës.

    Në fund të videos, një person zbret nga shkallët duke mbajtur në dorë një thikë. Video ishte postuar një ditë para ngjarjes së rëndë, duke ngritur dyshime se kjo nuk ishte hera e parë që vëllai kishte kërcënuar të motrën.