Category: KRONIKË E ZEZË

  • Bie në pranga i dyshuari i pestë për tjetërsim të pronës tremilionëshe në Ferizaj

    Bie në pranga i dyshuari i pestë për tjetërsim të pronës tremilionëshe në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e pestë për tjetërsim të një prone në vlerë rreth 3 milionë euro në komunën e Ferizajt.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është B.L., i cili është intervistuar të enjten nën dyshimin për bashkëkryerje të veprave penale “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.

    Policia ka bërë të ditur se ekziston dyshimi që personat e përfshirë, “duke falsifikuar dokumentet e identifikimit dhe certifikatën e pronës së palës ankuese, kanë arritur të tjetërsojnë në mënyrë të kundërligjshme pronën e tij me sipërfaqe prej shtatë hektarësh në vlerë të përafërt të tregut rreth tre (3) milion euro e cila gjendet në komunën e Ferizajt, të cilën më pas e kanë parcelizuar dhe shitur personave të tretë”.

    Pas intervistimit, B.L. është ndaluar për 48 orë.

    Ndërkohë, në një lokacion është kryer bastisje, ku janë gjetur dhe sekuestruar një telefon mobil dhe dokumente që ndërlidhen me rastin.

    Lidhur me këtë rast, Policia kishte arrestuar më 19 shkurt edhe katër persona të tjerë.

    Sinjali pati raporuar ekskluzivisht emrat e të dyshuarve të tjerë: Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Vdes në QKUK 30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri

    Vdes në QKUK 30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri

    Një person i lindur në vitin 1996 ka vdekur në QKUK, i cili ishte sjellë i plagosur nga arma e zjarrit, ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Emergjencës Naser Syla.

    I kontaktuar nga Gazeta Express, Syla tha se “përkundër të gjitha masave të ndërmarra nga Ekipa Mjekësore kujdestare, viktima ka ndërrua jetë”.

  • 18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

    18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

    18-vjeçari, Yll Zenuni është i riu që të dielën ka humbur jetën në një aksident trafiku në Austri.

    Lajmin për vdekjen e tij në aksidentin tragjik e ka dhënë kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

    “Na ka tronditur jashtë mase ndarja tragjike nga jeta e të riut Ylli Zenuni, bashkatdhetarit tonë nga fshati Kuk, i cili humbi jetën në një aksident në Austri. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Dragashit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenuni, të afërmve, miqve dhe gjithë bashkëfshatarëve të tij. Humbja e një të riu në moshë kaq të hershme është një dhimbje e madhe për familjen dhe për gjithë komunitetin tonë. Ndajmë dhimbjen me ju në këto ditë të vështira dhe lutemi që familja të gjejë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.”, ka shkruar Xheladini.

    Për këtë aksident, Klankosova.tv kishte raportuar atë ditë, derisa policia austriake kishte kthyer përgjigje për redaksinë, duke mohuar se i njëjti ishte shtetas kosovar.

  • Aksident me lëndime të rënda në Prizren, shoferi i dehur dërgohet në mbajtje

    Aksident me lëndime të rënda në Prizren, shoferi i dehur dërgohet në mbajtje

    Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupor.

    Sipas raportit policor, i lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

    Ndërsa një person tjetër është arrestuar, pasiqë dyshohet se derisa sa ishte në drejtim të veturës ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe duke -shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar

  • Vidhet trafoja elektrike dhe nafta në Sllatinë të Fushë Kosovës

    Vidhet trafoja elektrike dhe nafta në Sllatinë të Fushë Kosovës

    Një rast vjedhjeje është raportuar në fshatin Sllatinë, ku persona të panjohur kanë vjedhur një trafo të energjisë elektrike dhe sasi të naftës.

    Sipas raportit policor, trafoja ishte e vendosur në një shtyllë elektrike, ndërsa përveç saj është raportuar se nga rezervuari i një kamioni dhe nga makineri të tjera pune mungon nafta.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet nga organet e rendit janë në zhvillim.

    “Është raportuar se është vjedhur  trafoja  e energjisë elektrike që ka qenë e vendosur në shtyllë, po ashtu edhe nga rezervuari i kamionit dhe makineritë tjera mungon naftë.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”.

  • Rrahje në Prishtinë, përdoret edhe thika – tre të arrestuar

    Rrahje në Prishtinë, përdoret edhe thika – tre të arrestuar

    Tre persona janë rrahur mes vete të dielën në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

    Sipas raportit policor, dyshohet se viktima është sulmuar me thikë, dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

    Lidhur me rastin thika është konfiskuar ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

  • E trishtë: Vdes Riza Salihaj në një aksident tragjik në Kroaci

    E trishtë: Vdes Riza Salihaj në një aksident tragjik në Kroaci

    Një aksident tragjik në Kroaci ka marrë jetën e bashkatdhetarit tonë, Riza (Xhelal) Salihaj, gjatë rrugës për në vendlindje.

    Ngushëllimet më të sinqerta shprehen për familjen dhe të afërmit e tij.

    Detajet për ceremoninë e varrimit do të njoftohen më vonë.

  • Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në afërsi të spitalit

    Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në afërsi të spitalit

    Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës. Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës (thikë).

    I plagosuri ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

    Ndërkohë, policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

    Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026, rikonstruktimin e vendit të ngjarjes lidhur me çështjen penale ku i pandehur është B.D, i akuzuar për vrasje të rëndë.

    Sipas aktakuzës, më datë 23.03.2025 rreth orës 20:30 në Vushtrri, i akuzuari me dashje e ka privuar nga jeta viktimën, A.Z, pasi që me armën e zjarrit të llojit pistoletë e kishte gjuajtur dhe e goditur viktimën tri herë në trup.

    Viktima si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit pësoi dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratore.

    Sipas Prokurorisë së Mitrovicës, viktima, kishtë ndërruar jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë, me ç’ rast nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike ishte vënë në rrezik edhe jeta e pjesëmarrësve në komunikacion.

    “Rikonstruktimi është zhvilluar në prani të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të pandehurit, i dëmtuari, dëshmitari si dhe zyrtarëve hetimorë: Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) dhe Njësia e Forenzikës si dhe ekspertë nga lemitë përkatëse si: Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Agjencioni i Kosovës për Forenzikë (AKF) , zyrtarë të Policisë së Kosovës, si dhe në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

    Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje në Prishtinë.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook thuhet se falë reagimit të shpejtë të hetuesve dhe punës intensive hetimore e operative, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit A.G., mashkull, 32 vjeç.

    “Pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.