Category: KRONIKË E ZEZË

  • Zhduket një grua në Ferizaj

    Zhduket një grua në Ferizaj

    Një grua kosovare ka njoftuar Policinë e Kosovës se viktima femër, gjithashtu kosovare, ka dalë nga shtëpia dhe vendndodhja e saj nuk dihet.

    Ekipet policore kanë nisur hetimet.

    “Ferizaj 08.04.2026-09:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima femër kosovare  ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore”, njofton PK.

  • Vetaksidenti fatal në Prevallë, si humbi jetën turisti amerikan me motoçikletë katër-rrotëshe?

    Vetaksidenti fatal në Prevallë, si humbi jetën turisti amerikan me motoçikletë katër-rrotëshe?

    Një incident fatal ka ndodhur sot në Bjeshkët e Prevallës, ku një shtetas amerikan (turist) ka humbur jetën pas një vetëaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe.

    Vetëaksidenti ka ndodhur të enjten, më 9 prill, rreth orës 17:00. Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

    Sipas Policisë, turisti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

    Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit.

    “Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, njoftoi Policia tutje.

  • Zhduket një vajzë në Gjakovë, policia nis hetimet

    Zhduket një vajzë në Gjakovë, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për një rast, pasi babai nga Gjakova ka raportuar se vajza e tij është zhdukur.

    Sipas raportit policor, vajza ka dalë nga shtëpia dhe tashmë tri ditë ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Gjakovë / 06.04.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij- viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin policor.

  • Thyhet kasaforta në një objekt në Kamenicë – hajni merr vetëm pak euro dhe zhduket

    Thyhet kasaforta në një objekt në Kamenicë – hajni merr vetëm pak euro dhe zhduket

    Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në Kamenicë, ku një person i panjohur ka hyrë me forcë në një objekt dhe ka thyer kasafortën, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur më 5 prill 2026, mes orës 10:30 dhe 12:00, në lagjen “Iliria”, por është raportuar tek Policia vetëm më 8 prill, pasi ankuesi B. K ka vërejtur rastin përmes kamerave të sigurisë së xhamisë në atë zonë.

    Sipas informacioneve, i dyshuari ka depërtuar brenda objektit dhe me mjete të forta ka thyer kasafortën, duke arritur të marrë vetëm 10 deri në 15 euro monedha metalike, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.

    Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse për identifikimin e të dyshuarit.

  • Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

    Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren njofton se më datë 08.04.2026, rreth orës 00:06, është pranuar një informatë për një rast vjedhjeje në progres në fshatin Poslishtë, Prizren. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, patrulla policore ka reaguar dhe në vendngjarje ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar: B.H., N.A., dhe D.P., të gjithë nga Prizreni.

    Në vendngjarje kanë dalë njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren si dhe krim teknika, ku janë sekuestruar disa stoli ari dhe bizhuteri. Këto janë gjetur në automjetin e përdorur nga të dyshuarit si dhe në trupin e njërës prej tyre. Pas evidentimit dhe fotografimit nga ana e krim teknikës, me urdhër të Prokurorit, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.

    Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe me urdhër të tij është filluar procedura penale, ndërsa të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një automjet i përdorur në rast. Për momentin, vlera e saktë e sendeve të vjedhura nuk dihet. Personat e dyshuar do të intervistohen edhe për raste të tjera të ngjashme.

  • Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

    Policia në aksion: Kapet një veturë me mallra kontrabanduara dhe targa të Serbisë në veri

    Njësitë e Policisë së Kosovës së bashku me Doganën… gjatë një aksioni të përbashkët kundër kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë pa targa në zonat malore të fshatrave Banjskë dhe Shareni-Kamen.

    Sipas njoftimit automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, por personat që gjendeshin brenda e braktisën atë dhe u larguan në drejtim të panjohur.

    Më tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në veturë u gjetën 32 thasë me pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 thes me rripa pantallonash (303 copë).

    Po ashtu, në automjet u sekuestruan një palë targa të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një radiolidhje.

    Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar. Me udhëzimet e prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

  • Dyshohet se një person është vetëvrarë në Prishtinë

    Dyshohet se një person është vetëvrarë në Prishtinë

    Dyshohet se një person është vetvrarë në Prishtinë.

    Më saktësisht, sic mëson Insajderi, ngjarja ka ndodhur te rrethi i Ismetit, rrugës për Mitrovicë.

    Nuk dihen detaje të tjera nga rasti. Gazeta Insajderi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga policia e Kosovës.

  • U rrahën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq

    U rrahën mes vete, arrestohen pesë persona në Obiliq

    Policia e Kosovës ka prangosur pesë persona, pasi ata ishin përfshirë në një rrahje mes vete.

    Njëri prej këtyre personave ishte i mitur.

    Sipas raportit policor, këta persona kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë dërguar në mbajtje nën dyshimet se kanë kryer veprat penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    “Rr. Tropoja, Obiliq 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

  • Treni godet një këmbësor në Dobroshec

    Treni godet një këmbësor në Dobroshec

    Një person është goditur sot nga treni i linjës Prishtinë–Pejë në fshatin Dobroshec të Drenasit.

    Sipas informacioneve fillestare, këmbësori ka tentuar të kalojë rrugën në momentin kur është përplasur nga treni.

    I njëjti ka marrë lëndime trupore.

    Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

  • Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

    Aksident me fatalitet në Baicë të Drenasit, vdes një person

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

    Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.