Category: KRONIKË E ZEZË

  • Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

    Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

    Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

    Ngjarja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 05:30 në rrugën “Rrahman Dini”.

    Siç mëson Sinjali, viktima është B.H., rreth 82-vjeçar i cili është gjetur i varur në një pemë, ku në vendin e ngjarjes është vërejtur një litar dhe një shkallë.

    Sipas dëshmisë së parë, ai është parë në atë gjendje nga një familjare, e cila më pas ka njoftuar edhe vajzën e viktimës. Të njëjtat kanë ndërhyrë duke e këputur litarin dhe duke e zbritur trupin në tokë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit “Veriu”, hetuesit dhe forenzika, e më pas edhe njësitet e hetimeve rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

    Trupi i pajetë është tërhequr nga IML për procedurat e mëtejshme.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

  • Rrahje në Lipjan, arrestohen dy persona

    Rrahje në Lipjan, arrestohen dy persona

    Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se e kanë rrahur një tjetër.

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dieles në Lipjan, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.

    “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”.

    Rreth këtij rasti kan֝ë nisur hetimet dhe po cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor”.

     

  • Sekuestrohen rreth 15 kilogramë drogë në Ferizaj, arrestohen dy persona

    Sekuestrohen rreth 15 kilogramë drogë në Ferizaj, arrestohen dy persona

    Një operacion i përbashkët me Policinë e Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e së Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

    Në njoftim thuhet se aksioni është realizuar sot në komunën e Ferizajt, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit.

    Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, policia ka bërë të ditur se autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.

    “Kryeprokurorit të PSRK-së, si dhe njësive  të Policisë së Kosovës, është rezultat i një hetimi të gjatë mbi dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal. PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.

  • Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuari në Han të Elezit

    Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuari në Han të Elezit

    Një person është parë sot në Han të Elezit teksa lëvizte me një armë, gjë që ka shkaktuar frikë tek qytetarët, dhe e cila më pas rezultoi se kishte qenë lodër.

    Lidhur me këtë rast, u aktivizua edhe Policia e Kosovës, thanë se i dyshuari, me iniciale E.B., 50-vjeçar, është intervistuar dhe i njëjti ka dorëzuar mjetin e dyshimtë.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli bëri të ditur për redaksinë se i dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij tetëvjeçar.

    “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë patrulluese të stacionit policor në Han të Elezit kanë bërë identifikimin e personit të dyshuar, i cili rezulton të jetë qytetar nga Hani i Elezit, me iniciale E.B., ( 50 vjeç), i cili është intervistuar nga patrulla policore dhe ka dorëzuar mjetin e dyshimtë, i cili, sipas pamjeve, përputhet me mjetin që shihet në videon që ka qarkulluat në media”.

    “I dyshuari ka deklaruar se mjeti në fjalë është lodër e djalit të tij 8-vjeçar dhe se është i njëjti mjet që kishte në dorë”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që, me pëlqimin e palës, të kryhet bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.

    Veseli njoftoi se bastisja është realizuar, mirëpo nuk është hasur në ndonjë mjet apo provë të dyshimtë.

    “Me udhëzim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa mjeti i dyshimtë është konfiskuar”, përfundoi ai.

     

  • Tragjedi në Istog: Një person humb jetën në vetaksident

    Tragjedi në Istog: Një person humb jetën në vetaksident

    Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se një veturë e ka goditur një shtyllë të betonit.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

    “Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia, ekipi mjekësor, e po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi për Klankosova.tv.

    “Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai.

  • Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

    Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

    Një fëmijë trevjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese shumëkatëshe, në zonën e Skelës në Vlorë.

    Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

    Sipas mediave shqiptare, fëmija është transportuar në spital, por aty ka vdekur për shkak të lëndimeve të rënda.

    Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të sqarohen detaje të tjera mbi mënyrën se si ndodhi tragjedia.

  • Bastisje në Prizren, policia gjen municion dhe pjesë të armës AK-47 – përfshihen dy të mitur

    Bastisje në Prizren, policia gjen municion dhe pjesë të armës AK-47 – përfshihen dy të mitur

    Një operacion policor është zhvilluar në Prizren, ku gjatë një bastisjeje janë gjetur municion dhe pjesë të një arme të gjatë, të dyshuara si të tipit AK-47.

    Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në rrugën “Dervish Salihu”, në fshatin Krajkë.

    Siç mëson Sinjali, gjatë veprimeve operative hetimore lidhur me një rast të dyshuar “Grabitje”, policia ka kryer kontroll në një shtëpi në pronësi të A. Samahodajt.

    Gjatë kontrollit janë gjetur:
    • një sasi municioni të llojeve të ndryshme
    • 4 karikatorë
    • një kondak (qytë) i armës së gjatë, që dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47

    Në këtë rast janë përfshirë dy të mitur, N. S, 18 vjeç, dhe një tjetër i identifikuar me inicialet B. S, 16 vjeç.

    Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe është dërguar për hetime të mëtejshme.

    Rasti është në trajtim.

  • Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

    Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

    Reperi Betim Januzi i njohur me nofkën Buta është arrestuar nga policia e Kosovës në Ferizaj.

    Ai dyshohet se e ka sulmuar një person me armë.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.

    “Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër “Eurogjigant”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

    “Buta” në shtatorin e vitit të kaluar ishte arrestuar pas një kontrolli të policisë.

    Ai ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 11 shtator 2025 rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi “Buta” ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje.

  • Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj

    Plagosi të dashurën dhe më pas veten, Policia jep detaje për incidentin e rëndë në Ferizaj

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth ngjarjes së  rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas ka qëlluar veten.

    Sipas Policisë, të dyshuarit dhe viktima janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes, autoritetet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.

    Rasti është duke u hetuar.

    “VRASJE NË TENTATIVË. Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një  karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, njofton PK.

  • Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë, kunati qëllon për vdekje kunatin

    Vrasje me armë zjarri në Fushë-Krujë, kunati qëllon për vdekje kunatin

    Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, pasditen e kësja të premteje, 10 prill, në fshatin Nikël.

    Sipas informacioneve paraprake, të mësuara nga TvKlan, kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin.

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, rreth orës 18:15, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.

    “Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, mëson gazetari.

    Sakaq, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar.

    Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.

    Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.