Category: AKTUALE

  • Humbi në gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orë kërkimesh turistja austriake

    Humbi në gadishullin e Karaburunit, gjendet pas shumë orë kërkimesh turistja austriake

    Pas shume orë kërkimesh e humbur në gadishullin e Karaburunit gjendet nga forcat e Policisë se Vlorës dhe specialistë të ADZM turistja Austriake.

    Ajo është gjetur midis gjirit të Gramës dhe gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore.

    Mësohet se aktualisht turistja po shoqërohet me gomonen e polices drejt Vlorës.

     

  • KFOR-i amerikan kryen patrullime në veri të Kosovës, tregon se pse po e bën

    KFOR-i amerikan kryen patrullime në veri të Kosovës, tregon se pse po e bën

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka ushtarët amerikanë të tij kanë kryer sot patrullime edhe në këmbë në veri të Kosovës.

    KFOR tha se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryejnë patrullime rregullisht, përfshirë edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, Misioni përmendi edhe ruajtjen e infrastrukturës kritike.

    “Kryerja e patrullimeve dhe ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet një mjedis i sigurt për të gjithë”.

    KFOR tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    KFOR-i përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

     

  • KQZ-ja voton listën përfundimtare të votuesve, numri del mbi kaq milionë e 75 mijë, përfshihet edhe diaspora

    KQZ-ja voton listën përfundimtare të votuesve, numri del mbi kaq milionë e 75 mijë, përfshihet edhe diaspora

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme sot ka votuar për miratimin e listës përfundimtare të numrit të votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Me 11 vota për, u vendos që 2 milionë e 75 mijë 868 qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

    Ndërsa, nga diaspora të drejtë vote kanë 104 mijë e 924 votues.

    Në këtë mbledhje, poashtu, u tha se janë në dijeni që kjo listë nuk është plotësisht e pastër, pasi mban edhe emra e mbiemra të njerëzve që më nuk jetojnë, por u shtua se është listë që i përfshin të gjithë qytetarët, dhe se asnjë qytetar nuk do të mbesë jashtë për të mos votuar.

    Pos kësaj, u votua edhe për numrin e votuesve në një vendvotim, pra në zona rurale janë 999 votues në vendvotim, ndërsa në zona urbane numri i votuesve në vendvotime vazhdon të mbetet në 950.

  • Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, bëhen publike tarifat për të gjitha llojet e automjeteve

    Rruga Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, bëhen publike tarifat për të gjitha llojet e automjeteve

    Automjetet që do të zgjedhin kalimin në këtë aks do të paguajnë një tarifë sipas kategorisë ku bëjnë pjesë duke nisur nga 2.5 euro (me TVSH) për automjetet e thjeshta.

    Tarifat sipas mjetit

    Kompania koncesionare ka sqaruar për Monitor se tarifat që do të aplikohen do t’i referohen kursit të Bankës së Shqipërisë për konvertimin nga euro në lekë. Ndërkohë tarifat do të diferencohen sipas kategorisë së mjetit.

    Kategoria 1:

    o Motocikletat
    o Paguajnë 70% të vlerës bazë prej 2.5 Euro.
    o Tarifa përfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    B. Kategoria 2:
    o Autoveturat (tarifa bazë)
    o Tarifa bazë: 2.5 Euro me TVSH.
    o Konvertuar në Lekë: 250 Lekë (me kursin EUR/ALL 1:98).

    C. Kategoria 3:
    o Mjete me 2-3 akse dhe lartësi mbi 2.2 metra
    o Paguajnë 250% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    D. Kategoria 4:
    o Mjete me 4 ose më shumë akse
    o Paguajnë 350% të vlerës bazë.
    o Tarifa përfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakosur në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).

    Koncesioni i rrugës

    Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

    Kontrata me Gener 2 dhe G2 Infra që janë mbajtëse të koncesionit përllogarit që gjatë 35 viteve plani i të ardhurave të jenë rreth 1.3 miliardë lekë pa TVSH.

    Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

    Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

    Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke shkuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

  • Bora zbardh Kukësin: Probleme me qarkullimin në zonat e thella, disa fshatra pa energji elektrike

    Bora zbardh Kukësin: Probleme me qarkullimin në zonat e thella, disa fshatra pa energji elektrike

    Këtë të shtunë, Kukësi është zgjuar i zbardhur nga Dëbora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

    Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën, ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta, pasi trashësia e borës i kalon 40 centimetra.

    Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës.

    Një numër i madh banorësh, vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës, transmeton Albeu.

    Aktualisht, Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës, janë pa furnizim me energji.

    Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësitë e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë.

  • Guvernatori i BQK-së jep një lloj premtimi për normat e interesit të kredive

    Guvernatori i BQK-së jep një lloj premtimi për normat e interesit të kredive

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka thënë se normat e interesit kanë vazhduar trendin e rënies gjatë viteve të fundit dhe ky trend i njëjtë pritet që të ndodh edhe në vitin 2025.

    Ismaili ka thënë se sipas të dhënave të fundit deri në fund të nëntorit 2024, norma mesatare e interesit për kredi ka rënë në 6.02 për qind, ndërsa hendeku mes normave të kredive dhe depozitave është ngushtuar në 3.15 për qind.

    Ai theksoi se të hyrat nga tarifat dhe komisionet bankare, të cilat dikur përfaqësonin 26% të të ardhurave të përgjithshme të bankave, kanë rënë në 21 për qind gjatë viteve 2023-2024, kjo sipas tij, ka ardhur si rezultat i rritjes së konkurrencës në sektorin financiar dhe bankar, dhe është e mundur, sipas tij, që ky trend të vazhdojë të ulet edhe në vitin 2025.

    “Normat e interesit ndër vite kanë rënë, norma e interesit në periudhën e fundit kur ne kemi të dhënat rreth fundit të nëntorit ka rënë në mesataren 6.02 për qind, pra rreth 6 për qind. Hendeku ose ai dallimi mes kredive dhe depozitave ka rënë në 3.15 për qind. Përderisa trendi është rënës ne ende presim që të vazhdoj të ketë rënie të tillë për shkak të kushteve që reflekton tregu jonë, ku norma e kredive jo përformuese është e ulët edhe ku niveli i pagimeve është i kënaqshëm”.

    “Ne presim që bankat të reflektojnë ende në këtë hendekun që ekziston mes depozitave dhe kredive dhe po ashtu ambienti presim që të jetë mbështetës në këtë drejtim. Më lejoni që të theksoj që përderisa normat e kredive ishin në trend rënës në vitet paraprake, ka ekzistuar një trend rritës deri në 2022 i të hyrave nga komisionet dhe tarifat pra të hyrave jo kamatat, jo kreditë. Dhe ky trend nga viti 2023, 2024 dukshëm ka rënë, pra nga 26 për qind që ishte të hyrat nga tarifat dhe komisionet kundrejt të hyrave të përgjithshme të bankës, ai ka rënë në rreth 21 për qind kjo kryesisht për shkak të llogarisë bazike dhe rritjes së konkurrencës në sektorin financiar dhe në bankar, pra ne presim që trendët rënëse në të komisione, tarifa dhe kamat të vazhdojnë që të bien vitin që vjen”, ka thënë ai në një intervistë për EkonomiaOnline.

  • Moti për sot

    Moti për sot

    Në Kosovë të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore.

    Temperaturat minimale do të sillen nga -6 deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -1 deri 2 gradë.

  • Komuna e Prizrenit merr vendim për kompensimin e banorëve të dëmtuar nga shpërthimin i fundit

    Komuna e Prizrenit merr vendim për kompensimin e banorëve të dëmtuar nga shpërthimin i fundit

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri në Prizren kanë të drejtë kompensimi.

    Ai ka sqaruar se ata duhet që në afat prej 7 ditësh të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar, shkruan Reporteri.net.

    Totaj ka bërë me dije se Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka qenë sot në vendngjarje për t’i informuar banorët.

    “Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj.

     

  • FSK përballë sukseseve, sfidave e angazhimeve gjatë vitit 2024

    FSK përballë sukseseve, sfidave e angazhimeve gjatë vitit 2024

    Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdoi të fuqizohej edhe gjatë 2024-s. Ushtria u furnizua me armatime, makineri ushtarake e municion. Teksa, prapa këtyre armatimeve, kokë-lartë qëndruan djem e vajza që u bënë shembull para shteteve më të fuqishme. Sukseset e tyre nuk patën të ndalur.

    Stemat e shtetësisë së Republikës, në uniforma i mbajtën e i përfaqësuan denjësisht. E shtetësia e Kosovës e cila u ndërtua mbi themele të forta, u ruajt me krenari nga gardianët e sigurisë. Ushtria u forcua. Buxheti për mbrojte e siguri u rrit në rreth 370 milionë euro gjatë 2024-tës. Forcave ushtarake iu shtuan makineri të dizajnuara për operacione logjistike dhe taktike. Depot e armatimit u furnizuan me armë moderne e municione të këmbësorisë. Ndërsa, kongresi amerikan ia aprovoi vendit blerjen e 246 raketave “Javelin”, pjesë e sistemeve raketore që godasin caqe me drejtim automatik deri në katër kilometra.

    Zhvillime të rëndësishme në fuqizimin e ushtrisë përcollën pothuajse gjithë vitin 2024-të. Në fillimvit Forcat e Sigurisë së Kosovës u nisën për në Mbretërinë e Bashkuar. Kontingjenti i ushtarëve mori pjesë në Operacionin INTERFLEX, që realizohej në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar, në mbështetje dhe përgatitje të personelit ushtarak të Ukrainës. Ndërsa, në Kampin Dutch të shtetit IAOwA-së trupat e FSK garuan për ushtarin më të mirë  për herë të parë në 7 vjet.

    Nga atje, djemtë e vajzat e Kosovës dhanë shembujt më të mirë se si duhet të mbrohet sovraniteti i vendit. Qasja profesionale, demonstrimi i aftësive të larta ushtarake, e disiplina e ushtarakëve u ra në sy shteteve më të fuqishme në botë. Kontingjente të FSK-së ishin pjesëmarrëse në trajnime të ndryshme që u realizuan brenda dhe jashtë vendit. Kjo edhe përforcoi imazhin e vendit, si dhe përçoi mesazhin se Kosova po angazhohet për paqe e stabilitet ndërkombëtarë.

    Forcat e Sigurisë u vënë në mbrojtje të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës. Gardianët e sigurisë u mobilizuan për të mbrojtur sovranitetin nga çdo rrezik dhe çdo forcë armiqësore.Në përgjigje të përmbushjes së misionit të saj, Forca e Sigurisë gjatë gjithë vitit mori pjesë në aksione të ndryshme, përfshirë këtu edhe në shuarjen e zjarrit në Parkun Nacional të Prevallës. Kapacitetet operacionale të njësive të FSK-së u ngritën edhe me validimin me sukses të regjimentit të dytë të këmbësorisë në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”.

    Në fokus këtë vit ishte edhe çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së.  Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari i kishte dërguar një letër Ministrisë së Mbrojtjes, ku kishte ngritur shqetësime se aktivitetet e kësaj force mund të ndërpriten për shkak të mosfurnizimit me ushqim.  Madje për këtë, presidentja Vjosa Osmani kishte kërkuar një raport të detajuar nga Komandanti i FSK-së, dhe kishte ftuar në takim atë dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Megjithëse, nga Ministria e Mbrojtjes thanë se kanë ndërmarrë veprime dhe se shujtat ushqimore janë duke u shërbyer.

    E njëjta do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore. Ndërsa, fuqizimi i mbrojtjes do të vazhdojë edhe në vitin 2025. Buxheti i paraparë për këtë fushë do të kap vlerën e mbi 207 milionë eurove.

    Forca e Kosovës tashmë gjendet në vitin e 6 të tranzicionit gjithëpërfshirës të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat për anëtarësim në NATO./rtk

  • KFOR-i amerikan patrullon në veri: Punojmë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe BE-në

    KFOR-i amerikan patrullon në veri: Punojmë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe BE-në

    KFOR-i amerikan ka vijuar patrullat e tyre të zakonshme në veri të vendit.

    Në një njoftim zyrtar, KFOR-i bëri të ditur se patrullimet u bënë në kuadër të operacioneve të tyre të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë e infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.

    “Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen sigurinë dhe zbritën patrullimet në veri të Kosovës si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë e infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.

    Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.