Category: AKTUALE

  • Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi news image

    Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi news image

    Në mungesë të dëshmive, Gjykata e Lartë e Beogradit nuk arriti të ngre aktakuzë ndaj, Hasan Dakajt dhe Sadik Durakut, të cilët u liruan përfundimisht.

    Por, fatin e tyre, mund të mos e ketë edhe ish-ushtari tjetër i UÇK-së, Tefik Mustafa i cili është arrestuar në qershor të vitit 2024.

    Kjo pasi që, Gjykata e Lartë në Serbi, ka avancuar në procedurën ndaj tij.

    “Në portalin e Gjykatës, është dhënë njoftimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Tefik Mustafës. Është në fazën e konfirmimit. Mustafa akuzohet për krime lufte. Por, ndaj tij nuk ka filluar gjykimi”, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

    Me ngritjen e kësaj aktakuzë, Tefik Mustafa, tani mbetet i vetmi ish-ushtar i-UÇK-së, i ndaluar në Serbi, përveç Nezir Mehmetajt ndaj të cilit ka vendim dënues.

  • Pasuesi i Lajçakut do të jetë i dërguar i posaçëm vetëm për dialog, s’do të ketë detyrime tjera

    Pasuesi i Lajçakut do të jetë i dërguar i posaçëm vetëm për dialog, s’do të ketë detyrime tjera

    Pasardhësi i Miroslav Lajçakut pritet të jetë vetëm i dërguar i posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë dhe të mos ketë detyrime tjera lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Lajçak në titullin e tij ka edhe detyrat për “çështje tjera rajonale” përveç angazhimit si lehtësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Për këtë rol më herët është përmendur edhe emri i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Sllovenisë, Borut Pahor.

    Pahor gjatë verës vet e kishte konfirmuar se ishte i interesuar për këtë postë dhe e kishte edhe mbështetjen e Qeverisë së vendimit të tij.

    Por, ai më pas njoftoi se ai nuk do të garonte për të dërguar të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, pasi ka kuptuar se kërkohet më shumë një nivel diplomatikë sesa politikë.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian për më shumë se 13 vjet.

    BE-ja vazhdon të ngul këmbë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani është detyrim për Kosovën dhe Serbinë, dhe se ky mbetet edhe kusht për avancimin e tyre në procesin e integrimeve evropian.

    Burimet diplomatike në BE thonë se ky qëndrim i BE-së nuk do të ndryshojë as në të ardhmen, pa marrë parasysh se kush do të jetë lehtësues në dialog.

  • Nesër nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat mësimore të Kosovës

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat mësimore të Kosovës

    Pas një pushimi tejet të gjatë dimëror, sot nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë nesër do të rikthehen në bankat shkollore, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë për vitin shkollor 2024/2025.

    Pushimi, që për shumë nxënës dhe mësimdhënës ishte mundësi për t’u çlodhur dhe rifituar energji, i hap rrugë një periudhe të re të angazhimeve akademike dhe aktiviteteve shkollore, shkruan Telenews.al

    Sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), ky gjysmëvjetor është planifikuar me një fokus të shtuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përmbushjen e kurrikulës. Mësuesit janë inkurajuar të përdorin metoda inovative për të angazhuar nxënësit dhe për të adresuar çështjet që mund të kenë ndikuar procesin mësimor gjatë pjesës së parë të vitit.

    Në shumë shkolla, mësimet nisën me aktivitete motivuese, me qëllim që nxënësit të rikthehen gradualisht në ritmin e zakonshëm.

    Një nga sfidat më të mëdha të shkollave në Kosovë mbetet ngrohja e shkollave gjatë ditëve të ftohta të janarit, një problem që vit pas viti ka prekur shkollat në zona të ndryshme të Kosovës. Disa shkolla, veçanërisht në zonat rurale, kanë raportuar vështirësi në sigurimin e kushteve të duhura për zhvillimin e mësimit, por autoritetet lokale kanë premtuar zgjidhje të shpejta. /Telenews.al/

  • Rekord historik, piloti i F-16 ukrainas shkatërron gjashtë raketa ruse në një mision

    Rekord historik, piloti i F-16 ukrainas shkatërron gjashtë raketa ruse në një mision

    Për herë të parë në histori të F-16 Fighting Falcon, një avion luftarak i operuar nga Ukraina ka shkatërruar gjashtë raketa ruse në një mision të vetëm gjatë muajit dhjetor, përfshirë dy me kanonin e avionit, bëri të ditur Forca Ajrore më 7 janar.

    Sipas mediave nga Kievi, intervenimi ndodhi gjatë një sulmi masiv ajror të Rusisë më 13 dhjetor 2024, kur Rusia përdori pothuajse 200 dronë dhe 94 raketa.

    “Për herë të parë në histori të Fighting Falcon, një avion luftarak F-16 shkatërroi gjashtë raketa ruse në një mision luftarake”, tha Komanda e Forcës Ajrore në rrjetet sociale.

    Ukraina ka marrë disa avione luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA nga Holanda dhe Danimarka, duke i përdorur ato disa herë për mbrojtje ajrore.

     

  • Janari në Fafa: Relaks dhe Komoditet në kompleksin më të vlerësuar shqiptar

    Janari në Fafa: Relaks dhe Komoditet në kompleksin më të vlerësuar shqiptar

    Në bregdetin e bukur të Durrësit, ndodhen dy prej komplekseve më të preferuara të pushimeve në Shqipëri: Grand Blue Fafa Resort dhe Fafa Premium.

    Me luks, komoditet dhe shërbim të pakrahasueshëm, këto resorte kanë fituar zemrat e pushuesve, veçanërisht të shqiptarëve nga Kosova, duke u bërë destinacioni më i vizituar vitet e fundit.

    📞 Grand Blue Fafa Resort: +355 697086352 / +355 697067501
    📞 Fafa Premium: +355 697001353

    Fafa Resort sjell një përvojë të plotë relaksi për çdo sezon të vitit. Në verë, plazhet e kristalta dhe pishinat luksoze të ftojnë të shijosh ditët e ngrohta nën diell. Ndërsa në dimër, ambientet e ngrohta dhe komoditeti i komplekseve ofrojnë një arratisje perfekte për çifte që kërkojnë momente romantike apo familje që duan të kalojnë kohë cilësore së bashku.

    Çdo detaj është menduar deri në perfeksion për t’ju lehtësuar nga çdo shqetësim, duke bërë që pushimi juaj të jetë pa stres dhe i mbushur me kënaqësi. Restorantet ofrojnë kuzhinë të pasur mesdhetare dhe ndërkombëtare, ndërsa shërbimet e tjera si SPA, palestra dhe aktivitetet për fëmijë sigurojnë që të gjithë të gjejnë diçka për t’u kënaqur.

    – Lokacion perfekt në Durrës, me pamje mahnitëse nga deti.
    – Akomodim luksoz me dhoma të mobiluara me stil modern.
    – Shërbim profesional, ku çdo nevojë përmbushet me kujdes.
    – Kompleksi më i vizituar nga shqiptarët e Kosovës, një tregues i besimit dhe kënaqësisë së pushuesve.
    – Kushtet dimërore ideale, duke kombinuar ngrohtësinë e ambienteve të brendshme me ajrin e freskët bregdetar.

    Nëse po kërkoni një vend ku pushimi të jetë i organizuar deri në detajin më të vogël, Grand Blue Fafa Resort dhe Fafa Premium janë zgjedhja perfekte. Pavarësisht nëse jeni çift që kërkoni romantikë, apo një familje që kërkon relaks dhe argëtim, këto resorte janë të gatshme t’ju mirëpresin me duar hapur.

    📍 Adresa: Durrës, Shqipëri
    🎯 Zbuloni magjinë e pushimeve në Fafa Resort dhe krijoni kujtime të paharrueshme në çdo stinë të vitit.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by FAFA Hotels & Resorts (@fafa_resorts)

     

  • Varfëria dhe të ardhurat e ulëta për kokë banori, Kurti komenton deklaratat e Bankës Botërore

    Varfëria dhe të ardhurat e ulëta për kokë banori, Kurti komenton deklaratat e Bankës Botërore

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova kurrë nuk ka ‘peshuar’ më rëndë në aspektin ekonomik sesa në vitin 2024.

    Kryeministri Kurti në një intervistë për KosovaPress duke komentuar deklaratat zyrtare të Bankës Botërore për varfëri dhe të ardhurat e ulëta për frymë, theksoi se Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka shënuar rritje të madhe. Sipas tij për 50 për qind është rritur BPV në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019.

    Zyrtarë të Bankës Botërore për Kosovë kanë thënë për KosovaPress se Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Po ashtu sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind.

     

    Sipas Bankës Botërore, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.

  • Prizrenasi qëndroi gati 1 muaj në ‘Hotel Diamond’ dhe iku pa paguar, përfundon në pranga pas denoncimit

    Prizrenasi qëndroi gati 1 muaj në ‘Hotel Diamond’ dhe iku pa paguar, përfundon në pranga pas denoncimit

    Mospagesa e shërbimeve përmes lajthitjes, largimit apo formave të tjera jo rrallëherë i ka futur ë sherr kosovarët. Të tilla veprime janë të kundërligjshme dhe dënimi parashihet me gjobë e burgim. Kështu po dyshohet se ka vepruar një qytetar nga Prizreni, i cili qëndroi për disa ditë në një nga hotelet në Prishtinë dhe ia mbathi pa paguar, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur vitin e kaluar në Hotel Diamond në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe u denoncua tek tash nga një punonjës, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.

    Bazuar në informacionet që ka Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, menaxheri i hotelit ka raportuar në Polici se një klient i tyre kishte qëndruar për rreth një muaj në këtë hotel dhe ishte larguar pa kryer pagesën.

    I dyshuari kishte lënë edhe gjësendet e tij personale në hotel, duke përfshirë mjetin identifikues, me qëllim që të zhdukej sa më lehtë pa paguar.

    Për pasojë, nga hoteli fillimisht kanë tentuar që të merren vesh me të, që borxhi të shlyhet dhe një gjë e tillë ishte premtuar vazhdimisht nga i dyshuari, por nuk është realizuar për muaj të tërë – ndonëse kishte tentuar që të mashtrojë duke kryer pagesën të cilën më pas e ka anuluar.  

    Si rezultat, rasti u denoncua dhe Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke siguruar prezencën e të dyshuarit.

    Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, pas një vepër të tillë e kishte kryer edhe vite më parë.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

    Ndryshe, sipas Kodit Penal, kushdo që me anë të lajthimit, largimit ose mënyrave tjera siguron shërbime për të cilat dihet se mundësohen vetëm në shkëmbim të kompensimit dhe shmang pagesën për shërbime të tilla, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një vit.

  • Mot i ftohtë, reshje dëbore dhe akull në ShBA – anulohet mësimi në disa shkolla

    Mot i ftohtë, reshje dëbore dhe akull në ShBA – anulohet mësimi në disa shkolla

    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në brigjet lindore të vendit, duke detyruar mbylljen e shkollave dhe institucioneve qeveritare në disa shtete.

    Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në Kansas, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina. Pritej që dëbora të arrinte në të paktën 20 centimetra, së bashku me erëra të forta deri në 72 km/orë.

    Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime për stuhi dimërore nga Kansasi në Misuri deri në Nju Xhersi.

    “Disa zona në këtë rajon që do të kenë sasitë më të mëdha të borës, këto mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit .

    Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë zakonisht rrotullohet përreth Polit të Veriut. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi e përjetojnë të ftohtin e tij intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

    Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaktare për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

    Anulohet mësimi në shkolla

    Të hënën shkollat u mbyllën në rang të gjerë. Rajonet në Indiana, Virxhinia dhe Kentaki njoftuan anulimin e mësimit të dielën pasdite.

    Shkollat publike në Kentaki anuluan mësimet, aktivitetet jashtë mësimore dhe sportive për afro 100 mijë nxënës.

    Shkollat u mbyllën dhe në Merilend, ku guvernatori Wes Moore shpalli gjendjen e emergjencës të dielën dhe njoftoi se insitucionet shtetërore do ishin mbyllur të hënën.

    “Siguria e banorëve të Merilendit është përparësia jonë. Ju lutem mos qarkulloni gjatë kësaj stuhie. Merrni masa për familjen dhe shtëpinë tuaj dhe karikoni mjetet e komunikimit në rast se do të ketë një ndërprerje energjisë elektike”, tha Moore përmes një deklarate./

  • “Covidi i ri” kinez, a është më i keq se COVID-19? (VIDEO)

    “Covidi i ri” kinez, a është më i keq se COVID-19? (VIDEO)

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka paralajmëruar për virusin e ri që po përhapet nga Kina.

    Sipas tyre ky është i njëjtë me COVID-19, por ende nuk ka nevojë për shqetësim. Megjithatë, epidemiologët tërheqin vërejtjen për kujdes të shtuar.

    Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

     

  • Kurti deklarohet për problemet me rrymë të kosovarëve, ka një arsyetim të fortë

    Kurti deklarohet për problemet me rrymë të kosovarëve, ka një arsyetim të fortë

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike vjen si pasojë e mungesës së kapaciteteve gjeneruese në Kosovë, e si pasojë duhet të importohet me çmimin e ngritur jashtë vendit.

    Kurti ka thënë se rryma nuk është shtrenjtuar vetëm në Kosovë, por në të gjithë Evropën, duke shtuar se aktualisht gjendja është më stabile.

    “Së pari rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ndodhur në krejt kontinentin evropian, dhe meqenëse ne nuk kemi kapacitete që ta mbulojmë konsumin e energjisë elektrike, nuk kemi kapacitete gjeneruese, detyrohemi të importojmë, dhe në këtë mënyrë ne e importojmë çmimin e ngritur jashtë vendit. Kjo ka qenë para tre vjetëve shumë e rëndë. Por tash që po flasim situata është shumë më stabile”, tha Kurti.

    Sa i përket inflacionit, sipas Kurtit, vetëm në vitin 2022 gjendja ka qenë më e rëndë, ndërkaq tani ka stabilizim sa i përket kësaj çështjeje.

    “Në këto katër vjet inflacioni ka qenë tepër i lartë në vitin 2022, është mbi 11 për qind. Inflacioni në këto katër vjet është diku rreth 22 për qind. Më shumë se gjysma e inflacionit në këto katër vjet, është në një vit të vetëm, 2022. Ai ka qenë vit më i vështirë. Ndërkaq në vitin 2024 që sapo e lamë pas, inflacioni ka qenë rreth 1.5 për qind, ndërkaq tre muajt e fundit të 2024-ës inflacioni ka qenë ndër 1 për qind. Pra tash kemi një stabilizim”, ka deklaruar ai në një intervistë për Kosova Press.