Category: AKTUALE

  • Rama për unazën e kryeqytetit: Qeveria vazhdon të mos e përkrahë, projekti është i gatshëm

    Rama për unazën e kryeqytetit: Qeveria vazhdon të mos e përkrahë, projekti është i gatshëm

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se viti 2024 për kryeqytetin ishte një vit shumë intensiv dhe me shumë sfida, por edhe me projekte të mëdha që janë kryer nga komuna.

    Ai ka thënë se komuna e Prishtinës ka thyer rekord në realizimin e buxhetit këtë vit – mbi 80%.

    “Sfida kryesore është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematik duke stimuluar adoptimin. Deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë endacak, dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”, tha Rama gjatë prezantimit  “Sukseset dhe Sfidat e Kryeqytetit në 2024 dhe Planet për 2025”.

    Mirëpo, sipas kryetarit, disa projekte po mbesin pa u funksionalizuar në mungesë të përkrahjes nga qeveria.

    “Çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare. Projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49 për qind vjen nga Prishtina”, tha ai.

    Ai ka thënë se edhe projekti i spitalit të kryeqytetit është i gatshëm, por që i njëjti projekt nuk i është dorëzuar komunës edhe pas kërkesave që janë bërë në Ministri.

    “Çështja tjetër është nënkalimi Agim Ramdani i cili nga marsi është projekt i përfunduar, kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banorë të kryeqytetit. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekt”, tha Rama.

    Ai ka thënë se përveç këtyre sfidave, që sipas tij janë të pakuptueshme, komuna e Prishtinës ka shënuar histori në realizmin e buxhetit me mbi 80 për qind.

    Ai me këtë rast ka përmendur edhe projektet që janë përfunduar gjatë vitit 2024.

    “Kemi lajme të shkëlqyera. Kemi thyer rekorde këtë vit në realizmin e buxhetit, ka pasur rritje të realizmit të buxhetit vit pas viti. Në vitin 2024 ka pasur realizim historik të buxhetit mbi 80 për qind”, ka thënë ai.

  • Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

    Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës

    Mbi 100 mijë shtetas që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare nga sot deri më 9 shkurt, kur ato do të zhvillohen në Kosovë.

    Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani.

    Votimin ata do të mund ta bëjnë me postë nga sot, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.

    Shumica e votuesve të regjistruar jashtë vendit (84.525) kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Nga të regjistruarit, 67.421 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgojnë pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

    Të tjerët mund të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës në vendet ku jetojnë, më 8 shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë./REL

  • Maqedonci thotë se letra drejtuar KFOR-it nuk ishte rizotim për mosçuarjen e FSK-së në veri: Ishte sqarim

    Maqedonci thotë se letra drejtuar KFOR-it nuk ishte rizotim për mosçuarjen e FSK-së në veri: Ishte sqarim

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se qëllimi i letrës së Qeverisë drejtuar KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizim paraprak të misionit të NATO-s, ka qenë më shumë një sqarim sesa rizotim.

    Sipas tij, ky sqarim është bërë për të qartësuar se një njësi e FSK-së është angazhuar në një prej komunave veriore dhe se ky veprim nuk ka pasur qëllim tensionimin e situatës.

    Maqedonci në një përgjigje për mediat ka thënë se zotimi në letër sa i përket atij ka qenë që me komandantin e KFOR-it ta sigurojnë njëri-tjetrin për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme që angazhimi ushtarak të bëhet në mënyrë të koordinuar.

    “Qëllimi i letrës ka qenë që të sqaroj Komandantin e KFOR që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës. Në letër kam sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e kam thënë publikisht në media, kam ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR”, ka thënë Maqedonci.

    Ministri ka thënë se letra e Qeverisë nuk është rizotim, por vetëm sqarim se po respektohet zotimi i vitit 2013.

    “Pra, nuk bëhet fjalë për rizotim sepse zotimi i 2013 është bërë në nivel Kryeministri dhe Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s. Pra ne po vazhdojmë të respektojmë zotimin e vitit 2013 të ish-kryeministrit, pavarësisht që vlerësojmë që ai zotim ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm për ushtrinë tonë”.

  • Konsoni: Lider në prodhimin e vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë

    Konsoni: Lider në prodhimin e vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë

    Në tregun kosovar, Konsoni ka krijuar një emër të fortë si kompania më e madhe për prodhimin e vezëve dhe mishit të zogut. E themeluar qysh para 3 dekadave (30 vite traditë), kjo kompani është bërë lidere në treg, duke ofruar produkte të freskëta dhe të larmishme për konsumatorët në Kosovë.

    Në fermën dhe fabrikën e Konsonit përveç vezëve, prodhohen produkte të shumta që mishin e pulës dhe zogut.

    Përveç mishit, Konsoni është gjithashtu lider në prodhimin e vezëve të freskëta, të cilat janë një nga produktet më të kërkuara nga konsumatorët.

    Në fermën e tyre, Konsoni ofron mundësinë për të vizituar ambientet ku zogjtë ushqehen dhe rriten. Kjo transparencë u jep konsumatorëve sigurinë për cilësinë e produkteve që përdorin në jetën e përditshme. Proceset e fermës janë të bazuara në standarde të larta dhe përfshijnë ushqyerjen e zogjve me drithëra natyrale, kryesisht misër, për të garantuar produkte të shëndetshme dhe cilësore.

    Fabrika që përmbush standardet më të larta

    Fabrika e Konsonit është e pajisur me teknologji moderne dhe ndjek një proces të pastër për përpunimin e mishit. Zogjtë rriten në kushte të kontrolluara dhe me kujdes maksimal, duke reflektuar përkushtimin e kompanisë ndaj cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

    Vizitorët janë të mirëpritur të vijnë në fermën e Konsonit për të parë nga afër jetën e zogjve dhe procesin që i sjell këto produkte në tryezat tona. Ky është një shembull i rrallë i një kompanie që hap dyert për të treguar përkushtimin e saj ndaj cilësisë dhe transparencës.

    Konsoni vazhdon të jetë një pikë referimi për produkte të freskëta dhe cilësore në tregun kosovar, duke u siguruar që çdo konsumator të marrë më të mirën nga natyra dhe teknologjia moderne.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by KonSoni (@konsoni.ks)

     

  • Mbyllen 100 shkolla në Los Angeles për shkak të zjarreve

    Mbyllen 100 shkolla në Los Angeles për shkak të zjarreve

    Superintendenti i Distriktit të Bashkuar Shkollor të Los Angeles-it, Alberto Carvalho, ka njoftuar mbylljen e 100 shkollave nga 1000 në total në këtë zonë për shkak të zjarreve. Shkollat e mbyllura ndodhen kryesisht në zonën lindore të distriktit dhe pranë Palisades.

    Carvalho theksoi se një vendim për rihapjen e këtyre shkollave për pjesën tjetër të javës do të merret deri në orën 16:00 me kohën lokale.

    Gjithashtu, sipas bbc, ai konfirmoi raportet që tregojnë se shkolla e mesme Palisades ka pësuar dëme të mëdha për shkak të zjarreve. Distrikti i Bashkuar Shkollor po bashkëpunon me autoritetet shtetërore dhe federale për të siguruar burimet e nevojshme për t’u përballur me këtë situatë emergjente dhe për të mbështetur komunitetin.

  • Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Britaninë e Madhe

    Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Britaninë e Madhe

    Ekspertët kanë paralajmëruar sot qytetarët britanikë që të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të fshehta të një virusi të ngjashëm me gripin, i cili mund të jetë i rrezikshëm, sidomos për personat më të cenueshëm.

    Infeksioni i njohur si virusi human metapneumovirus (HMPV) ka regjistruar një rritje të shpejtë të rasteve në provincat veriore të Kinës, veçanërisht te fëmijët, transmeton klankosova.

    Burime nga mail online zbulojnë se ky virus është tashmë i pranishëm edhe në Britani dhe po rritet me shpejtësi. Të dhënat më të fundit tregojnë se rastet e HMPV në Mbretërinë e Bashkuar kanë parë një rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit, më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    HMPV u zbulua për herë të parë në Britani në vitin 2001, me mesatarisht katër raste në javë të regjistruara përmes testeve PCR gjatë dimrit. Por ekspertët paralajmërojnë se një rritje e fshehtë mund të jetë në zhvillim, pasi virusi mund të qëndrojë i fshehur në trup për disa ditë para se të shfaqë simptomat e zakonshme, duke u përhapur kështu pa u vënë re.

    Simptomat më të zakonshme të HMPV janë të ngjashme me ato të një të ftohti, duke përfshirë kollë, hundë të zëna ose rrjedhje, dhimbje fyti dhe temperaturë, të cilat zakonisht largohen pas rreth pesë ditësh.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se rritja e rasteve nuk duhet të shkaktojë shqetësim të tepruar.

  • Anulohet tenderi 4 milionësh për furnizim me grurë për Rezervën Shtetërore, ky është arsyetimi i MINT

    Anulohet tenderi 4 milionësh për furnizim me grurë për Rezervën Shtetërore, ky është arsyetimi i MINT

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka anuluar tenderin 4 milionësh për furnizim me grurë për nevoja të Rezervës Shtetërore, me të cilin parashihej të furnizohej me mbi 13 mijë tonë grurë, shkruan Reporteri.net.

    Tenderi ishte shpallur nëntor të vitit 2024. Në dosjen e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit të MINT thuhet se kompania e rekomanduar është tërhequr dhe se ky aktivitet i prokurorimit do të tenderohet me vlera tjera këtë vit, meqë s’kishte pasur buxhet të planifikuar për këtë procedurë me këtë shumë vitin që shkoi.

    “Për shkak që OE i rekomanduar është tërhequr dhe nuk ka mundur që të përfundoj ky aktivitet i prokurimit për vitin 2024 dhe njëkohësisht pranimin e njoftimit nga DPRSHM se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë procedurë sipas shumës së tenderuar në vitin 2024 dhe se ky aktivitet i prokurorimit do të tenderohet me vlera tjera për vitin 2025”, thuhet në dosjen e tenderit.

    Për këtë tender kishin ofertuar katër kompani, dy prej të cilave kanë tejkaluar vlerën e parashikuar për këtë tender.

    Kompanitë që kishin ofertuar janë: “Industria e Miellit 3A SH.P.K” me çmim 3 milionë e 699 mijë e 267 euro, “Euro Ver SH.P.K” me çmim 4 milionë e 363 mijë e 530 euro, “Amidoni Group” me çmim 4 milionë e 226 mijë e 582 euro dhe “Barileva” me çmim 3 milionë e 931 mijë e 101 euro.

    Dy kompani janë shpallur të papërgjegjshme, e dy të tjera e kanë tejkaluar vlerën e parashikuar të kontratës. Në dosje nuk figuron se cila kishte qenë kompania që ishte rekomanduar për këtë tender.

    Para hapjes së ofertave, disa nga kompanitë kërkuan sqarime mbi disa kritere që i cilësuan si shumë kufizuese. Është theksuar afati 15 ditor për dorëzim të kësaj sasie të grurit, që sipas një kompanie kërkon përdorimin e mbi 534 kamionëve.

    Një prej kompanive kishte thënë se Ministria përmes kritereve të caktuara, po ua pamundëson kompanive vendore aplikimin.

    “Duke marre parasysh qe sasia totale prej 13,333 toneve kërkon përdorimin e mbi 534 kamionëve , ky afat prej 15 ditëve duket shume i shkurtë për realizmin praktik te furnizimit, veçanërisht duke konsideruar kufizimet logjistike, kapacitetet e ngarkimit/shkarkimit dhe distancat e mundshme te transportit. A mund te konsideroni një rishikim te këtij afati për te mundësuar pjesëmarrje me efektive te operatoreve ekonomik? Ne si kompani propozojmë qe afati i liferimit te jete se paku 45 dite. Provoja nga tenderi i vitit te kaluar : Duke iu referuar tenderit te vitit te kaluar për një sasi prej 15,000 toneve , i cili kishte një afat prej 10 ditësh dhe qe rezultoi i pasuksesshëm , a është marre parasysh kjo provoje për te përcaktuar një afat me realist për këtë për këtë tender? Nga përgjigja e vitit te kaluar nga autoriteti kontraktues se dëshiron te përfundoj brenda vitit pagesën, por edhe përmbylljen e kontratës, shtrohet pyetja se ku ishte autoriteti kontraktues gjate tere vitit , apo është me e favorshme te thuhet se nuk po ka kompani vendore te cilat po aplikojnë për furnizim , ku ne fakt pikërisht autoriteti kontraktues përmes kushteve te publikuara , pamundëson aplikimin e operatoreve ekonomik vendor”, ishte pyetja që i ishte drejtuar kompanisë.

    Për këtë ankesë, përgjigja e MINT ishte “AK-MINT/DRSHM ka planifikuar afatin e liferimit 15 ditë me qëllim të realizimit të kontratës brenda këtij viti fiskla përfshirë këtu edhe realizimin e pagesë.”

    Këtë vit, ky tender ishte shpallur me procedurë të hapur, për dallim nga vitet e kaluara.

    Në vitin 2022, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

    Kjo kërkesë qe ishte aprovuar nga Qeveria, ishte bërë nga Departamenti i Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që furnizimi me produkte të Rezervave Shtetërore të Mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit. Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me Programin për rezervat shtetërore. Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, thuhej në njoftim

    Prokuroria Speciale vitin që shkoi nisi hetime rastin e rezervave shtetërore pas pretendimeve për keqpërdorime nga ana e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

    Tre persona, dy zyrtarët e shtetit, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara si dhe biznesmeni Rdvan Muharremi u arrestuan nën dyshimin për dallavere me blerjen e rezervave shtetërore.

    Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Garan, të dyshuar në lidhje me keqpërdorimin e rezervave shtetërore, ishin liruar nga masa e paraburgimit më 31.08.2024 nga Gjykata e Apelit.

    Gjykata e Apelit kishte konstatuar se në arsyetimin e Themelores për caktimin e paraburgimit nuk ka pasur mbështetje të artikulueshme mes provave të paraqitura dhe veprimeve të të pandehurve. Sipas vendimit të Apelit në vendimin për caktimin e paraburgimit, më shumë ka pasur shpjegim kronologji të rastit, sesa vlerësim dhe arsyetim mbi faktet që janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

    Tutje sipas vendimit të Apelit, në caktimin e paraburgimit themelorja ka pranuar në tërësi kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, duke mos u vlerësuar arsyeshmërinë e provave në drejtim të ekzistimit të dyshimit të bazuar.

    Mediat kishin publikuar audio-incizime në të cilën dëgjohen sipas publikimit dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia, nuk iu dorëzua rezervave shtetërore.

    Për këtë rast është intervistuar Ministrja Rozeta Hajdari, teksa ftesë për intervistim i ka shkuar edhe Kryeministrit Albin Kurti, mirëpo i njëjti nuk i është përgjigjur kësaj ftese. Ai ka kërkuar që të intervistohet në Kryeministri.

    Rezervat shtetërore shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore apo luftës.

  • Mbyllja e Administratës Tatimore të Serbisë, Sveçla: Do ta luftojmë çdo paralelizëm kriminal serb

    Mbyllja e Administratës Tatimore të Serbisë, Sveçla: Do ta luftojmë çdo paralelizëm kriminal serb

    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në veri të vendit, që rezultoi me mbylljen e Administratës Tatimore të Serbisë, që kishte ushtruar aktivitet në mënyre ilegale.

    Sveçla tha se autoritetet do të vazhdojnë të luftojnë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë.

    Ai theksoi se ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.

    “Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”, ka shkruar Sveçla.

  • Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, Shqipëri e Serbi: Mezi pres

    Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, Shqipëri e Serbi: Mezi pres

    Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, ka shkruar për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, këtë javë.

    Verma ka thënë se gjatë kësaj vizite do të riafirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Mezi pres të udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi këtë javë për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Verma në llogarinë e tij në platformën “X”.

  • Osmani: Misioni për fuqizimin e shtetësisë është nderi më i madh që mund t’i bëjmë Kosovës

    Osmani: Misioni për fuqizimin e shtetësisë është nderi më i madh që mund t’i bëjmë Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nderi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të Kosovës, është puna dhe përkushtimi për ta çuar përpara vendin.

    Osmani në një video përmbledhëse ka thënë se përkushtimi për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, do të vazhdojë përgjatë vitit 2025.

    Ajo është shprehur se ky duhet të jetë mision për të gjithë.

    “Përgjatë vitit 2024, pjesa më përmbushëse e angazhimit ishin takimet me qytetarë. Bashkëbisedimet tona për sfidat dhe sukseset janë shtysa më e madhe për të vazhduar punën me përkushtim edhe në këtë vit të ri dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.

    Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin përpara, e për ta fuqizuar shtetësinë tonë edhe më shumë dhe për të qenë vesh e sy e mbështetje për secilin qytetar. Momenti kur do të themi se vërtetë ja kemi dalë është kur qytetarët do të thonë jemi krenarë për vendin tonë, për vlerat që ai përfaqëson dhe për mundësitë që ofron.

    Ky është nderi më i madh që mund të ja bëjmë Kosovës. Edhe pse sfidat vazhdojnë, ne i qasemi kësaj këmbëngulje me orenitim të qartë strategjik të bazuar edhe në vullnetin e qytetarëve. Qytetarët janë zemra e këtij shteti, përfshirë edhe rolin e madh të mërgimtarëve”, është shprehur presidentja Osmani në videon e publikuar sot.

    VIDEO