Category: AKTUALE

  • Votimi me postë:  Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin

    Votimi me postë: Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin

    Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procedurën për votim nga jashtë Kosovës.

    Në faqen zyrtare në platformën “X”, Ambasada ka publikuar këtë udhëzues ku shpjegohen hapat se si duhet dërguar fletëvotimin përmes postës.

    Hapi i parë është shkarkimi dhe shtypja e fletëvotimit, pastaj plotësimi i fletëvotimit dhe më pas vendosja e fletëvotimit në zarfin e fshehtësisë. Më pas duhet shkarkuar dhe shtypur dëftesa e regjistrimit dhe pastaj duhet vendosur në zarfin kryesor dëftesën e regjistrimit dhe zarfin e fshehtësisë dhe më pas duhet ta dërgoni zarfin me postë.

    “Në zarfin kryesor shëno adresën e kutisë postare të KQZ’së, të hapur për këtë qëllim në shtetin ku jetoni dhe të njëjtën dërgojeni në postën më të afërt”, thuhet në udhëzues.

    Votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit ka filluar nga e premtja e javës që shkoi.

  • Ish-menaxheri padit Gjestin për shpifje dhe prishje imazhi dhe nxjerr detaje tronditëse…

    Ish-menaxheri padit Gjestin për shpifje dhe prishje imazhi dhe nxjerr detaje tronditëse…

    Ish-menaxheri i Gjestit, Samed Potera, ka konfirmuar se ka ngritur padi ndaj këngëtarit për “shpifje dhe prishje imazhi”. E akuzoi se i ka marre 100 mije euro.

    “Padinë e kam bërë sot për shkak të akuzës për shpifje dhe prishje imazhi”, deklaroi Potera në emisionin “Kosova Today” .

    Ai shtoi se mban vet përgjegjësinë që Gjesti nuk është në dijeni.

    “Pse është bërë pa dijeninë e tij mbaj vet përgjegjësinë”, tha tutje Potera.

  • Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

    Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte ka në listë edhe 72 dëshmitarë për të përmbyllur çështjen e saj. Megjithatë në mars do të vendoset nëse prokuroria do të shtojë dëshmitarë të rinj në listën e saj fillestare prej më shumë se 320.

    Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara pritet të vendos në mars nëse do të thërras dëshmitarë shtesë, në rastin e ish-krerëve të lartë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte.

    Për 72 dëshmitarët e mbetur, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Grip, i ka thënë Radio Kosovës se në konferencat e ardhshme statusore do të vendoset se sa prova do të pranohen me shkrim dhe sa dëshmitarë duhet të paraqiten në gjykatë, përderisa avokati i viktimave gjithashtu do të paraqes rastet e tyre. 

    “Prokurori specialist, natyrisht, mund të vendosë edhe heqjen e dëshmive shtesë. Së pari, dhe më kryesorja, ekipet e mbrojtjes do të pyeten nëse duan të paraqesin një kërkesë për heqjen e disa ose të gjitha akuzave”, ka thënë Griep.

    Avokati, Lluka Misetic, që kryeson ekipin e mbrojtës së ish presidentit, Hashim Thaçi, i ka thënë Radio Kosovës se nuk kanë paraqitur ende listën e dëshmitarëve që duhet të hiqen dhe as dëshmitarëve të mbrojtjes. Në këtë pikë, palët ende janë të fokusuara të sigurohen se prokuroria të mund ta mbyllë çështjen e saj brenda afatit të rënë dakord në prillit të këtij viti.

    Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë  kishte paraqitur një listë  të dëshmitarëve të prokurorisë me 323 dëshmitarë nga të cilët deri më tani kanë dëshmuar, 110 persona në sallën e gjykatës apo kanë qenë në dispozicion për t’u marrë në pyetje. Gjithashtu 86 dëshmi janë pranuar vetëm në formë të shkruar, përderisa 55 dëshmitarë të tjerë janë hequr nga lista fillestare.

  • Presidenca polake thotë se dialogu dhe raportet me Serbinë janë kushte për anëtarësimin e Kosovës në BE

    Presidenca polake thotë se dialogu dhe raportet me Serbinë janë kushte për anëtarësimin e Kosovës në BE

    Më 1 janar 2025 kur e mori presidencën gjashtë mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian, Polonia, nëpërmjet një dokumenti paraqiti planin dhe zotimet e saja.

    Zgjerimi i BE-së, me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën e Moldavinë, është një nga prioritet, bazuar siç thuhet në të arriturat e tyre individuale.

    Por, te Ballkani Perëndimor është Republika e Kosovës, ajo që qëndron më keq në rrugën e saj të integrimit evropian. Tash e dy vjet, është dorëzuar aplikimi për të marrë statusin e vendit kandidat, por nuk ka asnjë lëvizje nga Brukseli.

    Në një përgjigje për Klan Kosova nga qeveria e Polonisë që ka kryeministër Donald Tusk, tregon se cili është plani i tyre që të ecet përpara me aplikimin e Kosovës.

    Atë e lidhin ngusht me dialogun e normalizimit të raporteve me Serbinë.

    ”Nuk ka kritere në vetvete për aplikimin e Kosovës për të lëvizur përpara edhe pse përparimi në dialog mund të ndihmojë, deri diku, rastin tuaj. Duke thënë këtë, marrëdhëniet me Beogradin duhet të përmirësohen, disa kushte kyçe të përshkruara në raportin e këtij viti të Komisionit Evropian për Kosovën duhet përmbushur, përfshirë të gjitha Marrëveshjet e Brukselit plus Aneksin e Ohrit”.

    “Shmangia e çdo veprimi provokues që çon në tensione dhe dhunë, si dhe vendimeve të njëanshme të secilës palë që prekin stabilitetin dhe sigurinë në terren, mund të jenë gjithashtu të dobishme”, thuhet në përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme në Varshavë.

    Nga MPJ polake thonë se ata shpresojnë që pak progres do të jetë i mundur sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, por se shtojnë se kjo do varet nga shumë faktor ,të pavarur nga presidenca polake e Këshillit të BE-së.

    ”Duke pasur parasysh këtë, për fat të keq, mundësitë dhe perspektivat për aplikimin e Kosovës për të ecur përpara, të paktën për momentin, duken mjaft të kufizuara. Siç jeni plotësisht të vetëdijshëm, fakti që pesë nga shtetet anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën, gjithashtu nuk i ndihmon aspiratat tuaja evropiane”.

    Pesë vendet jo njohëse të Kosovës shtet të pavarur e sovran, janë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

  • Rohde: Përparimi në dialog e vetmja rrugë drejt BE-së, u bë e ditur edhe nga Von der Leyen e Kallas

    Rohde: Përparimi në dialog e vetmja rrugë drejt BE-së, u bë e ditur edhe nga Von der Leyen e Kallas

    Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë drejt Bashkimit Evropian, thotë ambasadori gjerman, Jorn Rohde. Ai thekson se vetëm vendet që e njohin njëra-tjetrën mund t’i bashkohen BE-së.

    Rohde foli për konkluzionet e fundit të Këshillit të BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkohë që nënvizon se pajtueshmëria e plotë me të gjitha marrëveshjet e bëra është në interesin e vërtetë të të të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

     

    “Në të kaluarën, dialogu solli rezultate thelbësore. Që nga viti 2011, më shumë se 30 marrëveshje janë arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe shumë prej tyre janë zbatuar gjithashtu. Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara drejt rrugës së ardhshme të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e qartë edhe nga Këshilli Evropian në takimin e tij më 17 dhjetor 2024, nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, komisionarja e re e zgjerimit Marta Kos si dhe nga përfaqësuesja e re e lartë, Kaja Kallas”, thotë ai për KP.

  • Haradinaj: Kosova fiton vetëm kur bashkohen njerëzit e zotë dhe largohet mashtruesi, Albin Kurti

    Haradinaj: Kosova fiton vetëm kur bashkohen njerëzit e zotë dhe largohet mashtruesi, Albin Kurti

    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, gjatë fushatës zgjedhore theksoi se në kohërat e vështira të popullit të Kosovës, janë krijuar liderë të vërtetë, të cilët kanë sjellë lirinë për vendin.

    Ai e akuzoi kryeministrin aktual, Albin Kurti, dhe kliken e tij si “njerëz të ligj”, duke theksuar se kur koha është e mirë, krijohen edhe liderë të ligj.

    Haradinaj theksoi se suksesi i Kosovës është i garantuar vetëm kur njerëzit e zotë bashkohen, dhe për një Kosovë fituese, është e nevojshme të largohen ata që ai i quajti mashtrues.

    Ai u shpreh se Kosova ka nevojë për siguri të plotë dhe të përjetshme.

    “Në kohërat të vështira të popullit tonë, janë krijuar njerëz të zotë, ata njerëz ja kanë sjellë lirinë këtij vendi. Kur vjen koha e mirë, krijohen edhe njerëz të ligj, Albin Kurti është njeri i lig dhe klika e tij janë njerëz të ligj. Kur bëhen njerëzit e zotë bashkë, atëherë suksesi është i garantuar. Për Kosovën fituese, ja sot, ja kurrë. Për me fitu Kosova, duhet ta heqim mashtruesin, sepse duam siguri të plotë dhe të përjetshme”, tha Haradinaj.

  • Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme

    Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

    Sipas raportit më të fundit, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjete, por drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore.

    Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë – Qafë e Prushit, Gjilan – Dheu i Bardhë dhe pika të tjera, rrugët janë të mbuluara me borë, por pa prani të akullit apo pengesave si rrëshqitje dheu.

    Edhe në Mitrovicë – Jarinj, Pejë – Kullë, Podujevë – Merdar, Prizren – Vërmicë, qarkullimi mbetet i sigurt për automjetet pavarësisht borës.

    Përditësimi i fundit nga autoritetet është bërë mëngjesin e sotëm, më 12 janar 2025, në orën 08:04.

    Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të pajisen me zinxhirë, goma dimërore dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurt, sidomos në zonat me borë dhe kushte të tjera dimërore.

  • Aktorët e TKK-së pezullojnë grevën gjatë fushatës zgjedhore

    Aktorët e TKK-së pezullojnë grevën gjatë fushatës zgjedhore

    Kanë gati dy muaj që kanë hyrë në grevë, por deri më tani kërkesat e tyre nuk janë adresuar.

    Ata janë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, të cilët tashmë kanë vendosur të pezullojnë grevën përgjatë fushatës politike zgjedhore.

    Kështu ka njoftuar Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës (SHSATKK).

    “Pas një greve 54-ditëshe, përkundër kërkesave tona të vazhdueshme për ekuivalentimin e koeficienteve të pagave për aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ende nuk ka shenja konkrete se diçka po ndërmerret për të adresuar këtë çështje”.

    Ajo tha se pas përfundimit të fushatës zgjedhore, aktorët do të vazhdojnë me aktivitete tjera sindikale “deri në realizimin e kërkesave tona të drejta”.

  • Vlora Dumoshi synon edhe për një mandat ulësen në Kuvend

    Vlora Dumoshi synon edhe për një mandat ulësen në Kuvend

    Vlora Dumoshi, një prej anëtareve më të vjetra dhe të përkushtuara të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), rikandidon për deputete në zgjedhjet e ardhshme.

    Me përvojë të gjatë politike, ajo ka shërbyer si ministre dhe deputete për disa legjislatura, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e politikave të partisë.

    Këtë herë, Vlora synon një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, duke qenë pjesë e listës së LDK-së me numrin 30.

  • Kurti publikon foto duke ngrënë drekë me nënën Ferdonije

    Kurti publikon foto duke ngrënë drekë me nënën Ferdonije

    Kryeministri Albin Kurti po qëndron sot në Gjakovë ku do të hap sot zyrtarisht fushatën zgjedhore.

    Ai ka takuar Nënë Ferdonijen ku ka publikuar foto duke ngrënë drekë me të.

    “Drekë me nënën Ferdonije”, ka shkruar Kurti në Facebook.