Category: AKTUALE

  • Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok 01/15/2025

    Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok 01/15/2025

    TikTok ka në plan të mbyllë aplikacionin për përdoruesit në SHBA nga e diela, kur pritet që të hyjë në fuqi një ndalim federal ndaj këtij aplikacioni, përveç nëse Gjykata e Lartë ndërhyn për ta bllokuar atë, thanë persona të njohur me rastin.

    Rezultati i mbylljes do të ishte ndryshe nga ai që kërkon ligji. Ligji parashikon ndalimin e shkarkimeve të reja të TikTok nga dyqanet e aplikacioneve të Apple (AAPL.O) dhe Google (GOOGL.O), ndërsa përdoruesit ekzistues mund të vazhdojnë ta përdorin për një kohë të caktuar.

    Sipas planit të TikTok, personat që do të përpiqen të hapin aplikacionin do të shohin një mesazh pop-up që i drejton ata në një faqe interneti me informacion rreth ndalimit, thanë ata, duke kërkuar anonimatin pasi çështja nuk është publike, shkruan reuters.

    Kompania gjithashtu ka në plan t’u ofrojë përdoruesve mundësinë për të shkarkuar të gjitha të dhënat e tyre, në mënyrë që ata të mund të mbajnë një regjistër të informacionit të tyre personal, thanë ata.

    Mbyllja e këtij shërbimi nuk kërkon planifikim të gjatë, tha një nga burimet, duke theksuar se shumica e operacioneve kanë vazhduar si zakonisht që nga kjo javë. Nëse ndalimi revokohet më vonë, TikTok do të jetë në gjendje ta rikthejë shërbimin për përdoruesit në SHBA në një kohë relativisht të shkurtër, tha burimi.

    ByteDance, kompani mëmë e TikTok, është rreth 60 për qind e zotëruar nga investitorë institucionalë si BlackRock dhe General Atlantic, ndërsa themeluesit dhe punonjësit e saj zotërojnë 20 për qind secili. Ajo ka më shumë se 7000 punonjës në Shtetet e Bashkuara.

    Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi një ligj në muajin prill të vitit të kaluar, i cili kërkon që ByteDance të shesë pasuritë e saj në SHBA deri më 19 janar 2025, ose të përballet me një ndalim të përgjithshëm.

    Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA duket se ishte e prirur të mbante në fuqi ligjin, përkundër thirrjeve nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe ligjvënës për të shtyrë afatin.

    Trump, i cili do të betohet më 20 janar, ka thënë se duhet të ketë kohë pasi të marrë detyrën për të ndjekur një “zgjidhje politike” të çështjes.

    TikTok dhe ByteDance kanë kërkuar, të paktën, një shtyrje të zbatimit të ligjit, të cilin ata thonë se shkel mbrojtjen e amendamentit të parë të Kushtetutës së SHBA-së ndaj kufizimit të lirisë së fjalës nga qeveria.

  • ”Zëri i Dërmakut” shkruan për bashkëvendasin Dr.sc. Burim Dërmaku

    ”Zëri i Dërmakut” shkruan për bashkëvendasin Dr.sc. Burim Dërmaku

    Në një botë ku sfidat dhe mundësitë ndërthuren, individë shqiptarë si Dr.sc. Burim Dërmaku po dëshmojnë se përkushtimi dhe pasioni mund të thyejnë kufij dhe të krijojnë mundësi të reja.

    Dr.sc. Burim Dërmaku, akademik nga Kosova, ka fituar një audiencë të gjerë ndërkombëtare përmes kontributit të tij në fushën e lidershipit dhe promovimin e gjuhës shqipe. Ai është pionieri i parë shqiptar që ka përfunduar doktoratën në Lidership në Universitetin Shtetëror të Sofjes, Bullgari. Me këtë arritje të veçantë, Burimi ka vendosur standarde të reja në lidership dhe ka dhënë kontribut të çmuar për teoritë dhe praktikat në këtë fushë, shkruan Zëri i Dërmakut

    Vlen të ceket se Burim Dërmaku është autor i librave me ndikim të madh ndërkombëtar si:

    1. “Impact of Macroeconomic and Banking Factors on the Level of NPLs in the Banking Sector in Kosovo”
    2. “LEADERSHIP – The Impact of Leadership Styles on Motivating Corporate Employees”

    Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë kryesore botërore, përfshirë anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, spanjishten dhe të tjera, duke u shpërndarë në tregjet globale si Amazon, Barnes & Noble dhe MoreBooks.

    Një tjetër vepër e veçantë e tij është doracaku “Fol Shqip”, që ndihmon shqiptarët dhe të tjerët të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën shqipe. Ky doracak është një pasuri e çmuar për studentët, mësuesit dhe çdo individ që dëshiron të kontribuojë në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar.

    Me veprat dhe përkushtimin e tij, Dr.sc. Burim Dërmaku është një shembull frymëzues i arritjeve që kalojnë kufijtë. Historia e tij na mëson se përkushtimi ndaj njohurive dhe promovimit të vlerave kulturore shqiptare mund të sjellë një ndikim të madh në botë.

    ‘Zëri i Dërmakut’ i bën thirrje të gjithëve të inspirohen nga rrugëtimi i këtij akademiku të jashtëzakonshëm, duke ndjekur pasionet me përkushtim dhe integritet, në ruajtje dhe promovim të identitetit tonë kombëtar.

  • KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

    KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

    Siguria në Republikën e Kosovës para zgjedhjeve të 9 shkurtit është vënë në qendër të vëmendjes së Aleancës më të  madhe ushtarake në botë,  NATO.

    Vet, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se është në koordinim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe Serbi që të parandalohet destabiliteti para zgjedhjeve parlamentare në vend.

    “Gjithsesi, ne jemi në kontakt me Kosovën, por edhe me Serbinë, për të siguruar që zgjedhjet që do të zhvillohen më vonë në Kosovë në shkurt të mos çojnë deri te destabilizimi. Kjo është kyç. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor ne vërtetë duhet të mbetemi të angazhuar për së afërmi sepse është një fqinjësi kryesore për ne”, ka thënë ai.

    Edhe misioni i NATO-së, KFOR në Kosovë, ka bërë të ditur se pas sulmit në kanalin kryesor në Iber-Lepenc kanë rritur numrin e ushtarakëve në 4300.

    “Pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin Ibër-Lepenc, situata e sigurisë në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë, për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë çështjet e pazgjidhura në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe dezinformimin e shfrenuar. Sulmi i lartpërmendur tregoi cenueshmërinë e infrastrukturës kritike lokale. KFOR-i së bashku me Policinë e Kosovës janë duke monitoruar dhe patrulluar nga afër zonat e cenueshme për të shmangur çdo incident të mëtejshëm të këtij lloji në të ardhmen”.

    Gjatë së martës EULEX në njoftimin e saj ka bërë të ditur se ditëve në vijim pritet të përforcohet Njësia Policore e pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia.

    Si reagues i dytë, në njoftim bëhet e ditur se do të rriten patrullimet për të krijuar më shumë sigurinë në terren.

  • Gjendet trupi i pajetë i 26- vjeçarit që ishte raportuar si i zhdukur

    Gjendet trupi i pajetë i 26- vjeçarit që ishte raportuar si i zhdukur

    Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i cili javë më parë ishte raportuar nga familja i zhdukur.

    Ndryshe Policia e Kosovës  kishte  nisur kërkimet nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur, më 24 dhjetor 2024. Operacioni ka filluar, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, në lumin “Drini i Bardhë”, pranë “Urës së Fshejtë”.

     

    Në operacion ishin përfshirë Sektori rajonal i hetimeve të Prizrenit, patrullat policore nga Gjakova dhe Ekipi i Kërkimshpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i thirrur me kërkesë të policisë.

    Policia pat njoftuar se Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni ishte raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024, përcjell Gazeta e Prizrenit.

     

     

  • Plagosja në Gjakovë: Viktima dyshohet se u qëllua duke vozitur – kjo është gjendja e tij

    Plagosja në Gjakovë: Viktima dyshohet se u qëllua duke vozitur – kjo është gjendja e tij

    Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes me armë zjarri në fshatin Morinë të Gjakovës, ku një person është qëlluar derisa ishte në lëvizje me veturë. Viktima tashmë ndodhet në spital, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.

    Personi që u qëllua është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti ka kërkuar ndihmën e Policisë në orët e para të së martës.

    Siç merr vesh Sinjali, viktima është plagosur në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

    Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

    “Lidhur me rastin, Prokurori Kujdestar është njoftuar dhe me vendim të tij është hapur rast “Vrasje në tentativë”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

  • ​Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

    ​Tetë vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë

    Beogradi zyrtar para tetë vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

    Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.

    Nisja e trenit provokues, sipas autoriteteve të Beogradit, ishte një “sprovë me synimin për vendosjen e linjës së rregullt Beograd – Mitrovicë”.

    Presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi ishte i qartë në qëndrimin e tij se treni me afishe nacionaliste nuk duhej lejuar të hyjë brenda Kosovës.

    “Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, pati thënë ai.

    Edhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa, pati deklaruar se nuk do të lejojnë provokime të tilla që kanë për qëllim kthimin e Kosovës dhe rajonit në vite të errëta dhe me pasoja të paparashikueshme.

    Treni, sipas autoriteteve serbe, ishte ndaluar në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore.

    Kryeministri i atëhershëm serb Aleksandër Vuçiq akuzoi Prishtinën për provokim, ndërsa ishte ankuar te shefja e asaj kohe e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe se paralajmëroi se do të njoftonte Rusinë, Kinën dhe SHBA për siç tha, ‘faktin se Prishtina po luan lojëra lufte’.

    Ambasadori i atëhershëm i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, u pati bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, duke thënë se ka nevojë për normalizim, e jo për konfrontim.

    Por, presidenti i atëhershëm serb Tomisllav Nikoliq, kërcënoi se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, pasi kjo e fundit ndaloi trenin serb të hyjë brenda territorit të saj. Megjithatë, deklaratat e tij ishin më shumë një retorikë nacionaliste se sa realitet, pasi në Kosovë do të përballej me NATO-n.

    Tensionet ndërmjet dy vendeve u përcollën me vëmendje të madhe nga mediat e huaja, të cilat shkruanin se “gjuha luftarake që u përdor mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale sepse nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve, por incidenti tregon se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan”.

  • Shën Valentini në Grand Blue Fafa Resort & Spa: Një romancë e paharrueshme në bregdet

    Shën Valentini në Grand Blue Fafa Resort & Spa: Një romancë e paharrueshme në bregdet

    Për këtë Shën Valentin, Grand Blue Fafa Resort & Spa ju ofron një përvojë të veçantë për të festuar dashurinë në një mjedis të rafinuar buzë detit. Oferta e dedikuar për çiftet është krijuar për t’ju dhuruar momente të paharrueshme plot romantizëm dhe relaks.

    Oferta speciale për Shën Valentin

    • Darkë romantike për çiftin: 79 euro
    • Një natë akomodim dhe darkë romantike për çiftin: 145 euro

    Çfarë përfshihet në ofertë:

    • Dhoma e dekoruar me kujdes për të krijuar atmosferën perfekte.
    • Darkë romantike me një menu të shijshme peshku.
    • Një shishe vere për të shoqëruar mbrëmjen tuaj.
    • Hyrje në Damai Wellness & Spa për një eksperiencë relaksuese.
    • Muzikë live për të shijuar mbrëmjen me tingujt e duhur.
    • Parking falas për lehtësinë tuaj.

    Adresa dhe kontaktet:

    Rezervoni tani për të përjetuar një Shën Valentin të paharrueshëm pranë Grand Blue Fafa Resort & Spa. Një mbrëmje speciale ju pret!

  • Përmbyten lagjet e Vlorës, mbi 100 familje të rrethuara nga uji

    Përmbyten lagjet e Vlorës, mbi 100 familje të rrethuara nga uji

    Mjaftuan disa orë reshje me intensitet që hidrovori i qytetit të Vlorës të dalë nga funksioni. Si pasojë lagjia ‘24 Maji’ është e mbuluar nga uji, ku më shumë se 100 familje janë zgjuar këtë të hënë nën pushtetin e ujit. Sipas banorëve, kjo situatë përsëritet shpesh edhe për shkak të bllokimit të kanalit kullues që përshkon lagjen mes për mes.

    “Shife si është, duket gjendja nuk ka afre nevopjë për koment. E gjithë kjo lagjia këtu është me ujë nëpër banesa”, tha një qytetar i zonës

    Një banor ka shprehur pakënaqësinë e tij duke theksuar se përmbytjet ndodhin shpesh por në Vlorë vinë vetëm kur janë votat.

    “Gjendja është katastrofë. Nëse vazhdohet kështu edhe mund të mbytemi. Këta vinë vetëm kur janë votimet”.

    Një tjetër qytetar shprehet se nuk ka punuar hidrovori dhe nuk është hera e parë që përballen me përmbytje.

    “Janë mbytur disa shtëpi, është katastrofë, nuk punon hidrovoli”, tha ai.

    Përpos përmbytjeve të shkaktuara, banorët tregojnë se këtë fillim javë nuk kanë mundur të çojnë dot fëmijët në shkollë e as vetë të shkojnë në punë, pasi nuk dalin dot nga shtëpitë.

    “Nuk lëvizim dot, ka shumë dëmtime. Ju e shikoni vetë, nuk dimë çfarë të bëjmë”, tha një qytetare.

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në lagje të tjera të qytetit, ku në disa lagje ka ende prezencë të ujit, duke e vështirësuar lëvizjen normale të qytetarëve dhe automjeteve.

  • Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, gjendet i djegur motori i autorit

    Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, gjendet i djegur motori i autorit

    Detaje të reja janë mësuar nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

    Gjatë ditës së sotme, policia ka gjetur motorin e djegur të autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi.

    Motori është gjetur i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa tashmë është duke iu nënshtruar një ekspertize të thelluar nga drejtoria e policisë së Tiranës.

    Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  • Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në lagjen Bregu i Diellit

    Kjo është gruaja që dyshohet se i dha fund jetës në lagjen Bregu i Diellit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku në një banesë në rrugën ‘Afrim Zhitia’ një grua ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës brenda banesës.

    Siç merr vesh Sinjali, viktima që vdiq tragjikisht është Shadije Rexhepaj, rreth moshës 43-vjeçare.

    Viktima u gjet e varur dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes pasi rasti u denoncua.

    Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e tjera të rastit.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.