Category: AKTUALE

  • Bali Muharremaj: Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri, po mundohemi ta lokalizojmë

    Bali Muharremaj: Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri, po mundohemi ta lokalizojmë

    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka publikuar pamje të disa bizneseve të mëdha në këtë komunë që janë përfshirë nga Zjarri.

    Muharremaj krahas videos së publikuar në Facebook ka shkruar:

    “Disa biznese janë përfshirë në rrezik nga zjarri. Po mundohemi ta lokalizojmë me kapacitetet qe i kemi”, ka shkruar Muharremaj.

  • Patrick Berg: Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s

    Patrick Berg: Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.

    Asnjëra palë nuk po tregon vullnet për të bërë kompromise, ashtu siç po kërkojnë lehtësuesit e dialogut.

    Mirëpo me ardhjen e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet që dialogu te këtë një dinamike të re.

    Kështu thotë politikani gjerman, Lars Patrick Berg, i cili gjithashtu i ka bërë thirrje palëve që të bëjnë më shumë në këtë proces.

    Patrick Berg gjithashtu thotë se Kosova duhet të punojë më shumë për të arritur qëllimet e saja.

    Pavarësisht problemeve të brendshme me të cilat po ballafaqohet BE-ja, politikani gjerman që vjen nga partia “Aleanca për Gjermanin”, thotë se Kosova nuk duhet të ndalet drejt qëllimit final për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

    Paralelisht ai pret që Kosova të anëtarësohet një ditë edhe në NATO.

    “Është e vërtetë që momentalisht Bashkimi Evropian po përballet me shumë sfida dhe probleme. Megjithatë siç e ka dëshmuar edhe në të kaluarën BE-ja do t’i tejkaloj këto sfida dhe do të mbijetoj. Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s, unë jam i bindur se do t’i arrijë këto qëllime në të ardhmen”, tha politikani gjerman për Tëvë1.

    /GazetaSinjali/

    The post Patrick Berg: Kosova duhet të punojë sa më shumë që të bëhet pjesë e BE-së edhe e NATO-s appeared first on Sinjali.

  • E dhimbshme: Ndahet nga jeta punëtorja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lumturije Vataj

    E dhimbshme: Ndahet nga jeta punëtorja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lumturije Vataj

    Pas një sëmundje të rëndë u nda nga jeta sot punëtorja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lumturije Vataj, raporton Sinjali.

    Vataj u nda nga jeta në moshë 54 vjeçare duke lënë të pikëlluar familjen Vataj, kolegët si dhe miqt e tërë farefisin.

    Gjykata i shpreh ngushëllime familjarëve të Vataj si dhe mbarë miqëve të saj.

    /GazetaSinjali/

    The post E dhimbshme: Ndahet nga jeta punëtorja e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lumturije Vataj appeared first on Sinjali.

  • Kosova U18, kampione në IHF Trophy Evropë

    Kosova U18, kampione në IHF Trophy Evropë

    Kombëtarja e Kosovës U18 në hendboll është shpallur kampione e Trofeut IHF për zonën evropiane.

    “Dardanët” e mposhtën në finale Bullgarinë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet. Kosova U18 është kualifikuar për në fazën ndërkontinentale, ku e kërkojnë biletën për Botëror.

  • Marigona Geci e LDK-së fiton me 63% të votave në sondazhin online, lë pas kandidatet e LVV dhe PDK

    Marigona Geci e LDK-së fiton me 63% të votave në sondazhin online, lë pas kandidatet e LVV dhe PDK

    Në një sondazh online të zhvilluar së fundmi, Marigona Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 63% të votave, duke lënë pas dy kundërshtaret e saj, Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Besa Kabashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

    Ky rezultat tregon një përkrahje të madhe për kandidaten e LDK-së, ndërsa gara politike vazhdon të marrë vëmendjen e publikut.

    Ende mbetet për t’u parë nëse ky rezultat i sondazhit online do të reflektohet edhe në votimin zyrtar, në zgjedhjet e 9 shkurt.

  • Jezerc: Fshati i paqes dhe bukurisë  malore të Kosovës

    Jezerc: Fshati i paqes dhe bukurisë malore të Kosovës

    Fshati Jezerc është një nga destinacionet më tërheqëse të Kosovës, një perlë e fshehur që ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë një arratisje nga jeta e përditshme.

    I vendosur në një mjedis malor, Jezerc shquhet për bukuritë e tij natyrore të paprekura, peizazhet mahnitëse dhe ajrin e freskët të malit.

    Ky fshat i vogël, i mbushur me shtëpi tradicionale, pasuron ndjesinë e mikpritjes dhe ngrohtësisë që ofrojnë banorët e tij, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të përjetojnë jetesën e thjeshtë dhe autentike të malësorëve të Kosovës.

    Aktivitete të ndryshme si ecjet malore dhe ekskursionet në natyrë bëjnë që Jezerc të jetë një pikë referimi për të apasionuarit pas aventurave në natyrë, ndërsa qetësia dhe atmosfera e tij e qetë janë ideale për ata që kërkojnë një mundësi për të rifituar lidhjen me natyrën dhe paqen shpirtërore./RilindjaShqiptare/

  • Ligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, sfidues e shqetësues sipas SHDPFMK-së

    Ligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, sfidues e shqetësues sipas SHDPFMK-së

    Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës (SHDPFMK), ka shprehur shqetësim lidhur me efektet e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale.

    Sipas SHDPFMK-së, ky ligj detyron shitjen e produkteve farmaceutike nën vlerën e çmimit të importuar, situatë e cila sipas tyre, është tejet sfiduese për bizneset e anëtarëve të shoqatës.

    Reagimi i SHDPFMK-së:

    “Me anë të këtij reagimi, Shoqata e Distributoreve për Produkte Farmaceutike dhe Medicinale e Kosovës – SHDPFMK dëshirojmë të shprehim shqetësimet tona lidhur me efektet që Ligji Nr. 08/L220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, së bashku me vendimin Nr. 208-XII-2024, të datës, 23.12.2024, që në shumë raste detyron shitjen e produkteve farmaceutike nën vlerën e Furnizimit çmimit CIP.

    Përkundër opinioneve dhe deklaratave nga Ministria e shëndetësisë se janë përllogaritë të gjitha shpenzimet e transportit dhe shpenzimeve të tjera operative për kompanitë farmaceutike duke i shtuar edhe një marzhe fitimi prej 7.5% kjo nuk qëndron për arsyeje se:

    – Nuk janë kalkuluar shpenzimet operative (paga, ruajtja e produkteve farmaceutike që kërkon kushte te veçanta, energjia, karburantet, qiraja, mirëmbajtja e depos farmaceutike sipas standardeve etj) të cilat për shumicën e anëtareve të SHDPFMK arrijnë shifrën e 12-18 % të qarkullimit të tyre.

    – Nuk është kalkuluar pagesa e lejeve të importit 1% pranë Agjencionit të Barnave të Kosovës (AKPPM) – Nuk është kalkuluar pagesa e banderolave

    – Nuk është kalkuluar licenca si qarkullues farmaceutik me shumice

    – Nuk janë kalkuluar shpenzimet për mirëmbajtjen e Marketing Autorizimit dhe variacionet e produkteve farmaceutike sipas Udhëzimit Administrativ

    – Nuk janë kalkuluar shërbimet e distribuimit të produkteve farmaceutike që kërkon standarde të veçanta sipas udhëzimit administrativ.

    – Nuk janë kalkuluar kostot te transportit, ruajtjes dhe sigurimit.

    – Nuk kanë konsideruar inflacionin e dy viteve të fundit dhe rritjen e çmimeve që ka prekur të gjitha produktet jetësore duke përfshirë edhe ato farmaceutike.

    Pra, si pasojë e gjithë kësaj një numër i madh i produkteve farmaceutike (rreth 50% të produkteve) çmimet e shitjes së përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë sipas listës së publikuar janë nën çmimin e importitCIP ose janë pa marzhë për mbulimin e shpenzimeve operative dhe pa gjenerim të fitimit për kompanitë distributore.

    Ulja e çmimit për shitje (nën çmimin CIP të importit) nuk ka bazë ekonomike e as logjike pasi vlera e furnizimit për shumë produkte të importuara është më e lartë sesa çmimi që na imponohet për shitje dhe kjo situatë e krijuar është sfidues për bizneset e anëtarëve të shoqatës tonë”, thuhet në reagimin e SHDPFMK.

  • Moti për sot në Kosovë e Rajon

    Moti për sot në Kosovë e Rajon

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, megjithatë në mëngjes dhe paradite pritet acar dhe mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat pritet të lëvizin nga -6 minimajla deri në 6 gradë Celsius maksimalja.

    Për shkak të krijimin të shtresave të vranësirave të ulëta dhe mjegullës ka shumë gjasa që shumë rajone të mos kenë ende intervale me diell dhe për këtë arsye temperaturat mund të mbesin të ulëta pjesën më të madhe të ditës.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe vranësira të ulëta.

    Të dielën më ngrohtë, ndërsa temperaturat fillojnë të rriten sidomos në shtresat e larta të atmosferës. Nëse largohet mjegulla atëherë temperaturat ditore do të rriten edhe pranë sipërfaqes.

    Fillimi javës së re pak më ngrohtë, me shtim gradual të vranësirave ku mund të ketë edhe riga lokale shiu e reshje lokale bore në viset kodrinore-malore.

  • Trump reagon për mbylljen e TikTokut

    Trump reagon për mbylljen e TikTokut

    Gjykata e Lartë mbështeti të premten unanimisht ligjin federal që ndalon rrjetin TikTok në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga e diela, nëse nuk shitet nga kompania e saj mëmë me seli në Kinë. Gjykata vlerëson se rreziku për sigurinë kombëtare që vjen nga lidhjet e rrjetit TikTok me Kinën, i kapërcen shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes për 170 milionë përdoruesit e këtij aplikacioni në Shtetet e Bashkuara.

    Pas kësaj ka reaguar presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Ai është shprehur se vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila sot la në fuqi ligjin për mbylljen e TikTokut, “ishte i pritshëm dhe të gjithë duhet ta respektojnë”.

    “Vendimi im për TikTokun do të merret në të ardhmen e afërt, por duhet të kem kohë për të shqyrtuar situatën”, ka thënë Trump në një mesazh në platformën e tij “Truth Social”.

    Ndalimi i TikTokut në SHBA do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar, përveç nëse kompania kineze ByteDance e shet rrjetin social te një kompani amerikane.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, ligji i miratuar vitin e kaluar në Kongres, i votuar edhe nga republikanët edhe nga demokratët, nuk përbën shkelje të Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron lirinë e fjalës.

  • KEK: Gjatë dhjetorit kemi shitur tepricat në vlerë prej 100,489 euro

    KEK: Gjatë dhjetorit kemi shitur tepricat në vlerë prej 100,489 euro

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tha se gjatë muajit dhjetor 2024 ka shitur tepricat e energjisë elektrike në vlerë prej 100,489.

    “Fillimisht, KEK ofron gjithë kapacitetin e energjisë elektrike për konsumatorët universal, përmes kompanisë për distribuim të energjisë elektrike, KESCO, si dhe për KEDS dhe KOSTT për mbulimin e humbjeve në rrjet. Vetëm tepricat e energjisë, të cilat janë në dispozicion për shkak të konsumit të ulët gjatë orëve të natës, shiten përmes bursës shqiptare ALPEX dhe ankandeve publike”.

    KEK tha se duke iu referuar të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024, KEK ka realizuar shitjen e tepricave të energjisë elektrike si më poshtë:

    Gjatë vitit 2024: 645,824 MWh, me çmim mesatar prej 70.84€/MWh, duke realizuar një total shitje prej 45,747,305€.

    Gjatë muajit dhjetor 2024: 1,180 MWh, me çmim mesatar prej 85.13€/MWh, duke realizuar një total shitje prej 100,489€.

    KEK tha se “këto të dhëna janë të sakta dhe të bazuara në raportet zyrtare, transparente dhe në përputhje me marrëveshjet kontraktuale me partnerët afarist KEDS/KESCO dhe KOSTT”.

    “Çdo përpjekje për të keqinformuar opinionin publik dhe për të paraqitur këto të dhëna në një dritë negative është e pajustifikuar dhe tendencioze. Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e angazhuar për ofrimin e energjisë elektrike në mënyrë të qëndrueshme dhe për transparencë në çdo aspekt të operimeve të saj”.