Category: AKTUALE

  • Darka e fundit në shtëpi, finalistët përballen me njëri-tjetrin

    Darka e fundit në shtëpi, finalistët përballen me njëri-tjetrin

    Finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 këtë të enjte do të hanë darkën e fundit në shtëpinë më të famshme në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

    “Vëllai i Madh” që nga 18 tetori çdo të enjte ka ulur banorët e nominuar në një tryezë ku herë përballeshin me pyetjet e publikut e herë me pyetjet për njëri-tjetrin.

    Kësaj radhe dhe për herë të fundit ‘Vëllai i Madh’ do t’i vë finalistët përballë njëri-tjetrit në një darkë të shijshme, njofton Klankosova.tv.

    Driloni, Xheneta, Vullneti, Sara dhe Xuxi do të përballen me pyetjet që kanë për njëri-tjetrin për herë të fundit.

    Darka e finalistëve do të nis nga ora 21:00 dhe të njëjtën pos në dy kanalet e dedikuara për Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni edhe ne kanalin zyrtar të formatit në YouTube.

    Kujtojmë se zgjedhja e fituesit është në dorën tuaj teksa televotimi për fituesin vazhdon të jetë i hapur deri në spektaklin ‘Prime’ të ditës së nesërme që është edhe finalja e madhe e këtij edicioni.

    Prandaj, vazhdoni të votoni sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në zbulimin e emrit të fituesit apo fitueses së këtij edicioni.

  • Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

    Rikthehen privilegjet për ushtarakët në Shqipëri, shpërblim në paga, shkollim dhe shtëpi në përdorim

    Për të gjithë ushtarakët e Shqipërisë që janë pjesë e Forcave të Armatosura do të ketë më shumë benefite duke filluar nga viti aktual.

    Projektligji i ri i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mbrojtjes parashikon mbështetjen e punonjësve të ushtrisë edhe me shtëpi.

    Këtë ata do ta kenë në përdorim për gjithë periudhën e shërbimit në vendet ku do të caktohen.

    Me qëllim sigurimin e këtyre banesave në zonat e shërbimit të ushtarakëve, ministria parashikon të përshtatë objektet që ka në administrim, ose do të ndërtojë vetë të tjera.

    Nëpërmjet kësaj dispozite të projektligjit synohet që Ministrisë së Mbrojtjes t’i krijohet baza ligjore që me fondet buxhetore të saj, brenda trojeve që ka në administrim dhe në objektet ekzistuese mund të bëjë ndërhyrje dhe të përshtatë objektet për qëllim strehimi ose të ndërtojë objekte të reja për qëllime strehimi. Këto programe strehimi synojnë që të krijojnë objekte për strehim që do t’i jepen ushtarakut vetëm në përdorim, pa të drejtë privatizimi në favor të tyre.

    Në funksion do të jetë edhe karta e ushtarakut, e cila do të përmbledhë pagesën e orëve shtesë kryesisht për orët e natës por dhe përfitimeve sociale që do të jepen nga institucioni edhe në vlerë monetare. Një rishikim do të ketë edhe të pagës së punonjësve sipas vjetërsisë.

    Dokument i cili nuk do të shihet më si një dokument “i thjeshtë” identifikimi për ushtarakët, por si një “kartë ushtaraku”, e cila do të synohet të vishet me përfitime sociale dhe jo vetëm, duke ndjekur idenë e “kartës së studentit”, dhe disa prej përfitimeve që përfiton mbajtësi i kësaj karte edhe në forcat e armatosura të vendeve anëtare të NATO-s.

    Për ushtarakët që ndërpresin shërbimin do të ketë shpërblime deri në 20 paga referuese. Por dhe punësim të tyre në funksionet e administratës publike. Ndërsa rikthim mund të ketë edhe të ushtarëve rezervistë.

    Ministria e Mbrojtjes thekson në relacion që marrja e masave të tilla ka si qëllim përafrimin e standardeve për mbështetjen e ushtarakut me vendet anëtare të NATO-s. Projektligji do të ketë efekte financiare të cilat arrijnë në 1.77 miliardë lekë. /A2 CNN

  • Jashari pret në takim zëvendës komandantin e NATO’s në Napoli: Flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

    Jashari pret në takim zëvendës komandantin e NATO’s në Napoli: Flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot gjatë ditës në një takim zëvendës Komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Gjenerallejtënant Peter K. Scott, të cilin ndër tjerash, Jashari e ka njoftuar rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

    Pos kësaj, Jashari e ka informuar Scott, për të arriturat e FSK-së në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT).

    Njoftimi i plotë:

    Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari pret në takim Zëvendës Komandantin e Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Gjenerallejtënant Peter K. Scott.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Gjenerallejtënant Peter K. Scott, Zëvendës Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli (DCOM JFCNP). Fillimisht Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Scott mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Republikën e Kosovës.

    Pastaj Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Scott për të arriturat e FSK-së në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT). Gjithashtu Gjeneral Jashari e informoi atë mbi zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në fushat funksionale luftarake drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të FSK-së.

    Po ashtu Gjeneral Jashari theksoi kontributin e FSK-së në arenën ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe sigurisë duke përfshirë dislokimet e FSK-së jashtë vendit. Në takim u diskutua për mbështetjen e FSK-së për Ukrainën në linjë me objektivat e NATO-së dhe shteteve anëtare. Më specifikisht Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Scott për kontributin e FSK-së në trajnimin e trupave të Ukrainës, për detyrat luftarake në operacionin “INTERFLEX” dhe trajnimin e kontingjenteve të Ukrainës në EOD. Gjeneral Jashari shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it.

    Gjenerali Scott përgëzoi Gjeneral Jasharin për punën dhe angazhimin në ngritjen dhe avansimin profesional të FSK-së. Gjithashtu ai falënderoi Gjeneral Jasharin për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Në fund të takimit të dy gjeneralët u pajtuan që në të ardhmen të rrisin më tutje bashkëpunimin.

     

  • Ekskluzive: Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ndalohet për 48 orë

    Ekskluzive: Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ndalohet për 48 orë

    Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi sot në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një polic vrau qenin që u fut brenda objektit dhe sulmoi katër nxënës. Pronari i qenit u arrestua dhe përfundoi në mbajtje, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, raporton Gazeta Sinjali.

    I dyshuari që u arrestua dyshohet se ka lënë pa përkujdesje qenin, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos për këtë rast është Hasan Gjesha, rreth 39-vjeçar.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

    Dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

    “Dy nxënës që kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njëri prej të cilëve ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, derisa dy nxënës tjerë kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit” – njoftoi Policia.

    Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se intervenimi i shpejtë i patrullës policore mënjanoi rrezikun e mëtutjeshëm.

    Momenti kur Policia e vret qenin:

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive: Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

  • Ekskluzive: Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim

    Ekskluzive: Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim

    Ura mbi liqenin e Badovcit tashmë është konfirmuar se ishte lëshuar në qarkullim pa u testuar. Për më shumë se një javë mbi atë urë kaluan vetura, kamionë e autobusë edhe pse nuk dihej për stabilitetin e strukturës së saj. Pas 10 ditësh u bë testimi dhe këtyre zhvillimeve u pasoi një hetim i nisur nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia e Kosovës kishte marrë autorizimin për të vërtetuar nëse hapja është bërë pa u përfunduar testimi final dhe një gjë e tillë është konfirmuar.

    Si rezultat, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Prokurori i Shtetit sot ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.

    Pronari i kompanisë “DRENI INGINERING” e cila është përgjegjëse për kryerjen e testimit, Adnan Lushtaku, është intervistuar lidhur me këtë rast në cilësinë e të dyshuarit, për çka edhe do të hetohet.

    Kujtojmë se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kur u pyet se pse ura ishte  lëshuar për qarkullim pa u testuar struktura e saj, kishte deklaruar se testimi është vetëm formal sepse ura është stabile.

    Si parashihet dënimi për veprën “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”?

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personi përgjegjës, të cilit i është besuar mbikëqyrja e gjendjes dhe e mirëmbajtjes së rrugëve dhe e objekteve në to, e mjeteve të transportit, plotësimi i kushteve të përcaktuara të punës për ngasës, ose personi përgjegjës të cilit i është besuar menaxhimi i ngasjes, i cili me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së vet rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë 5 vjet.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive: Shteti nis hetimet për lëshimin në qarkullim të Urës së Badovcit pa testim appeared first on Sinjali.

  • Hajni 16 vjeç vjedh pajisje teknologjike në vlerë të 10 mijë € në Mitrovicë dhe i nxjerr në shitje online

    Hajni 16 vjeç vjedh pajisje teknologjike në vlerë të 10 mijë € në Mitrovicë dhe i nxjerr në shitje online

    Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një lokal në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

    Siç merr vesh Sinjali, një person i moshës së mitur ka arritur të vjedhë pajisje teknologjike nga ky lokal në rrugën “Nexhip Dragaj”, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.

    Pronari i lokalit e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se pajisjet e vjedhura i dyshuari i ka nxjerrë në shitje online.

    Si rezultat i raportimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e ka arrestuar të dyshuarin, e moshës 16-vjeçare.

    Burimet e njëjta kanë bërë me dije se i mituri e ka pranuar veprën që ka kryer dhe ka deklaruar se pajisjet që kishte vjedhur i ka shitur.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    /GazetaSinjali/

    The post Hajni 16 vjeç vjedh pajisje teknologjike në vlerë të 10 mijë € në Mitrovicë dhe i nxjerr në shitje online appeared first on Sinjali.

  • Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë

    Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë

    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si President i 47-të i këtij shteti.

    Hamza, në platformën X, ka shorehur gatishmërinë e tij për të punuar me administratën Trump pë një Kosovë më të mirë

    “Urimet më të përzemërta për Presidentin Donald Trump për inaugurimin e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit tonë të përjetshëm dhe partnerit tonë më të rëndësishëm.

    Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti i bekoftë SHBA-të!”, ka shkruar Hamza.

    /GazetaSinjali/

    The post Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë appeared first on Sinjali.

  • Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos: Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit

    Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos: Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit

    Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

    Lajçak përmes një cicërime në rrjetin X tha se gjatë bisedës me Vuçiqin, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit.

    “Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe unë folëm për gjendjen aktuale të Dialogut. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane”, shkroi Lajçak.

    Ky ishte takimi i fundit me Vuçiqin, pasi Lajçak më 31 janar të këtij viti do ta përfundojë mandatin e tij si emisar special i BE për dialogun Kosovë-Serbi.

    Në Davos është edhe Kurti, por nuk dihet nëse do ta ketë një takim të fundit me Lajçakun në këtë post.

    /GazetaSinjali/

    The post Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos: Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit appeared first on Sinjali.

  • Dita e tetë e armëpushimit, OKB: Kaq shumë kamionë me ndihma humanitare kanë mbërritur në Gaza

    Dita e tetë e armëpushimit, OKB: Kaq shumë kamionë me ndihma humanitare kanë mbërritur në Gaza

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi se 897 kamionë me ndihma humanitare hynë sot në Rripin e Gazës.

    Kjo është dita e tretë e armëpushimit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

    Sulmi i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 shkaktoi luftën 15-mujore të shtetit hebre kundër lëvizjes islamike palestineze që sundon Rripin e Gazës.

    Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve u ndërmjetësua nga Katari, Egjipti dhe SHBA javën e kaluar.

    Izraeli ka refuzuar që Hamasi të ketë rol qeverisës në Gaza pas luftës, por është po aq kundër qeverisjes nga Autoriteti Palestinez, një organ i krijuar pas Marrëveshjes së Paqes së Oslos të vitit 1993.

  • Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit burg Princ Lekën, Elia Zaharia shpallet e pafajshme     Reporteri

    Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit burg Princ Lekën, Elia Zaharia shpallet e pafajshme Reporteri

    Gjykata e Tiranës e ka dënuar Princ Leka Zogun me 1 vit burg për akuzën e “dhunës në familje”.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

    Po ashtu, në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjeter penale, shkruan A2CNN.

    I fajshëm nga gjyqtarja Migena Laska u shpall edhe Gjergj Zaharia, babain e Elias, i cili u dënua me 10 muaj burg. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë dhe në përfundim Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

    E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

    Të tre personat të cilët u akuzuan për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Gjithçka ndodhi pas ngjarjes së ndodhur në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror, pas një sherri mes Princit, gruas së tij Elia Zaharia dhe të atit të saj, Gjergj Zaharia.

    Vendimi i plotë i zbardhur

    Referuar interesit të gazetarëve shfaqur gjatë ditës së sotme, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin Nr. 30, të dates 20.01.2025, ka shpallur të arsyetuar në 38 faqe, vendimin përfundimtar lidhur me çështjen penale me të pandehur:

    L. Z., akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 130/a/1 të Kodit Penal,

    Gj.Z., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal

    E.Z.Z, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata, pasi shqyrtoi këtë çështje penale sipas ritit të gjykimit të shkurtuar, dëgjoi dhe u njoh me të gjitha qëndrimet, kërkesat dhe pretendimet e palëve në gjykim, bazuar në të gjitha provat e sjella për gjykim nga organi i akuzës, në zbatim të neneve 130/a/1/4 – 48 – 49 – 53 – 59 – 60 – 61 – 62 te Kodit Penal, si dhe të neneve 406, 379 – 384, 388/1/b[1] të Kodit të Proçedurës Penale,

    V E N D O S I:

    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. Z. për veprën penale te “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal në dëm të viktimës Gj. Z. dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.

    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. . Z. për veprën penale të “Dhuna në familje”, e parashikuar nga neni 130/a/1 i K. Penal në dëm të viktimës E. Z. dhe dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

    2. Në aplikim tê nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve për të pandehurin L. Z. në një denim të vetëm, atë prej 12 (dymbëdhjetë) muaj burgim.

    3. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit L. Z. përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

    4. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë për një periudhë prej 16 muajsh, me kusht që gjate kohës së provës, e pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjeter penale.

    5. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

    6. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.

    7. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.

    8. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë te këtij vendimi.

    9. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjeherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të Provës Tiranë.

    10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj. Z., për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4 i K.Penal nẽ dëm të L. . Z., dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.

    11. Ne aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e 1/3-ës së dënimit, duke e dënuar perfundimisht të pandehurin Gj. Z. me 6 muaj e 20 ditë burgim.

    12. Në aplikim të nenit 59 te Kodit Penal, Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurit, në provë per një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

    13. Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet i pandehuri, të mos shoqërohet me persona të dënuar.

    14. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, i pandehuri detyrohet të mbaje kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.

    15. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, i pandehuri detyrohet të marrë pëlqimin e shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, qëndrës së punës, apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.

    16. Afati i provës fillon nga e nesërmja e marrjes formë të prerë të këtij vendimi.

    17. Një kopje e këtij vendimi i komunikohet zyrtarisht menjëherë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si dhe Zyrës së Shërbimit të

    Provës, Tiranë.

    18. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës E. Z. Z. për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të L. Z., në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

    19. Shpenzimet proçedurale, si dhe ato giyqësore në tërësi, i ngarkohen dy të pandehurve (të deklaruar fajtorë) në mënyrë solidare.

    20. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.

    21. U shpall, sot nẽ Tiranë, në datë 20.01.2025.