Category: AKTUALE

  • Detaje ekskluzive: Dy vëllezërit që u therën me thikë në Drenas janë nga familja Qerkinaj

    Detaje ekskluzive: Dy vëllezërit që u therën me thikë në Drenas janë nga familja Qerkinaj

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Çikatovë e Re e Drenasit, ku tre persona të panjohur kishin sulmuar me thikë dy vëllezër të cilët pas rastit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e qytetit, raporton Sinjali.

    Sipas informacioneve te para që ka sigurua Sinjali, të dyshuarit kanë shkuar në fshatin e viktimave dhe për motive të panjohura i kanë sulmuar me thikë duke i shkaktuar edhe plagë.

    Tashmë, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për rastin teksa Sinjali ka mësuar emrat tyre e që bëhet fjalë për Valon QitakunAlbert Qitakun dhe Altrin Qitakun.

    Sinjali gjithashtu ka mësuar se viktimat janë nga familja Qerkinaj dhe se kanë pranuar tretma mjekësor pas plagëve të marr nga sulmi me thikë.

    Ndërkaq, dyshuarit tani ndodhen në mbajtje dhe se policia po merret me rrethanat dhe hetimet mbi rastin.

    Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    /GazetaSinjali/

    The post Detaje ekskluzive: Dy vëllezërit që u therën me thikë në Drenas janë nga familja Qerkinaj appeared first on Sinjali.

  • Të hënën vazhdon gjykimi ndaj ish-krerët e UÇK-së

    Të hënën vazhdon gjykimi ndaj ish-krerët e UÇK-së

    Të hënën do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.

    Sipas kalendarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë.

    Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.

    Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera ka theksuar të enjten se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në objektin e ish-MUP-it në Prizren, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo.

    /GazetaSinjali/

    The post Të hënën vazhdon gjykimi ndaj ish-krerët e UÇK-së appeared first on Sinjali.

  • Arrestohen të dyshuarit për therjen me thikë të 23 vjeçarit në Ferizaj

    Arrestohen të dyshuarit për therjen me thikë të 23 vjeçarit në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për therjen me thikë të 23 vjeçarit sonte në Ferizaj. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor.

    Të dyshuarit janë të moshës 21 vjeçare.

    Si provë materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur në këtë incident.

    “Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor.

    Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi.

    Policia do të vazhdojë hetimet dhe do të informojë publikun për zhvillimet e tjera lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

  • Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

    Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Prokuroria e Shtetit në Serbi për vendosjen e bilbordeve për protestën e organizuar në Bujanoc në gusht të vitit të kaluar.

    Në një shkrim në Facebook, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se më 25 dhjetor ishte ftuar të paraqitej në stacionin policor në Bujanoc, e se aty kishte kuptuar për nisjen e procedurave ndaj tij me pretekstin se s’ka pasur leje për organizim të protestës.

    Lutfiu ka thënë se ka refuzuar përgjigjen në stacion policor për shkak të mosrespektimit të procedurës së thirrjes dhe se tani është ftuar direkt nga Prokuroria për paraqitje për intervistë më 14 shkurt.

    “Protesta jonë është parë me llupë, ndërsa thirrjet e huliganëve për të na likuiduar nuk i bëjnë përshtypje sistemit të drejtësisë. Kjo përndjekje nuk më demotivon aspak, përkundrazi më motivon që të vazhdoj rrugën e qëndresës dhe organizimit”, ka shkruar ai.

    Shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë zhvilluar disa protesta, duke kërkuar që të mos diskriminohen nga autoritetet e Serbisë.

  • Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë, pushuesit zgjedhin plazhin e Vlorës për shplodhje

    Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë, pushuesit zgjedhin plazhin e Vlorës për shplodhje

    Edhe pse jemi në muajin janar, ku temperaturat e ajrit nuk janë aspak për të marrë rreze dielli, duket se kapriçot e kohës kanë sjellë pushues në plazhin e Vlorës. Banorët e qytetit kanë shijuar rrezet buzë detit, ndërsa ka edhe nga ata që këto ditë mezi i presin.

    “Sot është dita më e bukur e Janarit. Ngrohtë dhe temperatura të shkëlqyera. Natyrisht ne e kemi bërë traditë tani dhe s’na bënë përshtypje më pasi në çdo kohë lahemi, nga 31 qershori deri më 31 janar. Jemi një grup shokësh që lahemi zakonisht të shtunë, të diela kur kemi pushim por edhe gjatë ditëve të javës kur ka temperatura të mira. Deti ishte faktikisht pak i ftohtë, sepse këtu ka edhe burime dhe janë temperatura të ulta por ambientohesh kollaj. Unë e kam shprehur dhe e shpreh prapë, që vlonjati kënaqet me të parë. Shijon më shumë plazhin në behar sesa në dimër. Unë i bëj thirrje këtyre çunave të rinjë të merren me detin, me sport dhe me not. Nëse këtu janë burime të ftohtë mund ta bëjnë nga plazhi i vjetër.”

    Në plazh nuk mungojnë as të huajt. Një çift britanik që ka jetuar për vite me rradhë në Vlorë, këtë fundjavë janë rikthyer sërish për të festuar përvjetorin e martesës. Koha me diell ishte surpriza më e bukur për ta.

    “Vlora më pëlqen shumë. Vazhdojmë gjithë vitin plazhin pasi ambientohet trupi. Ambientohesh shumë lehtë. Më pëlqen më shumë tani që ka diell, është ngrohtë, ambienti shumë i pastër. Shpresoj se do ta vazhdojmë plazhin. Por vetëm për pak ditë, pasi nesër ikim sërish në Angli. Në Angli nuk ka diell, është vetëm shi, gri dhe shumë ftohtë. Në Vlorë është shumë bukur. Më pëlqejnë edhe njerëzit që janë shumë të dashur, të ngrohtë si koha. Edhe ushqimi na pëlqen shumë”, tha një turiste angleze.

    Turisti britanik shprehet shumë i kënaqur që është rikrhyer me bashkëshorten në Vlorë për të festuar përvjetorin e martesës.

    “Ne vijmë prej Anglisë. Nuk është hera e parë që jemi në Vlorë. Ne kemi jetuar këtu prej 7 vitesh. Nuk jetojmë më tani por kemi jetuar këtu më parë. Vlora për ne është një vend i mrekullueshëm. Jemi rikthyer për pushime këtu për përvjetorin tonë të martesës. Më shumë këtu në Vlorë më pëlqen deti, njerëzit dhe ushqimi. Sigurisht që do të kthehem këtu sërish”, tha turisti britanik.

    Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë celcius gjatë ditës kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin Vlorën për të kaluar momente të qeta dhe shplodhëse./Euronews Albania

  • Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

    Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

    Dhjetëra autobusë dhe furgona me qytetarë nga Shqipëria, me destinacion Brezovicën dhe Prevallën, dy pika turistike dimërore ndër më të vizituarat në Kosovë, janë regjistruar këtë të shtunë në doganën e Vërmicës, në hyrje të kufirit Shqipëri-Kosovë.

    Qytetarët që vijnë, sidomos nga Tirana dhe pjesa jugore e Shqipërisë, pëlqejnë atmosferën, borën dhe natyrën që ofrojnë këto dy pika turistike, raporton A2 CNN.

    Por drejtues të agjencive turistike shprehen të pakënaqur me mungesën e menaxhimit dhe mosrespektimin e disa rregullave nga Policia e Kosovës, në një kohë kur numri i vizitorëve nga Shqipëria në Prevallë dhe Brezovicë gjatë dhjetorit të kaluar dhe në janar të këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme.

    Kujtojmë javën e kaluar Telegrafi kishte raportuar se shumë turistë janë detyruar të ecin për orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë, pasi organet komunale kanë ndaluar operimin e taksistëve në këtë zonë.

    Një grup turistësh nga Vlora ishin detyruar të ecin mbi dy orë për të arritur në pistat e skijimit, duke u përballur me një situatë që ka shkaktuar pakënaqësi mes vizitorëve.

    Kosova, megjithëse ofron peizazhe për aktivitete të jashtëzakonshme dimërore, ka nevojë për menaxhim më të mirë të infrastrukturës dhe shërbimeve për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.

  • Pamje të rënda nga Beogradi, një veturë godet dy persona që po mbanin radhët në protestën e sotme

    Pamje të rënda nga Beogradi, një veturë godet dy persona që po mbanin radhët në protestën e sotme

    Dy persona që po mbanin rendin e protestës së gjithmbarshme të organizuar sot në Beograd, janë goditur qëllimshëm nga një veturë që po provonte të kalonte nëpër rrugën ku po zhvillohej protesta.

    Një prej tyre siç shkruan Danas është në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim mjekësor.

    Në media janë publikuar edhe pamje të shumta nga momenti kur kjo makinë godet dy personat dhe më pas largohet.

  • Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik nga Kamenica

    Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik nga Kamenica

    Ish i burgosuri politik, Shaban Klaiqi nga Kamenica, është ndarë nga jeta sot, raporton Gazeta Sinjali.

    Klaiqi, 75-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, në orët e mëngjesit.

    Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

    Lajmin e trishtë e kanë dhënë edhe familjarët në rrjete sociale.

    “Sot në mëngjes ka ndërru jetë baba jonë Shaban Latif Klaiqi. Për varrim ju njoftojmë me kohë.”

    “Lamtumirë shqiptar i madh e qëndrestar! Sot ne humbëm një familjar e Kosova një prej bijve që i dha shumë. Shaban Klaiqi – ish i burgosur politik.

    /GazetaSinjali/

    The post Ndahet nga jeta ish i burgosuri politik nga Kamenica appeared first on Sinjali.

  • Ekskluzive | Gazetari Lirim Mehmetaj denoncon kërcënimet ndaj tij, Policia i arreston dy persona

    Ekskluzive | Gazetari Lirim Mehmetaj denoncon kërcënimet ndaj tij, Policia i arreston dy persona

    Krimet e Rënda kanë nisur hetimin ndaj dy personave të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, pas një denoncimi për kanosje. Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuar, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gazetari Mehmetaj i ka raportuar rastet para dy ditësh, për komentet me përmbajtje kërcënuese, pas paraqitjeve të tij në debatet ku merr pjesë.

    Si rezultat, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje dhe ka arritur që gjatë ditës së sotme t’i identifikojë personat e dyshuar dhe të sigurojë prezencën e tyre.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje.

    Ndaj tyre, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

    Gazeta Sinjali pas pak do t’i publikojë edhe emrat e dy të dyshuarve.

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Gazetari Lirim Mehmetaj denoncon kërcënimet ndaj tij, Policia i arreston dy persona appeared first on Sinjali.

  • Ekskluzive: Këta janë dy personat e ndaluar për kërcënimet ndaj gazetarit Mehmetaj

    Ekskluzive: Këta janë dy personat e ndaluar për kërcënimet ndaj gazetarit Mehmetaj

    Krimet e Rënda kanë nisur hetimin ndaj dy personave të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Lirim Mehmetaj, pas një denoncimi për kanosje. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se Policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuar.

    Kush janë të dyshuarit që përfunduan prapa grilave pas kërcënimeve ndaj gazetarit Mehmetaj?

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje janë Agim Logu dhe Hashim Mehmeti, të dy 56-vjeçarë.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gazetari Mehmetaj i ka raportuar rastet para dy ditësh, për komentet me përmbajtje kërcënuese, pas paraqitjeve të tij në debatet ku merr pjesë.

    Si rezultat, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje dhe ka arritur që gjatë ditës së sotme t’i identifikojë personat e dyshuar dhe të sigurojë prezencën e tyre.

    Ndaj tyre, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Kanosja”.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive: Këta janë dy personat e ndaluar për kërcënimet ndaj gazetarit Mehmetaj appeared first on Sinjali.