Category: AKTUALE

  • “Mbrojtje e nevojshme”, Andi Pajaziti u lirua nga akuza për vrasjen në Bon Vivant, i ndërpritet paraburgimi

    “Mbrojtje e nevojshme”, Andi Pajaziti u lirua nga akuza për vrasjen në Bon Vivant, i ndërpritet paraburgimi

    Andi Pajaziti i akuzuar për vrasjen e Kastriot Ramadanit në “Bon Vivant”,  është liruar nga akuza për vrasje, ndërsa është dënuar me 2 vjet burgim për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

    Me aktvendim të veçantë, Pajazitit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

    Gjyqtari ka konstatuar se Pajaziti ka bërë mbrojtje të nevojshme në këtë rast, që ndodhi më 4 gusht 2023.

    “Lirohet nga ky dispozitiv i aktakuzës sepse ka rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale, përkatësisht veprimet e të pandehurit janë në kuadër të mbrojtjes së nevojshme”- tha gjyqtari, raporton Sinjali.

    /GazetaSinjali/

    The post “Mbrojtje e nevojshme”, Andi Pajaziti u lirua nga akuza për vrasjen në Bon Vivant, i ndërpritet paraburgimi appeared first on Sinjali.

  • Komiteti i PE-së kushtëzon Serbinë: Në BE vetëm me sanksione kundër Rusisë dhe normalizim me Kosovën

    Komiteti i PE-së kushtëzon Serbinë: Në BE vetëm me sanksione kundër Rusisë dhe normalizim me Kosovën

    Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi Draft Rezolutën e PE-së për Zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së, në të cilën bëri thirrje për përafrimin e kandidatëve për anëtarësim me këtë politikë dhe theksoi se zgjerimi i BE-së është një investimi gjeostrategjik, raporton Sputnik.

    Në draft-raportin, të autorizuar nga kryetari i këtij Komisioni, David McAllister, për të cilin parlamenti ende nuk ka shprehur mendimin e tij, ai mirëpret “vazhdimin e suksesshëm të dialogut” për CSDP midis BE-së dhe partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor dhe vë në dukje rëndësinë e partneriteteve për paqen dhe sigurinë, si dhe nevojën për reforma në aspektin e shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe administratës publike, si dhe përafrimin me Kodin Civil, duke përfshirë sanksionet. 

    Kur është fjala për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, progresi në atë proces është i mirëpritur, veçanërisht në fushën e lirisë së lëvizjes dhe energjisë, por shprehet keqardhje për, siç u tha, mungesën e progresit në zbatimin e rrugës për normalizimin e marrëdhënieve dhe bën thirrje për investimin e përpjekjeve dhe kapaciteteve në normalizimin e marrëdhënieve.

    Në amendamentet e miratuara, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë i kërkohet të kapërcejë ngërçin dhe t’i japë një vrull të ri dialogut, si dhe të hartojë një qasje të re, novatore dhe të balancuar në ndërmjetësimin mes dy palëve.

    Kosova dhe Serbia janë të ftuar të angazhohen në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, “të bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, ndërsa PE merr përsipër të punojë ngushtë me të dërguarin special të BE-së në largim dhe atë në ardhje për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Amendamentet dënojnë sulmet në infrastrukturën kritike pranë Zubin Potokut dhe sulmin në Banjskë në vitin 2023 dhe bëjnë thirrje që autorët e këtyre sulmeve të dalin para drejtësisë.

    Serbia nuk përmendet drejtpërdrejt në draft-raportin McAlister, por në amendamentet e miratuara, thuhet se negociatat e anëtarësimit me Serbinë duhet të përparojnë vetëm nëse ajo respekton sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe bën përparim të rëndësishëm në reformat në lidhje me BE-në, veçanërisht në zona e vlerave bazë.

    Amendamentet theksojnë se anëtarësimi në BE kërkon përafrim me politikën e saj të jashtme, e cila parashikon votimin e rezolutave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mbështetjen për Ukrainën dhe përafrimin me sanksionet kundër Rusisë, dhe vlerëson se shumica e partnerëve nga Ballkani Perëndimor janë shumë të lidhur me CSDP-në e BE-së, me përjashtim të Serbisë.

    Gjithashtu pretendohet se zgjedhjet e mëparshme parlamentare dhe lokale në Serbi kanë devijuar nga standardet ndërkombëtare dhe u bëjnë thirrje autoriteteve serbe që të sigurojnë një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në të gjithë spektrin politik dhe të zbatojnë reformat e nevojshme në mënyrë që Serbia të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

    Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian përgatit çdo vit një rezolutë, në përgjigje të raportit të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, drejtuar Parlamentit, i cili diskutohet në raport.

    Rezolutat e PE-së nuk janë detyruese dhe PE ka shumë të ngjarë të shprehë opinionin e tij për këtë projekt-rezolutë në tërësi në mars të këtij viti.

    /GazetaSinjali/

    The post Komiteti i PE-së kushtëzon Serbinë: Në BE vetëm me sanksione kundër Rusisë dhe normalizim me Kosovën appeared first on Sinjali.

  • E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë

    E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga një ndërtesë. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni.

    Vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

    E në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

    Ndërkaq, hetuesit e Policisë në koordinim me prokurorinë përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

    /GazetaSinjali/

    The post E dhimbshme: Kjo është 33-vjeçarja që vdiq tragjikisht sonte në Prishtinë appeared first on Sinjali.

  • Ndërron jetë biznesmeni i njohur kosovar

    Ndërron jetë biznesmeni i njohur kosovar

    Ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare biznesmeni i njohur nga Ferizaji, Sami Krasniqi.

    I ndjeri ishte pronar i kompanisë së njohur Fer-Plast. Kompania në fjalë është një nga më të njohurat të prodhimit të tubave të plastikës në vend.

    Varrimi i Sami Krasniqit bëhet sot në varrezat e qytetit.

  • Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë

    Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë

    Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

    Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një burrë nga Fushë Kosova, i cili ka raportuar se djali i tij 15-vjeçar ka dalë nga shtëpia qe disa ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për të.

    Siç mëson Sinjali, i mituri ishte larguar nga shtëpia më 22 janar dhe që prej asaj dite s’dihet asgjë për fatin e tij.

    Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

    Si rezultat i denoncimit, janë aktivizuar njësitet policore për gjetjen e 15-vjeçarit, si dhe është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

    /GazetaSinjali/

    The post Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë appeared first on Sinjali.

  • Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna, përfundon në ndalim për 48 orë

    Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna, përfundon në ndalim për 48 orë

    Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave e grave në Kosovë po vazhdon të jetë mjaft i madh dhe në shumicën e këtyre ngjarjeve të trishta, të dyshuar janë partnerët e tyre. Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjali mëson se në hall me ish të fejuarin e saj është edhe një 23-vjeçare nga Gjilani, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë gjatë ditës së sotme.

    Bazuar në informacionet e para, ish i fejuari i saj i ka shkuar te vendi i saj i punës, përkundër që viktima posedon urdhër mbrojtës dhe e ka shqetësuar.

    Përballë kësaj situate, e reja e ka denoncuar rastin në Polici dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

    Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

    /GazetaSinjali/

    The post Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna, përfundon në ndalim për 48 orë appeared first on Sinjali.

  • Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Policia e Kosovës ka një thirrje ndaj qytetarëve

    Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Policia e Kosovës ka një thirrje ndaj qytetarëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Kralevë në Serbi është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve.

    Në njoftimin e policisë thuhet se me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë për në pikëkalimin kufitar në Jarinje, inkurajohen udhëtarët të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare, deri në një njoftim tjetër.

    “Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë/SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve”.

    “Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e policisë.

    /GazetaSinjali/

    The post Bllokohet rruga në Kralevë të Serbisë nga protestuesit, Policia e Kosovës ka një thirrje ndaj qytetarëve appeared first on Sinjali.

  • MPJ shpërndan thirrjen e Policisë: Shmangeni Kralevën gjatë udhëtimit

    MPJ shpërndan thirrjen e Policisë: Shmangeni Kralevën gjatë udhëtimit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga në Kralevë në Serbi është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve.

    Në njoftimin e policisë thuhet se me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë për në pikëkalimin kufitar në Jarinje, inkurajohen udhëtarët të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare, deri në një njoftim tjetër.

    “Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë/SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve”.

    “Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër”.

    “Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Këtë njoftim e ka shpërndarë edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

    /GazetaSinjali/

    The post MPJ shpërndan thirrjen e Policisë: Shmangeni Kralevën gjatë udhëtimit appeared first on Sinjali.

  • Policia e Kosovës zbulon laborator të falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë

    Policia e Kosovës zbulon laborator të falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë

    Policia e Kosovës zbulohet laborator të falsifikimit të dokumenteve në Prishtinë

    Prishtinë, 28 janar 2025 – Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator të sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve, pas një aksioni të zhvilluar më 24 janar.

    Gjatë bastisjes në një shtëpi në Prishtinë, u gjetën makineri dhe pajisje për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, duke përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patente shoferi. Shoferi i një automjeti, me inicialet F.K., u arrestua dhe i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Policia ka sekuestruar mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme.

    Ky rast po hetohet nga Prokuroria Speciale për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Krim të organizuar”. Policia e Kosovës ka theksuar angazhimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar.

     

    Un

  • Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju

    Bedri Hamza qytetarëve në Klinë: Do ta përfundojmë autostradën për Pejë, që kalon kah ju

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët në Klinë.

    Hamza u ka premtuar klinasve se do ta përfundojë autostradën për Pejë, unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojnë, por Hamza u ka premtuar se edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën.

    “Kështu siç ju gjeta sonte Klinë, me plot entuziazëm, me plot energji për fitoren, kështu dua të jeni më 9 shkurt dhe gjithmonë! Autostradën për Pejë, e cila kalon kah Klina, do ta përfundojmë. Unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojmë. Edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Jemi bashkë për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.