Category: AKTUALE

  • Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia arreston dy persona – konfiskohen dy pistoleta e karikatorë

    Një incident u shënua në orët e mbrëmshme të së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku u dëgjuan të shtëna armësh, derisa nuk u raportua për ndonjë të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

    Lajmi për Sinjalin u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

    Policia ka dhënë detaje shtesë rreth këtij incidenti, ku ka njoftuar se dy persona janë arrestuar, pasi të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre, i janë kundërpërgjigjur të shtënave me armë dy të dyshuarve të cilët janë në arrati.

    Kësisoj, Policia ka konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë dhe shtatë fishekë.

    Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor.

    /GazetaSinjali/

    The post Të shtënat me armë në Prishtinë, Policia arreston dy persona – konfiskohen dy pistoleta e karikatorë appeared first on Sinjali.

  • Babai vret të birin me thikë brenda banesës, zbulohen detaje mbi konfliktin mes tyre

    Babai vret të birin me thikë brenda banesës, zbulohen detaje mbi konfliktin mes tyre

    Një vrasje me thikë brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si Kodrat e Priftit ne Tiranë.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 ku Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thike djalin e tij Asim Gjonin 37 vjeç.

    Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Gazetarja e Top Channel Kleida Muka ka mësuar se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur.

    E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Gjuajtje me armë në Prishtinë

    Gjuajtje me armë në Prishtinë

    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në kryeqytet.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në  rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare  nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

    Më tej, Ahmeti tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

  • Abdixhiku nga Gjilani: Gratë në LDK janë të barabarta në tavolinën vendimmarrëse

    Abdixhiku nga Gjilani: Gratë në LDK janë të barabarta në tavolinën vendimmarrëse

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur në Gjilan një tubim me gratë e Forumit të Gruas në këtë degë.

    Abdixhiku tha se LDK-ja ka qenë dhe mbetet shtëpia politike ku gratë nuk janë vetëm pjesë e procesit, por sipas tij, janë të barabarta në tavolinën vendimmarrëse, duke udhëhequr hapin e tyre drejt ndryshimeve të mëdha në vend.

    “Që nga themelimi i LDK-së, gratë kanë qenë shtyllë e fuqishme e lëvizjes sonë politike. Ato ishin zëri i rezistencës, forca e qëndresës dhe shtylla të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Sot, janë pikërisht ato që do t’i udhëheqin fazat e radhës të konsolidimit të shtetit në qeverinë tonë në ardhje, me rolin e tyre të fuqishëm në reformat e parapara në drejtësi, arsim, ekonomi, shëndetësi e kulturë, duke e bërë ndryshimin real dhe të prekshëm për çdo qytetar”.

    “Dhe këtë vizion, këtë vendosmëri, këtë përkushtim për një Kosovë më të drejtë e më të zhvilluar, ne e kemi mishëruar në listën tonë fituese për Kuvendin e Kosovës. Në radhët tona, kemi gra profesioniste, të zonja dhe të përgatitura, që e kanë dëshmuar veten me punën dhe përkushtimin e tyre. Gra që kanë qenë gjithmonë afër qytetarëve, që kanë udhëhequr institucione, që kanë ndërtuar politika dhe që tani janë gati të përfaqësojnë fuqishëm zërin e çdo qytetareje e qytetari në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

    Më tej, kreu i LDK-së tha se ky nuk është vetëm një moment politik, por sipas tij, është një moment historik dhe gratë e LDK-së, siç tha ai, nuk janë vetëm pjesë e listës, por ato, tha ai, janë pjesë e ndryshimit.

    “Me 9 shkurt, bashkë do ta ndërtojmë një Kosovë ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë hapësirë për të udhëhequr proceset e rëndësishme për të ardhmen e vendit”, tha ai

  • Ndahet nga jeta mjeku i njohur kosovar

    Ndahet nga jeta mjeku i njohur kosovar

    Sot është ndarë nga jeta mjeku i njohur kosovar, Isuf Dedushaj, pas përballjes me një sëmundje të rëndë.

    Lajmin për vdekjen e tij, e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

    “Me dhembje të thellë ju njoftojmë se pas nje sëmundje të gjatë u nda nga jeta i dashuri prindi ,vllau,miku ynë, burri i madh i Shqiptarisë Prof.Dr Isuf Dedushaj”, shkruhet në njoftim.

    Familjarët po ashtu kanë bërë të ditur se për ceremoninë e varrimit do të njoftojnë në vazhdim.

     

  • Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në një motel të Gjilanit, dyshohet se ishte me një…

    Gjendet i vdekur një 25-vjeçar në një motel të Gjilanit, dyshohet se ishte me një…

    Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit.

    “Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për Reporteri.net Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

    Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

    “Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai.

  • Mbi kaq mijë të rinj votojnë sefte në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Mbi kaq mijë të rinj votojnë sefte në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt, të drejtën për të votuar për herë të parë do ta kenë edhe 125 mijë e 852 shtetas të Kosovës.

    Në këtë numër përfshihen edhe të rinjtë që arrijnë moshën 18 vjeçare në ditën e zgjedhjeve. Ky numër i votuesve të rinj përbën 6% të numrit të përgjithshëm të votuesve, i cili është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

    Këto të dhëna janë bërë të njohura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit, ky numër i votuesve të rinj krahasohet me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në nivel vendi, ato lokale në vitin 2021.

    “Lista e votuesve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, përmban 2 milionë e 75 mijë e 868 votues. Pra, kjo listë përfshinë shtetasit me të drejtë vote, përfshirë dhe ata/ato që arrijnë moshën 18 vjeç, qoftë edhe në ditën e zgjedhjeve, më 9 shkurt 2025. Në përgjithësi, në krahasim me zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë, zgjedhjet lokale 2021, numri i votuesve të rinj që do të mund të votojnë për herë të parë është 125 mijë e 852 votues. Pra, këta shtetas janë votues të rinj që kanë mbushur 18 vjet ndërmjet dy proceseve zgjedhore”, ka thënë Elezi për KosovaPress.

    Më tej, sipas Elezit, e drejta se nga cila moshë një shtetas ka të drejtë të votojë apo të kandidojë është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

    “Të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 45 të saj. Sipas Kushtetutës, çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë (votojë) dhe të zgjedhet (kandidojë), me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor”, ka thënë Elezi.

    Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shtetasi me të drejtë vote brenda vendit dhe në përfaqësi diplomatike mund të votojë nëse ai ose ajo identifikohet saktësisht në listën e votuesve dhe ofron njërin prej dokumenteve të vlefshme të identifikimit, të lëshuara nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftimin, pasaportën apo lejen e vozitjes.

  • Moti për sot e ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri e Rajon

    Moti për sot e ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri e Rajon

    Shkurti fillon me mot plotësisht stabil, me mjegull afatshkurtër në mëngjes, ndërsa gjatë dites priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 14 gradë Ceslius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot parahihet të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore.

    Të dielën nga jugu dhe perëndimi i Shqipërisë pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave me reshje e rrebeshe shiu. Deri në mbrëmje reshjet do të përfshijnë edhe veriun e Shqipërisë dhe disa pjesë të Maqedonisë së Veriut. Vonë mbrëmje reshje të pakta lokale priten edhe në disa pjesë të Kosovës, por asgjë konkrete. Në viset  malore priten reshje sporadike bore. Reshje paksa më intensive priten në viset kodrinore-malore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por asgjë konkrete edhe atje. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje fillimisht në Kosovë për shkak se do të fillojnë të fryjnë erëra nga veriu.

    Të hënën ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje sporadike shiu e bore të karakterit lokal. Do të fryjnë erëra mjaft të ftohta nga veriu, ndërsa pas reshjeve të pakta lokalisht parashihen intervale kohore me diell.

    Temperaturat polare do të fillojnë të depërtojnë më seriozisht nga e Hëna, por kjo goditje polare do të jetë kryesisht e thatë dhe me shumë pak borë

  • Nëna ankohet se i biri po i rrahet e kërcënohet nga “fëmijët e të fortëve” në Mitrovicë

    Nëna ankohet se i biri po i rrahet e kërcënohet nga “fëmijët e të fortëve” në Mitrovicë

    Valbona Krasniqi, një grua dhe nënë vetushqyese e një djali 11-vjeçar në Mitrovicë ka alarmuar se i biri i saj po rrahet, shantazhohet, ofendohet e kërcënohet me armë të ftohta nga disa nxënës të tjerë të shkollës “Abdullah Shabani” në dhe fëmijë të tjerë të të njëjtës moshë në këtë qytet.

    Krasniqi tha se shqetësimin e saj e ka ngritur tek prindërit e fëmijëve që sipas saj, po ia kërcënojnë të birin, tek drejtori i shkollës dhe tek kujdestarja e klasës.

    Mirëpo, kjo ngjarje sot ka arritur në përmasa më të mëdha ku djali im dhe unë sot gjatë ditës jemi paraqitur edhe në stacionin policor Mitrovicë. Kujdestarja e klasës e cila është në dijeni për rastin si masë ndëshkuese ka marrë vendim që djali im të largohet nga klasa, pa dijeninë time, më ka premtuar se do ta largoj fëmijën problematik”.

    “Edhe pasi është vendos djali im në paralele tjetër, po i njëjti fëmijë problematik me disa fëmijë të tjerë kanë shkuar në paralele ku është djali im dhe kanë ushtruar dhunë fizike”.

    “Djali nuk ka shkuar sot në shkollë (e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat, temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij”, shkroi Krasniqi në llogarinë e saj në Facebook.

    Më tej, Krasniqi tha se i është dashur ta ndërpres praktikën dhe të mbes pa punë për të qëndruar me djalin e saj 11-vjeçar në ambientin shkollor, nga frika siç tha ajo, se po i kthehet djali i saj në shtëpi i rrahu, i plagosur apo edhe i vdekur.

    “Si do të arrijë im bir shkallën e zhvillimit dhe të mësimit të tij duke u larguar nga klasa, nga shkolla për gjasma mbrojtjen e tij!? Unë si nënë e vetme dhe pa përkrahje tash e 13 vitet me qira dhe shumë vështirësi të mëdha ekonomike, sociale, shëndetësore ku duhet ta shkolloj tim bir? Ku duhet ta siguroj tim bir?”.

    “Ata sot e shantazhuan se im bir duhet t’ua mbaj cigaret elektrike në çantën e tij dhe me refuzimin e djalit tim ata e goditën, iu hodhën mbi 10 fëmijë të tjerë sipër duke e shtypur derisa volli. Pas ankesës time dhe takimit me prindër më është drejtuar privatisht drejtori i kësaj shkolle me fjalët: A je e vetëdijshme me kë po rrokesh, janë familje problematika”, shkroi më tej ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, Krasniqi tha se pas bisedës që ka pasur me prindërit dhe drejtorin e kësaj shkolle, ka ardhur në përfundim se “prindërit e fëmijës dhunues janë të fortë dhe kanë imunitet edhe përballë ligjit”.

    Më këshillojnë të heshti dhe ta largojë djalin nga ajo shkollë. Me çfarë, me cilat financa unë tani t’ia siguroj fëmijës tim librat, pasi siç e dimë shkollat punojnë me libra të botuesve të ndryshëm”.

    “Ndjesë por, nuk heshti më, për fëmijën tim të cilin e rrita me shumë mund, pa strehim dhe me shumë peripeti tjera. Jo, më nuk heshti”, përfundoi Krasniqi.

  • BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

    BE konfirmon se nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk është i rrezikuar për shkaqe buxhetore.

    Zyrtarët e Brukselit kanë precizuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kontribuojnë financiarisht në shpenzimet e funksionit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

    “Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Evropian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim për RTK nga selia e Komisionit Evropian.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte urdhëruar ngrirjen e fondeve federale, përfshirë ndalimin e dërgimit të huave dhe ndihmave financiare, vendim ky i cili dy ditë më vonë u pezullua.

    Ky vendim kishte shtruar pikëpyetjet lidhur me funksionimin e  Dhomave të Specializuara, ku gjykohen edhe ish-liderët shtetëror të Kosovës.

    Mirëpo Dhomat e Specializuara, si dhe Prokuroria e Specializuar funksionojnë me buxhet të Bashkimit Evropian, si dhe disa shteteve tjera donatore, që financojnë programe të caktuara.

    Aktualisht buxheti vjetor numëron gati 100 milion euro.

    BE-ja rithekson rëndësinë dhe mbështetjen ndaj punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.