Category: AKTUALE

  • “Mundësitë i krijojmë vetë” – Kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj me mbështetje të gjerë në Kosovë

    “Mundësitë i krijojmë vetë” – Kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj me mbështetje të gjerë në Kosovë

    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shahin Dervishaj, po gëzon përkrahje të madhe në terren, teksa mesazhi i tij për suksesin dhe veprimin ka rezonuar me shumë qytetarë.

    Dervishaj, i cili garon me numrin 77 në listën e PDK-së, thekson se suksesi nuk vjen rastësisht, por ndërtohet përmes mundësive që krijohen me angazhim të vazhdueshëm. “Njerëzit e suksesshëm bëjnë mundësitë dhe lëvizin gjithmonë përpara, duke bërë të pamundurën të mundshme për një jetë dhe ekonomi më të mirë për Kosovën,” është shprehur ai.

    Përkrahja për kandidaturën e tij ka marrë vëmendje të veçantë, pasi në mesin e mbështetësve të tij janë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Ndërkohë, Dervishaj vazhdon takimet me qytetarët anekënd Kosovës, duke promovuar vizionin dhe angazhimin e tij për një përfaqësim të fortë në Kuvendin e Kosovës.

  • Kirurgu i njohur kosovar Arbër Tolaj kërkon votën tuaj për deputet

    Kirurgu i njohur kosovar Arbër Tolaj kërkon votën tuaj për deputet

    Dr. Arbër Tolaj është një kirurg ortoped dhe traumatolog i njohur në Kosovë, me një karrierë të gjatë në fushën e mjekësisë dhe një angazhim të theksuar në politikë. Ai ka shërbyer si mjek gjatë luftës në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

    Në aspektin profesional, Dr. Tolaj ka përfunduar studimet në menaxhimin shëndetësor dhe ka marrë titullin magjistër profesional në ortopedi. Ai ka shërbyer si drejtor i Klinikës Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka theksuar rëndësinë e stafit profesional dhe nevojën për përmirësimin e kushteve teknike në klinikë.

    Arbëri ka numrin 34 në listën e AAK-së, në këto zgjedhje.

    Në politikë, Dr. Tolaj ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës gjatë periudhës 2017-2019 dhe aktualisht është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si pjesë e koalicionit AAK-Nisma. Ai premton të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët në nevojë dhe të kontribuojë me ekspertizën e tij profesionale në Parlamentin e Kosovës.

    Gjatë fushatës së tij, Dr. Tolaj ka marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët, duke zhvilluar takime me të rinjtë dhe banorët e zonave të ndryshme, ku ka diskutuar për programin e tij dhe angazhimin për një Kosovë fituese.

  • Mehmetaj për ”tre gishtat e VV-së”: Gishtat e Serbisë fusni aty ku s’thuhet

    Mehmetaj për ”tre gishtat e VV-së”: Gishtat e Serbisë fusni aty ku s’thuhet

    Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas dënimit të PZAP-së prej 35 mijë euro ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas PZAP-së, në një tubim të mbajtur në Skenderaj, janë publikuar disa fotografi në rrjete sociale dhe mediat elektronikë të mbështetësve të LVV-së, të mbledhur në këtë tubim, duke ngritur tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb.

    E pikërisht këtë pjesë të këtij vendimi, Mehmetaj e ka nënvizuar duke thënë se më herët nuk ka komentuar rreth kësaj situate sepse sipas tij i dukej e pabesueshme.

    Tutje ai ka thënë se nën këtë gjest janë vrarë masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë në Kosovë vetëm në luftën e fundit.

    ‘’ Kurrë s’e kisha besu që do të kemi në Kosovë një parti që provokon me simbole serbe’’, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë i tij:

    Për Vetëvendosjen, tre gishtat e Serbisë fusni aty ku s’thuhet

    S’pata komentu rreth kësaj situate se më dukej e pabesueshme.

    Por, tash po shoh që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e paska vërtetuar që anëtarë e simpatizantë të Vetëvendosjes kanë provokuar qytetarët e Skenderajt duke ngritur lartë tre gishta, gjest ekskluziv i paramilitarëve serbë.

    Nën këtë gjest janë vrarë, masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë në Kosovë vetëm në luftën e fundit.

  • Aksident i rëndë në  rrugën Gjilan – Prishtinë

    Aksident i rëndë në rrugën Gjilan – Prishtinë

    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Parallovë.

    Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, ka dhënë detaje, duke thënë se në aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rëndë.

    “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po udhëheq hetimet për shkaktarët e aksidentit”, deklaroi Hashani.

     

  • Tragjedia e Jabllanicë s’i pikëllon pushtetarët, shkojnë në diskotekë për t’u argëtuar me të rinjtë e partisë

    Tragjedia e Jabllanicë s’i pikëllon pushtetarët, shkojnë në diskotekë për t’u argëtuar me të rinjtë e partisë

    Të rinjtë e subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje, janë shfaqur në një diskotekë në ditën kur i gjithë shteti i Kosovës supozohet të jetë në ditë zie. Kjo, për shkak të vdekjes së tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

    Në bazë të fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale nga akterë të ndryshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, shihet se të rinjtë bashkë me pushtetarët janë bërë pjesë e argëtimit në orët e vona të së dielës.

    Eventi po ndodh ende pa kaluar 24 orë nga tragjedia që pikëlloi mbarë Kosovën. Përgjatë ditës së diel, tre fëmijë vdiqën të shtunën në Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.

    Për ironi të fatit, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se tragjedia është pikëllim i mbarë popullit.

    Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë që ndodhi në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbrëmë e humbën jetën tre fëmijë, pas shembjes së një objekti të pabanuar.

    Në këtë periudhë të rëndë, u shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina, duke u lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. Qeveria e Republikës së Kosovës është pranë jush në këto ditë të vështira.

    Kjo vdekje e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin tonë dhe na ka tronditur të gjithëve. Tre djelmoshat u prehshin në paqe”, tha Kurti. 

    /GazetaSinjali/

    The post Tragjedia e Jabllanicë s’i pikëllon pushtetarët, shkojnë në diskotekë për t’u argëtuar me të rinjtë e partisë appeared first on Sinjali.

  • Aksident në Hamovc të Rahovecit, dyshohet për të lënduar

    Aksident në Hamovc të Rahovecit, dyshohet për të lënduar

    Një aksident ka ndodh para pak kohësh në në Hamovc të Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.

    Si pasojë e përplasjes dyshohet se ka edhe të lënduar, por kjo nuk është e konfirmuar.

    Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për rastin.

    Ndryshe, sonte nga një vetëaksident që ka ndodhur në fshatin Qungur të Pejës, ka vdekur 40 vjeçari Fitim Kolusha.

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident në Hamovc të Rahovecit, dyshohet për të lënduar appeared first on Sinjali.

  • Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë

    Zjarr në një fabrikë në Bibaj të Ferizajt, zjarrfikësit dhe policia intervenojnë me urgjencë

    Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës në Ferizaj kanë intervenuar më urgjencë rreth orës 19:10 derisa një fabrikë në fshatin Bibaj është përfshirë nga zjarri.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Ferizajt Kanun Veseli, ka thënë për Telegrafin se është raportuar për një incident dhe menjëherë ekipet kanë intervenuar në drejtim të vendit të ngjarjes

    “Është raportuar për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt. Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët. Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

    Edhe komandanti i zjarrfikësve në Ferizaj Zymri Krasniqi, ka thënë se, “Zjarrfikësit kanë intervenuar me kohë dhe kanë lokalizuar zjarrin, por ende nuk dihen shkaktarët”, ka thënë shkurt ai.

  • Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë

    Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të jetëve të tre fëmijëve si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër e të braktisur.

    “I bëjmë thirrje autoriteteve të hetojnë me urgjencë shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe të marrin masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

    ”Është e domosdoshme që të punohet në parandalim që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Siguria e qytetarëve, dhe sidomos e fëmijëve, duhet të jetë prioritet absolut!”.

    ”Në këtë moment dhimbjeje solidarizohemi me ta dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”.

    /GazetaSinjali/

    The post Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë appeared first on Sinjali.

  • Selver Xhelili, kandidati i PDK-së me vizion për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e Luginës së Preshevës

    Selver Xhelili, kandidati i PDK-së me vizion për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e Luginës së Preshevës

    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Selver Xhelili, me numrin 83 në listën zgjedhore dhe partinë me numrin 131, po zhvillon një fushatë të fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Me përvojën e tij në biznesin e turizmit në Shqipëri, ai synon të kontribuojë në rritjen e ekonomisë së Kosovës, duke sjellë praktikat më të mira në këtë sektor.

    Xhelili ka theksuar se PDK-ja mbetet partia më e hapur për të rinjtë dhe premton mbështetje për gratë në ekonomi, duke inkurajuar sipërmarrjet që fuqizojnë rolin e tyre. Ai gjithashtu ka ndarë lidhjet e tij ndërkombëtare, përfshirë raportet me djalin e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe me Richard Grenellin, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve strategjike për Kosovën.

    Nëse zgjidhet deputet, Xhelili premton të jetë zëri i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Kosovës dhe të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Ai fton qytetarët të mbështesin PDK-në dhe programin e saj, duke garantuar një qeverisje profesionale dhe të përkushtuar për të ardhmen e vendit.

  • Ngjarja tragjike në Gjakovë, Policia: Është shembur pllaka e një shtëpie të pabanuar, zuri poshtë tre fëmijë

    Ngjarja tragjike në Gjakovë, Policia: Është shembur pllaka e një shtëpie të pabanuar, zuri poshtë tre fëmijë

    Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmë në orët e vona në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e një shembje të një objekti tre banuar, tre persona të moshës së re humbën jetën, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur pas rrëzimit të pllakës së një shtëpie të pabanuar.

    Sinjali mësoi se fëmijët që vdiqën tragjikisht janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina, rreth 13 dhe 15-vjeçarë.

    Detaje të reja ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.

    “Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.

    Vdekjen e të miturve e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e viktimave tashmë janë dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Gjakovës. 

    /GazetaSinjali/

    The post Ngjarja tragjike në Gjakovë, Policia: Është shembur pllaka e një shtëpie të pabanuar, zuri poshtë tre fëmijë appeared first on Sinjali.