Category: AKTUALE

  • ​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

    ​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

    Njësia Evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola ka njoftuar një tërheqje masive të produkteve Coke, Sprite dhe disa pijeve të tjera, pas zbulimit të niveleve të larta të kloratit që mund të paraqesin rreziqe shëndetësore për konsumatorët.

    Sipas The Economic Times, tërheqja, e shpallur të hënën nga Coca-Cola Europacific Partners Belgium, përfshin kanaçet dhe shishet e qelqit që përmbanin nivele të larta të kësaj substance.

    Produktet e prekura janë shpërndarë në Belgjikë, Holandë, Britani, Gjermani, Francë dhe Luksemburg që nga muaji nëntor.

    Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka marrë ende ndonjë njoftim zyrtar për dyshime lidhur me sigurinë e produkteve të Coca-Cola që tregtohen në vend.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë deri më tani nuk ka ndonjë lajmërim-notifikim për dyshime rreth sigurisë së produktit Coca-Cola që tregtohet në Kosovë. Jemi duke monitoruar situatën përmes mekanizmave të kontaktit me autoritete dhe organizata të sigurisë së ushqimit. Mbi çdo ndryshim do ta mbajmë konsumatorin të informuar. Deri më tani nuk ka asnjë dyshim”, deklaroi zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi.

    Kosova merr njoftime për sigurinë ushqimore nga Sistemi për Paralajmërim të Shpejt për Ushqim (RASFF) i Bashkimit Evropian.

    Autoriteti Evropian për Siguri të Ushqimit, në një opinion shkencor të publikuar më 2015, ka theksuar se ekspozimi afatgjatë ndaj kloratit përbën një shqetësim të mundshëm shëndetësor, veçanërisht për fëmijët me mungesë të vogël apo të mesme të jodit.

  • Prishtinasi kërkon ndihmën e Policisë, gruaja ia pamundëson të futet në shtëpi

    Prishtinasi kërkon ndihmën e Policisë, gruaja ia pamundëson të futet në shtëpi

    Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

    Këtë herë, një burrë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten me të cilën janë në proces divorci.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ia ka pamundësuar të futet në shtëpinë e tyre të përbashkët, duke ia ndërruar cilindrin e derës.

    Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta raportojë, me ç’rast ka rrëfyer për konfliktin mes tyre.

    Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është intervistuar lidhur me rastin dhe ka dhënë deklaratën e saj.

    Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj saj është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

    /GazetaSinjali/

    The post Prishtinasi kërkon ndihmën e Policisë, gruaja ia pamundëson të futet në shtëpi appeared first on Sinjali.

  • Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për tentim vrasjen afër ‘Kids Center’ në Gjakovë

    Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për tentim vrasjen afër ‘Kids Center’ në Gjakovë

    I dyshuari për rastin e tentim vrasjes javën e kaluar në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë tashmë është identifikuar dhe ka përfunduar në pranga. Përveç tij, dyshohet se ka edhe persona tjerë të përfshirë, të cilët janë cak i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.  

    Nga Policia Rajonale në Gjakovë e kanë konfirmuar arrestimin e të dyshuarit dhe është bërë e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u kap nga Policia është Bellmando Pali, rreth 20-vjeçar.

    I riu po dyshohet se bashkë me të dyshuarit e tjerë, më 20 janar, në afërsi të ‘Kids Center’ në Gjakovë, kanë sulmuar me armë zjarri viktimat teksa ishin në lëvizje me veturë.

    Pas të shtënave me armë zjarri, grupi i dyshuar arriti të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa vetura e tyre u gjet e braktisur nga Policia.

    Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Pali është identifikuar si i dyshuar për këtë rast.

    I njëjti është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në Polici, ku është intervistuar lidhur me rastin.

    Pas përfundimit të procedurave, 20-vjeçari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për tentim vrasjen afër ‘Kids Center’ në Gjakovë appeared first on Sinjali.

  • Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd, ja sa do të zgjasë

    Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd, ja sa do të zgjasë

    Një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd, Autokomanda, është bllokuar për orë të tëra, ndërsa studentët dhe qytetarët kanë bërë të ditur se kjo bllokadë do të zgjasë 24 orë.

    Kjo do të thotë se ata do të qëndrojnë në rrugë deri në orën 10 të nesërme, shkruajnë mediat e huaja.

    Studentëve të cilët prej dy muajsh po protestojnë për mungesë transparence në rastin e rindërtimit të mbulesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, e cila u shemb dhe vrau 15 persona, u janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë.

    Bllokada u shënua sonte dhe një moment veçanërisht interesant ishte kur mijëra të pranishmit ndezën “dritat” në telefonat e tyre për të treguar se sa ishin.

    Studentët kanë shkuar aty në disa grupe dhe nga disa drejtime, ndërsa me studentët që kanë bllokuar Fakultetin e Bujqësisë në Zemun ka pasur edhe fermerë me traktorë.

    Studentët po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit për rinovimin e ndërtesës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ku tenda ra nëntorin e kaluar, duke vrarë 15 persona.

    Ndonëse autoritetet në Serbi më herët pretendonin se i gjithë dokumentacioni për rindërtimin e stacionit ishte publikuar, kryeministri serb Millosh Vuçeviq të shtunën njoftoi se sot do të publikohen dokumente të reja në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë.

    Të shtunën, presidenti Aleksandar Vuçiq kërkoi nga qeveria, investitorët, kontraktorët dhe prokuroria që të publikojnë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, për të cilin Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në një deklaratë deklaroi se mungon.

  • Ushtarët u panë me atlete në ushtrime, pavarësisht fotografive, Ministria thotë se ka çizme për të gjithë

    Ushtarët u panë me atlete në ushtrime, pavarësisht fotografive, Ministria thotë se ka çizme për të gjithë

    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas raportimeve që rekrutëtve të saj të rinj nuk u janë siguruar çizme.

    Ata kanë thënë që në tetor të vitit të kaluar i kanë liferuar pesë mijë e 730 palë çizme të iclat i kanë shpërndarë sipas planit të tyre dhe nevojave të pjesëtarëve, dhe se ende ka çizme në stok.

    “Në muajin tetor të vitit 2024, janë liferuar 5730 palë çizme nga Ministria e Mbrojtjes.  Pra, 5730 palë çizme janë pranuar në depo dhe të njejtat janë shpërndarë sipas planit të shpërndarjes së FSK-së dhe nevojave të pjesëtarëve”, thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.

    “Duke marë parasysh numrin total të ushtarakëve kjo sasi ka qenë e mjaftueshme për të githë pjesëtarët e FSK-së, madje çizme vazhdon të ketë edhe në stok. Kësisoj asnjë ushtar nuk ngelet pa çizme për mungesë sasie përveçse për ndonjë arsye tjerër të cilat nuk janë në domenin e Ministrisë së Mbrojtjes”.

    “E mirëpresim kritikën mediale kur bëhet mbi bazën e provave dhe informacioneve që duhet kërkuar nga vet insitucioni për të zbardhur arsyet e rastit, por jo kur të njëjtat bëhen vetëm duke u nisur nga një fotografi që nuk pasqyron realitetin”.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës do të njoftojë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes rreth rastit specifik”.

  • Valon Syla pretendon se Kurti shkoi sonte me anti-plumb në Skenderaj

    Valon Syla pretendon se Kurti shkoi sonte me anti-plumb në Skenderaj

    Gazetari Valon Syla ka reaguar sonte pas një vizite që e pati kryeministri Kurti në qytetin e Skenderajt.

    Syla pretendon se Kurti shkoi në Skenderaj me jelek anti-plumb, derisa vazhdon duke theksuar se Kurti ”Drenicës ia ndaloi edhe FSK-në për ndihmë për vërshime, si dhe ia ndaloi edhe parat publike e buxhetin dhe e ofendoi me emra sikur janë nga “Kraleva”, vendin që ishte dhe është qendra e rezistencës”.

    Postimi i plotë i Sylës:

  • Ndërpritet mësimi në shkollën “Dardania” për shkak të dhunës: Prindërit alarmojnë institucionet

    Ndërpritet mësimi në shkollën “Dardania” për shkak të dhunës: Prindërit alarmojnë institucionet

    Procesi mësimor në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë është pezulluar për klasën 6/3, si pasojë e një situate shqetësuese që ka përfshirë sjellje të dhunshme nga një nxënës ndaj shokëve të klasës. Kjo gjendje ka shkaktuar reagim të fortë nga prindërit, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar një ambient të sigurt për fëmijët e tyre.

    Një prind, fëmija i të cilit ka pësuar dëmtime fizike në disa raste brenda pak ditësh, ka raportuar çështjen te drejtuesit e shkollës. Megjithatë, ai është shprehur se përgjigjet e marra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të adresuar problemin. “Fëmija im është dëmtuar tri herë brenda dhjetë ditëve, dhe pavarësisht raportimeve, nuk kemi parë asnjë veprim konkret. Ne nuk mund të lejojmë që kjo situatë të vazhdojë,” tha prindi, transmeton Telenews.al

    Ndërsa drejtuesit e shkollës kanë konfirmuar se për nxënësin në fjalë është hartuar një raport, mbetet e paqartë nëse janë ndërmarrë hapa për të siguruar mbështetje specifike, si për shembull caktimi i një asistenti për menaxhimin e sjelljes. Prindërit theksojnë se mungesa e një zgjidhjeje të tillë ka krijuar një klimë pasigurie për nxënësit e klasës.

    Telenews.al ka tentuar të marrë një përgjigjje zyrtare lidhur me bojkotin e nxënësve pas rasteve të dhunës në këtë shkollë, por deri në këto momente s’ka marrë përgjigjje.

    Nga ana tjetër, prindi i nxënësit që ka shkaktuar shqetësime ka apeluar për ndihmë dhe zgjidhje të situatës përmes mediave. Ndërkohë, pezullimi i mësimit ka shkaktuar zemërim dhe pasiguri mes familjeve të nxënësve, të cilët kërkojnë masa të menjëhershme nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Ministria e Arsimit.

    “Ne kemi kërkuar zgjidhje në çdo instancë, por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim konkret. Nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë të vuajnë për shkak të mungesës së reagimit nga institucionet,” tha një tjetër prind i shqetësuar.

    Prindërit e klasës 6/3 theksojnë se zgjidhja e këtij problemi është jetike për rikthimin e qetësisë dhe normalitetit në mësim. Ata apelojnë për masa të menjëhershme, duke përfshirë ofrimin e asistencës së nevojshme dhe sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për të gjithë nxënësit. /Telenews.al/

  • Kjo shifra e lartë që shpenzuan kosovarët për cigare në vitin 2024

    Kjo shifra e lartë që shpenzuan kosovarët për cigare në vitin 2024

    Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, viti 2024 ka sjellë një rritje të konsiderueshme në vlerën e importit të duhanit, një produkt që po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një artikull luksi.

    Vlera e përgjithshme e importit të duhanit në Kosovë ka arritur në 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, duke qenë kështu mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, kur shifra përkatëse ishte 119 milionë e 170 mijë e 767 euro.

    Në aspektin e sasisë, Kosova ka importuar gjithsej rreth 4 mijë e 150 tonë duhan gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 kjo sasi ishte pak më e lartë, me 4 mijë e 187 ton.

    Megjithatë, rritja në vlerën e importit tregon një prirje të qartë drejt rritjes së çmimeve të këtij produkti.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i duhanit ka rritur me 1.4 për qind në muajin dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Kjo rritje në import dhe konsum të duhanit ndodh përkundër efekteve negative shëndetësore që ky produkt sjell.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i duhanit në botë janë shumë të larta.

    Megjithatë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta përdorin duhanin, duke plotësuar kështu një “qef” personal, pavarësisht nga pasojat e rrezikshme për shëndetin.

    Kjo situatë nuk është vetëm një çështje shëndetësore, por edhe ekonomike.

    Në një vend ku ekonomia është ende në zhvillim dhe lufton me sfidat e varfërisë, shpenzimet e mëdha për duhan nxjerrin në pah një paradoks të rëndësishëm: si mund të përdoren burimet e kufizuara financiare për një produkt që sjell vetëm dëme?

  • Weller: Bideni mund të bënte më tepër për Kosovën

    Weller: Bideni mund të bënte më tepër për Kosovën

    Ish-kongresisti republikan, Jerry Weller, ka thënë se beson që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s.

    Por, sipas Wellerit, Kosova duhet të bëjë më shumë, ndërsa për sa i përket ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ai tha se ka mundur të bënte më shumë për Kosovën.

    “Unë besoj që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s. Mendoj se Joe Biden ka mundur të bëjë shumë më shumë. Kosovarët janë të zhgënjyer që ai nuk u angazhua më tepër personalisht për Kosovën, ka mundur ta përkrahë më shumë Kosovën”.

    “Ai gjithnjë kishte në mend dialogun që është një proces që nuk përfundon e as nuk duket se po jep rezultat apo që është në dobi të Kosovës që kjo çështje të zvarritet. Joe Biden mund të ndërhynte dhe ta forconte mbështetjen ndaj Kosovës në atë proces”, tha Weller për Klan Kosovën.

    Më tej, Weller tha se Kosova ka dështuar që përgjatë katër viteve të fundit të informojë, rekrutojë dhe të marr në krah të saj anëtarët e Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Sentatit të Amerikës.

    “Dy ambasadorët e fundit të ShBA-së në Kosovë kanë qenë të shkëlqyer, më shumë ide, por kanë pasur nevojë ta kenë mbrapa Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin shumë më të angazhuar”.

    “Dështimi i Kosovës përgjatë 4 viteve të fundit është dështimi i informimit, rekrutimit dhe marrjes në krah të saj i anëtarëve të Kongresit, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të ShBA-së që të aktivizohen dhe t’i bëjnë presion Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit t’i qëndrojnë mbrapa Kosovë”, tha ai.

    /GazetaSinjali/

    The post Weller: Bideni mund të bënte më tepër për Kosovën appeared first on Sinjali.

  • E trishtë: Këta janë tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Çubrel

    E trishtë: Këta janë tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Çubrel

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodh në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

    Gazeta Sinjali mëson se të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi, e që janë: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

    Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.

    Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

    Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

    /GazetaSinjali/

    The post E trishtë: Këta janë tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Çubrel appeared first on Sinjali.