Category: AKTUALE

  • Ushtarët Letonezë dhe gjermanë kryejnë patrullime në Zubin Potok

    Ushtarët Letonezë dhe gjermanë kryejnë patrullime në Zubin Potok

    Ushtarët letonezë dhe gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, sot kanë kryet patrullime të montuara në Zubin Potok.

    Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, këto përpjekje janë pjesë e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

  • Takime “ose nuk ka, ose dështojnë”, Bashkimi Europian beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

    Takime “ose nuk ka, ose dështojnë”, Bashkimi Europian beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

    Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të mbështetura nga Serbia, statusi i të cilave duhet të zgjidhet përmes dialogut Prishtinë-Beograd që lehtësohet nga Brukseli.

    “Ne gjithmonë besojmë në fuqinë e dialogut dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Prandaj ne po vendosim të gjitha përpjekjet tona në dialog dhe prandaj po u kërkojmë palëve të përfshira që të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE.

    Qeveria e Kosovës sqaroi se nuk janë struktura të mbështetura nga Serbia, por institucione të paligjshme që sfidojnë rendin dhe kushtetutën e vendit. Gjithashtu hodhi poshtë zotimin e pretenduar nga BE se statusi i tyre është pranuar që të zgjidhet përmes dialogut. Zëdhënësja u pyet nga gazetarët që të sqaronte se çfarë u kërkoi palëve të bënin konkretisht? Ajo u përgjigj duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit në dialog në mënyrë konstruktive.

    Megjithatë u zu ngushtë kur u pyet për faktin që shumica e takimeve që thirren dështojnë, ashtu siç ndodhi me mbledhjen inauguruese të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur të luftës. Pavarësisht se ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak konfirmoi se ishte pala serbe ajo që solli dështimin e takimit, zëdhënësja Hipper tha se do ta komentojë në një moment të dytë çështjen.

    Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, refuzoi të merrte pjesë në takim, siç tha, për shkak të mbylljes së institucioneve paralele serbe. Autoritetet në Kosovë theksuan se mbyllën 10 zyra të paligjshme në të gjithë shtetin.

  • Zhduken dy gra në Kosovë

    Zhduken dy gra në Kosovë

    Policia njofton se dy gra janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre në 24 orët e fundit.

    Një burrë ka raportuar zhdukjen e një gruaje në Malishevë, për të cilën ai ka deklaruar se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

    “Malishevë 14.01.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se viktima femër kosovare ka dal nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

    Edhe në Vushtrri një grua ka raportuar zhdukjen e motrës nga 11 janari.

    “Vushtrri 11.01.2025.Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për lokacionin e saj”, thuhet në njoftim

  • PZAP ndëshkon me 2 mijë euro LVV-në

    PZAP ndëshkon me 2 mijë euro LVV-në

    Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka njoftuar se kjo ankesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    Në vendim thuhet se anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashit, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për dy vite nga dita e marrjes së vendimit duke përfshirë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

    Ndryshe, ky është dënimi i dytë që ky subjekt politike ka marrë brenda pak ditësh. Kjo pasi LVV është dënuar më 3 mijë euro edhe për për shkak të gjuhës fyese që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur gjatë një tubimi elektoral më 13 janar në Pejë.

  • Fëmija 1 vjeç nga Gaza evakuohet dhe trajtohet në Shqipëri

    Fëmija 1 vjeç nga Gaza evakuohet dhe trajtohet në Shqipëri

    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një fëmijë 1 vjeç nga Gaza është sjellë në Shqipëri për trajtim të specializuar.

    Fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa familja e tij është vendosur në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.

    Njoftimi i plotë i OBSH:

    Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

    Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore. OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.

    Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.

    Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.

  • 13 persona pranuan tretman mjekësor pas zjarrit në Emshir

    13 persona pranuan tretman mjekësor pas zjarrit në Emshir

    13 persona kanë pranuar tretman mjekësor pas zjarrit që ka shpërthyr në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policiaë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se tash situate është vënë nën kontroll dhe se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

    “Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

    Zjarri në këtë lagje të Prishtinës u raportua në polici rreth orës 18:40.

  • New York Times: Qeveria shqiptare miraton projektin e Kushner pak ditë para se Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

    New York Times: Qeveria shqiptare miraton projektin e Kushner pak ditë para se Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

    Qeveria e Shqipërisë ka miratuar planin e propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, për të ndërtuar një kompleks hotelesh me vlerë 1.4 mld dollarë në një ishull në Shqipëri.

    Projekti është një nga të shumtët që përfshijnë familjen e Trump dhe qeveri të huaja dhe që do të zhvillohen gjatë kohës që ai do të jetë përgjegjës për politikën e huaj të këtyre vendeve.

    Miratimi nga Komiteti i Investimeve Strategjike të Shqipërisë – drejtuar nga kryeministri Edi Rama – i jep Kushner dhe partnerëve të bizesit të tij të drejtën për të vazhduar me negociatat e ndërtimit të resortit në ishullin që lidhet me territorin e shtetit shqiptar me anë të detit.

    Kushner dhe qeveria shqiptare nuk iu përgjigjën kërkesës për koment nga NYT. Por kur ata u pyetën më herët për projektin, thanë se nuk ka asnjë ndikim nga Trump dhe as qëllime për të kërkuar favore nga ai.

    “Fakti që një biznesmen amerikan tregon interes për të investuar në Shqipëri na bën krenarë dhe të lumtur”, tha një nga zëdhënësit e Ramës, vitin e shkuar për New York Times.

    Kompania private e Kushner, Affinity Partners, që financohet kryesisht nga Arabia Saudite me 4.6 mld dollarë, po e ndjek projektin në Shqipëri me Asher Abehsera, ekspert i pasurive të patundshme, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në projektet në New York.

    Qeveria shqiptare, sipas një dokumenti zyrtar të publikuar së fundmi në internet, tani do të punojë me partnerët e saj amerikanë për të pastruar vendndodhjen ku do të ndërtohet hoteli nga municionet e varrosura dhe për të shqyrtuar çdo shqetësim tjetër mjedisor ose ligjor që duhet të zgjidhet përpara se projekti të mund të zhvillohet.

    Dokumenti, i datës 30 dhjetor, vë në dukje se qeveria “ka të drejtë të revokojë vendimin”, në varësi të negociatave përfundimtare të projektit.

    Firma e Kushner ka thënë se plani është të ndërtojë një “komunitet eko-resort” me pesë yje në ishull duke e kthyer nga një “ish-bazë ushtarake në një destinacion të gjallë ndërkombëtar për mikpritjen dhe mirëqenien”.

    Ivanka Trump, vajza Trump, ka thënë se po ndihmon gjithashtu me projektin.

    Ky projekt është vetëm një nga dy marrëveshjet e mëdha të pasurive të paluajtshme që Kushner po ndjek së bashku me Abehsera që përfshijnë qeveri të huaja.

    Kompania mori miratimin paraprak vitin e kaluar për të ndërtuar një kompleks hoteli luksoz në Beograd, Serbi, në ndërtesën e ish-ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka mbetur bosh për dekada pasi u bombardua nga NATO në 1999 gjatë një lufte atje.

    Serbia dhe Shqipëria kanë çështje të politikës së jashtme në pritje me Shtetet e Bashkuara, pasi të dyja vendet kërkojnë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për përpjekjet e tyre të ngecura prej kohësh për t’u bashkuar me Bashkimin Europian, dhe zyrtarët në Uashington po përpiqen të bindin Serbinë që të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara dhe jo me Rusinë.

    Virginia Canter, e cila shërbeu si avokate në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratave të Obamës dhe Klintonit dhe gjithashtu këshilltare etike në Fondin Monetar Ndërkombëtar, tha se edhe nëse nuk ka asnjë përpjekje për të fituar ndikim tek Trump, çdo marrëveshje e qeverisë që përfshin familjen e tij e krijon atë përshtypje.

    “Gjithçka duket si favorizim, sikur ata po i ofrojnë akses Kushnerit sepse duan të jenë në anën e mirë të Trump,” tha Canter, tani me Fondin e Mbrojtësve të Demokracisë së Shtetit, një grup që gjurmon korrupsionin e qeverisë federale dhe çështjet e etikës.

  • Moskoordinimi për mbylljen e strukturave paralele – si reaguan ambasadat dhe Bashkimi Evropian?

    Moskoordinimi për mbylljen e strukturave paralele – si reaguan ambasadat dhe Bashkimi Evropian?

    Gjatë një operacioni policor dje, janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore paralele.

    Aksioni për mbylljen e komunave paralele është kryer pa autorizim të Prokurorisë.

    Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thanë se nuk e kanë autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje dhe se nuk pati ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje.

    Në anë tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nga dje u mbyll kapitulli i institucioneve paralele.

    “Në Banjë e gjithandej në të gjitha pjesët tjera të Republikës së Kosovës objektet komunale, postat, zyrat tatimore dhe të gjitha mbetjet e institucioneve paralele përfundojnë”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë tha në orët e pasdites se nuk e ka autorizuar Policinë e Kosovës për të kryer kontrolle dhe bastisje, meqë nuk pati ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje.

    “Prokurori i shtetit duke pasur parasysh faktin që me këtë rast nuk janë përfillur procedurat e nevojshme të përcaktuara decidivisht në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, nuk ka mundur që në rastin konkret të lëshohet çfarëdo autorizimi. Prokurori i shtetit është i gatshëm dhe i përkushtuar në ndjekjen e veprave penale dhe kryerësve të tyre, gjithmonë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe duke u bazuar në parimin e barazisë dhe mos diskriminimit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

    Derisa, Policia e Kosovës tha përmes një komunikate se qëllimi i operacionit ishte vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe me kërkesën e ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ka ndihmuar zyrtarët e kësaj ministrie për ndërprerjen e veprimtarive të jashtëligjshme të këtyre institucioneve.

    “Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ku varësisht nga të gjeturat do të ndërmerren masat e mëtejme ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

    Kori diplomatik dënon veprimet e Prishtinës zyrtare

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka thënë se veprimet e djeshme të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të Serbisë në disa komuna të Kosovës, ndikojnë direkt dhe negativisht tek qytetarët serbë etnikë të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euro-atlantik.

    “Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikojnë direkt dhe negativisht në qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – dhe mund të minojnë aspiratat e Kosovës për t’iu bashkuar komunitetit euroatlantik”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për Express.

    Ky zëdhënës i Ambasadës Amerikane tutje ka thënë se këto veprime janë bërë kundër këshillave amerikane dhe si të tilla e dobësojnë besimin dhe kufizojnë mundësitë e SHBA-së për të ndihmuar Kosovën për një të ardhme më të mirë.

     

    “Këto veprime, kundër këshillave tona më të mira, dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për të ndihmuar Kosovën të sigurojë të ardhmen më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë njerëzit e saj. Ne po vazhdojmë të monitorojmë situatën. Ju lutemi ndiqni platformat tona online për reagime shtesë nga Ambasada e SHBA”, përfundon përgjigja.

  • Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

    Ky është shoferi i Gjykatës që u kap me marihuanë e kokainë në Prishtinë

    Abuzimi me substanca narkotike po vazhdon të mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Sinjali raportoi sot se kështu ndodhi edhe së fundmi në Prishtinë, ku përfundoi në pranga një punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap me substanca narkotike në rrugën “Xhemail Mustafa” është Menduh Peja, shofer i gjykatës.

    I dyshuari është ndalur teksa ishte në lëvizje me veturën e tij dhe pas kontrollit, zyrtarët policorë i kanë gjetur drogë të llojit marihuanë dhe kokainë.

    Droga e ndarë në qese është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Bekim Jashari reagon ashpër ndaj kritikuesve për aksionet ndaj strukturave paralele

    Bekim Jashari reagon ashpër ndaj kritikuesve për aksionet ndaj strukturave paralele

    Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ashpër ata që kundërshtuan aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit.

    Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Jashari ka përgëzuar veprimin e Policisë, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të nevojshëm për të luftuar ndikimin serb në Kosovë.

    Ai ka cituar Gjergj Fishtën për të ilustruar situatën aktuale, duke thënë:

    “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë.”

    Jashari ka shprehur zhgënjimin e tij për reagimet kundërshtuese ndaj aksionit, duke theksuar se pas 25 vitesh nga çlirimi dhe 17 vitesh si shtet, ende ka zëra që e quajnë këtë veprim si “dhunë, presion apo fashizëm”.

    Në postimin e tij, Jashari ka ngritur pyetjen:

    “Deri kur kështu? Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?”

    Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe ka nderuar dëshmorët e UÇK-së, duke përfunduar me një mesazh të qartë për mbështetjen e institucioneve shtetërore.

    “Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës! Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!” – përfundon postimi i tij.